Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Cërvenkovski: Shqiptarët mund të kërkojnë ndarjen e Maqedonisë

    Shqiptarët mund të kërkojnë ndarjen e Maqedonisë, nëse kjo e fundit nuk heq dorë nga beteja e saj rreth Maqedonisë antike, duke rrezikuar kështu procesin e integrimeve euroatlantike, deklaroi presidenti Branko Cërvenkovski.

    “Në një moment, përfaqësuesit e partive politike shqiptare mund të dalin me qëndrimin se, ne nuk duam ta rrezikojmë të ardhmen tonë evropiane ose euro-atlantike për shkak të betejave tuaja rreth Maqedonisë antike, kjo betej është juaja, kjo është një betejë që ne nuk dëshirojmë të marrin pjesë dhe nuk duam ta paguajm çmimin për këtë gjë”, deklaroi për televizionin A1, presidentin i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski. Ai tha se nuk e dëshiron këtë, dhe nuk pajtohet me këtë qëndrim, mirëpo qëllimi i tij është të paralajmëroj se një rrezik i tillë ekziston.

    (INA)
    Sui generis

  2. #2
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anëtarësuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169
    Si duket Maqedonia eshte ka fundi i egzistimit te saj paralejmrimi i presidentit ne shkuarje eshte se Maqedonia eshte ne pjesen fatale dhe ai jep iden se Shqiptaret e Maqedonis do te ndertojn Shtetin e 3 shqiptar ne ballkan o zot me ndodh kjo do jemi forcaa ne ballkan
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  3. #3
    Shqiptaret nuk kane asnje benefit te ndahen sepse i bie te marrin nje territor me te vogel sec u takon historikisht. Maqedonia jugperendimore, qe historikisht ka qene e populluar me shqiptare deri nga mesi i viteve 50-60 ku u be dhe debimi i pjeses me te madhe te tyre ne Turqi, do mbetet ne duar te maqedonasve. Vete Shkupi si qytet tipik shqiptar do mbetet po ne duart e sllaveve. Nuk eshte ne interes te shqiptare ndarja ne nje kohe qe shtimi i kesaj popullsie eshte me i madhe se ai i sllaveve. Per nja 20 vjet shqiptaret do jene shumice dhe pastaj dime vete si e kercejme vallen.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  4. #4
    Per 20 vite thonim qe me 2001 se do behemi shumice shkurtoje pak le te jete 12 , por Cervenkovski ka hapur nje teme qe atij i dhemb, ose thjesht ka hapur nje teme qe atyre ju konvenon, duhet mare shtruar keto opcione, kemi llogari te ndahemi dhe cilat teritore, ose kemi force te qendrojme dhe cfare haraci duhet te paguajm, ja vlen ta paguajm ate harac?
    Perspektiva e Maqedonise sic eshte sot eshte e dyshimte, kete me se miri ta tregon ikja masovike e te rinjve ne Perendim, renja e natalitetit edhe te Shqiptaret, shikoni shkollat fillore me sa paralele e fillojne vitin, nga sa nxenes kane ata ne klase, ka shkolla qe dikur ka pasur 3 paralele me nga 30 nxenes tash po e njejta ka nje paralele me 8 nxenes, i bejme llogarite eshe sa kohe na duhet te behemi shumice.
    Sa eshte numri i Bullgarve te regjistruar dhe sa eshte numri i atyre qe kane mare pasaporte Bullgare, sa fabrika kane hapur Greket dhe si eshte ndikimi i tyre ne jeten e Maqednasve, akoma ska Parti politike Bullgare.
    Ta zeme se 2014 Shqiptaret e fitojne Kryeministrin, psh:Partite Shqiptare bashkohen u be Maqedonia nje njesi zgjedhore, numri i Deputeteve Shqiptare te arije 40, Maqedonasit e percare, Bullgaret, Turqit, Serbet e te tjeret te rezonin numrin e Deputeteve Maqedon, ndoshta mund te fitoje Shqiptari te drejten qe te Formoje Qeverine, por cka se shume rende mund te arihet 61, cila do jete ajo parti Maqedonase qe do pranoje te jete pjese e qeverise ku Shqiptari te jete Kryeminister, normal qe do te deshtoje.
    Ndarja e Maqedonise sakte ku teritori Shqiptar do jete Shqiptare, mendoj se eshte Ideale, ska cka na duhen teritore sic thuhet se na duhet e gjithe Maqedonia per siperfaqe sepse duhet te zgjerohemi, duket qarte se ne te ardhmen akoma me shume do te zmadhohen Qytetet dhe koncentrimi i popullsise do vazhdoje ne qytete, shembull Tirana e Prishtina pse jo edhe Tetova.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Tigrimelara : 07-02-2009 më 20:12

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Postime
    65
    ja edhe projekti shkup, maqedoni perendimore dhe maqedoni lindore

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e F.Noli
    Anëtarësuar
    05-02-2009
    Postime
    29
    kjo asht vetem me kriju panik te nacionaliteti maqedonas,per shkak te rejtingut te madh qe e gezon VMRO-ja,poashtu rreth emrit e maqedonis,kjo asht fillimi i 'luftes' ndermjet LSDM edhe VMRO-se,ku si ndermjetes jemi ne shqiptaret te maqedonis .

  7. #7
    shqiptari Maska e faruk_01
    Anëtarësuar
    24-09-2006
    Vendndodhja
    maqedoni
    Postime
    590
    Cervenkovski nuk duhet as te komentohet ...
    O Sa mir t'jesh Shqiptar...

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  2. Maqedonia e moçme dhe ajo e sotmja
    Nga fehim në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-03-2009, 15:03
  3. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Çka i ndanë dhe çka i bashkon shqiptarët?
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 18:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •