Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4

Tema: Homerianet

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661

    Homerianet

    * * *
    Ishte pranvere e vitit 1587.
    Tethor Drenashi la permallshem fortesen e vete buze liqenit te scutarit. Per dite me radhe udhtuan neper luginen e Shkrelit .Nje here me muzgun u gjenden ne nje pllaje mes bjeshkeve.
    Plaku mjeker thinjur i drejtua te shoqes ; Sojnike nuk me duket vend i keq me bujt ketu sonte , neser marrim njren prej ketyre qafave dhe zbresim ne anen tjeter te shohim ku do na coje rruga.
    Gruaja qendronte mbi kale e rrethuar nga djemte e saj ..dukej si mbretereshe e shperngulur nga zjarri i luftes nga keshtjella
    Ajo miratoi me koke duke qeshur fisnikerisht..
    Djemte Gjeci, Vuksani, Ndreu, Daka.Alici , ngjanin mbi kuaj si ushtare qe kthehshin nga beteja e humbur.
    Karvani ndaloi ne ate lendine...Shkrakuan mushkat . lekurat postet zhgunat..armet. bulmetrat neper ene lekure. parmendat, delet zune vend afer nje pishe te tradhe te djegur nga rrufeja, kuajt u leshuan ne lendine, qete u ulen te lodhura te pushojne.
    Ngjani si personazhe te Homerit qe ktheshin nga Troja.
    Kur agoi dite e neserme si fytyre qeshur dielli leshoi qerpiket e argjente siper kreshtes se malit. delet kishin ikur , sa po kalonin neper nje shteg te ngushte qe krijohej nga zbritja e dy kreshtave.Njeri prej djemve i pa...
    te shkoj te kthej o Tate tha ai duke iu dretuar te jatit.
    Ai pasi mendoi pak .Jo tha..do shkojme edhe ne pas tyre, thone se delet e zgjedhin me mire se askush rrugen.
    Mbrriten ne "shtegun e dhenve" kete emer e ruan edhe sot.
    Para syve te tyre u shfaq nje peisazh perrallor. Nje grope gjigande rrethuar me kreshta te thepisura malesh qe qendronin simetrikisht ne anet e kesaj grope. ngjante me nej keshtjelle natyrore e stermadhe. maja me e afert ne krah te tyre kishte formen e bedenave te nje kalaje. E emruan "maja e kalase"
    ne fundin e pjerret te kreshtave qendronin pishat te kapura se kembesore pas shkembit duke veshur me kolorin e rrepte ata shkembinj gure gjigande.
    Pyjet dhe ahishtet jepnin nje kolor te gjelber. livadhet si qilime te shtruara neper kodrina te vogla. nje lume blu gjarperonte mes per mes asaj lugine neper nje rrafshnalte qe shtrihej ne bazen e asaj grope. Lumi humbte diku mes nje te care mes dy shkembinjesh duke krijuar nje kanion te larte.
    E kujt do te jete kjo mrekulli tha me i madhi Gjeci duke thyer heshtjen . Plaku pa nga djemte duke qeshur lehte u pergjigj plot urti. U kujt ka qene thuaj...
    Djemt tunden koken duke u bindur me deshire plakut , atyre iu duk sikur ne ato caste ai vend do jete i tyre.
    Ne do jemi ketu , per gjithmone tha plaku.
    Zbriten ..kaluan lumin ne nje fushe te blerte zune vend.
    te gjithe sodisnin te habitur vendin e mrekullueshem qe zoti ua dha dhurate ate dite te qeshur .
    Rritja e djemve, thellimi i kontradiktave mes Bushatasve, terbimi i turkut pas rimekembjes se peradorise dhe ndrrimit te sulltanit, detyroi plakun te ike...Nuk dua te ju shoh bijte e mi kurre te nenshtruar. Im ate vdiq ne beteje e siper, gjyshit nuk ia di varrin, flitet se diku ne Cetine ka mbetur i vrare.
    Ai vend ku Tethor Drenashi vendosi te vazhdoje jeten , kishte kohe e kohe qe ishte bere molle sherri midis banoreve per rreth. Ishte kthyer ne nje Troje qe vetem grinje vrasje e prerje kishte sjelle
    Ne jug kufizohej me Dukagjinet. te veshtire te rrepte luftetare.
