Close
Faqja 12 prej 13 FillimFillim ... 210111213 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 122

Tema: Eva Sotiri

  1. #111
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Citim Postuar mė parė nga Luna01 Lexo Postimin
    Ti s’je..?


    Ti s’je dhe unė po pyes zemrėn time
    pėrse trishtueshėm derdh lot?
    Pėrse u harrokan kaq shpejt mijra dhimbje,
    a ndjenja tė shkuara kot?

    Do doja nė netė harrese tė hidhja,
    por s’mundet tė ndodhė kėshtu.
    Ti s’je dhe unė mes yjesh tė qiellit
    plot ethe kėrkoj sytė e tu.

    Do doja mos ishe por je dhe nuk ikėn,
    s’ka tokė, det a qiell qė tė merr.
    Qė pranė mos tė ndjeja do lija Parajsėn,
    do rendja mbas vdekjes nė ferr.

    Nuk dua te fle, kam frikė nga ėndrrat,
    pėrdhunshėm ke hyrė nė to.
    Njė ēast tė mbyll sytė, mė sheh nė mes tyre
    dhe unė nuk tė thėnkam dot jo..


    Pėrfundimviti arriti!

    Qė nga 04.02.2009 , poetja Eva Sotiri sjell kėnaqesitė poetike nė forum. Qysh atė dite dhe sot, lexoj dhe rilexoj poezitė qė , nėpėr ēdo ēast tė japin diēka tė mekullushme, me shprehjet, metaforat, simbolet, rimat , lirikėn. Edhe kur ėshtė e qetė edhe kur eshte kohe e keqe, ato, janė bėrė njė flad freskues, prej ku tė pushon shpirti, tė preket ndjesia, tė ndizet frymėzimi, tė forcohet shpresa, tė rritet malli! Njėkohėsisht ėshtė shumė prezente dashuria, mirėsia dhe kushtrimi pėr tė krijuar mirėqenien e domosdoshme tė Unitetit territorial dhe shpirtėror tė kombit shqiptarė.

    Prandaj, nė perfundimvitin qė ik, sado me ngjarje, me hidhėrim dhe me pikėllim, ėshtė shėnuar shumė denjėsish suksesi krijues, qė valėvit flamurin lart nė fortesėn e krijimtarisė, ku banojnė kolosėt. Uroj qė nė vitin qė vjen, po i njėjti flamur krijues tė valojė, dhe tė rrezatojė pėr lumturinė edhe tė poetes, por edhe pėr frymėzimet e saj qė janė spikama e ndritur pėr gjeografinė krijuese mbarėshqiptare! Kjo ėshtė dėshmia pėr dinjitetin e prurjes sė vlerave qė kanė identitet tė formėsuar ! Sukses! Gėzuar!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  2. #112
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124

    Zėrat e mesnatės


    Larguar mesnatės, vonė, nė errėsirė,
    Zėrat e gjithė ditės treten, avullohen.
    Nėpėr ėndėrrime, sytė pa mbyllur mirė
    Fillon zhurmė e heshtjes, me ritme qė shtohen…

    Ngecur nėpėr mendje, si nė kurthe ujqish,
    Ulėrima, klithje, pushtetarė cinikė…
    Pse mė zhurmėrojnė nė heshtjen e gjumit…!
    Unė as dhe e zgjuar s’dua politikė.

    Unė as nė mesditė s’do doja t’i shihja
    Si i pinė gjakun popullit tė ngratė.
    Po duket, tinėzisht, pas shpine, si hija
    Rrėshkasin mendimeve, zhurmojnė nė mesnatė.

    Nė gjumin mundimshėm, pikon njė e shtėnė
    Nė prita gjakmarrjesh - njė makabėr zė
    Vogėlush jetėprerė, pa shkollė, i ngujuar,
    Nė ankth, me kthetrat gjakpirėse mbi tė.

    Dhunshėm nėpėr ėndrra ēirren dhe tė tjerė,
    Betohen pėr idhuj, sekte, perėndira.
    Nėn flamujt e feve, harrojnė tė mjerėt
    Se feja e shqiptarit ėshtė veē Shqiptaria...!

    Me kurthe, me plane, zėra kordagrisur
    Duan tė rudhosin ty vetė, Vendi Im.
    Tė tė shtojnė thinjat, tė rrėmbejnė zemrėn
    Betohen se jeta tek ty s’ka kuptim.

    “S’mundeni – pėrdridhen – s’ju duhet Shqipėria!
    - Jo nuk bėhet jetė! Mos! Fėmijėt atje…?!!!”
    Eh tė mjerėt ju! Skllevėr te komshia.
    Por Shqipėrinė tė lumtur mund ta bėjmė veē ne.

    Gjithė zėrat e ferrit qė zgjasin gjymtyrėt
    Ta plakin, ta vrasin, ta bėjnė tė vdesė
    Veē ne mund t’i shuajmė, veē nesh askush tjetėr,
    veē bijtė bėjnė qė Nėna krenare tė mbesė.

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Nė dritėhije jete...


    Ndėrrohen vitet! Unė tani
    Mendueshėm flas me ty.
    U desh njė vit mes hije dritash
    Tė sillnim grimca jete e ėndrre
    Mes ndjenjash – ne tė dy.

    Luhatshėm viti shkon i heshtur
    Ujvara tingujsh kthen..
    Nė sy njė dritė e praruar,
    Njė pentagram i valėzuar.
    Sjell kengė qė shkon e vjen.

    Mė ndodhi shpesh qė gjeta veten
    Refleks nė zėrin tėnd.
    S’e di aspak pse kaq rrėmbyeshėm
    Mistershėm, ėmbėl, befasishėm
    Planeti mbet nė vend…

    Ku e lamė sė fundmi frazėn, fjalėn,
    Nocion tė dashurisė?
    Nė ē’orė trishtimi tė zymtuar,
    A nė momentet dritė praruar?
    Mes Diellit a stuhisė…?

    Unė jo, nuk di tė ngre kėshtjella
    Pėr ndjenjėn fantazi…!
    Nėpėr batica aurore,
    Nė konfuzione a ėndėrrime
    Shpjegim nuk njoh, nuk di…!

    Por di se nė mendim dhe ėndėrr
    E ndjej qė je veē ti.
    Si lumė vėrshues, det me valė,
    Dėshirėn tė notoj drejt teje
    Ma rrit nė pafundėsi…!

  4. #114
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Lundrim dhimbjeje tė metaltė…

    - Buzė Drinit 2010 -



    Njė lundėr e metaltė
    Endet ujrave nėn zhurmė ankthi,
    dallgėve duket se po kėrcet.
    Endet majtas e djathtas,
    Trishtueshėm deri nė absurditet.
    Endet e lundron rrugėve tė vendit tim
    Mbushur me ujrat e tij tė bekuara
    Qė s’gjetėn dot shteg pėr udhėtim…!

    Do tė duhej qė tė udhėtonin makinat atje,
    Tė vraponin fėmijėt,
    Tė kalėronin kuajt…!
    Do duhej qė tė kishte pemė,
    Lule, borė, shira,
    Te fluturonin nė erė gjethe tė vonuara,
    Te kish bimė , tė kish dhe..

    Lundra e metaltė noton ujit tė ēuditshėm
    Ujit qė duhet tė ish miku mė i madh sot pėr ne.
    Lundra po epohet rrjedhave rrėmbyeshėm.
    Ujin qė prej Zanafillės na e dhuroi Zoti
    Dikush nė armik na e ktheu,
    Ashtu siē i kthehen pyjeve tė thata
    Shtrėngatat me rrufe.

    Sot kur e gjithė bota ujit i pėrgjėrohet…
    Tė ardhmen pa ujė nė ėndrra tė frikshme e sheh,
    Ketu njė dorė e padukshme
    Bėn qė apokalipsi tė pėrjetohet.
    Nė tė bukurėn tokėn tonė tė lagur
    Tė pėrvuajturėn, krenaren e pambrojtur,
    Buzė Drinit atje.

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Flakadanėt e 17 Janarit

    - Vėllezėrve Jusuf e Bardhosh Gėrvalla dhe mėsuesit tė shquar Kadri Zeka -


    Rreh tik-takut tė zemrave janari
    Nė tė shtatėmbedhjetėn ditė tė tij.
    Kristalet e dėborės dhe tė akujve
    Tre pishtarė tė flaktė po i shkrijnė…!

    Nėpėr yje akujsh vijnė tingujt
    Qė lėshon nė kohė njė kitarrė
    Shkrijnė nė vite dėborėn e zemrave,
    Sjellin tė tre trimat si mė parė.

    Nuk mungon Bardhoshi sot, as kurrė,
    As Jusufi me vargjet shkėndijė.
    Vjen Kadriu ideatori burrė,
    Si kėshtjellė e vendit tė tij.

    Venave tė gjakut tonė tinėzisht
    Zgjati kthetrat tradhėtia dikur.
    Jusufi la testament pėrjetėsisht
    “Nė qoftė shqiptar mos u zbuloft’ kurrė!”

    Forca e shpirtit tuaj mposhti
    Nė folenė e gjarpėrit njė perandori
    Qė tė lindte dritė zemrave tė popullit.
    Flakadanė qė mposhtėt njė Jugosllavi.

    Sot nuk ka varr qe i mban ata trima,
    Nuk ka tokė tė ftohtė qė ata i ndan,
    Jusufin, Bardhoshin, Kadriun
    I kemi mes nesh nė ēdo anė..!

    Jo nuk mundet dot t'i mbajė ata varri
    Kėngėve e zemrave tona jetojnė
    Shenjtėrim i dhanė Shtatėmbedhjetė Janarit
    Flakė shqiptarie sot e pėrgjithmonė...!

  6. #116
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Citim Postuar mė parė nga Luna01 Lexo Postimin
    Flakadanėt e 17 Janarit

    - Vėllezėrve Jusuf e Bardhosh Gėrvalla dhe mėsuesit tė shquar Kadri Zeka -


    Rreh tik-takut tė zemrave janari
    Nė tė shtatėmbedhjetėn ditė tė tij.
    Kristalet e dėborės dhe tė akujve
    Tre pishtarė tė flaktė po i shkrijnė…!

    Nėpėr yje akujsh vijnė tingujt
    Qė lėshon nė kohė njė kitarrė
    Shkrijnė nė vite dėborėn e zemrave,
    Sjellin tė tre trimat si mė parė.

    Nuk mungon Bardhoshi sot, as kurrė,
    As Jusufi me vargjet shkėndijė.
    Vjen Kadriu ideatori burrė,
    Si kėshtjellė e vendit tė tij.

    Venave tė gjakut tonė tinėzisht
    Zgjati kthetrat tradhėtia dikur.
    Jusufi la testament pėrjetėsisht
    “Nė qoftė shqiptar mos u zbuloft’ kurrė!”

    Forca e shpirtit tuaj mposhti
    Nė folenė e gjarpėrit njė perandori
    Qė tė lindte dritė zemrave tė popullit.
    Flakadanė qė mposhtėt njė Jugosllavi.

    Sot nuk ka varr qe i mban ata trima,
    Nuk ka tokė tė ftohtė qė ata i ndan,
    Jusufin, Bardhoshin, Kadriun
    I kemi mes nesh nė ēdo anė..!

    Jo nuk mundet dot t'i mbajė ata varri
    Kėngėve e zemrave tona jetojnė
    Shenjtėrim i dhanė Shtatėmbedhjetė Janarit
    Flakė shqiptarie sot e pėrgjithmonė...!

    Eva, te pergezoj perzemersisht per kete poezi-mesazh-perkujtim te sjellur ketu mu para pervjetorit te vrasjes me tratheti te vellezerve Gervalla (Jusufit dhe Bardhoshit) dhe te Kadri Zekes...
    Me 17 janar ne Gjilan fillon manifestii perkujtimor per keta tre deshmore te qeshtjes kombetare: "Flaka e Janarit"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Poeti : 14-01-2010 mė 14:37
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  7. #117
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Gjuhės shqipe


    E bukura, e ėmbla, e lashta gjuha ime
    Mė lėr tė tė ndjej, tė prehem tek ti!
    Tė mos i kujtoj gjithė pėrēudnimet,
    Barbarizmat, turqizmat, pėrplot neveri…


    Pėrpjekjet e pėrditshme si kordhė vrastare
    Dua t’i lė pas, nė humnerė t’i hedh
    Duart qė pėrpiqen tė tė kthejnė nė qyqare
    Ty, qė shkėlqimin e Diellit pėrcjell.


    E bukura Zonjė, nė kėtė botė e para,
    Gjuha qė me kėngė bilbilash ligjėron
    Kurorė e gjithė gjuhėve, mbretėreshė krenare
    Nėn tingujt magjikė, Parajsės mė fton.


    S’mbeti stuhi dhe uragan pa shpėrthyer
    Kundėr teje, por ti je nektar qė pastron.
    Armiqtė i le pas, nė turp tė pėrlyer.
    Madhėshtore, kėngėn e jetės kėndon..


    Thellė nė shpirtin tėnd Zoti krijoi forcėn
    Qė gjithė barbarizmat i djeg, pėrcėllon.
    Nėse sot pėrpiqen ende tė damkosin
    Lodhen kot se ti nė botė mbretėron.


    Alfabetit tėnd lejomė t’i pėrkulem
    Gjuhė e madhėrishme, qė s’pranon vargonj.
    Ndjesė tė tė kėrkoj kur nuk bėj sa mundem
    Qė frymėmarrja e fjalės mendjen tė ēlirojė.


  8. #118
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Dėshirė dhe realitet….



    Mė ka ndodhur si shumėkujt
    Qė nė momente kaosi,
    Buruar nga zemra e kėtij planeti,
    ta ndjej pėrvėluese dėshirėn
    qė kėtu tė mos kisha lindur kurrė,
    tė kisha njė buton pėr tė zhbėrė
    krijimin tim diku…, dikur…!


    Por tashmė e gjendur nė kėtė botė
    Asgjė nuk ndryshoj dot mė…!
    Nuk mund tė kthehem nė njė ėndėrr fluide…!
    Nė njė aureolė enigmė pėr sytė njerėzorė,
    Nė njė ėndėrr me frymė dhe zė,
    Qė nė gjumė vjen dhe ikėn mėngjesit,
    Pa dashur tė gjendet nė tė.


    Sa herė gjendem e mbytur nė njė det lotėsh
    Dijeni, dua tė iki shumė larg,
    tė mos e kthej mė kurrė, pas vėshtrimin,
    tė shoh retė si shėtisnin duke me mbajtur nė krahė
    Vetėm tė ėndėrroj se po fluturoj
    pa pasur pengesa malore absurde,
    as oqeane, as Sahara…!


    Por jam kėtu dhe dua mė shumė se sa zogu do qiellin
    tė mos pushoj kurrė sė ėndėrruari,
    Do tė doja qė njerėzit tė mė kuptonin,
    pa qenė nevoja t’u flas.
    Do ta doja nė fund tė fundit
    mė tė mirė ēdo bulėz jete tė kėtij planeti.
    Mė tė vėrtetė, me me ndjenjė, mė me klas!


    Do tė doja qė gjithshka
    tė mos ish ai realiteti i trishtė
    qė ēdo ditė mbyt,
    qė si shigjetė e helmuar tė ngulet nė sy.
    Eh, sa shumė ndryshime do tė arkitektoja!
    Por …mjerisht…. realiteti ėshtė ky
    dhe unė dua apo nuk dua – gjendem aty…!

  9. #119
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Njė fėmije me botė tė thyer…

    - Sapo vizitova njė fėmijė 7 vjeēar tė abuzuar, tė cilit pėrdhunuesi i kish dėmtuar edhe sytė… -


    Ja ku jam para teje
    Duke dashur tė tė mjekoj sytė e bukur
    Qė ende nuk kanė mbushur 7 vjet
    Qė kur kanė parė dritėn e botės tonė.
    Botės sė ēuditshme, tė dashur, tė turbullt…
    Pėr ty u bė njė botė e egėr,
    plot lumenj ankthi
    Qė s’mundem dot me gjithė doktoraturat dhe titujt
    Ta kthej pėr ty nė nje botė me diell,
    me zogj e me kėngė,
    tė ledhatuara nga fllade lojrash, gėzimi dhe malli…
    _______

    Diēka ajrin e elektrizon dhe e bėn tė mjegullt.
    Kur pas ēdo buzėqeshjeje nxirėse,
    ēdo pėrkėdheljeje vrasėse,
    ēdo fjale kurth ngjasuar me folenė e djajve
    tek ty individ horror qė vret
    abuzon, pėrbuz lumturinė e njė fėmije…
    ėshtė njė botė - errėsirė.
    Teatėr, nė tė cilin asgjė s’mund tė depėrtojė.
    Realitet i egėr qė merr formėn e ferrit
    Njė shuplakė me forcė tė paparė
    ndaj ligjeve tė natyrės.
    Buzėqeshjet – shenja falsiteti,
    Fjalėt – shenja tė mjera injorance,
    Pėrkėdheljet – tmerr nga duart makabre e false.
    Ē’gabim po mendove
    se gjestet mund tė jenė autentike.
    E verteta e nxirė
    nga njė gėnjeshtėr e gjatė, e gjatė.
    Gėnjeshtra e tė qenurit njeri i vėrtetė.

    -------
    Si mund tė mbartet vallė nė ndėrgjegje
    Ky fėmijė me sy tė sėmurė qė pikojnė
    Lot ankthi dhe dhimbjeje?!
    Njerėz qė kaloni indiferentė ndaj abuzuesve
    Ata mund tė gjenden kėtu buzėqeshur,
    mes nesh,
    Duke pėrbaltur dhe pėrgjakur jetėn.
    Me fjalė rruge mund tė tallen
    me ndjeshmėrinė njerėzore,
    madje duke thurur
    edhe ndonje vrer – bejte mizore
    a duke ngritur kolesterolin,
    tė dhjamosur deri nė poshtėrsi.
    Merrni gėrshėrėt e zemrave, njerėz
    Dhe me dashurinė pėr fėmijėt tuaj
    Kėrkoni nė vetvete, kurajo, zemėr, fuqi,
    Coptojini kėta gishtėrinj qė pėrdhunojnė jetėn.

  10. #120
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Doktore e shpirtit njerezor, e fjales se dhimbshme dhe revoltuese qe me emocionoi, rrenqethi, revoltoi deri ne ulerime ndaj abuzuesve te cdo lloji qofshin. Te pershendes mike.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

Faqja 12 prej 13 FillimFillim ... 210111213 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sotir Peci
    Nga [Perla] nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 08:48
  2. Varfėria, rritet numri i femrave qė prostituojnė
    Nga [Perla] nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 22-03-2009, 10:05
  3. Dodona Pelazgjike Dhe Tomor’i Zotit Te Pelazgevet
    Nga Darius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 19:23
  4. Sa respektohen tė drejtat e fėmijėve?
    Nga Estella nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 19-11-2002, 08:51
  5. Refimi i viktimave te prostitucionit
    Nga Beqari002 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-11-2002, 08:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •