Nė vitin 1997 Rea Garvey u nda nga grupi 'The Reckless Pedestrians' dhe vendosi tė shkonte nė Gjermani pėr tė filluar njė jetė tė re. Me njė CD tė regjistruar dhe vetėm 50 marka nė xhep ai botoi njė lajmėrim nė gazetėn lokale "Stockacher Anzeiger" ku shkruhej se "njė kėngėtar irlandez po kėrkon tė krijojė njė grup nė kohė rekord pėr koncert". Gommeringer Mike lexoi lajmėrimin dhe mendoi se mund tė ishte ndonjė kėngėtar irlandez qė mund ta kishte dėgjuar edhe herė tjetėr nė ndonjė koncert. Pasi i telefonoi zbuloi se nuk ishte gabuar, ishte pikėrisht e vėrtetė, e kishte dėgjuar edhe herė tė tjera.
Ky ishte vetėm fillimi sepse Mike e prezantoi me Sebastian Padotzke (Sebi), Sebi solli mė pas Uwe Bossert, Uwe ftoi edhe Philipp Rauenbusch (Phil) ku edhe formuan grupin Reamonn. Nė 1998 grupi u bė zyrtar dhe ishin tė gatshėm tė debutonin me svoltosi pėr Krishtlindjet e vitit 1998/1999 ne Stockach.
Pėr tė siguruar njė kontratė me njė shtėpi diskografike,morrėn pjesė nė njė garė qė u zhvillua nė njė pub tė Hamburgut,pėrballė 16 talenteve skaut tė vitit 1999 ku me muzikėn e tyre befasuan tė pranishmit.Si pasojė e suksesit te tyre, nė fund tė ditės u gjendėn nė pozicionin pėr tė mund tė zgjedhur se pėr kė shtėpi diskogtafike tė punonin. Zgjedhja e tyre ishte "Virgin Records".
Prodhuan albumin e tyre tė parė,"Tuesday" pas kėngės "Supergirl" qė ishte suksesi i tyre mė i madh. Kėnga ka fituar Diksun e Artė dhe u bė mė e lanēuar nė radiot gjermane nė vitin 2000. Reamonn-ėt u shndėrruan nė yje.
Nė vjeshtėn e vitit 2000 vazhduan tour-in e tyre pėr tė promovuar albumin e parė me mbėshtetjen e "Heyday", dhe me kėngė si "Josephine" si dhe "Waiting there for you" ku asnjėra prej tyre nuk paraqiti sukses.
Nė 2007 grupi ka mbėshtetur Nelly Furtado nė Get Loose Tour, duke e shoqėruar atė nė tė gjitha koncertet europiane,gjithashtu edhe nė Alcatraz tė Milanos,nė datė 28.02.2007. Gjithashtu kanė kėnduar sėbashku me vetė Furtado-n kėngėn "All Good Things" (Come To An End), nė versionin gjermanisht, paralelisht me versionin nė italisht te realizuar me grupin Zero Assoluto.
Diskografia
Kėngėt
* 2006 - Tonight
* 2006 - Promise (You & Me)
* 2005 - Sunshine Baby
* 2004 - Strong
* 2003 - Alright
* 2003 - Alright - Pocket
* 2003 - Star 2 Track CD
* 2003 - Star
* 2002 - Place Of No Return
* 2002 - Life is a Dream
* 2001 - Weep
* 2001 - Swim
* 2001 - Jeanny
* 2000 - Josephine
* 2000 - Waiting There For You
* 2000 - Supergirl
Albume
* 2006 - Wish
* 2004 - Raise your Hands Live Album - Limited Edition
* 2004 - Raise your Hands Live Album
* 2003 - Beautiful Sky - Limited Edition
* 2003 - Beautiful Sky
* 2001 - Dream No. 7
* 2000 - Tuesday
Krijoni Kontakt