    ne lindje me Bib-Lekajt edhe keta pretendonin se ajo lugine u perkiste atyre. Ne veri me Guciotet, nga fisi i Dardaneve. burra te paperkulur, nje koke tu prej nje tjeter u dilte. ne veri perndim me Klementasit, ata jetonin historikisht nder ato male dhe kishin me te drejte se te tjeret ..pasi te gjithe te tjeret ishin te ardhur...si Tethor Drenashi...mbase per te njetat arsye. ne jug perendim kufizohej me Shkrelasit njerz te urte , te fjales e te beses, me ata ishte e lete te merresh vesh.
    Tethor Drenashi . pasi zune vend mire e mire.filluan te ndertojne nje kasolle sa per te vazhduar me vone me fortesene pare te tyre, mori rrugen per ne Bib-Lekaj...per te kuvenduar me burrat e atij vend...
    U kthye shend e vere...ata jo vetem qe i kishin uruar mireseardhjen .por i kishin dhuruar nje pene qe...dhe i kishin dhene dy trima me vete per ta shoqeruar.
    me Klementasit nukkishte gjetur ujdi, ishte kthyer duke terfelluar..."nuk eshte gja kur burri as nuk te fal as nuk te vret"
    Me e veshtira kishte mbetur me Dukagjinet. ata kishin derguar tre burra dhe i kishin thene plakut qe "bajraktari" ka kerkuar te takohet me pese djemte tuaj. Djemte kishin shikuar nga plaku per te marre mendimin e tij...Plaku i urte duke kuptuar me se miri cfare donte te thoshte shikimi i tyre kishte thene...Bijte e mij kurre mos dyshoni ne besen e dukagjinasve.
    Te nesermen pese vellezrit kishin marre luginen mes hekmbinjeve ku kalonte lumi per tu takuar me "bajraktarin" e Camajve
    Bajraktari nje burre i vogel i shendoshe i shkuar ne moshe, kishte thirre me te dijshmin e asaj zone per ta pyetur. I dijshmi ishte nje qorr qe nuk shihte nga syte..por kishte nje mprehtesi te te madhe..ishte shume i mencur....Qorri e keshilloi "Bajraktarin" qe te ftonte pese djemte,..
    Kur te vijne thirri per te sille ..shtoju sofren..therre nje dash..dhe piqe..veje ne sofer...vere dhe raki ....Kur te ulen...mbi postet e bardhe me lekure ugici . sherbeju atyre trimave vete ti...Sofren mos ua afro...qe te mbrrijne . Ne qfote se ata do afrohen tek sofra...largoi nga ky vend...nuk jane per keto male...ne qofte se e tereqin sofren prej vetes..atehere dije se nuk e kemi te lehte...
    Djemte u ulen , pasi lane duart tek dera sipas tradites...u ulen ne ate dhome katerqoshesh...Sofren ua mbushen me gjithe te mirat....por ua lane larg...Bajraktari mori goten...dhe filloi te thote fjalet...e ritit tradicional, vellezrit pane nejri-tjetrin, duhej pergjigjur..gotat e tyre ishin larg...shtine krahet e gjate..terhoqe sofren...deri afer vetes..moren gotat njezeri iu pergjigjen bajtraktarit sa kulla u dridh nga zerat e tyre.
    Moren pastaj rrugen per ne vendin e tyre ku i priste mbreti dhe mbreteresha e asaj keshtjelle.
    Shume kohe me vone do mesonin legjenden qe miti popullor kishte transmetur brez pas brezi ..per krijimin e atij vend
    me pare ka qene i mbytur me uje...derisa keto maja dukeshin si aisberge, nje peredeshe sipas legjedes ,ishte futur tek Luci-ferri si sherbetore..i kishte vjellur celsat dhe kishte hapur porten e ujit
    per 24 ore..kishte vershuar uji sa kishte bere dhe format e ketyre maleve thote legjenda. kjo vertetohej nga qe ne nje shpelle akoma edhe sot ka disa guacka midhjesh dhe rere deti..gjithashtu.ne majen qe quhet maja e hekurave jane disa ganxha te medhaja qe sherbenin per te lidhur anijet..keto fakte jane edhe sot e kesaj dite qe e bejne te besueshme legjenden...
    Ndertua nje fortese se fillim..e ndane luginen ne pese pjese.
    Kur vdiq plaku ne ate vedn kishte te ndertuara pese kulla, ishin martuar te pese djemte, ai vend filloi te popullohej nga shtate banore u bene njezete pese.
    Ata zgjodhen vashat em te bukura u bene miq me banoret e afert. Turku nuk mbrriti kurre ne ate keshtjelle.
    Treqind vjet me vone....Shpend Sokoli i Gjecajve ,
    vijon
    muzg i heshtur

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    Shpend Sokoli hypi kalit te tij dhe fluturoi pergjate lugines se mjegullt. I kishte rene si rrufe fjala se Mara nga dera e fisme e Camajve ishte fejuar.
    Kali terfellonte, freret i terjiqeshin fort, patkonjte nxirrnin shkendija te zjarrta, kaloi kanionin dhe u fut ne token e Camajve. vrapoi neper luginen e veshur me pisha...kaloi lumin e zi dhe iu ngjit shpatit te malit si vetetima.
    Shpend Sokoli ishte me i forti djale, me i pashmi qe kishte njohur ai vend ndonjehere. Kali i tij i bardhe me nje nishan te zi ne balle ishte bere si kale perrallash, i larte i bindur i zgjuar.
    Thethi vedni ku para treqind vjetesh kishte zne vend Tethor Drenashi tashme ishe kthyer ne nje qyteze e bukur mes malesh.
    Lagjet kishin marre emrat e pese djemve te Tethorit.
    Flitej nder kuvende se ai vend paska qene molle sherri kur ishte i pa banuar, dhe tani qe eshte bere nje nder me te fortat fise.
    Mbrriten deri aty sa thane se i martuam vajzat me dreqin. kane lindur nipat tane zogj dreqnish. nuk ka burre qe merret me ta.
    Amaneti i plakur per te mos iu nenshtruar askujt u trashigua si ligj brez pas brezit.
    Qe ne fillimet e zhvillimit te kesaj familjeje dolen pretendime nga komshinjte qe donin te fusnin ne rregullat e veta. Bib_Lekajt thonin se ata jane tanet pasi jetojne ne token tone...Po ashtu Klementasit...Dukagjinet.
    Pasardhesit e Tethorit nuk i bindeshin askujt..kishin rregullat e veta. Fiset e medha shpesh i sulmonin, per kete ishte ngritur nje fortese qe ruhet edhe sot e kesaj dite...mbi nje masiv shkembor ku kontrollohej hyrja ne ate keshtjelle natyrore.
    Nga vellai i madh Gjeci rrolli lagjia me e madhe qe u quajt Gjecaj.
    Numeroheshin mbi treqind shtepi, nga keto kishte jo me pak se njemije trima , keshtu edhe lagjet tjera.
    Shpend Sokoli ishte ne ze . me i zoti qe ksihin pare ato vise ndonjehere.
    Kali ishte djersitur i teri..kur u ngjiten ne malin e Boshit. Atje ku ndodhej per te kaluar veren ne bjeshke i madhi i Camajve me bijen e vet
    Shpend Sokoli i bere vrer ne shpirt ishte betuar qe askush tjeter ska per ta gezuar vajzen te ciles i kishte dhene besen , i gjalle ose i vdekur do te te marr.
    Mara si nje zane mali , nje bukuri qe me vone do i thureshin kenge.
    Mark Camaj i jati dhe bajraktar , kishte refuzuar kerkesen e Gjecjave per tu bere miq. Ai mbante inatet e tij pse thethjanet e quanin veten "bajrak' ne vete dhe spyesnin per asgje. Per kete ai ishte betuar qe miqesi me ta nuk ka.
    SHpendi filloi te kendonte.
    Prej o nje shpati
    o i leshova syte
    O kur ti pashe
    O rruzat o nen fyt
    Zeri i Shpend Sokolit u perhap ne ate vend si jehone.malet ia percillnin njeratjetres zerin e tij ne diapazan. Mara leshoi qengjin qe pati nder duar dhe mori rrugen drejtim tij.
    Kur o ti pashe
    O rruzat nen fyt .
    kretj prej vetes
    O jam habiteeee
    O kretj prej vetes
    jam o habite
    m'ka shku mendja ,
    veten me myte
    me ka shku mendja
    O veten me vra
    Syte e tu ,kurre mos me i pa
    ndrysh prej tyre . O smundem me u nda.
    Mara erdhi ne lendine , SHpendi zbriti me vrap drejt saj. U perqafuan..Hypen mbi kale dhe moren rrugen duke lene mbrapa shkendijat e hapave te kalit.
    Ne Camaj krisi pushka.
    Trimat u mblodhen. Mark Camaj foli, burrat vdesin po nuk koriten.
    Shpend Sokoli i Gjecaj me mori vajzen. Nuk me ban kush mik me zor mua. E dua te gjalle ose te vdekur Maren ketu. Emrin e Shpend Sokolit e du me iu thirre neser ne lok te kishes nga vajtoret.
    Nata ra , pak pa kaluar kanionin porten ku djali dhe vajza si nje diell e hane do futeshin ne token e vet. Nga mbrapa dukeshin pishtaret e ndezur te Camajve.
    Kur mbrriten tek fortesa , djali leshoi kushtrimin Djemnia moren armet dhe zbriten per te zene prite.
    Kur zbriti ne oborrin e kulles i jati i Shpendit perqafoi vashen bukuroshe. I holli nje sy qortues djalit. Asht ba ca asht ba..nuk zhbahet. shko tek djemte ne prite, nuk dua te vdekur. ktheni mbrapsht pa te vrare. Nuk dua dasem dhe gjak.
    Gjithe naten tek fortesa qendruan rojet me grykat e pushkes ne dretim te shtegut te rruges. Njerzit e Camajve priten te zbardhi drita.
    E nesermja u zgjua mes krismash. Askush nuk qellonte ne shenje, sipas porosise se plakut. nuk duhej te vritej kush.
    Ne Gjecaj behej pregatitja per dasem..u ftuan te gjithe miqte nga Gucia. Kelmendi. Bib Lekaj u derguan korrieret.
    Te diellen e pare do behej dasma. Burrat e Camajve ngriten shami te bardha per te kaluar. Ata u priten nga paria e vendit.
    U ulen ne oborr te Sokol Dedes, pushket i mbeshteten ne shpatzat e gardhit. Nuk duam kafe as raki ne kte shpi foli njani prej tyre. Nuk kemi ardhur as per pleqni, as per godi. jemi te derguar prej Mark Cames, une jami nipi tha ai qe kishte fjalen.
    Me ne nuk keni bese as ndore sot e mbrapa, miq me zor nuk bahena. na moret vajzen , kete ka me la vetem gryka e pushkes.
    Sokol Deda porositi tu behej buk gati shtegtareve, tu jepej me vete. Caktoi djemte me te forte per ti percjellur. i coni deri ne token e tyne . shendoshe e mire. porositi djemte. Thuani Mar Cames, se Sokol Deda neser marton djalin, me vajzen tuj. Nder e marre do i ndajme bashke si miq, pa kene nevoja me u nda me gryke te pushkes si armiq.
    Dasma filloi, erdhen nga te kater anet. Lahutaret kendonin, vashat kercenin "kercim logu" Ciftelite dhe fyelli nuk pushonin.
    Kno lahut e leshoje zane
    Sot martohen diell e hane
    Shpend Sokoli djale mbi djale
    Ta marr vajzen thote bajraktar..
    Pak nga pija pak nga inercia e atmosferes se dasmes njerzit njerzit kendoni me gjithe zemer..luanin me potira , gjuheshin me fjale, dasem me te madhe skishte pare ndonjehere ai vend. Nusja e veshur me xhublete qendronte si lis me rrema.
    Dasma mbaroi...
    Pleqte e urte nuk arriten te pajtohen me Camajt.
    Me vone u sulmuan ne befasi. dogje shtepin e Sokol Dedes . por nuk u vra kush.

    Shpend Sokoli bashke me Mare shkuan ne Kosove. Zek Sadria , fali kullen e vellait te vrare ne lufte me turqit...Rri ketu e Shpend Sokoli thote ai ...te kam vella, qe Kulla qe edhe toke kena sa te dona. Kur plaku i urte i Gjakoves i hapte bujarisht porten . dhe e ftonte per te jetuar aty..larg hasmerise se krushqeve. Shpendit i shkoi nemendje amaneti e te parit Tethorit " mos ia leshoni kete vend kujt, mos u neshtroni te gjalle" Pa nga Mara ajo i rrinte afer , e djegte dashuria per te. Vendosi te rrinte ne Gjakove.
    Te nesermen kali hingelloi ne oborr, ishte kthyer ,Shpend Sokoli e kishte shitur kalin, Gjergjit te Nikajve njeqind napolona ar. Kali kishte ikur mbante mend shtepine e Zek Sadrise pasi kishte qene shpesh ne ate vend. Kur doli SHpendi u peqafua me kalin , si dy burra. Syte e medhnej te kalit lotuan . kete cast e pa Zeka e Gjakoves, o Shpend te kam dite per burre, nuk kjan burri per nje kale.
    Do shkoj te coj prap kalin tha ai...Mara iu lut me lot nder sy.mos shko. Ajo priste femijen e pare. Shpendi nuk iu bind. Kali me gjithe te zotin i humben Mares nga syte nga ajo lendine ku i percolli duke qare me denese
    Ne Camaj shkoi fjala se kali i Shpend Sokolit ishte pare duke kaluar qafen e Pejes.
    Bajraktari plak mbodhi trimat, shkojme e presim. Nuk eshte nga ata burra qe e mbajne kalin e shitur ai
    Mbi nj shteg rruge mbi gure qendronin grykat e mbushura te huitave si koka te zeza gjarperinjsh.
    Shpend Sokoli u duk ne ate qafe mali , mbi kale xhamdani i rrinte me shpatullat e gjera hapur si krahet e shqipojes se atyre bjeshkeve. mbi bres dy kobure dhe pushka e gjate mbi shalen e kalit
    Kali nguli kembet ne toke duke hingelluar. thone se kali e ndjen rrezikun qe i kanoset te zotit. Trimat e Camajve moren shenje
    Djali e pa se nuk kishte nga te shkonte. Zbriti nga kali iu largua atij pak. dhe qendroi ne kembe me gjoks nga tytat e zeza te hutave
    Ne ate cast gjithcka heshti.
    Zeri i bajraktarit theu heshtjen . ai urdheroi trimat te ulin armet.
    Ai kerceu nga shkebi si djale i ri. mbi bres i shkeqeu koburja e qendizur me serme.
    U gjend balle per balle me Shpend Sokolin
    Syte e futur thelle ne kocke te bajraktarit leshuan nje shikim shbirues djalit. A je burre thirri zeri kembues i tij. Burri erdh iu pergjigj djali''
    Atij nuk i rrahi syri qerpik . Kthehu mbrap e provokoi bajraktari djalin.
    Burrat edhe kur vdesin kthehen mbare jo mbrapsht. foli djali me ton burreror
    Nga pas shkembit trimat e bajraktarit psinin cfare do ndodhe.
    Une te vras tha plaku , edhe ti me sillesh ketyre aneve duke ditur qe me ke borxh .
    Gjynah eshte te hiqen dy trima nga ky vend bace, tha jo pa kercnim djali.
    Si eshte Mara tha me nje ze te bute prinderor plaku.
    Si yll e hane. Ndoshta pak kohe me vone djali i saj ka me dvete, ku e kam baben ..po dajen. tha djali
    Plakut i qeshi buza lehte nen musteqet e zeza, nga mencuria e djalit.
    Plaku vuri lehte doren mbi koburen e qendisur , djali nuk levizi vetem veshtroi duart pa nerva te plakut.
    Perseri gjithcka heshti. shikim qe me pare ishte e rrepte i plakut u dobesua, syte tregonin dicka tjeter nga fjalet e tij.
    Hapi krahet drejtim te djalit dhe u perqafuan si burrat.
    Shpendi kaloi Maren neper mend, sa do gezohet tha me vete...

    ( Motivuar nga ngjarje e jetuar")
    muzg i heshtur

  3. #3
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    o dre, kur vijon.... ?
    (jam kenaqur aq shume , deri ke mungesa e durimit per te pritur vazhdimin...sa dembel je o burre....(lol)
    po pres une, kam durimin e sosur ne duar te pritjes, mos u harro
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  4. #4
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    ...
    hej kam shenuar, me sa duket gjate kohes qe ti ke qene duke hedhur "vijimin"
    te flm dyfish per kenaqesine!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Tema tė Ngjashme

  1. Kristal i shkelur
    Nga Dreri nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 03-03-2003, 03:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •