Windows 7 eshte planifikuar te jete sistemi operativ i ri i Microsoft, nje pasardhes i te suksesshmeve Windows XP dhe Windows Vista, i cili do te perfshije disa rregullime qe mungonin ose qe do permiresohen nga versionet e meparshme.
Windows 7 jepet falas per t'u testuar, por nje license e vlefshme e dhene per testim do te skadoje ne 1 gusht 2009.
Une po e perdor kete version per momentin dhe verej se kompjuteri im (me pare kisha te instaluar Windows XP: Intel Core2Duo, 1,60 Ghz dhe 1 GB RAM) nuk ka ndryshuar ne shpejtesi ose ne reagim.
Problemi i vetem i madh, qe me shkaktonte ngecje, deri ne rinisje te kompjuterit, kishte te bente me nje version "te vjeter" te drajverave te kartes time grafike nVidia. Duke menduar se ky duhet te ishte nje faj i Microsoft-it, dhe perkatesisht i versionit beta te Windows 7, isha gati ta çinstaloja kete sistem. Pasi gjithçka u ndreq me ridatimin e kartes ne faqen zyrtare (te Toshiba-s), vertet qe nuk kam asnje qejf te kthehem perseri te Windows XP.
Nuk e di nese kjo ka ekzistuar edhe ne versionet e meparshme te Windows, por duke klikuar te "Help and Support" (versioni qe po perdor eshte ne anglisht), per te paren here pashe nje seksion qe i kushtohej mesimit te pjeseve thelbesore te kompjuterit, fjalet kryesore qe mund te hasen, si perdoret mausi e tastiera, si kryhen disa procese etj. Kjo me duket nje risi shume e mire per te rinjte qe do te mesojne kompjuterin, .
Krijoni Kontakt