Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 23 prej 23
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Mirėsia ndaj bashkėshortes

    Hutbe xhumaje nė mesxhid-ul-haram nga Muhamed es-Subejl




    Lavdi Allahut, Zotit tė botėve. Paqja dhe mėshira qofshin mbi tė dėrguarin, mbi familjen e tij dhe mbi shoqėruesit e tij.



    Vėllezėr muslimanė, kini frikė Allahun ashtu siē duhet pasur frikė Atė dhe mos vdisni, pėrveē si muslimanė. Allahu i lartėsuar ka thėnė:



    » Kini frikė Allahun, nėpėrmjet tė cilit kėrkoni [tė drejtat tuaja], dhe mos ndėrprisni lidhjet familjare. Vėrtet, Allahu ėshtė mbikėqyrėsi juaj i pėrhershėm « [en-Nisa, 1]



    Vėllezėr nė fe, Allahu na rikujton pėr bekimet e Tij dhe na i shpjegon shenjat e Tij, tė cilat tregojnė favoret dhe mirėsinė e Tij. Ai ka thėnė:



    » Ndėr shenjat e Tij ėshtė edhe fakti qė ai ka krijuar pėr ju gra nga veta juaj, qė tė preheni tek ato, dhe mes jush vendosi dhembshuri dhe mėshirė. Vėrtet, nė kėtė ka shenja pėr njerėzit qė mendojnė « [er-Rum, 21]



    Nė kėtė ajet, Allahu na e tėrheq vėmendjen pėr njė bekim tė madh, tė cilin na e ka dhuruar. Ky bekim ėshtė marrėdhėnia mes burrit dhe gruas, me anė tė cilit ėshtė larguar izolimi, ėshtė arritur lumturia dhe rehatia nė jetėn e kėsaj bote. Prandaj, njeriu duhet ta ruaj kėtė bekim e tė mos bėhet kjo shkak pėr shkatėrrimin e tij.



    Muslimanė tė dashur, Allahu i ka krijuar robėrit e vet me aftėsi tė ndryshme pėr tė zotėruar me ēėshtjet e jetės sė tyre, qė tė arrijnė lumturinė nė kėtė jetė dhe nė jetėn e pėrtejme. Pėr shkak tė kėtij ndryshimi, Ai i bėri disa robėr udhėheqės ndėrsa tė tjerėt tė nėnshtruar.



    Ai ka zgjedhur pėr ta udhėheqės qė drejtojnė punėt e tyre. Ai e ka bėrė burrin drejtues tė shtėpisė, kurse gruan kujdestare tė shtėpisė sė burrit. Sepse shtėpia ėshtė shtylla e jetės, baza e lumturisė, rehatia e stabiliteti i saj. Shtėpia s'mund tė qėndrojė, pėrveē nėse burri kryen detyrat e tij, pėrkujdeset pėr familjen dhe i trajton ata butėsisht. E njėjta gjė vlen dhe pėr gruan.



    Gruaja muslimane duhet t'i kryejė detyrat e saj ndaj burrit dhe fėmijėve, sepse shtėpia ėshtė shkolla e parė e jetės dhe baza e mirėsjelljes pėr fėmijėt. Ajo duhet t'u sigurojė atyre njė edukim tė shėndoshė islamik, i cili do tė ēojė nė njė jetė tė mirė nė kėtė botė dhe nė jetėn e pėrtejme.



    Vėllezėr nė Islam, njė fatkeqėsi e madhe qė ka goditur shumė njerėz kėtyre ditėve, ėshtė mospėrfillja e ēėshtjes sė shkurorėzimit. Disa burra prishin martesėn me nguti pėr arsyen mė tė vogėl dhe harrojnė ēdo tė mirė qė ajo i ka bėrė atij, duke u sjell padrejtėsisht me tė dhe me fėmijėt e saj. Nė fund, ai pendohet dhe vuan pėr shkak tė kėtij veprimi. Shkaku i kėtij akti tė paarsyeshėm ėshtė hidhėrimi i shpejtė, tundimi dhe sjellja e keqe. Ky veprim e shkatėrron shtėpinė dhe bėn rrėmujė nė familje.



    Burri duhet ta kontrollojė vetveten dhe tė mos e lė bashkėshorten ta tėrbojė. Kurdo qė ai tė ndjehet i irrituar, duhet ta ndėrrojė pozitėn, siē ka instruktuar i dėrguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam], si ndryshimi i pozitės nga qėndrimi nė kėmbė nė ulje, apo nga ulja nė shtrirje, apo ta dalė nga shtėpia, derisa t'i largohet hidhėrimi dhe tė vijė nė vete. Ai, po ashtu, duhet ta kujtojė instruksionin e pejgamberit:



    "Ju kėshilloj ta ruani gruan, se ato janė krijuar nga brinja, dhe pjesa mė e pėrdredhur e brinjės ėshtė pjesa e epėrme. Nėse pėrpiqesh ta drejtosh atė, do tė thyhet; nėse e lė, do tė mbetet e pėrdredhur. Pra, ruajeni gruan".



    Ai [salallahu alejhi ue selam], po ashtu, ka thėnė:



    "Asnjė besimtar tė mos e urrejė njė besimtare. Nėse sheh nė tė diēka qė nuk e pėlqen, do tė gjejė diēka tjetėr qė i pėlqen".



    Direktiva pejgamberike ėshtė bazė pėr marrėdhėnie tė mira mes burrit dhe gruas. Burri duhet tė vėrejė sjelljet/cilėsitė e lavdėrueshme tė bashkėshortes dhe t'i krahasojė ato me sjelljet e saja qė nuk i pėlqen. Sepse, kur burri ta bėjė kėtė, nuk do t'i vejė re gabimet e saj, pėr shkak tė mirėsjelljes mbizotėruese tek ajo.



    Njeriu i urtė duhet tė dijė se arritja e pėrsosurisė ėshtė pamundshme. Nėse ai shikon nė vetveten, do tė gjejė mė shumė mangėsi sesa qė sheh nė bashkėshorten e vet. S'ka mundėsi t'u bėhet shmangje mospajtimeve me bashkėshorten, me ndonjė tė afėrm apo mė shokėt. Le t'i kujtojė fjalėt e Allahut tė madhėruar:



    » Jetoni me to njė jetė tė ndershme. Nėse nuk pėlqeni diēka tek ato, mund tė ndodhė qė tė mos e pėlqeni njė gjė, por Allahu, nėpėrmjet saj, mund tė sjell mjaft tė mira « [en-Nisa, 19]



    Vėllezėr muslimanė, njė person me mendje tė shėndoshė, me natyrė tė pastėr dhe me vetėdije tė paanshme nuk do t'ia mohojė njė gruaje tė drejtat e saja apo tė tregohet i padrejtė ndaj njė gruaje e cila ėshtė sjellė nga larg pėr tė dhe i ėshtė bashkuar me njė lidhje martesore, ku secili prej tyre ka gjetur prehje nė tjetrin, siē ka thėnė Allahu:



    » Ndėr shenjat e Tij ėshtė edhe fakti qė ai ka krijuar pėr ju gra nga veta juaj, qė tė preheni tek ato, dhe mes jush vendosi dhembshuri dhe mėshirė «



    Pavarėsisht nga kjo dashuri dhe mėshirė qė burri dhe gruaja gjejnė tek njėri-tjetri, gruaja ende duhet tė jetė e dėgjueshme ndaj burrit, tė kujdeset pėr shtėpinė e tij dhe ta bėjė atė tė gėzuar. Pas tėrė kėsaj, a mundet njė njeri i arsyeshėm ta lėndojė kėtė grua, ta bezdisė, ta poshtėrojė, t'i bėjė padrejtėsi, ta rrahė e ta shkurorėzojė?



    O grua qė Allahu tė ka bekuar me nder, me respekt dhe me dėlirėsi, dhe tė ka bėrė edukatore dhe kujdestare tė familjes, mbahu fort pėr kėtė bekim duke pėrmirėsuar mirėsjelljen tėnde dhe duke bashkėvepruar me bashkėshortin tėnd nė mėnyrėn mė tė mirė, se tė drejtat e bashkėshortit janė tė mėdha. Prit shpėrblim nga Allahu pėr dėgjueshmėrinė tėnde ndaj bashkėshortit, pėr shėrbimin tėnd ndaj tij, pėr qėndrueshmėrinė tėnde dhe pėr mosvėnien re tė gjėrave qė nuk bien ndesh me fenė apo me standardin e mirėsjelljes. Zmbrapsi dyshimet e liga, akuzimet e ēmendura dhe shprehjet lėnduese. Mėso nga problemet bashkėshortore tė tė tjerėve, nga ndarjet dhe nga rrėmujat qė kanė shkaktuar kėto probleme.



    O ju bashkėshortė e bashkėshorte, tė gjithė ju duhet tė silleni mirė ndaj njėri-tjetrit. Le tė mbartė me durim secili prej jush atė ēfarė bėn shoqėruesi/ja. Kujtoni qė secili prej jush ka borxh obligime ndaj bashkėshortit/es, siē ka thėnė Allahu:



    » Dhe ato [gratė] kanė tė drejta [sa i pėrket harxhimeve pėr jetesė nga ana e burrit] tė ngjashme me ato tė burrave aq sa ėshtė e arsyeshme. Por, burrat kanė njė shkallė [pėrgjegjėsie] mė shumė se ato « [el-Bekare, 228]



    Muslimanė tė dashur, kini frikė Allahun dhe kryeni detyrat ndaj Tij. Mbrojeni veten me durim dhe me pėrmbajtje. Kaloni disa gjėra qė bėni, sepse pėrsosuria ėshtė e paarritshme, kurse falja e gabimeve tė tė tjerėve ėshtė ndėr cilėsitė mė bujare. Ta dini se Allahu u jep epėrsi disa periudhave kohore ndaj tė tjerave dhe i nderon disa muaj, ditė e net mė shumė sesa tė tjerėt, me qėllim qė robėrit e Tij besimtarė tė bėjnė punė tė mira nė to. Ndėr kėto kohėra ėshtė muaji ramazan, tė cilin Allahu e ka bekuar dhe e ka bėrė njė periudhė madhėshtore tė bekimeve dhe faljes, dhe ngritjes sė gradave tė robėrve besnikė tė Tij. Ky muaj tash ka mbėrritur, prandaj duhet ta pranoni atė gėzueshėm.



    » Le tė gėzohen nė tė. Kjo ėshtė mė mirė sesa ajo [pasuria] ēfarė kanė grumbulluar ata « [Junus, 58]



    Muaji ramazan ka njė natė qė ėshtė mė e mirė se njėmijė muaj. Allahu e ka bėrė obligim agjėrimin e kėtij muaji dhe e ka bėrė namazin nė netėt e tij detyrė tė dorės sė dytė. Kushdo qė ofron ushqim pėr njė agjėrues musliman, do tė ketė falje mėkatesh, do tė lirohet nga zjarri dhe do tė ketė shpėrblimin e njėjtė si tė agjėruesit musliman, pa shkaktuar ndonjė zbritje nė shpėrblimin e kėtij tė fundit. Ai qė e ushqen njė agjėrues musliman gjatė ramazanit, do tė pijė nga Pellgu i pejgamberit dhe s'do ta ndjejė mė etjen, derisa tė hyjė nė xhenet. Allahu ka thėnė:



    » Muaji ramazan nė tė cilin u zbrit Kur'ani, udhėzim pėr njerėzimin, dėshmi e qartė dhe kriter [mes tė gabuarės dhe tė saktės]. Pra, kushdo prej jush qė sheh [hėnėn e re nė natėn e parė] muajin, duhet ta agjėrojė atė; kushdo qė ėshtė i sėmurė apo nė udhėtim, numėr tė njėjtė ditėsh [qė nuk i ka agjėruar] nga ditėt tjera. Allahu dėshiron t'jua lehtėsojė, nuk dėshiron t'jua vėshtirėsojė. [Ai do qė] tė plotėsoni numrin e ditėve. Madhėroni Allahun qė ju ka udhėzuar, me qėllim qė tė jeni falėnderues ndaj Tij « [el-Bekare, 185]

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Durimi me gratė dhe pėrulėsia nė shtėpi

    Shejh Dr. Muhamed Musa Aal Nasr
    Marrė nga “Pejgamberi nė shtėpi”, faqe 28-31




    - Durimi ndaj dėmit qė vjen nga gratė



    Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] mbartte me durim lėndimet nga gratė e tij. Nganjėherė, gratė e tij e bėnin atė tė zmbrapsej nga ndonjė ēėshtje, siē e kanė pėrmendur dijetarėt. Dhe nė hadith:



    "Gruaja ėshtė krijuar nga brinja dhe pjesa mė e kthyer e brinjės ėshtė pjesa e epėrme e saj. Nėse mundohesh ta drejtosh, do ta thyesh, kėshtu qė ju urdhėroj tė keni kujdes ndaj gruas".1



    Pra, gruaja ėshtė e krijuar e tillė – ka shtrembėrime, tė mira e tė kėqija. Ty, o musliman, o rob i Allahut, tė takon tė jetosh dhe tė jesh i mirė ndaj saj. Nėse do njė grua me cilėsi tė pėrsosura, kurrė s'do ta gjesh. Dhe sa e paarritshme ėshtė kjo! I Dėrguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] ka thėnė:



    "Asnjė besimtar tė mos e urrejė njė besimtare. Nėse urren ndonjė cilėsi tė saj, do tė gjejė kėnaqėsi nė njė tjetėr cilėsi".2



    Ai [salallahu alejhi ue selam], madje, ishte i duruar me gratė e tij, kur ato erdhėn tė kėrkonin para prej tij pėr tė harxhuar ndėrsa ai kishte hequr dorė prej tyre pėr njė muaj, pra, ai nuk flinte me to. Allahu pastaj shpalli:



    « O pejgamber, thuaju grave tua:'Nėse e doni jetėn e kėsaj bote dhe zbukurimet e saj, ejani, unė do t'ju furnizojė dhe do t'ju lėshojė me zemėrbardhėsi. Por, nėse e doni Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij si edhe shtėpinė e jetės sė pėrtejme, atėherė, vėrtet, Allah ka pėrgatitur pėr bamirėsit mes jush njė shpėrblim tė madh »3



    Kjo u qe drejtuar grave tė pejgamberit [salallahu alejhi ue selam].



    Njė ditė prej ditėsh, Usama bin Zejd – tė cilin e donte pejgamberi – u gremis te dera dhe e lėndoi fytyrėn. Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] i tha Ajshes:"Largoje dėmin prej tij [dmth gjakun]". Mirėpo, ajo ndjeu neveri dhe nuk e pėlqeu tė lante fytyrėn e tij apo t'ia fshinte atė prej fytyre. "Kėshtu, ai [salallahu alejhi ue selam] nisi tė thithte gjakun prej tij dhe t'ia hiqte prej fytyrės" – dmth ai u pėrkujdes vetė pėr kėtė. Ai nuk e goditi Ajshen, nuk e mallkoi e as nuk e qortoi, por u pėrkujdes vetė pėr kėtė punė dhe tha:"Po tė ishte Usama vajzė, do ta zbukuroja e do ta vishja dhe do ta martoja".4



    Ky ka qenė karakteri i pejgamberit [salallahu alejhi ue selam]. Sot, nėse njė burrė kėrkon njė gotė ujė dhe ajo ia vonon atė, ai e pėrmbys tėrė shtėpinė. Person i tillė nuk dėshiron tė bezdiset me asnjė punė shtėpie.



    --------------------------------------------------------------------------------
    1. el-Buhari [4787, 4786].
    2. Muslim [2/1091, 1469], Ahmed [2/329] dhe tė tjerėt.
    3. el-Ahzab, 28-29. Dhe hadithi gjendet nė el-Buhari [4/1796, 4507-8, Muslim [2/1103, 1475].
    4. Ibn Maxheh [1/635, 1976]. El-Busijrij ka thėnė se isnadi i tij ėshtė sahi, nėse el-Behij e ka dėgjuar atė nga Ajsha. Ahmed [6/139, 22] dhe tė tjerėt.

    --------------------------------------------------------------------------------


    - Pėrulėsia e pejgamberit [salallahu alejhi ue selam] nė shtėpinė e tij me familjen e tij



    Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] hante atė qė mund tė gjendej nė shtėpinė e tij. A nuk shohim sot shumė burra tė rrahin e mallkojnė gratė e tyre pėr shkak se gatimi i tyre s'ėshtė i cilėsisė sė duhur apo se e vonojnė atė? Madje, mė ka mbėrri qė disa burra nganjėherė marrin tenxheren e valė dhe e zbrazin mbi kokėn e gruas!! Sa tė shtypura janė gratė qė jetojnė me burra tė kėtillė! Dhe, nganjėherė, ndodh qė ai tė shpėrndajė ushqimin gjithandej shtėpisė vetėm sepse nuk i pėlqen. A ėshtė kjo njė sjellje muslimani?! Pasha Allahu, jo!



    Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] hynte nė shtėpi dhe thoshte:"A kemi ushqim?", dhe merrte pėrgjigjen:"Jo, nuk kemi", pas ēka ai thoshte:"O Allah, po agjėroj".5 Dhe "Ai, madje, nuk gjente as hurme tė cilėsisė sė ulėt pėr ta kėnaqur barkun e tij".6



    Dhe Ajsha ka thėnė:"Njė hėnė e re, pastaj njė hėnė e re dhe pastaj njė hėnė e re kalonte dhe zjarri nuk ndizej [pėr zierje] nė shtėpinė e tė Dėrguarit tė Allahut". U tha:"Me ēka ushqeheshit, oj teze?" Ajo tha:"Me dy gjėrat e zeza: hurma dhe ujė".7



    Ai hante nga ajo ēfarė kishte dhe nuk bezdisej pėr atė qė s'kishte, dhe ai kėnaqej me atė ēfarė kishte nė dispozicion.



    Dhe nuk dihet pėr tė [salallahu alejhi ue selam] t'i ketė "bėrė naze ushqimit ndonjėherė. Nėse i pėlqente, e hante; nėse s'i pėlqente, nuk e hante".8 Ai pa njė grup teksa hanin njė hardhucė, u ul me ta dhe e hėngri. Dhe, nė njė rast tjetėr, ai pa njė grup njerėzish teksa hanin hardhucė, u ul me ta dhe ajo iu ofrua, por ai nuk e hėngri e as nuk e ndaloi ngrėnien e saj.9



    --------------------------------------------------------------------------------
    5. Muslim [1950-1]. En-Nisai [2289] dhe tė tjerėt.
    6. Muslim [4/2284-5, 2977-8]. Et-Tirmidhi [4/506, 2372] dhe tė tjerėt.
    7. el-Buhari [2379].
    8. el-Buhari [3/1306, 3370]. Muslim [3/1632, 2064].
    9. el-Buhari [5/2105, 1944].

    --------------------------------------------------------------------------------

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Cilėsitė dalluese tė gruas Selefije

    Autor: Shejkh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (Allahu e mėshiroftė)
    Burimi original: “Fetva rreth Gruas Muslimane” fq. 20



    Pyetje: Kush janė cilėsitė dalluese tė gruas Selefije?

    Pėrgjigje: Kjo kėrkon njė pėrgjigje tė gjerė e tė gjatė. Ne do tė cekim atė qė do na i bėjė tė lehtė Allahu Subhanehu ue Te’ala.

    Ėshtė cilėsia themelore e gruas Muslimane tė kapurit fort pas Librit tė Allahut Subhanehu ue Te’ala dhe pas Sunetit tė tė Dėrguarit tė Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue alihi ue sel-lem) aq sa tė ketė mundėsi, sipas kuptimit tė Selefus-Salih (tė Parėt tanė tė Mirė). Gjithashtu, ėshtė mirė qė ajo tė bashkėveprojė me Muslimanėt nė njė mėnyrė tė mirė... e poashtu edhe me mosbesimtarėt. Allahu Subhanehu ue Te’ala thotė nė Librin e Tij:

    وَقُولُوا لِلنَّاسِ حُسْنًا

    “...t’u thoni fjalė tė mira njerėzve (duke i urdhėruar pėr mirė dhe duke i ndaluar nga e keqja, si dhe duke u thėnė tė vėrtetėn pėr Muhamedin).” [el-Bekare, 83]

    إِنَّ اللَّهَ يَأْمُرُكُمْ أَنْ تُؤَدُّوا الأمَانَاتِ إِلَى أَهْلِهَا

    “Allahu ju urdhėron qė amanetet t’jua ktheni atyre qė u pėrkasin.” [en-Nisa, 58]

    وَإِذَا قُلْتُمْ فَاعْدِلُوا

    “Dhe kur tė flisni, thoni tė vėrtetėn.” [el-En’am, 152]

    Dhe Allahu Subhanehu ue Te’ala thotė:

    يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُونُوا قَوَّامِينَ بِالْقِسْطِ شُهَدَاءَ لِلَّهِ وَلَوْ عَلَى أَنْفُسِكُمْ

    “O besimtarė! Bėhuni zbatues tė palėkundur tė drejtėsisė, duke dėshmuar nė emėr tė Allahut, qoftė edhe kundėr jush...” [en-Nisa, 135]

    Ajo e ka obligim qė t’i pėrmbahet veshjes Islame dhe tė qėndrojė larg atyre veshjeve qė e pėrngjasojnė me armiqtė e Islamit.

    Imam Ahmedi ka transmetuar nė Musnedin e tij nėn autoritetin e ‘Abdullah Ibn ‘Umerit (radij-Allahu ‘anhu) se ai ka thėnė: I Dėrguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thėnė: “Ai qė i pėrngjason njė populli ėshtė prej tyre.”

    Dhe Zoti i Lartėsuar ka thėnė nė lidhje me ēėshtjen e veshjes dhe rrobave:

    يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ قُلْ لأزْوَاجِكَ وَبَنَاتِكَ وَنِسَاءِ الْمُؤْمِنِينَ يُدْنِينَ عَلَيْهِنَّ مِنْ جَلابِيبِهِنَّ ذَلِكَ أَدْنَى أَنْ يُعْرَفْنَ فَلا يُؤْذَيْنَ وَكَانَ اللَّهُ غَفُورًا رَحِيمًا (٥٩)

    “O Pejgamber, thuaju grave dhe vajzave tė tua, si dhe grave tė besimtarėve, qė tė lėshojnė mbulesėn e tyre (tė kokės) pėrreth trupit. Kjo ėshtė mėnyra mė e pėrshtatshme qė ato tė njihen (si gra tė ndershme) e tė mos ngacmohen nga tė tjerėt. Me tė vėrtetė, Allahu ėshtė Falės dhe Mėshirėplotė.” [el-Ahzab, 59]

    Imam Tirmidhiu ka transmetuar nė Xhamiun e tij hadithin e ‘Abdullah Ibn Mes’udit (radij-Allahu ‘anhu) nė tė cilin ai ka thėnė: I Dėrguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue alihi ue sel-lem) ka thėnė: “Gruaja ėshtė diēka e cila duhet tė mbulohet, sepse nėse ajo del nga shtėpia e saj Shejtani e ngre atė (qė ta shohin njerėzit).”

    Ne e kėshillojmė atė qė tė sillet mirė me burrin e saj nėse ajo kėrkon njė jetė tė lumtur, sepse me tė vėrtetė Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue alihi ue sel-lem) ka thėnė: “Nėse njė burrė e thėrret gruan e tij nė shtrat dhe ajo refuzon, melaiket e mallkojnė atė.” [2]

    Kurse nė Sahihun e Muslimit qėndron: “...dhe ata qė janė nė qiej janė tė zemėruar me tė.” [3]

    Gjithashtu, ajo duhet tė kujdeset pėr fėmijėt e saj sipas normave Islame, pasi ėshtė transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi nė Sahihėt e tyre nga hadithi i Ibn ‘Umerit (radij-Allahu ‘anhu) ku ai ka thėnė: I Dėrguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue alihi ue sel-lem) ka thėnė: “Tė gjithė ju jeni barinj dhe secili prej jush ėshtė pėrgjegjės pėr kopenė e tij, kurse gruaja ėshtė bareshė nė shtėpinė e burrit tė saj dhe ėshtė pėrgjegjėse pėr kopenė e saj.” [4]

    Gjithashtu, ka ardhur nė dy Sahihėt nga hadithi i Mu’kal Ibn Jasir (radij-Allahu ‘anhu) i cili ka thėnė: I Dėrguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue alihi ue sel-lem) ka thėnė: “Ēdo burrė tė cilit Allahu i ka dhėnė sundim mbi disa njerėz dhe ai nuk kujdeset pėr ata me ndershmėri, ai kurrė nuk ka pėr tė nuhatur aromėn e Xhenetit.” [5]

    Ajo nuk duhet tė merret me da’uet pėrpara edukimit tė fėmijėve tė saj, sepse ėshtė e domosdoshme qė ajo tė jetė e kėnaqur me gjykimin e Allahut pėr dallueshmėrinė e burrit mbi gruan. Allahu Subhanehu ue Te’ala thotė:

    وَلا تَتَمَنَّوْا مَا فَضَّلَ اللَّهُ بِهِ بَعْضَكُمْ عَلَى بَعْضٍ لِلرِّجَالِ نَصِيبٌ مِمَّا اكْتَسَبُوا وَلِلنِّسَاءِ نَصِيبٌ مِمَّا اكْتَسَبْنَ وَاسْأَلُوا اللَّهَ مِنْ فَضْلِهِ إِنَّ اللَّهَ كَانَ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمًا (٣٢)

    “Mos i lakmoni ato gjėra, me anė tė tė cilave Allahu i ka bėrė disa nga ju tė dallohen mbi tė tjerėt: meshkujt do tė kenė pjesė prej asaj qė kanė punuar e po ashtu edhe femrat do tė kenė pjesė prej asaj qė kanė punuar. Kėrkoni prej Allahut nga mirėsitė e Tij. Vėrtet, Allahu ėshtė i Dijshėm pėr ēdo gjė.” [en-Nisa, 32]

    Dhe Ai thotė:

    الرِّجَالُ قَوَّامُونَ عَلَى النِّسَاءِ بِمَا فَضَّلَ اللَّهُ بَعْضَهُمْ عَلَى بَعْضٍ وَبِمَا أَنْفَقُوا مِنْ أَمْوَالِهِمْ

    “Meshkujt kanė autoritet mbi gratė, meqė Allahu u ka dhėnė disa cilėsi mbi ato dhe, meqė ata shpenzojnė pėr mbajtjen e tyre.” [en-Nisa, 34]

    Dhe nė dy Sahihėt ėshtė transmetuar se Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue alihi ue sel-lem) ka thėnė: “Unė ju urdhėroj qė tė silleni mirė me gratė tuaja, ngase ato janė krijuar nga brinja dhe pjesa mė e lakuar e brinjės ėshtė pjesa e sipėrme e saj; nėse do pėrpiqeni ta drejtoni atė keni pėr ta thyer dhe nėse e lini, ajo do tė mbetet e lakuar.” [6]

    Duhet qė gruaja tė tregohet e duruar me caktimin e Allahut qė i ka dhėnė burrit epėrsi mbi atė dhe se kjo nuk do tė thotė qė ai e ka tė nėnshtruar atė. I Dėrguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue alihi ue sel-lem) ka thėnė, siē gjendet nė pėrmbledhjen e Imam Tirmidhiut: “Unė ju urdhėroj qė tė silleni mirė me gratė tuaja, sepse ato janė robėresha pėr tė cilat ju keni pėrgjegjėsi. Ju nuk keni pushtet tjetėr mbi to pėrveē se nė kėtė aspekt. Ju keni njė tė drejtė mbi gratė tuaja dhe gratė tuaja kanė njė tė drejtė mbi ju. E drejta juaj mbi gratė ėshtė qė ato tė mos lejojnė askėnd qė tė afrohet nė shtratet tuaja duke ju hidhėruar juve dhe qė tė mos lejojnė askėnd qė ju e urreni tė hyjė nė shtėpitė tuaj. Dhe e drejta e tyre mbi ju ėshtė qė ju tė silleni mirė me to duke i furnizuar me veshmbathje dhe ushqim.” [7]

    Nė Sunene dhe nė Musnedin e Imam Ahmedit, nga hadithi i Mu’auije Ibn Hejde, (transmetohet) se njė burrė tha: “O i Dėrguari i Allahut! Ēfarė tė drejte ka gruaja mbi burrin e saj?” Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue alihi ue sel-lem) tha: “Qė ai ta ushqejė atė kur ushqehet vetė, ta veshė kur vishet vetė, tė mos e godasė nė fytyrė dhe tė mos e shajė atė si e shpifur dhe as tė mos e ofendojė, pėrveē kur ėshtė nė shtėpi.”

    E si kuptohet kjo, Allahu ju bekoftė?

    Ėshtė e domosdoshme qė tė bashkėpunohet me njėri-tjetrin nė mirėsi. Burri punon me gruan e tij nė njė mėnyrė Islamike, e ndihmon atė nė kėrkimin e dijes dhe e mbėshtet nė da’uen e saj pėr tek Allahu. Edhe gruaja punon me burrin e saj nė njė mėnyrė Islamike, e ndihmon atė nė kėrkimin e dijes, e mbėshtet nė da’uen e tij pėr tek Allahu dhe nė mirėmbajtjen e shtėpisė.

    Vėrtet, Allahu Subhanehu ue Te’ala thotė:

    وَتَعَاوَنُوا عَلَى الْبِرِّ وَالتَّقْوَى وَلا تَعَاوَنُوا عَلَى الإثْمِ وَالْعُدْوَانِ

    “Ndihmojeni njėri-tjetrin nė punė tė mira dhe nė tė ruajturit nga tė kėqijat dhe jo nė gjynahe dhe shkelje tė kufijve!” [el-Ma’ide, 2]

    Dhe Allahu e di mė sė miri.



    Fundnota:
    [1] Ky hadith ėshtė transmetuar nga Tirmidhiu dhe gjendet nė el-Xhami’us-Sahih tė Shejkh Mukbilit. Shejkhul-Albani ka deklaruar se ai ėshtė sahih nė Sahih et-Tirmidhi.
    [2] Transmetuar nga Bukhari (n. 5193) dhe Muslimi (n. 122/1436).
    [3] Transmetuar nga Muslimi (121/1436).
    [4] Transmetuar nga Bukhari (n. 5200) dhe Muslimi (n. 2829).
    [5] Transmetuar nga Bukhari (n. 7152) dhe Muslimi (n. 146)
    [6] Transmetuar nga Bukhari (n. 5182, 3331) dhe Muslimi (n. 1468)
    [7] Transmetuar nga Tirmidhiu (n. 1423), Ibn Maxheh (n. 1101) dhe Shejkhul-Albani, Allahu e mėshiroftė, e ka deklaruar hasen.





    Pėrktheu Alban Malaj

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  2. Kishat, Famullite dhe Misionet... ne Shqiperi, Kosove etj.
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 18:11
  3. Kishat dhe Misionet e Veprimit Katolik ne Shqiperi
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 16:50
  4. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  5. Cfare na kujton viti 1492?
    Nga INDRITI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2004, 18:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •