Close
Faqja 7 prej 13 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 122

Tema: Eva Sotiri

  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Tradhėtia

    Tradhėtia - prita qė errėsira i ngriti Jetės,
    Paradhoma e vdekjes gjithė myk dhe trishtim,
    Armikja mė e egėr e sė Vėrtetės.
    Edhe nė mes tė verės i fut shpirtit thėllim.

    Fytyra dinake e vetė djallit mbi tokė,
    Maskuar shpesh me pervijimin e dashurisė.
    Acari qė vret ndjenjat per miq e pėr shokė,
    Nepėrka qė helmon dritėn e mirėsisė.

    Lugina qė e ka fundin e saj nė ferr
    Nuk lejon rreze drite nė shpirtrat e dėrrmuar.
    E destinuar tė kalojė pėrjetėsinė nė terr.
    Qoftė larg nga ne dhe nga gjithė ata qė duam.

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Citim Postuar mė parė nga Luna01 Lexo Postimin
    Tradhėtia

    Tradhėtia - prita qė errėsira i ngriti Jetės,
    Paradhoma e vdekjes gjithė myk dhe trishtim,
    Armikja mė e egėr e sė Vėrtetės.
    Edhe nė mes tė verės i fut shpirtit thėllim.

    Fytyra dinake e vetė djallit mbi tokė,
    Maskuar shpesh me pervijimin e dashurisė.
    Acari qė vret ndjenjat per miq e pėr shokė,
    Nepėrka qė helmon dritėn e mirėsisė.

    Lugina qė e ka fundin e saj nė ferr
    Nuk lejon rreze drite nė shpirtrat e dėrrmuar.
    E destinuar tė kalojė pėrjetėsinė nė terr.
    Qoftė larg nga ne dhe nga gjithė ata qė duam.

    Nuk e shoh vehten te denje te postoj me pas postimeve tua-respekt
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Mall

    Nuk e gjej dot kur nisi befas
    Malli per ty.
    Kur bashkė jemi a kur shkojmė
    Ndjejmė mall tė dy.

    Kur jeta ėmbėl pėrkėdhel
    Plot dashuri,
    Apo kur gurė tė rėndė na hedh
    Prapė mall pėr ty.

    Nuk reshtet malli brenda njė jete,
    Do perjetėsi.
    Kudo tė jem tė kam me vete,
    Ashtu dhe ti.

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Sekretet…


    Do doja ta njihja njeriun qė mund tė mė thotė gjithshka
    Pėr sekretet e veta.
    Ta zhdukė pėrgjithmonė mbulesėn e pėrhershme
    Qė fsheh ngjarje, shprehje, shikime
    Te thella a vrasėse, tė bardha a tė zeza …


    Me duar tė dredhura apo tė guximshme
    Do doja ta shihja se si i hedh nė letėr
    Gjithė pikat e panjohura tė zemrės sė tij.
    Qė shfaqen e zhduken si llampa qiellore
    Nė njė pėrmasė tjetėr …


    Edhe pse mes metrikave tė pėrmbysura
    Do doja ta doja shumė atė njeri
    Qė mund tė mė flasė pėr lotėt kur me turp ndjehej,
    Pėr gjithė nėnqeshjet e tij tė fshehura,
    Pėr tė ndaluarat kėnaqėsi,
    Dhe tek premtimet e pambajtura prej tij tė kthehej.


    Vetėm ashtu do mundem t’i dhuroj shpirtin tim
    Frymėmarrjen kaotike,
    Sa herė qė Dielli pas reve tė ankthit zhduket,
    Arratinė nga realiteti kur i shėmtuar mė duket,
    Sytė e mbyllur kur pėrpiqen tė mos shohin pėrreth,
    Kurajon qė shpeshherė e dėshpėruar struket.

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Mjegull nė shpirt


    Bashkė me diellin dhe shiun e pashmangshme
    …………………………...............edhe mjegulla,
    Njė lloj egėrsie kallkan e sė keqes pėrreth.
    Mė sjell trishtim sepse syve dhe mendjes sė hapur
    Tisin e genjeshtėrt tė sė pavėrtetės iu hedh…


    Ndodh qė symbyllur qėndrojmė nė krahėt e saj,
    Harrojmė proverbin me ujkun qė e deshi aq shumė.
    Na pėlqen tė harrojme realitetin pastaj,
    Vallzimi me tė ngjason me tė vdekjes gjumė…


    Njėsoj si harresa – ka raste, na duket shėrim.
    Nė hirin e saj sytė e mbuluar refuzojmė t’i hapim.
    Pėr tė mos parė disa ēaste rreth vetes shėmtim
    Passwordin e zemrės – tė rrezikshmes mjegull i japim…
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Luna01 : 15-11-2009 mė 05:28

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Kur shkon e Diela


    Po shkon e Diela, ne tė pangopur
    E mbajmė dhe pak, dhe pak…
    Sikur tė duam tė frenojmė javėn,
    Tė hėnėn ta mbajmė larg.


    Se unė e di – tė hėnėn bie
    Me punėn nė dashuri…
    Harroj ku jam, pastaj nė hije
    Ngadalė fshihesh ti.


    Nuk ėshtė tradhėti, paksa harresė
    Shumė zell e pak hutim
    Nuk di ku je, nuk di se ē’kthesė
    I jep puna shpirtit tim…


    Pastaj nė netė rri mendohem:
    A ndodh kėshtu me ty…?
    Pak egoizėm mė bėn tė zgjohem
    Hyj nė tė tuat sy….

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124

    Nėse Zoti do ishte poet…


    Nėse Zoti do ish njė poet
    Do ulej dhe pėr orė tė tėra ja, kėtu.
    Do t'ia ngulte sytė kėsaj faqeje,
    Ku kam shkruar poezinė time pėr ju.


    Do t’i sodiste natyrėn vargut tim
    Frazat shenjtėrisht duke i prekur.
    Nėse Zoti do ish njė poet
    Do ish nė mes nesh – kritik i heshtur.


    Sigurisht nė sy do mė vėshtronte
    Strofat duke ndjekur njė nga njė
    Nėse vargun mė tė bukur do zbulonte
    Do mė fliste si e barabartė me tė.


    Nė do ish poet, veē me njė rime,
    Do te mė bente tė ndez dritė e zjarr.
    Me njė tingull tė rizgjoja reagime,
    Vargu tjetėr do mėkonte luftėtarė.

    ........

    Zoti ėshtė poet, rrėnjė poezie,
    Kapur dorė per dore me Ty o Njeri.
    Nėpėr shekuj dhe nė rrjedha historie
    Ti – njė penė e fortė nė dorė tė Tij.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Luna01 : 17-11-2009 mė 20:51

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Respektin tim me te thelle per ty poete e vecante Luna01
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Ju faleminderit shume Poeti. Nderimet e mia per JU.


    Zemėrimi…


    Bota jone plot lajme tė vjetra,
    Qė i ripėrtyp pėr ēdo ditė pa mėshirė...!
    Si mund tė mos ndjejmė zemėrim,
    Si mund tė ndjehemi mirė!


    Jetė e mbushur plot me gėnjeshtra,
    Me padrejtėsi, shfrytėzim
    Si mundet tė jemi tė qetė?
    Si mund tė mos ndjejmė zemėrim?


    Njė “mik” qė dhuratė sjell zhgėnjimin,
    Njė plan qė shkon keq s’di pėr ē’shkak…
    Si mund ta dėbojmė zemėrimin
    Qė ulet kėmbėkryq nė ēdo prag?


    Por jeta ėshtė tepėr e shkurtėr
    Ēdo sekondė qė nuk hidhet kot
    Na bėn ta braktisim mėrinė,
    Tė "shijojmė" kėtė stresuese botė.


    Dhe pak, mes stuhisė tė durojmė,
    Si barka qe velat lėkund...
    A thua gjithshka do tė mbarojė
    Pa gjetur tė drejtėn askund...?!

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Naim Frasherit


    Kėndo tė lutem pėrsėri
    se vargu yt ėshtė njė kėngė plot melodi…
    Me penė nė dorė nje varg te ri,
    Njė varg, njė kėngė pėr Shqipėrinė,
    Pėr Dashurinė,
    Pėr Perėndinė!


    Mė thuaj vallė ata sy
    Mes atij zjarri, si mund tė shuhen, nuk e di?
    Ndoshta krijojnė njė konstelacion tė ri…
    Dhe bijtė e tu ende asgjė nuk dinė
    Nėse ndrin prapė pėr Shqipėrinė,
    Pėr Dashurinė,
    Pėr Perėndinė!


    Njė varg, njė shenjė mė dėrgo
    Qė veē njė herė tė ndjej si digjeshe nė to…
    Prapė Diell pėr Vendin Tėnd ti zgjo!
    Njė Diell tė Ri pėr Shqipėrinė,
    Pėr Dashurinė,
    Pėr Perėndinė!

Faqja 7 prej 13 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sotir Peci
    Nga [Perla] nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 08:48
  2. Varfėria, rritet numri i femrave qė prostituojnė
    Nga [Perla] nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 22-03-2009, 10:05
  3. Dodona Pelazgjike Dhe Tomor’i Zotit Te Pelazgevet
    Nga Darius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 19:23
  4. Sa respektohen tė drejtat e fėmijėve?
    Nga Estella nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 19-11-2002, 08:51
  5. Refimi i viktimave te prostitucionit
    Nga Beqari002 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-11-2002, 08:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •