Close
Faqja 6 prej 13 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 122

Tema: Eva Sotiri

  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Perla Poetike----respekt per ty
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Faleminderit Poeti! Respekt per ty gjithashtu, poezite e tua i lexoj me endje, jane te mrekullueshme.

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Sytė e tu



    Ritmi i fjalėve tė tua mė shoqėron

    dhe nuk mė lė kurrė vetėm.

    Zėri yt mė pėrkund, mė bėn tė ndjehem

    mė e lumtura femėr nė botė.

    Sytė e tu mė pėrqafojnė rrėmbyeshėm

    Me krahėt e tyre renqethės.

    Pėrqafimi i syve tė tu - mė i ėmbli

    Mbushur nėnqeshje dhe lotė.



    Jeta ime pa ty nuk ka sens,

    E jotja pa mua nuk njeh asnjė lloj kuptimi….

    Nė botėn dhe jetėn e egėr

    Veē sė bashku ndjehemi njė.

    Sė bashku tė dyve s’ka ē’na bėn

    Furtuna, stuhia, gjėmimi….

    Veē me ty unė gjej lumturinė

    Me ty kam sy, kam jetė, dritė dhe zė.



    Tek ty dashuria nuk ėshtė njė brishtėsi

    Ku tė nesėrmes asgjė nuk i dihet.

    Me ty ēdo gjė ėshtė si Dielli,

    Qė ēdo ditė ėshtė me mua kėtu.

    Nėse shuhet gjithė jeta dhe bota,

    Nėse gjithėsia nga faqja e dheut fshihet,

    Vetėm nė atė rast pranė meje

    nuk do ndriēojnė sytė e tu…!


  4. #54
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Citim Postuar mė parė nga Luna01 Lexo Postimin
    Kufiri Ujor i Shqiperise


    Atje ku kemi kufirin
    Jo - pika gjaku nuk ka!
    Atje ka lumenj tė tėrė gjaku
    Qė shenjtėrisht janė derdhur
    Nga tė shenjtėt tanė
    Qė nuk kanė te ngjashėm me ta.


    Nuk lahet ai gjak,
    Gurgullimė pėrjetėsisht e pavdekshme
    Nė shekuj e mbledhur.
    Nuk ėshtė gjak shėn Kozmai,
    shėn Spiridhoni
    Apo ndonjė “shenjti” tjetėr helen
    Nga ata qė qajnė me lotė.
    Eshtė gjak i vėrtetė ėngjėjsh, shenjtorėsh
    Eshtė gjak heronjsh tė popullit
    Mė tė lashtė nė botė…


    Tanimė nė ato ujra nuk ka ujra mė
    Edhe pse deti duket i kaltėr
    Atje ėshtė gjaku qė nuk shkelet,
    Qė nuk harrohet,
    Jemi ne, tė gjithė nė tė…!


    Ai gjak nuk shitet,
    Nuk blihet.
    Ai skuq dhe zbukuron trojet e veta
    I mbush me krenari.
    Ai djeg e pėrvėlon ēdo armik e barbar
    Qė kėrkon edhe njė milje akoma…
    Edhe njė kilometėr mė shumė pėrkėtej tė shtyhet.


    Eshtė mė i vetėtimtė se rrufeja
    Dhe mė pėrvėlues se zjarri
    Nuk ėshtė uje ai i kaltri atje
    Nuk hyn nė kontrata
    Nė pėrcaktim territoresh detare
    Njė vule nderi kanė ato Troje,
    Ato Ujra, ai Dhe.


    Eshtė vulosur njė herė e mirė!
    Kujdes me atė kaltėrsi
    Se ėshtė kaltėrsi skuqėse …
    Nuk munden tė perzihen atje
    Llumra barbarėsh….
    Me atė lloj Gjaku tė pastėr e krenar Heronjsh
    Ilirėsh, Arbėreshėsh, Shqiptarėsh …!

    Per keto perla poetike me lejo te te pershendes me deshire qe te keshe jetegjatesi dhe sukses ne krijime!


    LETĖRKUJTIMET - ZGJIM!



    Letėrkujtimet tė palosura heshtin,
    me pershendetje malli u pėrmbytėn me lot !

    Zambakėt me plagė e zverdhėn blerimin
    durimi me heshtjen - kot !

    Brenda shpirtit tim njė botė e madhe Ti
    Pa kuadėr nė sferėn qiellore bėn dritė.

    Zanoret e humbura kėrkojnė kuptim,
    - nuk ka gramatikė pa lakime nė rritė !


    Diēka unikate pėr pentagramin e uratės
    Nė Varkėn e Noes – rifillon jetėsimi !


    Letėrkujtimet - njė kohė e ringjallur
    si rrezet qė sjell agimzgjimi !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Per ty qe hesht



    Ti tani s’je veē njė hije - pa zė e pa gjuhė,
    Sepse kur duhej tė flisje, ti heshte…!
    Nuk di pse vazhdon tė kėrkosh
    Ish miqtė e tu…?
    Ata, me heshtjen tėnde, i braktise se deshe…


    Tani si nje amebė malinje heshtja metastaza lėshon
    Dhe me tė as veten tėnde nuk mundesh ta vrasėsh.
    Kujtohu se jeta nė ēdo hap, mes dhimbjesh na mėson.
    Ky ish mėsimi pėr heshtjen e ligė
    tamam kur duhet tė flasėsh…


    Kujtohu se me heshtjen tėnde vret pabesisht.
    Reagimi yt do ishte njė grusht
    Per gjithfare pseudomiqsh e xhambazėsh,
    Mos harro se nesėr Dielli i tė vėrtetės do lindė sėrish.
    Ku do shkosh ti qė hesht atėhere kur duhet tė flasėsh…?

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Liria


    Edhe pse nė mendime kemi idenė e lirisė
    Nė jetėt tona shpesh ėshtė e mbyllur
    Si njė zog nė kafaz tė praruar…

    Gėrmojmė nė ėndrrat tona tė fshehtėsisė
    dhe gjejmė ide tė pafundme,
    pėshpėrima nė teh tė arratisė
    dhe Lirinė brenda atij kafazi tė trishtuar…

    Mendo,
    Ndalo,
    Ndjej…
    Dhe nė veten tėnde zbulo
    Lirinė…!

    Ėshtė brenda teje, brenda meje
    Duhet vetėm tė gjejmė
    Kurajon ta ēlirojmė.

    Shtigjet i njohim mire,
    Gjithmonė e kemi ditur
    Se do ishte njė rrugė e vėshtirė…
    Por ėshtė e vetmja perjetėsi
    Ku pėrgjithmonė jetojmė.


  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Ne shenje respekti per poeten e madhe Eva Sotiri:

    KURRĖ MOS HESHT


    Kurrė mos hesht kur ke ēka thua
    Kurrė mos hesht kur duhet tė flasėsh
    Kurrė aman kurrė mos hesht
    Ndryshe do tė pėlcasėsh!

    Kurre mos hesht edhe atėherė
    Kur me shpatė tė rrinė mbi kokė
    Kurrė mos pusho sė foluri
    Mundi yt nuk do tė jetė I kotė!

    Kurrė mos hesht, hudh fjalėt nė letėr
    Bėjė kėtė sot dhe menjėherė
    Nė jetė mund tė mos kesh rast tjetėr
    Prandaj shkruaj dhe kurrė mos pusho
    Gjuhėn tonė tė ėmbėl lėvro
    Shkruaj mos u ndalo kurrė
    Hudhė ne kullėn poetike
    Edhe ti njė gurė!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Poeti : 10-11-2009 mė 09:20
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Ju feleminderit mik dhe Poet i nderuar. Do doja te sillja ketu nje poezi tuajen qe me ka ngelur ne mendje:


    SI SHKĖMBI

    Kalova nė jetėn time nėpėr shume errėrsirė
    Nėpėr shkėmbinj u rropata pandėrprerė

    U ngrita sėrish, jetėn e jetova
    Me shumė dashuri, gjithėnjė e mė tė mirė

    U ngrita nga lėndimet qė mora nė zemėr
    Plagėt prova gjithėnjė ti shėroj

    Nė rrugėtimin tim isha i vetmuar
    Askush nga kjo botė s’mė ndihmoj?

    Mė goditėn pa ndėrprerė, oh sa tė pa shpirtė
    Luajtėn me mua siku me njė lodėr

    Por unė nuk isha gur i mbetur nė rrugė
    Isha shkėmb i fortė, isha njė kodėr!


    Kjo poezi kaq e bukur me ben te mos shkel ne rruge te pashkelura dhe me ben te jem e forte ne veshtiresite qe nuk i mbarojne kurre kesaj jete. Ju faleminderit POETI.

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Dhimbja e armiqve te mi


    Nga tė gjitha dhimbjet e armiqve tė mi
    Mė e madhja ishte pėr faktin se jam poete.
    Do donin tė shqyenin metaforat nė ēdo poezi,
    Do donin tė ma mbysnin poezinė nė lumenj e nė dete.

    E provuan ta bėjnė, por deti kėngė pulėbardhash jehoi
    Lumenjve pranė shkėmbinjsh tė thepisur petale bleruan.
    Ēdo varg i la tė pėrgjakur e nė kokė tė tyre zhurmoi
    Eh...! Nga cmira e tyre asgjė nuk mėsuan…

    Nga dhimbjet mė pėrcėlluese mund tė jetė edhe poezia!
    E ēuditshme, por e vėrtetė miqtė e mi…
    Nuk ka shėrim pėr tė mjerėt qė i verbon mirėsia,
    Nuk ka rrugėzgjidhje pėr atė qe veē dukjen e ka si NJERI!

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124

    Rruga e Zemres


    Kalon i shqetėsuar pranė syve tė mi
    A do, a nuk do te jesh ti aty..?
    Dhe unė e pėrgjuar nga sytė e tu
    Veproj pa kuptuar dhe vete po ashtu…

    Nė sy pėr ēudi tė ndizet njė dritė
    Sa herė bėj tė iki mė thotė vetėm “Prit!”
    Sa herė qe afrohem ti shkon nė qetėsi
    Dhe mbesim prapė hije dhe unė, edhe ti.

    Po ndodh qė zemra noton nė qetėsi
    Atėherė njė rrugė pėr atje e njeh ti.
    Dhe dyert e zemrės i hap ti ndėr netė
    Me ēelėsin qė jo nuk e kam as unė vetė.

    Kur zemra e shqetėsuar fillon rreh pastaj
    Ti rend aty brenda, i zėnė nė faj.
    Vėshtron hija jote pėrreth pėrsėri
    Dhe humb nė hapėsirat qė njeh vetėm ti.

    Nė Diell dhe nė yje e shoh atė dritė
    Kur nisem te iki mė thotė veē “Prit..!”
    Sa herė afrohem e joshur pastaj
    Mė bėn tė humbas si nė njė mjegullnajė…

Faqja 6 prej 13 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sotir Peci
    Nga [Perla] nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 08:48
  2. Varfėria, rritet numri i femrave qė prostituojnė
    Nga [Perla] nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 22-03-2009, 10:05
  3. Dodona Pelazgjike Dhe Tomor’i Zotit Te Pelazgevet
    Nga Darius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 19:23
  4. Sa respektohen tė drejtat e fėmijėve?
    Nga Estella nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 19-11-2002, 08:51
  5. Refimi i viktimave te prostitucionit
    Nga Beqari002 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-11-2002, 08:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •