nga imam Ibn Kethir
Allahu thotë:
"Dhe ata thonë:'Më i mëshirshmi ka bir'. Keni bërë një gjë të ndyrë. Prej kësaj gati u këputën qiejt dhe toka u ça dhe malet u shembën në shkatërrim. Që ata t'i përshkruajnë bir më të Mëshirshmit. Nuk i ka hije më të Mëshirshmit të marrë për vete bir. S'ka gjë në qiej e tokë veçse i vjen më të Mëshirshmit si një rob". [Merjem, 88-93]
Veprat e tyre janë të kota ndërsa po mendonin ndryshe:
"Thuaj:'A mos t'ju informojmë në lidhje me humbësit më të mëdhenj për sa u përket veprave personale? Ata, përpjekjet e të cilëve janë humbur në jetën e dunjasë ndërsa mendonin se po bënin veprat më të mira". [el-Kehf, 103-4]
"Ata që mohuan – veprat e tyre janë sikur një vegim në një fushë, në të cilën i eturi mendon se ka ujë; kur ai i afrohet nuk gjen veçse Allahun përpara vetes dhe Ai e shpërblen për veprat e tija plotësisht, meqë Allahu është i shpejtë në llogaritje". [en-Nur, 39]
Pavlefshmëria e përpjekjeve të mëdha të tyre po ashtu shpjegohet nga kaptina el-Ghashije.
"Disa fytyra atë Ditë do të jenë khashije", që do të thotë të turpëruara. Kjo qe thënë nga Katade.
Ibn Abas ka thënë:"Ata do të jenë të përulur, por kjo s'do t'u bëjë punë". Më pas Allahu thotë:
"Duke punuar, të lodhur", do të thotë që ata kanë bërë shumë punë dhe janë këputur nga lodhja në këtë, megjithatë ata do të hidhen në Zjarrin që flakëron në Ditën e Gjykimit. el-Hafidh Ebu Bekr el-Burkani rrëfeu nga Ebu Imran el-Jeuni të ketë thënë:"Umer Ibn el-Hatab kaloi pranë manastirit të një murgu dhe thirri:'O murg!' Pas çka murgu doli dhe Umeri shikoi në të dhe nisi të qante. Pastaj i qe thënë atij:'O udhëheqës i besimtarëve! Përse po qan?'. Ai u përgjigj:'Mu kujtua thënia e Allahut, të lartit e të madhërishmit, në Librin e Tij:"Duke punuar [shumë në dunja, duke adhuruar të tjerë veç Allahut], të lodhur. Ata do të hyjnë në Zjarr, Hamije" [el-Ghashije, 3]. Pra kjo më bëri të qaj'".
el-Buhari ka shënuar që Ibn Abas ka thënë se:"Duke punuar, të lodhur", ka të bëjë me të Krishterët. Është transmetuar që Ikrime dhe es-Sudi, të dy kanë thënë:"Duke punuar në jetën e dunjasë, të dëgjueshëm, dhe lodhja në Zjarr nga tortura dhe mallkimi". Ibn Abas, el-Hasan, dhe Katade, të gjithë kanë thënë:
"Ata do të hyjnë në Zjarr, Hamije", që do të thotë i nxehtë me nxehtësi të madhe.
Krijoni Kontakt