Close
Faqja 11 prej 13 FillimFillim ... 910111213 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 122

Tema: Eva Sotiri

  1. #101
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Eja se tė pres...!



    Eja, tė pres buzė detit nė Vlorė,

    atje ėshtė ndryshe ajri, ndryshe kripa,

    tinguj magjikė vėrtiten e treten.

    Ndryshe Dielli...

    Dhe Hėna ėshtė tjetėr...

    Atje me shijon pritja mė shumė se kudo

    sepse nuk ma pushton shpirtin

    asnjė ankth i vjetėr...!

    Atje buzėmbrėmjet janė tė prera pėr pritje

    dhe zemrave kalojnė tingujt mes per mes.

    Dashuria ėshtė si njė fėmijė nė rritje

    i gjithė lulėzimi vjen me mua kur tė pres.

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    E mora nje varg ta vej ne leter
    Germat me dole si mos me keq
    Vargu im nuk i ngjante tendit
    Per dreq!

    Provova ta vej serish ne radhe
    Ashtu te ndjeshem sikur i ben ti
    Kot u mundova, kot fare
    Bota me tha: Jo ti nuk di!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  3. #103
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Citim Postuar mė parė nga Poeti Lexo Postimin
    E mora nje varg ta vej ne leter
    Germat me dole si mos me keq
    Vargu im nuk i ngjante tendit
    Per dreq!

    Provova ta vej serish ne radhe
    Ashtu te ndjeshem sikur i ben ti
    Kot u mundova, kot fare
    Bota me tha: Jo ti nuk di!
    - Poetit -

    E dimė tė dy qė bota shpesh
    ėshtė iluzion dhe fantazi,
    tė gjithė i duan tė tuat vargje,
    tė tuat poezi..

    Nė to gjen veten njeriu i lumtur
    dhe ai qė loti nė sy i shket.
    Nėpėrmjet tyre dhe unė kam mundur
    tė tė njoh me mirė, Poet.

    Nėse provoj qė gjumin sonte
    ta sjell ngadalė nė sytė e mi
    e di qė lehtas, nėpėr ėndrra
    rend jotja poezi.

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216

    *Per Luna*

    Do mundohem, mendoj tere jeten
    Vargut tim ti jap jete
    Do mundohem kot e di
    Varg si tendin s'kam per te gjete!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  5. #105
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Tė vetmit rrjeshta qė sot kam shijuar:
    "Eja, tė pres buzė detit nė Vlorė"
    Ndėrvite mėndjen atje e kam dėrguar
    Dhe valėt e detit i bėra kurorė.

    Pėrshėndetje Eva si gjithmonė e freskėt,e ėmbėl nė poezi.Kam qėnė dhe mbetem tek mendimi qė kam ēfaqur :Poezia jote ėshtė depėrtuese nėpėr shpirtrat e lexuesve si vet gjaku nėpėr damarė. Ata qė tė kan lexuar njėherė ta dinė shijen dhe shkojnė vetė tek ajo. Poezia juaj ka brėnda filizofinė,vargun e rregullt,muzikalitetin dhe larminė e jetės.Largon monotoninė dhe qetson shpirtrat e trzuar.Ju uroj muzė,shėndet e gjith tė mirat......

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Riza, pershendetje dhe falenderime. Eja me mua tani te lexojme se bashku Kodin e Lashte.


    Kodi i Lashtė


    Nė kėto dimra tė ēmendur
    I larti vendi im
    Po sjell ndėr mend pranverat,
    Kohėt e lumturisė.
    Dhe s’mund tė kem durim!


    Dua tė mos ndjesh dhimbje
    Shtegut ku po kalon
    Tė gjithėve sofrės tėnde,
    Nė kėto ditė pa kahje,
    Tė gjithėve na shikon.


    Aty ke zemėrtrima
    Po ke dhe ėndėrrvrarė
    Xhelatė edhe viktima,
    Si foshnje tė vetmuar,
    Me lotėt e patharė.


    Aty snobi, i cekėti,
    Shpirtziu ja atje,
    Ja njė qė po buzėqesh,
    Si “mik” vjen nė mes nesh
    Dhe thikėn shpinės ngre.


    Me tej njė tip si “zonjė”
    Qė “eros” zhgarravit
    Skėrmitet egėrsuar,
    Mykur, satanizuar,
    Plot xhelozi nė shpirt.


    Sa shumė trashėgimtarė
    Ka bėrė Juda kėtu !
    Por, vendi im i ėmbėl,
    Je drita e syve tona,
    K’ta s’janė genet e tu!


    Nuk di se ē’kohė i lindi,
    Se ē’batėrdi i mban,
    E ndjej qė njė gjak s’jemi,
    Na ndan gjithshka qė kemi.
    Njė Kod i Lashtė na ndan.


    Na ndan Besa e shkelur
    Pėr vite e vite plot.
    As princ Lek Dukagjini,
    Me gjithė tė Lashtat Ligje,
    s’mundi ta dinte dot.


    Ta dinte do ndėrtonte
    Mal –Kod pėr bijtė e tij,
    Qė kurrė mos depėrtonte,
    Mes nesh mos ekzistonte
    E gjithė kjo babėzi.


    As turku , jeniēeri
    S’mundi, lakmoi kot.
    Po kjo kuēedėr erė
    Qė vjen si shkulm skėterre
    Pse fryn e s’ndalet dot..!?

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Pėr njė Vit qė ikėn


    Nga jeta jonė dhe njė vit fluturoi,
    Ėndėrrim i brishtė
    qė shkėlqen si njė yll atje lart.
    Mė vjen tė qaj pėr vitin qė shkoi,
    Ditė tė bukura tė tij
    do doja kėtu me mua t’i mbart.


    Momente tė tij oh, ju betohem, do doja
    T’i mbaja nė zemėr,
    tė ishin me mua dhe sot, dhe gjithmonė.
    Mėngjeseve dhe mbrėmjeve t’i ledhatoja.
    Me dyer tė mbyllura
    mos lija gjė tjetėr tė hynte mė vonė.


    E ardhmja pėshpėrit me zė misterioz,
    Me gjuhė krejtėsisht tė panjohur,
    Alfabetin e saj duke ma mėsuar.
    Unė stepem nėn ritmin e saj magjik a serioz…
    Nuk dua tė pres asnjė dhimbje,
    as lotė pėrmes saj, jo nuk dua.


    Njeri, do doje tė ardhmen ta shkruaje vetė
    Pa lotėt per prindin, fėmijėn…,
    pa dhimbjen pėr gjithė lėndimet e kėsaj bote.
    Mėso tė mbash fort me ty nė kėtė jetė
    Ēdo gjė tė mirė qė tė ndodh,
    gjithė dashuritė qė ndjen dhe dhuron vetė zemra jote.


  8. #108
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Citim Postuar mė parė nga feneri Lexo Postimin
    Lasgush Poradecit


    Me shikimin pėrmbi valėt e liqenit

    Lasgush Poradeci tė shoh!

    Me qėndrimin aq tė kėndshėm, tė mistershėm

    Qė e vogėl tė njoh..



    Jam mėsuar tė shoh lulet, ujin, qiellin

    Atje, nė tė bronztat sytė e tu.,

    Nėpėr rrezet pėrkėdhelėse tė njė Dielli

    Qė filtrohen kur prekin kėtu.



    Buzeve te tua te bronzta e ndjej

    Po ju afrohet njė varg...

    Edhe gishtat sikur duan qė ta shkruajnė,

    Ta nisin larg...!



    Vallė sa shumė mrekulli janė fshehur

    Pas atyre syve atje?

    Ėmbėlsisht tani mė duket se po ndjej

    Njė poezi tė re.



    A mos janė kėto vargje pėr qytetin tėnd,

    Apo… ndoshta per mua tani?

    Qė jam pranė teje prej kohėsh tek ky vend

    Dhe e magjepsur rri…!


    Meqe eshte ditelindja e Lasgushit, e rilexova poezinė e Eva Sotirit, per tė sjell nje bindje se Lasgushi vetrtet duket si profet ! Te tille e skalit edhe poetja ne poezi!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  9. #109
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Dy pika loti...


    Dy pika loti syve kur rrjedhin
    si pėr tė tė thėnė Gėzuar ty
    i shuajnė etjen shpirtit dhe dhimbjen
    e zbehin, e strehojnė nė sy.

    Kjo pikė loti, i shtrenjti im,
    dije se kurrė nuk u tha.
    Me tė ndryshoj unė alfabetin,
    Me tė unė sot thėrras: Baba!

    Dy pika loti mes universit
    duken si pak, duken asgjė...
    Janė lidhja jonė e pashkėputur,
    rruga - ku jeta fillin zė.

  10. #110
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Ja nje te sapo hudhur ne leter:

    VITI QĖ PO IKĖN


    Viti qė po ikėn nė pakthim
    Mori me vehte dhe shpirtin tim!
    Mė mori ėndėrrat qė s’I shikova
    Mė mori ditėt qė si jetova

    Viti qė po ikėn nė pakthim
    Mė gjeti dhe mė la jetim!
    Mė gjeti tė lėnduar, tė tillė mė la
    Trungu im I njomur, u tha!

    Viti qė po ikėn nė pakthim
    Mė solli do ditė veē lėndm!
    Asnjė dotė s’mu ilaq
    Pėr shpirtin tim shėrim!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

Faqja 11 prej 13 FillimFillim ... 910111213 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sotir Peci
    Nga [Perla] nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 08:48
  2. Varfėria, rritet numri i femrave qė prostituojnė
    Nga [Perla] nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 22-03-2009, 10:05
  3. Dodona Pelazgjike Dhe Tomor’i Zotit Te Pelazgevet
    Nga Darius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 19:23
  4. Sa respektohen tė drejtat e fėmijėve?
    Nga Estella nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 19-11-2002, 08:51
  5. Refimi i viktimave te prostitucionit
    Nga Beqari002 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-11-2002, 08:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •