Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 23
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Kėshillė pėr motrat muslimane

    shkoqitur nga njė ligjeratė e mbajtur nga
    Umm Abdillah el-Uedijeh, e bija e Shejh Mukbil Ibn Hadi [Allahu e mėshiroftė]





    “O motra, ne duhet tė jemi tė mėshirshėm ndaj vetvetes. Shpėtojeni veten tuaj nga Zjarri. Nuk ka rrugėdalje pėr askė nga kjo fitne nė tė cilėn gjendemi tash, pėrveē nė tė mbajturit pėr atė me tė cilėn erdhi Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam].”



    Hadithi i Ebu Nexhih el-Irbad Ibn Serijeh [Allahu qoftė i kėnaqur me tė]: Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] na kėshilloi me njė fjalim emocional, gjė qė i bėri zemrat tona tė dridhen dhe sytė tė derdhin lotė. Dhe ne thamė, O i Dėrguar i Allahut, sikur ky tė jetė fjalimi yt i fundit. [Ebu Daud, dhe tė tjerėt e kanė shpallur sahi]



    “Nuk ka rrugėdalje pėr ndokėnd pėrveē nė mbajtjen pėr Sunetin e Pejgamberit [salallahu alejhi ue selam] me tė cilėn erdhi. Kjo mbajtje kėrkon nėnshtrim, njė nėnshtrim tė plotė. Pėr ne si besimtarė, kjo ėshtė e domosdoshme. Ne duhet tė themi lidhur me ēdo urdhėr tė Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij: “Semi’na ue eta’na” [dėgjojmė dhe bindemi], e jo sikurse thanė Ēifutėt: “Dėgjuam dhe kundėrshtojmė.” S’ėshtė me vend pėr njė besimtar e as pėr njė besimtare qė, kur Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] tė bjerė ndonjė vendim, ata tė bėjnė zgjedhje tjetėr pas [vendimit tė] Pejgamberit.”



    “O motra, e vėrteta ėshtė shumė e rėndė, ndėrsa pavėrtetėsia ėshtė e lehtė [pėr t’u pranuar]. Ajo ėshtė shumė e rėndė, pėrveē pėr ata tė cilėve Allahu ua ka bėrė tė lehtė dhe i udhėzoi nė tė.”



    Hadith: Xheneti ėshtė i rrethuar me gjėra tė papėlqyeshme, kurse Zjarri ėshtė i rrethuar me dėshira.



    “O motra, ne duhet qė tė mėsohemi me nėnshtrimin ndaj Allahut.” Umm Abdillah [Allahu e ruajt] e pėrmendi njė poemė:



    “Nefsi [uni] vazhdimisht do tė jetė i mangėt nėse ju e bėni shprehi kėtė. E nėse ju e kontrolloni dhe e kufizoni veten, edhe nefsi i juaj do tė mėsohet me kėtė.”



    “Mos i thuani ‘pse’ urdhėrit tė Allahut.” Umm Abdillah [Allahu e ruajt] e mori pėr shembull namazin. Ajo tha, “Faluni dhe mėsohuni me kėtė. Ne jemi urdhėruar tė agjėrojmė, andaj ju duhet tė agjėroni, tė bėni Haxh dhe Umreh. Ai te’ala i ka bėrė disa gjėra tė caktuara obligim pėr burrin dhe ne nuk themi: pse?”



    “O motra, neve na takon qė tė kemi kujdes nė tė folur, posaēėrisht pasi qė Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] na tregoi pėrse gratė janė shumicė nė zjarrin e Xhehenemit. Ju duhet tė jini mė tė kujdesshme se mashkujt. Gratė mallkojnė sė tepėrmi dhe ankohen shumė. Nuk ėshtė shprehi e mirė qė t’u ankohemi motrave tjera – ruajeni gjuhėn tuaj!”



    Gibet: Kjo ėshtė tė flasėsh diēka pas shpinės sė vėllait tėnd. Tė flasėsh atė qė ai s’do tė dėshironte tė flitej, edhe nėse ėshtė e vėrtetė, e nėse ėshtė e vėrtetė, atėherė ju e kini pėrgojuar atė.



    “Kur gruaja besimtare e lėshon shtėpinė e saj, ajo duhet tė ketė Hixhab dhe tė del ashtu si i ka hije.”



    Allahu te’ala ka thėnė:



    “Qėndroni nė shtėpitė tuaja e mos u ekspozoni si nė kohėt e injorancės, dhe faleni namazin, jepeni zekatin dhe bindjuni Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij. Allahu dėshiron qė vetėm t'i menjanojė er-Rixhs [veprat e kėqija, etj] nga ju, O anėtarėt e familjes [sė Pejgambeit], dhe t’ju pastrojė me njė pastrim tė plotė.” [33/33]



    “Allahu e ka bėrė obligim qė ne tė ruajmė veshėt tanė, t’i shmangemi dėgjimit tė kėngėve, gibetit, etj. Allahu na ka krijuar qė t’i bėjmė ibadet Atij, kurse dunjaja ėshtė e pėrkohshme dhe atraktive. Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] na paralajmėroi kundėr tė nėnshtruarit dunjasė.”



    “Ai, preokupimi i tė cilit ėshtė dunjaja, Allahu do tė shpėrhapė prej tij, dhe kjo mund tė jetė prej familjes sė tij, parave tė tij, etj. Ai do tė shehė vetėm varfėri. Njeriu s’do tė mund tė arrijė gjė tjetėr pos asaj qė ėshtė shkruar pėr tė. Kushdo qė pėrqendrohet nė Ahiret, tė gjitha nevojat e tija do t’i mundėsohen dhe do t’i lehtėsohen. Zemra besimtare ėshtė e pasur, edhe nėse besimtari ėshtė i varfėr. Dunjaja do tė tė vijė ty, ajo do tė jetė e detyruar nė kėtė.”



    Hadith Kudsi: Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka thėnė se Allahu i madhėruar ka thėnė: “O fėmijėt e Ademit [alejhis selam], nėse ju ngarendni pėr nė adhurim, Unė do t’jua mbush zemrat tuaja me rizk [furnizim]. Mos shpėrfillni [kini kujdes!], se nėse shpėrfillni, Unė do t’jua mbush duart tuaja me varfėri dhe gjėra qė do t’ju mbajnė tė zėnė.”



    “Allahu i ka dėnuar njerėzit qė janė tė preokupuar sė tepėrmi mė dunja. Kini kujdes, dhe ruajuni nga tė nėnshtruarit dunjasė. Uluni vetėm me es-Salihat [gratė e devotshme], ngase kjo ka ndikim tė madh; Kthehuni nė nėnshtrim ndaj Allahut, kėshtu qė tė jini nga Ehlul Xheneh [banorėt e xhenetit]; Pėrmbajuni Librit [Kur’anit]; Kėrkoni dituri mbi ligjin Islam; Pėrpiquni ta kuptoni Librin e Allahut, ngaqė kjo ėshtė mėnyra mė e mirė pėr t’iu afruar Atij. Jini tė etur dhe tė zellshėm nė kėrkimin e diturisė. Kini kujdes, mos bėni ndonjė vepėr gjersa ta dini se a ėshtė ajo hallall apo haram. Mos nxitoni nė tė derisa ta dini kėtė.”

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Disa udhėzime Kur'anore nė lidhje me bamirėsinė ndaj gruas

    Autor: Abdurrezak Bedėr





    Kush mediton mbi librin e Zotit, tė cilin e ka zbritur All-llahu pėr robėrit e tij, si udhėzim dhe mėshirė, dritė dhe shkėlqim, kujtim pėr ata qė kujtojnė, do tė gjejė pėrkujdesje tė madhe nė lidhje me ēėshtjen e femrės, nxitje tė fortė pėr ruajtjen e tė drejtave tė saj, si dhe qortim pėr padrejtėsinė dhe zullumin qė mund t'u shkaktohet atyre. Nė Kur'anin fisnik ka ajete tė shumta qė e aprovojnė njė gjė tė tillė, bile nė Kur'an gjendet njė kaptinė e tėrė e quajtur Suretun-Nisa (Kaptina e Grave), nė tė cilėn ka njė numėr tė konsiderueshėm tė ajeteve qė kanė tė bėjnė me gratė dhe me sqarimin e tė drejtave tė tyre. Prej udhėzimeve Kur'anore, nė lidhje me bamirėsinė ndaj gruas, janė kėto qė vijojnė:



    1- Urdhri pėr sjellje tė mirė ndaj tyre, brenda kufijve tė mirėsjelljes dhe bamirėsisė, nė pėrputhshmėri me dispozitat e mėdha dhe kriteret e qėndrueshme islame, duke tėrhequr vėrejtjen pėr padrejtėsinė dhe shkeljen e ligjeve tė All-llahut, tė cilat e udhėzojnė robin se si tė sillet me gruan. All-llahu thotė:



    "Shkurorėzimi (pas tė cilit mund tė bėhet rikthimi pa ndonjė akt tė ri tė martesės) ėshtė dy herė, e pastaj ose jetė e njerėzishme (bashkėshortore), ose shkurorėzim me mirėkuptim. Juve (burrave) nuk ju lejohet tė merrni asnjė send nga ajo qė u keni dhuruar (me rastin e martesės), pėrveē nėse qė tė dy frikėsoheni se nuk do tė mund t'i ruani dispozitat e All-llahut (nė bashkėshortėsi). Nėse keni frikė se ata tė dy nuk do tė mund t'i ruajnė dispozitat e All-llahut, atėherė nuk ėshtė gjynah pėr asnjėrėn palė nėse ajo prapė kthen (dhuratėn qe e ka marrė pėr martesė), si kompensim (tė divorcit qė i ofron burri). Kėto janė dispozitat e All-llahut. Pra, mos i kundėrshtoni, sepse kush i tejkalon ligjet e All-llahut, pikėrisht tė tillėt janė zullumqarėt. Nė qoftė se ai (burri) e lėshon gruan (pėr herė tė tretė), atėherė, pas atij (lėshimi), nuk i lejohet atij tė martohet me tė, pėrderisa ajo tė mos martohet me njė burrė tjetėr. Nėse ai (burri i dytė) e lėshon atė, atėherė, pėr ata tė dy, po qe se mendojnė se do t'i zbatojnė ligjet e All-llahut, nuk ka pengesė tė rikthehen (nė bashkėshortėsi). Kėto janė dispozita tė All-llahut qė ia sqaron njė populli qė kupton. Kur t'i keni lėshuar gratė dhe ato i afrohen afatit tė tyre (tė pritjes pas shkurorėzimit), atėherė ose mbani si duhet, ose lini si duhet (tė gjejnė fatin e vet), e mos i mbani sa pėr t'i dėmtuar e tė bėheni tė padrejtė. Kush e bėn njė gjė tė tillė, ai e ka dėmtuar vetveten. Dhe, mos i merrni dispozitat e All-llahut pėr shaka. Kujtoni tė mirat e All-llahut ndaj jush dhe atė qė jua shpalli nga libri (Kur'ani) dhe urtėsia (Suneti), qė ju pėrkujton juve, dhe kini frikė All-llahun e ta dini se All-llahu ėshtė i gjithėdijshėm pėr ēdo send. Dhe kur i lėshoni gratė e ato e pėrmbushin afatin e tyre (tė pritjes), nėse pėlqejnė mes vete, mos i pengoni qė tė martohen pėr burrat e tyre. Me kėtė kėshillohet ai qė e beson All-llahun dhe botėn tjetėr. Kjo ėshtė mė e ndershme dhe mė e pastėr pėr ju, ngase All-llahu e di e ju nuk e dini." (El-Bekare-229/232)



    2- (Kur'ani) Vendosi dispozita tė hollėsishme lidhur me furnizimin e gruas gjate kohės kur ajo ėshtė e martuar apo gjatė kohės kur nuk ka pėrfunduar shkurorėzimi i saj, duke nxitur qė bamirėsia ndaj saj tė mbizotėrojė nė tė gjitha etapat. All-llahu thotė:



    "Nuk ėshtė mėkat pėr ju nėse i lėshoni gratė pa pasur marrėdhėnie (seksuale) me to dhe para se t'u caktoni atyre mehrin (dhuratėn e nusėrisė). Jepuni diē atyre. Pasaniku sipas mundėsisė sė tij dhe i varfėri sipas mundėsisė sė tij. Njė vlerė e arsyeshme ėshtė obligim pėr bamirėsit. Nėse i lėshoni ato para se tė keni marrėdhėnie me to dhe u keni caktuar mehėr, atėherė duhet t'ua jepni gjysmėn e asaj qė e keni caktuar, pėrveē nėse ato ju falin ose ju fal ai i cili ėshtė pėrgjegjės pėr martesėn e saj. Tė falni (burra ose gra) ėshtė mė afėr devotshmėrisė. Mos e harroni bamirėsinė ndėrmjet jush, se vėrtet All-llahu sheh atė qė veproni". (El-Bekare-236/237)



    3- E obligoi burrin qė t'i japė gruas mehrin, tė cilin ia ka caktuar asaj, pėrveē nė qoftė se ajo heq dorė nga njė pjesė e kėtij mehri. Atėherė, pėr tė (burrin) njė gjė e tillė bėhet hallall. All-llahu thotė:



    "Dhe jepuni grave mehrin (detyrimisht). Nė qoftė se ato, nga vullneti i tyre, ju falin diēka, atėherė hani atė hallall tė mirė". (En-Nisa-4).



    4- Asaj (gruas) i ka caktuar hise nė trashėgimi nga ajo qė e kanė lėnė prindėrit apo dikush tjetėr nga farefisi i saj, varėsisht nga lloji i afėrsisė, brenda suazave qė asaj i takon. All-llahu thotė:



    "Meshkujve u takon njė pjesė nga pasuria qė lėnė prindėrit e tė afėrmit (pas vdekjes) dhe femrave u takon njė pjesė nga ajo qė lėnė prindėrit e tė afėrmit, qoftė ajo qė e lėnė pak ose shumė, u takon njė pjesė e caktuar." (En-Nisa-7)



    5- Dhe tėrheq vėrejtjen kundra pengimeve nė martesė, qė t'u bėhet presion pėr divorc apo tė mos u jepet i tėrė mehri. All-llahu thotė:



    "O ju qė besuat, nuk ėshtė e lejuar pėr ju tė trashėgoni gratė (e tė vdekurve) nė mėnyrė tė dhunshme e as t'i shtrėngoni (e ato tė kėrkojnė shkurorėzim) pėr t'u marrė diēka nga ajo qė u keni dhėnė atyre, pėrveē nėse ato bėjnė ndonjė imoralitet tė hapur. Ēoni jetė tė mirė me to. Nėse i urreni ato, bėni durim, se ndodh qė ju tė urreni njė gjė e All-llahu tė japė gjėra shumė tė mira nė tė. Nė qoftė se dėshironi ta ndėrroni (ta merrni) njė grua nė vend tė njė gruaje (tė shkurorėzuar), e asaj (tė shkurorėzuarės) i keni dhėnė pasuri tė madhe, mos merrni prej saj asnjė send. A do tė merrni atė pa tė drejtė dhe nė mėnyrė mizore?" (En-Nisa-19-20)



    6- Ka sqaruar dallimet qė kanė mes veti (burri dhe gruaja) dhe pėrparėsitė qė i kanė njėri ndaj tjetrit, si dhe ka ndaluar qė tė lakmohet nė dallimet dhe pėrparėsitė e njėri-tjetrit. All-llahu thotė:



    "Dhe mos lakmoni nė atė qė All-llahu gradoi disa nga ju mbi disa tė tjerė. Burrave u takon hise nga ajo qė fituan ata dhe grave u takon hise nga ajo qė fituan ato. All-llahut kėrkoni nga tė mirat e Tij. All-llahu ėshtė i dijshėm pėr ēdo send." (En-Nisa-32)



    7- E ka bėrė gruan shoqėruese tė burrit nė pėrulje dhe respekt ndaj All-llahut, duke e urdhėruar gruan pėr atė qė e ka urdhėruar burrin prej adhurimeve, dhe ēdonjėri prej tyre do tė ketė shpėrblimin varėsisht nga sinqeriteti, zelli dhe ibadeti i tij. All-llahu thotė:



    "Nuk ka dyshim se pėr muslimanėt dhe muslimanet, pėr besimtarėt dhe besimtaret, pėr adhuruesit dhe adhurueset, pėr tė sinqertit dhe tė sinqertat, pėr durimtarėt dhe durimtaret, pėr tė pėrulurit dhe tė pėrulurat, pėr sadaka-dhėnėsit dhe sadaka-dhėnėset, pėr agjėruesit dhe agjėrueset, pėr tė ndershmit dhe tė ndershmet, pėr ata qė e pėrmendin shumė All-llahun dhe ato qė e pėrmendin shumė All-llahun, All-llahu ka pėrgatitė falje (mėkatesh) dhe shpėrblim tė madh". (El-Ahzab-35)



    8- Ka vendos rregulla precize pėr tė zgjedhur grindjet dhe mosmarrėveshjet, apo ēdo mospajtim qė ndodh mes dy bashkėshortėve. All-llahu thotė:



    "Dhe nė qoftė se ndonjė grua ka frikė nga ashpėrsia e burrit ndaj saj apo nga braktisja e burrit, atėherė nuk gabon po qe se gjen pėr vete ndonjė zgjedhje, por pajtimi ėshtė mė i dobishėm. Megjithėkėtė, koprracia ėshtė prezent ndėr njerėzit, por nėse silleni mirė dhe ruheni, s'ka dyshim se All-llahu ėshtė hollėsisht i njohur pėr gjithēka qė punoni. Ju, kurrsesi, nuk do tė mund ta mbani drejtėsinė mes grave, edhe nėse pėrpiqeni. Pra, mos anoni plotėsisht nga njėra e tė lini tjetrėn si tė varur. Nėse pėrmirėsoheni dhe ruheni (nga padrejtėsia), All-llahu ju falė dhe ju mėshiron." (En-Nisa-128/129).



    9- I ka qortuar politeistėt pėr urrejtjen e femrės dhe shumė i ka nėnēmuar pėr atė. All-llahu thotė:



    "Dhe kur ndonjėri prej tyre lajmėrohet pėr lindjen e vajzės, atij i nxihet fytyra dhe mbushet plot hidhėrim. Ai fshihet nga njerėzit, pėr shkak tė keqes me tė cilėn u lajmėrua. Ai pyet vetveten a ta mbajė atė (vajzėn), i pėrulur, apo ta varrosė atė. Sa i keq ėshtė gjykimi i tyre!" (En-Nahl-58/59)



    10- Ka ndaluar rreptėsishtė qė tė akuzohen besimtaret e ndershme pėr ndonjė gjė nga e cila ato janė tė pastra. All-llahu thotė:



    "Ata tė cilėt bėjnė shpifje pėr gratė e ndershme dhe nuk sjellin katėr dėshmitarė rrihni me nga tetėdhjetė tė rėna, dhe atyre mos ua pranoni dėshminė mė kurrė. Tė tillėt janė tė pabesueshėm." (En-Nurė-4)



    Dhe nė njė ajet tjetėr thotė:"Vėrtet, ata qė i akuzojnė gratė e ndershme, besimtare tė pafajshme, janė tė mallkuar nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr, dhe ata i pret njė dėnim shumė i madh." (En-Nurė-23)



    11- Ka sqaruar se martesa ėshtė prej shenjave tė mėdha tė All-llahut, me tė cilėn realizohet qetėsia, dashuria dhe mėshira. All-llahu thotė:



    "Dhe nga faktet (e madhėrisė) e Tij ėshtė qė pėr ju Ai krijoi palėn (gratė) nga vetė lloji juaj, qė tė gjeni prehje tek ato dhe nė mes jush krijoi dashuri dhe mėshirė. Nė kėtė ka argument pėr njerėzit qė mendojnė". (Err-RRum-21)



    12- Ka vendosur dispozita lidhur me shkurorėzimin, afatin e pritjes pas divorcit, dėshmitarėt (e divorcit), shpenzimet pėr gruan (gjatė kohės sė pritjes), nė qoftė se vjen deri te ndarja. All-llahu thotė:



    "O ti pejgamber, kur t'i lėshoni gratė, lėshoni ato nė kohėn e pastėrtisė sė tyre dhe llogariteni mirė kohen e pritjes (pritje pas tė cilės bėhet ndarja definitive). Kini frikė All-llahun, Zotin tuaj, dhe mos i nxirrni ato prej shtėpive tė tyre (gjatė kohės sė pritjes), dhe ato tė mos dalin ndryshe vetėm se nėse bėjnė ndonjė tė keqe tė vėrtetuar. Kėto janė dispozitat e All-llahut. Kush del jashtė dispozitave tė All-llahut, ai e ka dėmtuar vetveten. Ti nuk e di qė, ndoshta, pas kėsaj, All-llahu tė jep diē tjetėr (mė tė mirė). Kur t'u afrohet mbarimi i afatit tė pritjes sė tyre, atėherė ose mbani (i ktheni nė jetėn bashkėshortore) si duhet, ose ndahuni prej tyre me tė mirė, e kėtė ta dėshmojnė dy dėshmitarė tė drejtė nga mesi juaj dhe dėshminė zbatojeni pėr hir tė All-llahut. Kėshtu kėshillohet ai qė i beson All-llahut dhe Ditės sė Fundit. Dhe, kush e ka frikė All-llahun dhe i pėrmbahet dispozitave tė Tij, atij All-llahu do t'i hapė rrugė (nga ēdo vėshtirėsi)". (Et-Talakė-1/2)



    Nė njė ajet tjetėr, thotė: "Ato (gratė e lėshuara), sipas mundėsisė suaj, vendosni nė ndonjė vend ku banoni ju, e mos i ngushtoni ato pėr t'i detyruar (tė dalin). Nė qoftė se ato janė shtatzėna, atėherė furnizoni ato derisa tė lindin. Nėse ato u japin gji fėmijėve tuaj, atėherė jepni atyre shpėrblimin qė u takon dhe kini mirėkuptim mes veti ashtu si duhet. Nė qoftė se hasni nė probleme mes vete, atėherė kėrkoni pėr fėmijėn tuaj ndonjė gji-dhėnėse tjetėr". (Et-Talakė-6)



    13- E kufizoi poligaminė me katėr gra pasi qė ishte ēėshtje e hapur, duke e kushtėzuar atė me drejtėsi mes tyre. All-llahu thotė:



    "Martohuni me ato gra qė ju pėlqejnė, me dy, me tri e me katra. Nėse i frikėsoheni padrejtėsisė (ndaj tyre), atėherė vetėm me njė". (En-Nisa-2)



    Kėta ishin disa shembuj nga udhėzimet e Kur'anit Fisnik, lidhur me gruan dhe bamirėsinė ndaj saj, si dhe dispozitat tė cilave duhet pėrmbajtur nė raport me tė. Kėto janė dispozita qė nė vete pėrmbajnė urtėsi, janė udhėzime qė janė tė drejta dhe tė qėndrueshme, pa tė cilat nuk rregullohen lidhjet dhe raportet e njerėzve, ngase janė shpallje nga Krijuesi i botėve, nga i Gjithėdijshmi pėr krijesat e Tij, nga i Urti nė legjislacionin e Tij.




    Pėrktheu: Gazmend Mehmeti

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Xhelozia pėr femrėn muslimane

    Autor: Abdurr-Rrezzak el-Bedėr





    Prej formave tė shkėlqyera tė nderimit tė gruas nė Islam ėshtė mbjellja e xhelozisė nė shpirtrat e muslimanėve pėr tė afėrmet e tyre. E kjo ėshtė njė virtyt i lartė dhe njė cilėsi e ndershme qė gjendet nė zemrėn e muslimanit, e cila e shtyn atė tė pėrkujdeset pėr tė afėrmet e tij, t'i ruajė ato, ta mbrojė nderin e tyre, dhe e bėn qė t'i ndalojė ato prej zbukurimeve dhe pėrzierjes me burra tė huaj.



    Islami e llogaritė xhihad (luftė e shenjtė nė rrugėn e All-llahut) mbrojtjen e nderit dhe xhelozinė pėr tė afėrmet, pėr tė cilėn gjė derdhet gjaku dhe flijohet jeta, ndėrsa personi i tillė shpėrblehet me gradėn e shehidit nė xhennet. Transmetohet nga Se'id bin Zejd tė ketė thėnė:"E kam dėgjuar tė dėrguarin e All-llahut tė thotė:"Kush vritet duke e mbrojtur pasurinė e tij ėshtė shehid. Kush vritet duke e mbrojtur vetveten e tij ėshtė shehid. Kush vritet duke e mbrojtur fenė e tij ėshtė shehid, dhe kush vritet duke e mbrojtur familjen e tij ėshtė shehid". Nė njė transmetim tjetėr: "Kush vritet duke e mbrojtur nderin e tij ėshtė shehid". (Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)



    Bile, Islami e konsideron xhelozinė prej virtyteve mė tė larta tė imanit (besimit). Transmeton Mugireh bin Shu'beh se Sa'd bin Ubadeh ka thėnė: "Nėse e shoh njė burrė (tė huaj) me gruan time, do ta godas me shpatė tė mprehtė". I arrin tė dėrguarit tė All-llahut, salall-llahu alejhi ves-selam, kjo qė ka thėnė Sa'di dhe pejgamberi, alejhis-salatu ves-selam, thotė:"A po ēuditeni prej xhelozisė se Sa'dit! Unė jam mė xheloz se ai, ndėrsa All-llahu ėshtė mė xheloz se unė, dhe, pėr shkak tė xhelozisė sė All-llahut, janė bėrė haram tė kėqijat e dukshme dhe tė fshehta" (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).



    Ebu Hurejra transmeton se i dėrguari i All-llahut, alejhis-salatu ves-selam, ka thėnė:"Me tė vėrtetė, All-llahu xhelozon, por edhe muslimani xhelozon. Prej gjėrave qė e bėjnė All-llahun tė xhelozojė ėshtė qė muslimani tė veprojė atė qė All-llahu ia ka ndaluar atij". (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)



    E kundėrta e xhelozit ėshtė dejjuthi. Dejjuthi ėshtė ai, i cili e miraton tė keqen nė familje tė vet dhe nuk ka xhelozi pėr ata, kurse nė Islam ka ardhur njė kėrcėnim i ashpėr pėr kėtė lloj tė njerėzve. Transmeton Abdull-llah bin Omeri se i dėrguari i All-llahut, sall-llahu alejhi ves-selem, ka thėnė: "Tre lloje tė njerėzve All-llahu az-ze ve xhel nuk do t'i shikojė Ditėn e Gjykimit: atė qė nuk i respekton prindėrit, njė grua qė i pėrngjanė burrave dhe dejjuthin." (Transmeton Ahmedi)



    Historia ėshtė pėrplot shembuj, tė cilėt rrėfejnė pėr xhelozinė dhe pėrkujdesjen e madhe qė kanė pasur muslimanėt pėr tė afėrmet e tyre. Prej kėtyre shembujve tė ēuditshėm ėshtė edhe rasti, tė cilin e ka cekur Ibnul-Xhevzij, nė librin e tij El-Muntedham: "Thotė Muhammed bin Musa el-Kadij: 'Kam prezantuar nė njė seancė gjyqėsore tė gjykatėsit Musa bin Is'hak el-Kadij, nė qytetin Rejj, nė vitin 286h. Njė grua dhe i afėrmi i saj kishin ardhur te gjykatėsi. I afėrmi i gruas pretendonte se burri i kėsaj gruaje i kishte premtuar asaj pėr mehėr (dhuratė nusėrie) pesėqind dinarė, mirėpo burri refuzonte njė gjė tė tillė. Atėherė, gjykatėsi i drejtohet tė afėrmit tė gruas: 'A ke dėshmitarė pėr njė gjė tė tillė?' Ai thotė: 'Po, ata janė prezentė.' Gjykatėsi e thėrret njėrin prej dėshmitarėve qė ta shohė gruan pėr tė cilėn dėshmon. Ai afrohet dhe kėrkon prej gruas qė ta zbulojė fytyrėn, ashtu qė tė dijė se pėr kė po dėshmon. Burri thotė: 'Ēka po veproni?' Gjykatėsi i shpjegon atij se gruaja duhet ta zbulojė fytyrėn, ashtu qė dėshmitari ta dijė se pėr kė po dėshmon. Kur dėgjon kėto fjalė, burri thotė: 'Dėshmoj para gjykatėsit se unė ia jap asaj atė mehėr qė kėrkon prej meje, por mos ta zbulojė fytyrėn'. Informohet gruaja pėr atė qė ka thėnė burri dhe thotė: 'Dėshmoj para gjykatėsit se unė ia dhuroj atij kėtė mehėr dhe ia fali atė nė kėtė botė dhe nė ahiret.' Atėherė, gjykatėsi tha: 'Le tė shkruhet kjo prej virtyteve tė larta tė moralit.'" (El-Muntedham i Ibėn Xhevziut)



    Po, le tė shkruhet ky rast si dėshmi pėr njė moral tė lartė, etikė tė ndershme dhe edukatė madhėshtore. E, ku ėshtė ky realitet prej atij qė pėr tė afėrmet e tij nuk ka fare interesim dhe qė nuk ndien asgjė pėr ato nga kėto virtyte tė larta dhe cilėsi tė ndershme?




    Pėrktheu: Gazmend Mehmeti

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Roli i gruas nė ngritjen e familjes sė suksesshme

    Nga Shejh Selim el Hilali
    (leksion nga kaseta)





    Ai filloi duke thėnė:



    “Allahu ēdo gjė krijoi nė ēifte. E tėrė ekzistenca e ka kėtė parim nė pėrbėrje tė vet. Bimėt dhe shtazėt qė janė krijuar nga Allahu, janė krijuar nė ēifte. Allahu e vėrtetoi kėtė nė Kur’an duke thėnė:



    ‘Lavdi i qoftė Allahut i Cili krijoi ēdo gjė nė ēifte.’



    Ne po ashtu kuptojmė se nė krijimin e ēdo gjėje nė ēifte, Allahu e ka vendosur kėtė si mėnyrė pėr plotėsimin e njėrės gjysmė me tjetrėn. Prandaj, Allahu e pėrshkruan unitetin musliman, martesėn muslimane, tė burrit dhe gruas, si njė plotėsim dhe njė burim tė dashurisė e sigurisė duke thėnė:



    ‘Ėshtė Ai, Allahu, Lavdi i qoftė Atij, i Cili ka krijuar prej njė shpirti tė vetėm ortak pėr tė, ashtu qė tė gjejė dashuri dhe siguri nė tė.’



    Kjo ėshtė diēka e pamohueshme, diēka qė ėshtė e njohur dhe e vendosur, dhe njėherit diēka qė fundamenti i familjes sė shėndoshė muslimane duhet ta pėrkrahė dhe ta kuptojė me qėllim qė ta ndihmojė vendosjen e ligjeve tė Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij Muhamed (sallallahu alejhi ue selam). Dhe kjo ėshtė njė prej realizimeve tė para qė duhet tė bėhet me qėllim qė tė fillohet ndėrtimi i njė familje tė sukseshme muslimane, dhe ngritja e saj nė llogari tė veprave qė njėra gjysmė e ortakėve, nė kėtė rast, kjo do tė jetė diskutim me motrėn muslimane, inshAllah, duhet t’i ndėrmerr qė tė sigurojė njė familje tė sukseshme dhe njė situatė tė shėndoshė.”



    Shejhu vazhdoi duke thėnė:



    “I Dėrguari i Allahut (sallallahu alejhi ue selam) nė shumė hadithe tė ndryshme dhe nė shumė vende tė ndryshme ka treguar rėndėsinė e gruas muslimane. Posaēėrisht rėndėsinė e rolit tė saj nė ndėrtimin e marėdhėnies sė sukseshme dhe tė shėndoshė nė shtėpinė e saj. Dhe pėr kėtė, prej urdhėrave tė pėrgjithshėm qė Ai i ka dhėnė gruas muslimane, nė Sure tul-Ahzab, ne shohim se Ai ka thėnė:



    ‘Dhe qėndroni nė shtėpitė tuaja.’



    Ky ajet nėnkupton atė se vendi mė i mirė dhe vendi ku gruaja muslimane mund ta arrijė kulminacionin e marėdhėnies sė saj me Allahun, ėshtė duke qenė muslimane e mirė nė shtėpinė e saj; duke e mbrojtur atė, kujdesur pėr tė, duke ua mėsuar anėtarėve tė shtėpisė ligjet e Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij (sallallahu alejhi ue selam). Pėr kėtė ne shohim se Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) nė shpjegimin e kėtij ajeti dhe ajeteve tjera pėrmendi njė hadith qė ėshtė shumė i rėndėsishėm: ‘Tė gjithė juve u ėshtė dhėnė pėrgjegjėsi dhe secili prej jush do tė mirret nė llogari pėr atė se si e ka mbėshtetur pėrgjegjėsinė e tij.’



    Duke pėrmendur hadithin, ai thotė: “...gruaja muslimane ėshtė pėrgjegjės pėr shtėpinė e saj dhe ajo do tė pyetet pėr atė se si e ka pėrmbushur ajo pėrgjegjėsinė e saj dhe detyrėn nė shtėpi.”



    Prandaj, ne kuptojmė se gruaja muslimane duhet tė jetė pėrgjegjės pėr mbrojtjen e shtėpisė sė saj, duke e pastruar dhe dėlirur atė nga djallėzitė e shejtanit. Duke u siguruar se nė tė ka njė situatė tė shėndoshė pėr fėmijėt e saj, burrin e saj dhe pėr vetveten. Tė gjitha kėto janė pėrgjegjėsi qė ajo si grua muslimane duhet tė pėrpiqet t’i mbajė dhe t’i mbėshtesė.



    Nėse gruaja muslimane degjenerohet nga idetė dhe ndikimet e pabesimtarėve, e tėrė shtėpia do tė degjenerohet. Dhe nėse shtėpia degjenerohet, do tė degjenerohen fėmijėt dhe familja. Dhe ēka ėshtė shoqėria nėse s’ėshtė njė pėrmbledhje e shtėpive tė cilat pėrmbajnė individė tė bashkuar. Prandaj, nėse gruaja muslimane prishet, ajo do tė jetė njė lidhje e dobėt nė shtėpinė. Pjesa tjetėr e shoqėrisė do tė pėsojė nė llogari tė dobėsisė sė saj, nė mosvendosjen e ligjeve tė Allahut nė shtėpinė e saj dhe me familjen e saj.



    Mė tutje, ne kuptojmė, pasi kemi kuptuar rėndėsinė e rolit tė gruas dhe atė se ajo ėshtė pjesė integrale e raporteve brenda shtėpisė. Ne e pyesim veten, ēfarė kėrkohet nga gruaja muslimane? Ēfarė janė pėrgjegjėsitė e saja? Ato zbėrthehen nė terma tė gjerė e tė pėrgjithshėm:



    1. Sė pari, ajo ka pėrgjegjėsi pėr kultivimin e situatės sė shėndoshė nė shtėpi pėr burrin dhe pėr fėmijėt.



    2. Sė dyti, pėrgjegjėsia e saj ėshtė nė ngritjen e fėmijėve dhe edukimin e tyre.



    Sa i pėrket tė parės, bėrja e situatės sė shėndoshė dhe kultivimi i saj vjen nga ajeti, ku Allahu na thotė nė Kur’an se ‘ēifti gjen prehje nė tė.’



    Burri juaj musliman duhet tė gjejė prehje nė tė qenit me ju. Prandaj, kjo bėhet pėrgjegjėsia e saj sipas fjalėve tė Allahut: qė ta kultivojė kėtė prehje dhe tė kultivohet kjo ndjenjė e sigurisė, rehatisė dhe paqes nė shtėpi. Ajo ėshtė e cila dikton disponimin se si do tė udhėhiqet shtėpia.



    Po ashtu, ne shohim njė tjetėr ajet nė Kur’an ku Allahu pėrmend kėtė:



    ‘gruaja ėshtė sikurse tesha e burrit dhe burri ėshtė sikurse tesha e gruas.’



    Tesha apo veshja nėnkupton mbrojtje, prandaj gruaja muslimane ėshtė mbrojtje pėr burrin e saj musliman, njeriun e saj. Dhe ai po ashtu ėshtė burim i mbrojtjes dhe sigurisė pėr tė. Prandaj, ajo e ka pėrgjegjėsinė dhe mbrojtjen e fshetėsive tė tij, mbrojtjen e pasurisė sė tij, mbrojtjen e fėmijėve tė tij si dhe mbrojtjen e shtėpisė sė tij nga furacakėt dhe prej njerėzve tė cilėt ai nuk i dėshiron brenda nė tė.



    Sa i pėrket pikės sė dytė, e cila ėshtė detyra e saj e ngritjes sė fėmijėve, kjo vjen nga ajeti, ku Allahu thotė nė Kur’an:



    ‘O ju qė besoni! Mbrojeni veten tuaj dhe familjet tuaja (do tė thotė fėmijėt, ēiftin dhe kėshtu me radhė) nga zjarri.’



    Prandaj, ėshtė pėrgjegjėsi e gruas muslimane, meqė ajo ėshtė njė person prej atyre qė besojnė nė Allahun, qė ajo tė pėrpiqet ta mbrojė vetveten dhe familjen e saj. Po ashtu ne shohim nė hadithin e pėrgjithshėm tė cilin e pėrmendėm mė herėt se Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) tha: ‘Gruaja muslimane ėshtė e pėrgjegjės pėr shtėpinė e saj.’



    Pėrgjegjesitė e saja shtrihen deri nė ballafaqimin me fėmijėt e saj, edukimin e tyre, tė mėsuarit atyre sjelljen, mbrojtjen e tyre, dhe t’u tregohet atyre se ē’ėshtė mirė dhe ē’ėshtė keq. Duke i kultivuar tė gjitha kėto aspekte tė rėndėsishme nė jetėn e tyre tė pėrditshme dhe rutinėn e pėrditshme. Ashtu qė ata tė ngriten nė mėnyrė tė pastėr dhe tė sigurt.



    Tash, ne vijmė nė pikėn ku ne pyesim veten pėrsėri se si t’i bėjmė shtėpitė tona qė tė kenė njė situatė tė shėndoshė nė to? Cilat janė disa prej gjėrave tė cilat ne mund t’i zbatojmė, qė tė ndėrtojmė shtėpinė e sigurt nė zbatimin e Librit tė Allahut dhe Sunetit tė Pejgamberit tė Tij (sallallahu alejhi ue selam)?



    1. Prej gjėrave mė tė rėndėsishme ėshtė qė tė mėsohen shprehitė e burrit tuaj. Dhe po ashtu ėshtė obligim pėr burrin qė t’i mėsojė shprehitė e gruas sė tij.



    Kjo ėshtė diēka qė ėshtė e rėndėsishme, siē ėshtė treguar nė shumė hadithe nė sunetin e Pejgamberit Muhamed (sallallahu alejhi ue selam), se gruaja muslimane duhet tė pėrpiqet qė tė mėsojė pėr burrin e saj sa mė shumė qė tė mundet. Dhe kjo mund tė ndodhė duke mėsuar se ēfarė ka diktuar feja jonė nė atė se si duhet tė sillemi me burrin. Prandaj, pika me rėndėsi ėshtė se ajo mėson shprehitė e tija, mėson sjelljen e tij dhe i tregon atij se si ajo mund t’i pėrshtatė ato me fjalėt e Allahut dhe sunetin e tė Dėrguarit tė tij Muhamed (sallallahu alejhi ue selam).



    2. Sė dyti, gruaja muslimane duhet tė kuptojė se pėrgjegjesia e saj nė shtėpi ėshtė mėnyrė e adhurimit tė Allahut. Kjo ėshtė pjesė e mbajtjes sė detyrės ndaj Allahut. Njėherė, erdhi njė grua dhe pyeti Pejgamberin (sallallahu alejhi ue selam) derisa ajo mbante fėmijun nė dorėn e saj, ajo pyeti: ‘A do tė shpėrblehem unė pėr kėtė, O i Dėrguar i Allahut?’ Qė nėnkupton pėrkujdesjen pėr fėmiun dhe ngritjen e tij sipas parimeve tė Islamit. Dhe Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) iu pėrgjigj asaj pozitivisht duke thėnė: ‘Po, ti do tė shpėrblehesh.’




    3. Sė treti, prej gjėrave qė gruaja muslimane mund tė bėjė qė tė ndėrtojė njė marėdhėnie tė shėndoshė nė shtėpinė e saj dhe ta kultivojė atė, ėshtė qė tė dihet se ndėrtimi i njė shtėpie tė shėndoshė ėshtė mėnyrė e tė kėnaqurit Allahun. Kjo ėshtė diēka qė Allahu dhe Pejgamberi i Tij Muhamed (sallallahu alejhi ue selam) i kėshilloi burrat musliman qė tė kėrkojnė, kur ata pyesin pėr ndonjė femėr muslimane pėr martesė.



    Tė kėrkohet femra e cila ėshtė e dashur, e kujdesshme dhe e butė. Femėr muslimane e cila po ashtu ėshtė ‘uelud’ - burim i njė origjine tė gjatė. Pra, kjo ėshtė diēka me tė cilėn burri musliman kėshillohet; qė ai tė kėrkojė femėr e cila ėshtė e kujdesshme dhe e butė. Sepse shtėpia e qetė duhet tė ndėrtohet nė butėsi, mirėsi e respekt. Kėto janė prej gjėrave me tė cilat ne qemė kėshilluar si burra muslimanė, kur tė interesohemi pėr grua muslimane.



    Shejhu vazhdoi duke na kėshilluar me disa informata tjera se si tė ndėrtojmė njė marėdhėnie dashurie nė shtėpi, duke thėnė:



    4. Sė katėrti, duhet qė tė zgjidhen ēėshtjet familjare dhe problemet qė mund tė paraqiten brenda shtėpisė, pa i pėrfshirė njerėzit tjerė. Tė mos vrapohet tek Imami menjėherė pasi qė tė ndodhė diēka e keqe, por tė bėhet pėrpjekje qė kjo tė zgjidhet brenda shtėpisė dhe tė mos lihet tė dalė nga dora, dhe po ashtu tė mos shpaloset asnjė prej problemeve familjare nė prani tė fėmijėve tė ri apo fėmijėve tė shtėpisė.



    5. Sė pesti, prej pikave mė tė rėndėsishme ėshtė ajo se gruaja muslimane duhet tė jetė e durueshme. Ajo duhet tė ketė durim. Dhe kjo qartazi tregohet nė shembullin siē transmetohet nė Sahih tė el-Buharit, nė rrėfimin e Isma’ilit dhe babait tė tij Ibrahimit:



    ‘Isma’ili qe martuar me njė grua, dhe Ibrahimi erdhi ta vizitojė birin e tij dhe pasi mbėrriu te shtėpia e tij, ai pa se Isma’ili s’ishte nė shtėpi. Kėshtu qė ai e pyeti gruan e Isma’ilit, ‘Si ėshtė situata, ēfarė ėshtė jeta jote me Isma’ilin?’, pa i treguar asaj se ai ishte babai i tij. Ajo tha, ‘ne s’kemi ushqim tė mjaftueshėm’ dhe filloi tė ankohet. Ai i tha asaj, ‘kur tė kthehet burri yt, informoje atė se ai duhet ta ndėrrojė pragun e shtėpisė sė tij.’ Kur Isma’ili u kthy nga udhėtimi i tij, ajo e njoftoi pėr atė se ēfarė i tha njeriu i vjetėr, i cili nė tė vėrtetė ishte babai i tij Ibrahimi dhe Isma’ili i tha asaj: ‘Kthehu te familja jote’ apo ‘ti je e shkurorėzuar, babai im mė urdhėroi qė tė shkurorėzojė ty.’



    Arsyeja pėr kėtė ishte se ajo s’ishte e durueshme. Ajo i tregoi Ibrahimit se ajo ishte njė grua e cila s’kishte durim, dhe s’ishte e gatshme qė tė pėrballej me disa vėshtirėsi nė jetė.



    ‘Ibrahimi erdhi njė vit mė vonė dhe pa se Isma’ili ishte martuar me njė grua tjetėr. Dhe prapė Isma’ili ishte jashtė shtėpisė kur ai arriti. Ibrahimi (alejhi selam) e pyeti gruan e Isma’ilit, birit tė tij, ‘ēfarė ėshtė situata juaj, si ėshtė jeta juaj?’ Ajo tha, ‘Elhamdulilah, ēdo gjė ėshtė nė rregull.’ Dhe ajo nuk u ankua. Ai i tha asaj, ‘kur tė kthehet burri yt, thuaj atij qė ta mbajė pragun e tij dhe mos ta ndėrrojė atė.’



    Do tė thotė qė ta informojė Isma’ilin se gruaja e tij ishte e devotshme dhe e durueshme, dhe se ai s’duhej ta shkurorėzonte atė. Prandaj, ne shohim se gruaja, siē na paraqitet nė kėtė shembull, ėshtė sikur pragu i derės sė shtėpisė, ēdo gjė duhet tė kalojė pėrmes saj. Ajo ėshtė e cila e ka nėn kontroll atė ēka hyn dhe atė ēka del. Ajo ėshtė e cila e kontrollon disponimin nė shtėpi. Nėse ajo s’ėshtė e durueshme dhe nxiton nė fjalėt e saja, atėherė do tė pasojė keqtrajtimi dhe vėshtirėsia. Por nėse ajo ėshtė e durueshme dhe e dėgjueshme ndaj Allahut dhe e ruan shtėpinė e saj dhe i ruan fėmijėt e saj, atėherė kjo do tė ketė nė vete njė qėndrim tė shėndoshė pėr burrin, gruan dhe fėmijėt.’



    Shejhu tash fillon njė segment tjetėr me ne duke thėnė:



    “Ne kemi kuptuar se cilat janė disa prej gjėrave tė cilat do ta bėjnė shtėpinė e rehatshme dhe tė sigurt.” Ai tash diskuton atė ēka do ta rrėnojė njė pjesė tė paqes dhe sigurisė nė shtėpi. Ai na i jep dy shembuj duke thėnė:



    “Shtėpia muslimane dhe motra muslimane, nėse ajo bėn njėren prej kėtyre dy gjėrave, ajo e vendos shtėpinė e saj nė rrezik dhe pėr kėtė do tė mirret nė pėrgjegjėsi.



    1. E para ėshtė lėnia e shtėpisė dhe mosmbajtja e shtėpisė sė mirė. Siē ka thėnė Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam): ‘Gruaja ėshtė avret. Kur ajo del prej shtėpisė, Shejtani e bėn atė tė lartė (diēka qė ėshtė e poseduar, diēka qė ėshtė e rėndėsishme) nė shikimin e burrave tė tjerė.’



    Prandaj, ajo shfrytėzohet nga shejtani qė tė ndikojė nė njerėzit jashtė shtėpisė sė saj, dhe ne kėtė e shohim si pikė tė rėndėsishme. Sepse njėherė kur gruaja muslimane del vazhdimisht nga shtėpia e saj, pa asnjė arsye valide apo pa arsye, kjo tregon se ajo ėshtė duke u shfrytėzuar nga shejtani. Dhe atė se ajo tash ėshtė bėrė mjet tė cilin ai e shfrytėzon pėr sulmimin e disa prej adhuruesve tė Allahut dhe po ashtu nė sulmimin e vetė asaj, ajo bėhet mjet. Dhe ajo ėshtė diēka pėr tė cilėn pabesimtarėt, tė kaluarit dhe tė tashmit, vazhdimisht do tė pėrpiqen. Ata duan qė gruaja muslimane tė del nga shtėpia e saj, qė ta vendosė veten e saj nė njė situatė ku ajo do tė jetė e pambuluar, nė gjendje ku ajo mund tė manipulohet nga njerėzit nga e majta, e djathta dhe qendra.



    Pra, kjo ėshtė njė ēėshtje me rėndėsi, gruaja muslimane duhet tė pėrpiqet qė tė mbetet nė shtėpinė e saj, nė shoqėri tė fėmijėve tė saj, nė shoqėri tė sigurisė sė saj. Duke ndėrtuar marėdhėnie tė qėndrueshme me burrin e saj.



    2. Sė dyti, prej gjėrave tė cilat mund ta rrėnojnė shtėpinė muslimane ėshtė mospėrmbushja e detyrave nga ana e gruas/motrės muslimane. Vazhdimisht duke i neglizhuar detyrat qė i janė caktuar asaj, tė cilat i kemi diskutuar me ju paraprakisht. Tė pėse detyrat tė cilat ne i kemi pėrmendur janė tė rėndėsishme pėr motrėn muslimane qė tė vendosėn nė ndėrtimin e njė shtėpie tė sukseshme.



    Nėse ajo qėllimisht dhe me vullnet i lė kėto gjėra apo bėn qė tjetėrkush t’i merr pėrgjegjėsitė pėr tė, ajo e humb kontaktin me domosdoshmėritė tė cilat i nevojiten shtėpisė sė saj. Ajo s’ėshtė e sinkronizuar me nevojat e shtėpisė. Dhe pėr kėtė ajo humb kontaktin me fėmijėt e saj dhe me burrin e saj.



    Kjo do tė ēojė nė shkatėrrimin e shtėpisė, herėt a vonė.”




    Tash u kthehemi disa pyetjeve tė cilat i keni bėrė, nga leksioni i parė.



    PYETJE: “A janė paratė e gruas, para tė burrit tė saj? A ka tė drejtė burri nė paratė e gruas sė tij? Apo a ka tė drejtė mendimi ajo nė pasurinė e saj, posaēėrisht nėse ajo e ka pasur atė para se tė martohet me tė?”



    PĖRGJIGJE: ”Gruaja muslimane mund tė ketė paratė e saja. Ėshtė treguar nė selef el-aual, do tė thotė sahabėt, se shumė/disa nga gratė kishin pasurinė e saj. Dhe kjo shkonte deri aty sa qė ato e jepnin zekatin e tyre, zekat i cili kėrkohej nga paratė tė cilat ato i kishin, te burrat e tyre. Dhe kjo tregohet nė rrėfimin e famshėm tė Zejnebit, kur ajo e pyeti Pejgamberin (sallallahu alejhi ue selam) nėse ėshtė e lejuar pėr tė qė t’ia japė zekatin e saj, burrit tė saj, Ibn Mes’udit (radiallahu anhu). Prandaj, sikur tė ishin paratė e Abdullah ibn Mes’udit pasi qė u martua me tė, ajo s’do tė lejohej qė t’ia japė atij zekatin, sepse ju s’mund ta jepni vetveten.



    Prandaj, ato ishin paratė e saja dhe pėr kėtė motra muslimane mund tė mbajė dhe tė ketė paratė e veta me tė cilat hyn nė martesė ose atė qė ajo e pėrfiton derisa ėshtė e martuar. Sa i pėrket shpenzimit tė saj tė parave, ėshtė me rėndėsi qė ajo ta informojė burrin e saj para se t’i shpenzojė paratė, kėshtu qė marėdhėnia tė mos ketė vrima/tė meta nė tė, pėr shkak tė bezdisjeve dhe gjėrave tė kėtilla.




    PYETJE: “Nė lidhje me mbetjen e gruas nė shtėpinė e saj dhe tė qenit e detyrave tė saja nė shtėpi, si e balancon ajo kėtė, nėse ajo detyrohet qė tė del tė punojė dhe kjo punė e largon atė, dhjetė orė nė ditė, pesė ditė nė javė. A lirohet ajo nga disa prej detyrave tė shtėpisė pėr shkak tė kėsaj vėshtirėsie?”



    PĖRGJIGJE: “Ėshtė uaxhib pėr burrin qė tė jetė pėrgjegjės pėr tė punuar jashtė shtėpisė apo nga shtėpia, qė tė pėrfitojė para tė mjaftueshme pėr mbajtjen e familjes sė tij. Qė do tė thotė gruan e tij, fėmijėt dhe kėdo prej atyre pėr tė cilėt ėshtė pėrgjegjės. Kjo ėshtė diēka qė ai duhet ta pėrmbush. Ky ėshtė obligim i tij si pjesė e martesėsė sė tij me motrėn dhe ndaj fėmijėve tė tij, tė cilėt ai duhet t’i mbajė sipas mundėsive mė tė mira tė tija.


    Njėjtė, ėshtė pėrgjegjėsi e motrės muslimane qė tė punojė, gjė e cila ėshtė pjesė e barabartė, nė shtėpinė e saj, duke ndihmuar nė ngritjen e fėmijėve dhe duke u kujdesur dhe siguruar qė shtėpia tė jetė nė rregull dhe tė ketė ndjenjė sigurie dhe lehtėsimi. Kjo s’do tė thotė se burri musliman s’duhet tė punojė nė shtėpi. Kjo do tė thotė se nėse ai ka mundėsi qė tė ndihmojė nė disa prej obligimeve dhe detyrave, siē ka vepruar Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam), atij i lejohet qė tė veprojė kėsisoji. Ndonėse ai s’mund tė detyrohet qė tė veprojė kėsisoji, ashtu siē gruaja muslimane s’mund tė detyrohet qė ta lė shtėpinė pėr punė.


    Prandaj, burri musliman ėshtė pėrgjegjės pėr pėrfitim ndėrsa gruaja muslimane ėshtė pėrgjegjėse pėr mirėmbajtje. Burri musliman nuk ėshtė pėrgjegjės pėr mirėmbajtje dhe gruaja muslimane nuk ėshtė pėrgjegjės pėr tė dalur jashtė qė tė pėrfitojė pasurinė pėr mbajtjen e shtėpisė.




    PYETJE: ‘Nėse njė vėlla i blen gruas sė tij diēka tė cilėn e kanė ndarė tė dytė, pastaj kur ai ta shkurorėzojė atė, apo e shkurorėzon gruan e tij, si duhet ta trajtojnė ata kėtė situatė? A i merr ajo gjėrat, apo i mban ai?”



    PĖRGJIGJE: ”Nėse njeriu musliman, burri, e ka blerė kėtė objekt me paratė e veta dhe nuk e ka transferuar atė tek ajo, duke ia dhėnė atė asaj, objekti do tė mbetet pronė e tija dhe do tė jetė nė diskrecionin e tij. Sidoqoftė, nėse ai e ka blerė produktin apo ēkado qė ka qenė, duke e informuar atė se ėshtė pėr pėrdorimin e saj, atėherė ajo do tė jetė pronė e saj, edhe nėse ai ėshtė i cili e ka blerė atė i pari dhe prandaj s’do tė kishte tė drejtė nė tė.”




    PYETJE: “Nėse burri nuk e praktikon fenė e tij, dhe ai vetėm nganjėherė falet dhe e shtyp gruan e tij, ēfarė duhet tė bėjė ajo?”



    PĖRGJIGJE: “Burri musliman dhe gruaja muslimane, dhe besimtari e besimtarja janė ndihmues tė njėri-tjetrit nė devotshmėri. Prandaj, nėse burri musliman e sheh gruan e tij duke devijuar, bėhet obligim i tij qė ta udhėzojė atė nė fjalėt e Allahut dhe nė Sunet. Njėjtė, nėse burri devijon, atėherė bėhet pėrgjegjesi e saj qė ta udhėzojė atė. Kjo ėshtė diēka qė ėshtė e qartė dhe duhet tė bėhet. Dhe ajo duhet tė pėrpiqet qė ta bėjė atė ‘dashuri’ pėr tė, duke ia treguar rėndėsinė e namazit dhe rėndėsinė e gjėrave tė cilat ai i neglizhon.”




    PYETJE: “Ēfarė mund tė bėjė gruaja saktėsisht qė tė ndihmojė xhaminė dhe bashkėsinė. Nėse motra posedon shkathtėsi dhe kualitet tė cilin burrat nuk e kanė, a mundet ajo tė pėrfshihet nė planifikimin dhe pėrmirėsimin e bashkėsisė?”



    PĖRGJIGJE: “Ne e pėrmendėm mė parė dhe do ta pėrmendim prapė, se vendi mė i mirė pėr motrėn muslimane ėshtė nė strehėn e shtėpisė sė saj. Kėtu ajo mund tė arrijė pėrsosurinė nė mardhėniet e saja me Allahun. Asaj i lejohet qė tė del prej shtėpisė pa pyetur kur kemi tė bėjmė me faljen e namazit dhe pjesėmarrjen nė orėt e mėsimit Islamik, qė ta shtojė diturinė e saj. Sa i pėrket posedimit tė shkathtėsive dhe aftėsive tė caktuara nga motra muslimane, nuk ėshtė e detyrueshme qė ajo t’i shfrytėzojė ato. Sidoqoftė, nėse ajo i posedon kėto aftėsi, atėherė ajo duhet tė pėrpiqet qė t’i pėrdorė ato nė mėnyrėn mė tė mirė duke qenė fleksibile. Nėse ajo ka mundėsi qė tė punojė nga shtėpia e saj, atėherė le ta bėjė kėtė. Nėse ajo mund t’i ftojė motrat tjera nė shtėpinė e saj, t’i mėsojė ato dhe gjėra tė ngjashme me kėtė, kjo do tė ishte mė mirė pėr tė, inshAllah.

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Pse unė duhet tė mbaj hixhab?

    Kjo ėshtė njė pyetje e mirė dhe pėr tė ka njė pėrgjigje tė mirė. Allahu na ka urdhėruar pėr ēdo vepėr qė ėshtė e mirė pėr ne dhe na e ka ndaluar ēdo vepėr qė ėshtė e keqe pėr ne. Allahu e urdhėron gruan muslimane tė mbajė hixhab, kur ajo del nga siguria e shtėpisė sė saj apo nė prani tė tė huajit. Pra, mbajtja e hixhabit ėshtė burim i njė tė mire tė madhe pėr ty – grua muslimane – pėr shumė arsye. Nė mesin e tyre:



    1. Ti e kėnaq Allahun. Ti u bindesh urdhėrave tė Zotit tėnd, kur mban hixhab, dhe mund tė presėsh shpėrblime tė mėdha pėr kėtė.


    2. Kjo ėshtė mbrotje e bukurisė tėnde natyrore nga Allahu. Ti je tepėr e ēmuar qė t’i eksponohesh secilit njeri pėr tė parė ty.


    3. Kjo ėshtė ruajtje e nderit tėnd nga Allahu.


    4. Allahu e pastron zemrėn dhe mendjen tėnde pėrmes hixhabit.


    5. Allahu e zbukuron fytyrėn tėnde tė jashtme dhe tė brendshme me hixhab. Sė jashtmi, hixhabi yt reflekton ēiltėrsi, dėlirėsi, modesti, drojė, qetėsi, kėnaqėsi dhe bindje ndaj Zotit tėnd. Sė brendshmi, ti e kultivon tė njėjtėn gjė.


    6. Allahu e definon feminitetin tėnd pėrmes hixhabit. Ti je grua e cila e respekton femėrinė. Allahu do qė ti tė respektohesh nga tė tjerėt dhe ta respektosh vetveten.


    7. Allahu e lartėson dinjitetin tėnd pėrmes hixhabit. Kur ndonjė i huaj shikon nė ty, ai tė respekton, sepse sheh se ti e respekton veten tėnde.


    8. Allahu e mbron nderin tėnd 100% pėrmes hixhabit tėnd. Mashkujt nuk shikojnė nė ty nė mėnyrė senzuale, nuk tė afrohen nė mėnyrė senzuale e as qė tė flasin nė mėnyrė senzuale. Burri tė respekton dhe kjo ėshtė me vetėm njė shikim tė shpejtė!


    9. Allahu tė fisnikėron pėrmes hixhabit. Ti je bujare e jo e degraduar, sepse je e mbuluar e jo e zhveshur.


    10. Allahu demonstron barazinė tėnde si njė grua muslimane pėrmes hixhabit. Zoti yt tė dhuron vlerė tė barabartė ēiftin tėnd tė ngjashėm dhe tė jep njė nikoqir tė tė drejtave dhe lirive tė mrekullueshme. Ti e shfaqė pranimin tėnd tė kėtyre drejtave unike duke e vendosur hixhabin.


    11. Allahu e definon rolin tėnd si njė grua muslimane pėrmes hixhabit. Ti je dikush me detyra tė rėndėsishme. Ti je pasqyrim i gruas sė veprės e jo e kėrkimeve tė kota. Ti e shfaqė sensin tėnd tė orientimit dhe qėllimit pėrmes hixhabit tėnd. Ti je dikush qė njerėzit e marrin seriozisht.


    12. Allahu e shpreh pavarėsinė tėnde pėrmes hixhabit. Ti deklaron qartazi se je njė rob i dėgjueshėm i Pronarit mė tė Madh. Ti s’do ta dėgjosh askė tjetėr dhe s’do tė pasosh rrugė tjetėr. Ti s’je rob i ndonjė njeriu e as rob i ndonjė populli. Ti je e lirė dhe e pavarur nga tė gjitha sistemet e bėra nga njeriu.


    13. Allahu tė jep ty liri tė lėvizjes dhe tė shprehjes pėrmes hixhabit. Ti ke mundėsi tė lėvizėsh dhe tė komunikosh, pa pasur frikė nga keqtrajtimi. Hixhabi yt tė jep njė vetėbesim tė veēantė.


    14. Allahu do qė tė tjerėt tė trajtojnė ty – njė grua muslimane – me mirėsi. Dhe hixhabi sjell trajtimet mė tė mira tė burrave ndaj teje.


    15. Allahu do qė bukuria jote tė ruhet pėr vetėm njė mashkull – burrin tuaj.


    16. Allahu tė ndihmon ty qė tė kėnaqesh nė njė martesė tė sukseshme pėrmes mbajtjes sė hixhabit. Pėr shkak se ti e rezervon bukurinė tėnde vetėm pėr njė njeri, dashuria e burrit tėnd ndaj teje shtohet, ai tė don mė shumė, tė respekton mė shumė dhe tė nderon mė shumė. Pra, hixhabi yt i kontribuon marėdhėnies sė suksesshme dhe tė qėndrueshme martesore.


    17. Allahu sjell paqe dhe stabilitet nė shoqėri pėrmes hixhabit! Po, kjo ėshtė e vėrtetė. Meshkujt nuk shkaktojnė ērregullime duke formuar marėdhėnie tė paligjshme, sepse ti – grua muslimane – i qetėson pasionet e tyre. Kur mashkulli tė shikon ty, ndjehet i qetė e jo i joshur pėr tė kurvėruar ...



    Pra, gruaja muslimane me hixhab ėshtė dinjitoze, jo e ēnderuar; bujare, jo e degraduar; e liruar, jo e nėnshtruar; e pastruar, jo e njollosur; e pavarur, jo njė rob; e mbrojtur, jo e eksponuar; e respektuar, jo e pėrqeshur; me besim nė vete, jo e pasigurt; jo njė mėkatare, por njė perlė e ruajtur; jo njė prostitutė ...



    E dashura motėr muslimane! Eja drejt portave tė Parajsės me ne! Pėrmbushi detyrat tua ndaj Allahut, vendose zbukurimin tėnd – vendose hixhabin tėnd - dhe garo drejt Xhenetit duke i bėrė tė gjitha veprat e mira. Ti duhet tė pajtohesh tashmė se mbajtja e hixhabit ėshtė skajshmėrisht e dobishme, sepse Allahu na urdhėron vetėm pėr tė mirėn ...



    “Shpėrblimi i tyre ėshtė te Zoti i tyre: Kopshtet e Adnit, nėn tė cilat rrjedhin lumenjtė, ku ata do tė jetojnė pėrgjithmonė. Allahu ėshtė i kėnaqur me ta dhe ata janė tė kėnaqur me Tė. Kjo ėshtė (e pėrgatitur) pėr kėdo qė i frikohet Zotit tė vet.” (Bejjine 8)

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Xhilbabi dhe veshja qė mund ta zėvendėsojė atė

    Nga Muhamed Nasir-ud-Din el-Albani
    Marrė nga Mesa'il Nisa'ijjeh Mukhtareh, f.125-131





    Gjatė njė incizimi, shejh Albanit i qe parashtruar pyetja nė vijim:



    "Donim tė dinim mė shumė hollėsira rreth pėrcaktimit tė xhilbabit, meqė keni deklaruar se pikėpamja juaj pėr xhilbabin ėshtė se ajo pėrbėn veshjen qė mbulon trupin prej kokės deri tė shputat. Mirėpo, kemi hasur nė njė mospėrputhje tė konsiderueshme mendimesh nė librat gjuhėsorė pėr sa i pėrket kėsaj. Mes gjuhėtarėve ka qė mendojnė se kjo ėshtė njė xhybe e madhe, kurse tė tjerėt thonė qė kjo ėshtė njė shami. Dhe tė tjerė qė kanė mendimin si tuajin. Kėshtu, do tė donim njė shqyrtim mė tė hollėsishėm, Allahu ju shpėrbleftė, si edhe tė theksosh se cili ėshtė opinioni mė i fortė".



    Shejhu:"Mė vjen keq, por e kam tė paqartė pjesėn ku thatė qė disa njerėz konsiderojnė se xhilbabi ėshtė shamia. Ēka ėshtė shamia, tė cilės po i referoheni, kur thoni se e konsiderojnė tė jetė xhilbab? Kjo, sepse ėshtė e mirėnjohur qė shamia ėshtė mbulesė pėr kokėn, jo njė veshje e gjerė, qė mbulon tėrė trupin prej kokės deri tė shputat. Pra, kush thotė qė xhilbabi ėshtė njė shami, prej asaj ēfarė dini, sipas asaj ēfarė pėrmenda? Me tė vėrtetė, kjo ėshtė e ēuditshme. Kush e ka thėnė kėtė?!"



    Pyetėsi:"Kjo pėrmendet nė librin Lisan-ul-Arab, ku qėndron se kėshtu e kanė pėrcaktuar disa njerėz".



    Shejhu:"Aty thuhet qė xhilbabi ėshtė njė shami?"



    Pyetėsi:"Po".



    Shejhu:"S'ka mundėsi tė thuhet kjo, sepse, siē e dini, ka dy ajete nė Kur'an, ku njėri e urdhėron gruan tė mbartė xhilbab, kurse tjetri i urdhėron ato tė vendosin shaminė. S'ka mundėsi tė thuhet s'e tė dyja kėto ajete pėrsėrisin tė njėjtėn domethėnie, nė mėnyrė qė xhilbabi do tė ishte shami dhe shamia do tė ishte xhilbab. Por, tė dyja kėto terme – xhilbabi dhe shamia – mbartin domethėniet e tyre pėrkatėse, tė cilat dallojnė nga njėra-tjetra.



    E dini, pėr shembull, qė, kur gruaja gjendet nė shtėpi dhe ēohet pėr tė falė namazin, shumicėn e kohės ajo e ka kokėn tė zbuluar. Kėshtu, ajo vetėm e vendos shaminė nė kokė. Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, ka thėnė:"Allahu nuk e pranon namazin e njė femre tė pjekur, pėrveē nėse ajo ka shami".



    Ajo ēfarė ėshtė menduar kėtu, s'ėshtė xhilbabi, por mbulimi i kokės. Nga dėshmitė qė tregojnė nė kėtė ėshtė se pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, na ka urdhėruar tė fshijmė [mes'h] mbi turban, mbi shami dhe mbi ēorapė.



    Me kėtė hadith, synoj tė tregoj qė shamia ėshtė njė veshje, tė cilėn e mbartin edhe burrat, edhe gratė. Nga kjo s'mund tė mėsohet - pėr ata qė dinė arabisht - qė njė burrė mund tė mbartė xhilbab! Mė saktė, kjo do tė thotė qė ai mund tė vendosė njė shami [mbulesė koke].



    Pra, ėshtė e lejueshme pėr njė person tė vendosė shami nė kokė dhe tė fshijė [t'i japė mes'h] mbi tė [kur tė marrė abdes], qoftė burrė apo grua. Synimi im nė kėtė diskutim ėshtė qė, sė pari, tė vėrtetoj citatin sipas gjuhės arabe, dhe, sė dyti, nėse pėrfundimisht vėrtetohet qė ky citat vėrtet gjendet nė Lisan-ul-Arab dhe aty qėndron se domethėnia e njė xhilbabi ėshtė shamia, atėherė kjo mjafton si dėshmi se njė thėnie e tillė ėshtė e paqėndrueshme, nga fakti qė vetė autori ėshtė shprehur:'Kjo konsiderohet tė jetė kėshtu e kėshtu...' [dmth ėshtė i pasigurt].



    Pėr mė shumė, nėse e studiojmė tekstin e Librit dhe tė Sunetit, nga i cili tashmė pėrmendėm disa, do tė pėrftonim, me siguri, se shamia s'ėshtė xhilbab e as xhilbabi s'ėshtė shami. Thėnė shkurt, njė shami mbulon mė pak se njė xhilbab, kurse xhilbabi ka njė gjerėsi mė tė madhe sa i pėrket pjesėve qė i mbulon. Po ashtu, xhilbabi ėshtė i veēantė vetėm pėr gratė. Ato qenė qė u urdhėruan ta mbartnin atė, jo burrat. Por, pėr sa i pėrket shamisė, atėherė kjo ėshtė njė veshje qė e mbartin burrat dhe gratė. Edhe pse burri s'ėshtė i detyruar ta mbartė atė, kėtė veshje e mbartin si burrat, ashtu e dhe gratė. Mu si kėmishėn. Nė po tė njėjtėn mėnyrė qė njė burrė mbart kėmishėn pėr ta mbuluar pjesėn e turpshme [auretin] – qė ėshtė e ndryshme nga e femrės – po ashtu vepron edhe gruaja. Por, pjesa e turpshme e saj pėrfshin mė shumė, sesa pjesa e turpshme e burrit.



    Pėr kėtė arsye, kemi thėnė nė librin "Hixhabi i gruas muslimane" se, kur njė grua muslimane del prej shtėpisė, ajo ėshtė e detyruar t'i bėjė dy gjėra:



    1- tė vendosė shami nė kokė dhe
    2- ta vendosė xhilbabin mbi atė shami, duke dalė kėshtu edhe me shami, edhe me xhilbab.



    Pra, kur njė grua del prej shtėpisė sė vet, nuk mjafton vetėm njėra veshje pa tjetrėn. Ajo duhet tė veshė edhe shaminė, edhe xhilbabin. Ju jeni nė dijeni pėr ajetin Kur'anor, i cili ka tė bėjė me shaminė, ku Allahu thotė:"Thuaju t'i lėshojnė vellot [khumuur] mbi gjokse/kraharor". [en-Nur, 31]



    Lėshimi i njė veshjeje afėr gjoksit s'mund tė arrihet me xhilbab. Kjo mund tė bėhet vetėm me shami, meqė ka mundėsi ta lidhėsh/mbėshtjellėsh atė. Pėr sa i pėrket xhilbabit, e dini qė s'mund tė mbėshtjellėt rreth gjoksit apo nė qafė. Dhe mund tė shihni sesi i mbėshtjellin burrat shamitė dhe si i fiksojnė nė qafėt e tyre. Pra, pėr shkak tė kėsaj, ajo ēfarė ėshtė veēuar kėtu, ėshtė shamia e jo xhilbabi. Kur njė grua del prej shtėpisė sė vet, ajo ėshtė e detyruar tė vendosė njė shami mbi kokė dhe ta mbėshtjellė atė nė qafė dhe rreth gjoksit. Kjo sepse xhilbabi nuk i pėrgjigjet pėrpjekjeve tė saj pėr kėtė mbulim pėrfshirės, ngaqė ėshtė e gjerė dhe e gjatė, kurse shamia ėshtė e gjerė dhe e shkurtė. Kjo ėshtė pėrgjigja ime pėr ēfarė pyetėt. Nėse ka diēka qė nuk kam pėrfshirė nė shqyrtimin tim, ma sill ndėr mend".



    Pyetėsi:"Atėherė, nga kjo kuptoj se xhilbabi s'ėshtė xhybja e gjerė, tė cilėn e veshin gratė sot, kėtu [nė kėtė vend], qė shtrihet nga qafa deri tė shputat?"



    Shejhu:"Jo, fare. Kjo s'ėshtė xhilbab. Mirėpo, kjo na bėn ta shqyrtojmė mė tej ēėshtjen e xhilbabit. Siē thamė mė lart, sipas aspektit gjuhėsor, xhilbabi s'ėshtė ajo qė njihet si pallto. Ajo qė duhet tė sqarohet, ėshtė:



    urdhri qė u ėshtė drejtuar grave, veēanėrisht mbartja e xhilbabit, nuk pėrbėn njė akt adhurimi tė pakuptueshėm, pėrkundrazi, kjo mund tė kuptohet. Domethėnia qė pėrftohet nga kjo, tė cilėn e treguam mė herėt, ėshtė ta arrijė mbulimin qė gruaja duhet t'i pėrmbahet. Kėshtu, pėr shembull, nėse njė grua mbart dy veshje apo e ndan xhilbabin nė dy pjesė – tė epėrm dhe tė poshtėm – dhe tė dyja kėto pjesė e pėrmbushin synimin e xhilbabit, qė ėshtė pėrmendur nė Kur'an, atėherė, ndonėse nuk u referohemi nga aspekti gjuhėsor si xhilbab kėtyre dy pjesėve, konsiderojmė qė kjo ende pėrmbush synimin e dėshiruar tė urdhrit pėr tė mbartur xhilbab nga perspektiva fetare.



    Nė Siri, deri vonė ka pasur dhe ende vazhdon tė ketė tek disa gra, tė cilat i pėrmbahen fesė, njė veshje e quajtur Melajet-uz-Zemm. Keni dėgjuar pėr kėtė?



    Pyetėsi:"Tek ne ka diēka qė e quajmė Mela'eh [xhybe]?



    Shejhu:"Jo, thashė Melajet-uz-Zemm".



    Pyetėsi:"Jo, jo me kėtė term. Ne e quajmė Mela'eh".



    Shejhu:"Ky ėshtė term arabik. Ēėshtja ėshtė se kjo veshje qė e kemi kėtu nė Siri, pėrbėhet nga dy pjesė. Pjesa e parė ėshtė njė fund, i njohur si tenureh. E keni dėgjuar kėtė fjalė?



    Pyetėsi:"Po".



    Shejhu:"Tenureh ėshtė njė fund qė fiksohet pėr beli me njė llastik. Pra, natyrisht, ajo ėshtė e gjerė. Gruaja e mbart kėtė nga kėtu, duke kėshtu mbuluar kėshtu tėrė pjesėn e poshtme tė trupit. Pastaj, mbi kėtė tenureh, e cila quhet kherrateh [fund] nė Siri, vendoset pjesa e epėrme e veshjes qė vendoset mbi kokė dhe tė cilėn gruaja e pėrdor pėr ta mbuluar kokėn, kraharorin, anėt, ijėt dhe madje edhe llastikun, qė mbėrthen belin me anė tė kėsaj tenureh apo kharrateh. Asnjė pjesė e kėtij llastiku tė kėtij fundi, nuk ėshtė e dukshme, sepse futet nėn tė. E keni tė qartė kėtė?



    Pyetėsi:"Po".



    Shejhu:"Midis nesh, kėtu, kėtė veshje e quajnė Melajet-uz-Zem, meqė ky fund mbėrthehet nė bel me llastik. Kėshtu, nėse e keni kuptuar se si ėshtė kjo veshje, argumentimi qė dua tė bėj ėshtė qė, ndonėse kjo veshje qė ėshtė si xhybe, nuk ėshtė xhilbab [gjuhėsisht], ende pėrmbush detyrimin e xhilbabit, i cili konsiston nė mbulimin e tėrė trupit. E keni tė qartė kėtė?"



    Pyetėsi:"Po".



    Shejhu: Nėse ēėshtja ėshtė e qartė, atėherė shohim qė nuk jemi tė detyruar t'i pėrmbahemi formulimit gjuhėsor tė xhilbabit, por synimit tė tij. Tash, do t'i kthehem "palltos", pėr tė cilėn fola mė herėt, tė cilėn e mbartin gratė muslimane, qė mbėrrin deri tė shputat. Kjo nuk ėshtė xhilbab. Pavarėsisht nga kjo, kjo ende s'ėshtė si Melajet-uz-Zem, sepse nuk e mbulon kokėn dhe atė prej ēka pėrbėhet ajo. Por, ēfarė bėjnė gratė sot? Ajo mbėshtjell veshjen e njohur si shami [esharp] rreth kokės. E keni dėgjuar kėtė term?



    Pyetėsi:"Po".



    Shejhu:"Njė khimar [shami] e vogėl e cila mbėshtjell kokėn, por e cila nuk mbulon ballin dhe tėmthin, dhe e cila, po ashtu, lė jashtė qafėn, sepse ėshtė e vogėl, natyrisht qė nuk pėrmbush synimin e njė xhilbabi sipas pėrcaktimit tė duhur tė tij. Synimi i xhilbabit ėshtė ashtu siē e diskutuam nė rastin e Melajet-uz-Zem. Qartė? Pra, le tė marrim shembullin e kėsaj gruaje, e cila mbart kėtė pallto. Si e quani ju kėtė?"



    Pyetėsi1:"E quajmė hixhab".



    Shejhu:"Jo, kjo ėshtė gabim. Ēėshtja ėshtė qė, nėse njė grua mbart kėtė lloj "hixhabi", pastaj e vendos njė shami nė kokė, atėherė duhet tė ketė edhe njė hixhab, domethėnė, njė xhilbab qė vendoset mbi kėtė shami. Thamė qė janė dy ajete nė Kur'an. Ky xhilbab mund tė ndahet nė dy pjesė, siē e pėrmendėm mė lart, kur diskutuam rreth Melajet-uz-Zem. Andaj, nėse njė grua mbart kėtė veshje qė ju e quani hixhab, dhe pastaj vendos njė shami tė mirėfilltė nė kokė dhe jo atė qė njihet si shami [e s'ėshtė e tillė Sh.p.], pastaj mbi kėtė shami vendos njė veshje tė pjesshme, qė mbulon gjysmėn e trupit tė saj, siē ėshtė ajo qė mbulon krahėt/gjoksin dhe duart, atėherė kjo ėshtė e vlefshme dhe e pranueshme sipas fesė".2



    Shėnime:



    1. Pyetėsi ka qenė nga Algjeria.
    2. Silsilet-ul-Huda uen-Nur [kaseta nr.232].

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Detyra e gruas pėr t’i shėrbyer burrit tė saj

    Nga Shejh Albani





    Abdullah Ibn Amr transmetoi se i Dėrguari i Allahut (sallallahu alejhi ue selam) ka thėnė, ‘E tėrė bota ėshtė furnizim, ndėrsa sendi mė dobiprurės i kėsaj bote ėshtė gruaja e devotshme’. (Muslim)



    Ėshtė obligim pėr gruan qė tė jetė e dėgjueshme ndaj burrit tė saj pėrbrenda shtrirjes sė mundėsive tė saja. Kjo ėshtė pjesė e devotshmėrisė. Kjo ėshtė “ajo me ēka Allahu i ka favorizuar “ burrat ndaj grave, siē qėndron nė dy ajetet, ku shprehet njė shkallė e pėrparėsisė ndaj tyre (grave). Ka edhe shumė hadithe autentike tė cilat e theksojnė tė njėjtėn gjė. Ato (hadithet) qartazi shpjegojnė tė drejtat e gruas, qoftė ajo e dėgjueshme apo jo. Ėshtė mė rėndėsi kėtu qė tė citojmė disa nga kėto hadithe me shpresė se do tė jenė pėrkujtues pėr gruan e kohės sonė, meqė Allahu ka thėnė, “Dhe pėrkujto, ngase vėrtet pėrkujtimet u bėjnė dobi atyre qė besojnė.”



    ‘Nuk ėshtė e lejueshme pėr gruan qė tė agjėrojė nė prani tė burrit tė saj pėrveē me lejen e tij, dhe ajo s’bėn ta pranojė dikė nė shtėpinė e tij pėrveē me lejen e tij.’ (Buhari dhe tė tjerėt)



    ‘Kurdo qė burri e thėrret gruan nė shtratin e tyre, e ajo refuzon tė shkojė, duke e lėnė atė tė hidhėruar gjatė tėrė natės, ajo do tė mallkohet nga engjėjt deri nė mėngjes.” (Nė disa versione tjera, “gjersa ajo tė zbutet {i shkon atij} dhe “gjersa ai ta falė atė.” (Buhari, Muslim dhe tė tjerėt)



    ‘Pasha Atė, nė dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti i Muhamedit, asnjė grua se ka pėrmbushur obligimin ndaj Zotit tė saj gjersa tė ketė pėrmbushur obligimin e saj ndaj burrit tė vet, dhe sikur ai ta kėrkonte atė derisa ajo gjindet nė shalė, ajo s’duhet ta refuzojė kėrkesėn e tij.” (Ibn Maxhe, Ahmed dhe tė tjerėt – sahi)



    ‘Sa herė qė njė grua e ngacmon burrin e saj nė kėtė jetė, gruaja e tij nga mesi i Hurijave (gratė e Xhenetit) thotė, “Mos e ngacmo atė, Allahu tė luftoftė! Ai s’ėshtė tjetėr veēse njė musafir tek ti, dhe ai vetėm sa nuk ėshtė ndarė prej teje dhe tė vijė tek ne!” (Et-Tirmidhi, Ibn Maxhe dhe tė tjerėt – sahi)



    Nė autoritetin e Husain Ibn Muhsen, i cili tha, ‘Tezja ime mė rrefeu njė hadith duke thėnė: Erdha te Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) pėr disa nevoja tė miat, dhe ai tha, ‘Ti atje, a je e martuar?’ Unė thashė, ‘Po’. Ai tha, ‘Si sillesh me burrin tėnd?’ Ajo tha, ‘Nuk dėshtoj nė ndonjė gjė pėrveē nė atė pėr tė cilėn s’kam mundėsi. Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) tha, ‘Kujdesu mirė pėr pozitėn tėnde nė raport me tė, ngase kjo ėshtė ēelėsi pėr Xhenet dhe Xhehenem.’ (Et-Taberani nė El-Euret, Ibn Hiban dhe tė tjerėt – hasan ose sahi)



    Disa nga hadithet e lartpėrmendura qartazi tregojnė nė obligimin e gruas qė ta dėgjojė dhe shėrbejė burrin e saj aq sa ka mundėsi. Dhe s’ka dyshim se njėra nga gjėrat e para qė pėrfshihen nė kėtė ėshtė shėrbimi nė shtėpi dhe ajo qė ėshtė e lidhur me kėtė, siē ėshtė edukimi i fėmijėve dhe gjėra tė ngjashme. Dijetarėt kanė dalluar nė lidhje me kėtė, ndėrsa Ibn Tejmije thotė nė El-Fataua (2/234-235), ‘Dijetarėt kanė dalluar nė lidhje me atė se a duhet ajo tė shėrbejė atė duke e furnizuar shtėpinė, pėrgatitur ushqimin, bluar miellin pėr shėrbėtorėt dhe bagėtinė e tij etj. Disa prej tyre thonė: Shėrbimi nuk ėshtė i detyrueshėm. Dhe kjo ėshtė thėnie e dobėt, mu siē ėshtė e dobėt thėnia e atyre qė thonė se ai (burri) s’ėshtė i obliguar tė sillet mirė me tė apo tė bėjė marėdhėnie seksuale me tė! Meqė kjo s’do tė ishte sjellje e mirė ndaj tij, mu si bashkėudhėtari nė udhėtim – nėse ai nuk i ndihmon atij, ai s’do tė sillej mirė me tė. Dhe ėshtė thėnė: Kjo ėshtė e saktė – shėrbimi ndaj tij ėshtė i obligueshėm, meqė burri i saj ėshtė caktuar si zotėri i saj nė Librin e Allahut dhe ajo ėshtė njė rob, siē tregohet nė Sunetin e Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam) dhe robi e shėrbėtori duhet tė shėrbejnė ashtu siē ėshtė mirė e njohur. Pastaj disa prej tyre thonė: Shėrbimi i lehtė ėshtė obligim. Ndėrsa tė tjerėt thonė se shėrbimi qė pėrbėn sjelljen e mirė ėshtė ajo qė ėshtė e obliguar – dhe kjo ėshtė e saktė. Pra, ajo duhet tė ofrojė shėrbimet tė cilat priten prej njeriut me pozitė tė kėtillė, dhe kjo ndryshon sipas rrethanave tė ndryshme. Kėshtu qė shėrbimi i gruas nė shkretėtirė s’ėshtė i njėjtė me shėrbimin e asaj qė jeton nė qytet, dhe shėrbimi i gruas sė fortė s’ėshtė i njėjtė me shėrbimin e gruas sė dobėt.’



    Unė them: Nėse do Allahu, dhe kjo ėshtė thėnie e Malikut dhe Asbighut nė El Fet-h (9/418) dhe Ebu Bekr Ibn Abi Sheibes, dhe po ashtu El-Teuzixheri i Hanbelive siē qėndron nė El-Ikhtijarat (f. 145) dhe i njė grupi tė dijetarėve tė hershėm dhe tė vonshėm, siē qėndron nė ez-Zad (4/40), dhe ne nuk gjejmė ndonjė dėshmi tė pėrshtatshme pėr ata qė thonė se shėrbimi s’ėshtė i obligueshėm.



    Disa prej tyre thonė, “Marrėveshja martesore nėnkupton kėnaqėsinė pėr dobinė e personit, e jo shėrbimin”, dhe kjo refuzohet meqė kjo ėshtė e njėjta pėr gruan pėrmes burrit tė saj – pra, ata janė tė njėjtė nė lidhje me kėtė. Dhe siē e dimė, Allahu e ka obliguar burrin edhe me diē mė shumė, dhe kjo ėshtė furnizimi dhe veshmbathja, sigurimi i vendbanimit dhe shpenzimi pėr tė (gruan); dhe po ashtu edhe gruan me diē mė shumė – dhe kjo s’ėshtė gjė tjetėr veēse shėrbimi qė ajo duhet bėrė atij. Posaēėrisht pasi qė ai ėshtė pėrgjegjės i saj ashtu siē parapriu. Kėshtu qė nėse ajo nuk e shėrben atė, atėherė ai do ta shėrbejė atė nė shtėpinė e cila do ta bėjė atė (gruan) pėrgjegjėse, dhe kjo ėshtė nė kundėrshtim me ajetin Kur’anor, siē ėshtė evidente. Pra, ėshtė vėrtetuar se ajo duhet ta shėrbejė atė.



    Po ashtu, shėrbimi i burrit ēon nė dy situata kontradiktore – njeriu do tė parandalohej me shėrbim nga kėrkimi i furnizimit tė tyre dhe kėrkesave tė tjera tė nevojshme, dhe se gruaja do tė mbetej nė shtėpi pa bėrė gjė. Kotėsia e kėsaj thėnie ėshtė evidente, ngase Sheriati nuk i ka dhėnė burrit dhe gruas tė drejta tė barabarta, mė saktė, burrit i ka dhėnė njė shkallė mė tė lartė.



    Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) nuk e zbatoi ankesėn e bijės sė tij, Fatimes kur ajo “erdhi te Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) dhe u ankua pėr vėshtirėsitė (dėmtimin e duarve) qė ia kishte shkaktuar mulliri i dorės, dhe ajo kishte dėgjuar se njė i zėnė rob i ishte sjellur atij, por ajo nuk e gjeti atė dhe e informoi A’ishen pėr kėtė. Kur i Dėrguari i Allahut (sallallahu alejhi ue selam) erdhi, A’isha e informoi pėr vizitėn e Fatimes. Aliu (radiallahu anhu) tha, ‘Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) erdhi tek ne pasi qė ne kishim shkuar pėr tė fjetur. Kėshtu qė ne nisėm tė ēohemi por ai tha, ‘Rrini nėpėr vendet tuaja.’ Ai erdhi dhe u ul mes meje dhe asaj ashtu qė unė ndjeva ftohtėsinė e kėmbėve tė tija nė barkun tim. Dhe ai tha, ‘A doni t’ju informoj pėr diēka qė ėshtė mė e mirė se ajo tė cilėn e keni kėrkuar?, kur tė shkoni pėr tė fjetur thuani subhaneallah 33 herė, elhamdulilah 33 herė, dhe Allahu ekber 34 herė, ngase kjo ėshtė mė mirė pėr ju se njė shėrbėtor.”



    Pra, ju mund tė shihni sesi Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) nuk i tha Aliut, ‘Ajo s’duhet tė tė shėrbej.’ Mė saktė, ti duhesh ta bėsh kėtė. Dhe Ai (sallallahu alejhi ue selam) nuk e mori parasysh pėrparėsin e disa njerėzve tė caktuar nė nxjerrjen e vendimeve siē ėshtė cekur nga Ibn Kajjim nė Zaadul Me’ed (4/45-46)



    Veē kėsaj, nė atė qė parapriu nuk gjindet ndonjė gjė qė e mohon rekomandimin e ndihmės sė burrit ndaj gruas nėse ai gjen kohė pėr kėtė, mė saktė, kjo ėshtė pjesė e sjelljes sė mirė mes atyre dyve dhe prandaj A’isha (radiallahu anha) ka thėnė, ‘Ai ishte nė shėrbim tė familjes se tij, dhe kur vinte koha e namazit, ai dilte.” (Buhari, Tirmidhi – sahi).



    Dhe nė esh-Sheme’il (2/185) me isnade tjera me formulimin, ‘Ai ishte njėri prej njerėzve. Ai pėrkujdesej vetė pėr teshat e tija, e milte delen, dhe i shėrbente vetvetes.’ Dhe nė kėtė transmetim gjinden ata qė janė tė besueshėm dhe disa tė tjerė qė janė paksa tė dobėt. Mirėpo, Ahmed dhe Ebu Bekr esh-Shefi e transmetojnė atė me isnad tė fortė, siē kam treguar nė Silsiletul Ahadithus Sahihe.

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Obligimi nė tė besuarit se ka dallime mes burrit dhe gruas

    Nga Shejh Bekr bin Abdullah Ebu Zejd, anėtar i Komitetit tė Pėrhershėm tė Muftive nė Mbretėrinė e Arabisė Saudite




    Dallimet fizike, figurative dhe legjislative (nė lidhje me ligjet fetare) mes burrit dhe gruas janė konfirmuar nga paracaktimi hyjnor, teksti i burimeve fetare Islamike, ēka evidentisht mund tė kuptohet, si dhe nga intelekti.



    Kjo mund tė sqarohet siē vijon: Se Allahu – i Cili ėshtė i pastėr nga ēdo e metė – e krijoi burrin dhe gruan si dy gjysma tė ndara pėr llojin njerėzor – mashkull dhe femėr. Allahu ka thėnė: “Dhe atė se Allahu krijoi dy ēifte, mashkullin dhe femrėn.” (En-Nexhm 45)



    Tė dytė ata kanė pjesė nė establishmentin e ekzistencės, secili sipas asaj qė ėshtė e veēantė pėr gjininė e tij apo saj. Tė dytė ata po ashtu kanė pjesė nė establishmentin e kėsaj ekzistence nė lidhje me ēėshtjen e adhurimit tė Allahut, mė tė Lartit. Nė kėtė ēėshtje nuk ka dallim mes burrit dhe gruas nė gjeneralitetin e Islamit. Kjo do tė thotė se nuk ka dallim mes tyre nė ēėshtjet e besimit nė Teuhid (Unitetin e Allahut dhe tė drejtėn e Tij qė vetėm Ai tė adhurohet), nė Itikad (kredon e besimeve e cila ėshtė obligim pėr ēdo Musliman), nė realitetet e Imanit (besimit), nė nėnshtrimin e fytyrės Allahut, mė tė Lartit, nė ēėshtjet e shpėrblimit dhe dėnimit, nė gjeneralitetin e inkurajimit pėr tė bėrė mirė dhe nė dekurajimin prej tė keqes, dhe nė ēėshtjet e akteve tė dobishme. Po ashtu s’ka dallim mes dy gjinive nė gjeneralitetin e Ligjdhėnies nė lidhje me tė drejtat dhe obligimet pėrgjithėsisht. Allahu thotė:



    “Dhe Unė nuk i kam krijuar Xhinėt dhe njerėzit pėr tjetėr pos (me qėllim) qė ata tė mė adhurojnė Mua.” (Edh-Dharijat 56)



    “Kushdo qė bėn vepra tė mira, qoftė ai mashkull ose femėr, derisa ai (ose ajo) ėshtė besimtar, atėherė Ne do t’i japim atij njė jetė tė mirė.” (En-Nehl 97)



    “Dhe kushdo qė bėn vepra tė mira, qoftė ai mashkull ose femėr, derisa ai (ose ajo) ėshtė besimtar, atėherė kėta njerėz do tė hyjnė nė Parajsė dhe atyre s’do t’u bėhet aspak e padrejtė.” (En-Nisa 124)



    Sidoqoftė, ėshtė sipas paracaktimit tė Allahut dhe vendimit tė Tij qė mashkulli tė mos jetė i njėjtė sikur femra nė mėnyrėn e krijimit fizik tė tij, dukjen e tij dhe pėrbėrjen e tij. Nė gjininė mashkullore ėshtė njė lloj i perfeksionimit nė krijimin e tij, dhe njė fuqi natyrore. Nė fuqinė fizike tė saj dhe pėrbėrjen natyrore, femra ėshtė mė pak e kompletuar nė krijimin e vet sesa mashkulli. Kjo ėshtė pėr shkak tė asaj ēka ajo pėrjeton nga menstruacionet, shtatzėnia, gji-dhėnia, kujdesi pėr ēėshtjet e fėmiut, dhe kultivimin e gjeneratave tė ardhshme tė Umetit (Popullit Musliman). Pėr kėtė arsye, femra qe krijuar nga brinja e Ademit (alejhi ue selam). Kėshtu, ajo ėshtė pjesė e tij (burrit), dhe ajo e pason atė dhe duhet t’i bindet atij. Burrit i janė lėnė nė besim ēėshtjet e saja, mbrojtja e saj dhe shpenzimi (i pasurisė) nė tė dhe nė ēfarėdo qė mund tė kenė nga fėmijėt. Nga rezultati i kėtij dallimi nė krijimin e tyre janė edhe kėto qė vijojnė: dallimi mes tyre nė fuqi, nė aftėsitė fizike, nė inteligjencė, nė tė menduarit e tyre, nė butėsinė e tyre, nė qėllimet dhe synimet e tyre, dhe nė veprat dhe funksionet e tyre. Dhe nė atė ēka pėrmbajnė kėto dallime ekziston dėshmi e mjaftueshme, e lere mė nėse ne i shtojmė kėsaj edhe atė ēka dijetarėt e mjeksisė moderne kanė theksuar me konkludimet mahnitėse nė lidhje me dallimet nė krijim mes dy gjinive.



    Kėshtu, Allahu ka specifikuar ligje tė caktuara pėr njerėzit, dhe ato janė ligje tė cilat janė tė pėrshtatshme pėr krijimin e tyre, pėrbėrjen e tyre, konstruksionin e tyre, karakteristikat e veēanta tė konstruksionit tė tyre, kualifikimet e tyre, ajo qė ėshtė e mjaftueshme pėr ta nė lidhje me ekzekutimin e detyrave tė domosdoshme nga ana e tyre, durimin e tyre, tolerancėn e tyre, seriozitetin e tyre, dhe detyrat e tyre jashtė shtėpisė sė tyre, dhe pėrpjekjet e tyre dhe shpenzimet nė ata tė cilėt jetojnė nė shtėpinė e tyre.



    Allahu gjithashtu ka specifikuar ligje tė caktuar pėr gratė, tė cilat janė tė pėrshtatshme pėr krijimin e tyre, pėrbėrjen e tyre, konstruktin e tyre, karakteristikat e veēanta tė tyre, kualifikimet e tyre, detyrat e tyre, dobėsinė e tyre nė durim dhe tolerancė, detyrat e tyre tė pėrgjithshme dhe funksionet e rėndėsishme nė shtėpi, kujdesi i tyre pėr ēėshtjet e shtėpisė dhe kultivimi i tyre nė lidhje me ata tė cilėt jetojnė nė shtėpinė e tyre nga gjeneratat e ardhshme tė Umetit.



    Allahu pėrmend thėnien e gruas sė Imranit kur ajo tha:



    “Dhe mashkulli s’ėshtė si femra.” (Aal Imran 36)



    Lavdi i qoftė Atij, i Cili posedon krijimin, komandėn, gjykimin dhe ligjdhėnien.



    “A s’ėshtė ajo se krijimi dhe komanda i takojnė Atij (Allahut)? I Bekuar qoftė Allahu, Zoti i Botave.” (El-Araf 54)



    Prandaj, kjo ėshtė ajo qė Allahu dėshiron nė ekzistencėn dhe vendimin nė lidhje me krijimin, pėrbėrjen e gjėrave dhe atyre gjėrave qė ai i ka dhėnė. Kjo po ashtu ėshtė ajo qė Allahu do nė ēėshtjet e ligjdhėnies fetare nė lidhje me urdhėrin, gjykimin dhe ligjdhėnien. Kėshtu, tė dyja kėto aspekte tė dėshirės sė Allahut janė bashkuar pėr dobinė e krijesave (njerėzimit) dhe establishmentit, si dhe pėr mbajtjen e ekzistencės. Kjo gjithashtu ėshtė e dobishme pėr organizimin e jetės sė individit, familjes, komunitetit, dhe shoqėrisė njerėzore.



    Kjo (e cila pason kėtu) ėshtė njė pjesė e asaj qė ėshtė specifikuar pėr secilėn nga kėto dy gjini:



    Nė mesin e ligjeve tė cilat janė specifike pėr burrat:


    Ajo se ata janė mbajtėsit tė cilėt janė tė ngarkuar me mbrojtjen, pėrkujdesjen, sigurimin e vyrtyteve tė anėtarėve tė familjes dhe parandalimit tė veseve, mbrojtjen e shenjtėrisė sė familjes nga kriminelėt, dhe ata janė mbajtės dhe mbrojtės tė shtėpisė krahas atyre tė cilėt jetojnė nė to duke pėrfituar pasuri dhe duke shpenzuar nė anėtarėt e familjes.



    Allahu, mė i Larti, ka thėnė:



    “Burrat janė mbajtėsit dhe mbrojtėsit e grave pėr shkak tė asaj me ēka Allahu e ka favorizuar njėrin prej tyre (mashkullin) mbi tjetrin (femrėn), dhe pėr shkak tė asaj ēka ata (mashkujt) shpenzojnė nga pasuria e tyre. Prandaj, gra tė drejta janė gratė e devotshme e tė dėgjueshme, gratė tė cilat e ruajnė nė mungesė (tė burrit) atė ēka Allahu ka dashur qė ato ta ruajnė.” (En-Nisa 34)



    Esh-Shejh Bekr bin Abdullah Ebu Zejd
    Burimi: Hirasatul-Fadhile, f.15-18

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Hixhabet me ngjyrė?

    Shejh Albani



    - Kushti i gashtė: Xhilbabi [mbulesa] s'duhet tė jetė zbukurim nė vetvete.
    …



    Dije se nuk ėshtė zbukurim nė asnjė kuptim qė veshja me tė cilėn mbulohet gruaja tė jetė me ngjyrė tjetėr veē tė bardhės apo tė zezės, ndryshe nga siē gabimisht supozojnė disa gra tė pėrkushtuara nė fe. Kjo bazohet nė kėtė qė vijon:



    Sė pari, thėnia e pejgamberit [salallahu alejhi ue selam]:



    "Parfumi i gruas ėshtė ai, qė ka ngjyrė tė dukshme dhe aromė tė fshehur…" [Mukhteser esh-Shema'il (188)]



    Sė dyti, qėndrimi i femrave sahabije nė kėtė, dhe unė do tė citoj disa transmetime tė vėrtetuara lidhur me kėtė nga ajo ēfarė el-Hafidh ibn ebi Shejbeh ka transmetuar nė el-Musenef [8/371-372]:



    Nga Ibrahim [en-Nekhi] se ai, sė bashku me Alkame dhe el-Esued, kanė hyrė tek gratė e pejgamberit [salallahu alejhi ue selam] dhe i kanė parė me mbulesė tė kuqe".



    Nga Ibn Ebi Muleikeh:"Pashė nė Umm Selemen njė teshė dhe njė mbulesė me ngjyrė tė verdhė/tė kuqe".



    Nga el-Kasim, dhe ky ėshtė Muhamed ibn ebi Bekr es-Siddik, se:"Aisha mbartte tesha tė verdha ndėrsa ishte nė ihram".



    Dhe nė njė transmetim nga el-Kasim se:"Aisha mbartte tesha tė me ngjyrė tė kuqe dhe tė verdhė ndėrsa ishte nė ihram".



    Nga Hisham, nga Fatime bint el-Mundhir se:"Aisha mbartte teshė tė verdhė ndėrsa ishte nė ihram".



    Nga Se'id bin Xhubejr, i cili i kishte parė disa nga gratė e pejgamberit [salallahu alejhi ue selam] tė bėnin tauaf Kabėn ndėrsa mbartnin veshje tė verdhė/tė kuqe".
    …



    - Kushti i tetė: Xhilbabi s'duhet tė jetė veshje pėr shuhreh [pėr t'u dalluar]1



    Kjo, pėr shkak tė hadithit tė Ibn Umer, i cili ka thėnė se i dėrguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam]:



    "Kushdo qė vishet pėr t'u dalluar dhe pėr t'u bėrė i famshėm nė kėtė botė, Allahu do ta veshė atė me veshje tė poshtėrimit nė Ditėn e Ringjalljes, pastaj do tė digjet".2



    --------------------------------------------------------------------------------
    1. Kjo pikėrisht ėshtė veshja qė mbartet pėr t'u dalluar mes njerėzve, qoftė ajo veshje e shtrenjtė, qė personi e mbart pėr sy e faqe dhe mburrje nė kėtė botė, qoftė veshje e thjeshtė, tė cilėn personi mund ta mbartė pėr tė treguar asketizėm dhe pėr sy e faqe [duke bėrė vepra tė mira me qėllim qė t'u lė pėrshtypje tė tjerėve]. Esh-Sheukani ka thėnė nė Nejlul-Eutar [2/94]:
    "Ibnul-Ethir ka thėnė:'Esh-Shuhreh ėshtė e atillė qė e bėn personin tė dallohet nga njerėzit, pėr shkak tė ngjyrės sė ndryshme tė veshjes, kėshtu qė bie nė sy dhe shkakton mahnitje dhe krenari'".
    2. Ebu Daud [2/182] dhe Ibn Maxhe [2/278-279], nėpėrmjet Ebu Euaneh, nga Uthman ibn el-Mughireh, nga el-Muhaxhir, nga ai. Ky zinxhir i transmetimit ėshtė hasen, siē ka thėnė el-Mundhirij nė et-Terghiib [3/112], dhe njerėzit e zinxhirit tė tij janė tė besueshėm siē ka thėnė esh-Sheukani.

    --------------------------------------------------------------------------------


    [Marrė nga Xhilbab el-mer'etil-muslimeh, f.121-123, 213]




    Komisioni i pėrhershėm pėr Fetua



    Pyetje: A duhet xhilbabi i gruas muslimane tė jetė i zi apo mund tė ketė ngjyrė tjetėr?



    Pėrgjigje: Veshja e gruas muslimane nuk ėshtė e kufizuar nė ngjyrė tė zezė dhe ėshtė e lejueshme qė ajo tė mbartė ēfarėdo ngjyrė tė teshės, pėr sa kohė qė ajo tė mbulojė avretin [ajo pjesė e trupit qė, sipas Sheriatit, duhet tė mbulohet], nuk u pėrngjan meshkujve, nuk ėshtė e ngushtė nė mėnyrė qė tė pėrvijojė formėn e trupit, nuk ėshtė e hollė nė mėnyrė qė tė duket ēfarė ėshtė nėn tė dhe nuk provokon fitne [joshje].



    Shejh Abdul-Aziz ibn Abdullah ibn Baz
    AbduRrezak Afifij
    Abdullah ibn Gudejan
    Abdullah ibn Ku'ud



    ["Hixhabi dhe veshja e gruas" nga Fetaua el-lexhne ed-da'imeh lil buhuthil-ilmije uel-ifta]




    Shejh Ubejd el-Xhabirij



    Pyetje: Kam lexuar disa transmetime lidhur me Nėnat e besimtarėve se ato vishnin hixhabe dhe xhilbabe me ngjyrė tė kuqe e tė verdhė, kėshtu qė a ėshtė e lejueshme tė vishet kjo teshė?



    Pėrgjigje: O bija ime, kėto ngjyra qė janė mbartur nga kėto gra nė atė kohė kanė qenė ngjyra tė njohura, dhe me atė ēfarė pėrmendet nė kėto transmetime nuk mendohet nė ngjyrat qė tėrheqin vėmendjen, por, vėrtet, kėto ngjyra qenė tė ngjashme me tė kuqen dhe tė zezėn, apo, pėr shembull, njė pėrzierje apo kombinim i tė kuqes, sė zezės dhe tė gjelbrės. Pra, mos i pėrfytyroni Nėnat e besimtarėve dhe motrat e tyre ndėr sahabijet apo tabi'inet me xhilbab apo shami qė tėrheqin vėmendjen e burrave tė huaj.



    [Shejh Ubejdi nė Medinėn e Ndritur mė 14 maj 2007]

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Statusi i gruas para dhe pas Islamit

    nga shejh Salih el-Feuzan
    Burimi: libri i tij, Tenbihat alaa Ahkam Tekhtessu bil-Mu'minat [f.6-11]





    Statusi i gruas para Islamit



    Ajo qė mendohet me "para Islamit" kėtu ėshtė periudha e njohur si xhahilije [ditėt e injorancės], nė tė cilėn jetonin Arabėt nė veēanti dhe e gjithė bota nė pėrgjithėsi. Kjo ishte kur njerėzit s'kishin ndonjė tė dėrguar midis tyre dhe nuk kishin kurrfarė udhėzimi. Nė njė hadith qėndron:"Allahu shikoi nė ata – Arabėt dhe joArabėt – dhe i urreu tė gjithė, pėrveē disa njerėzve ndėr Njerėzit e Librit [qė mbeten tė udhėzuar nė porosinė e vėrtetė]."



    Nė shumicėn e rasteve, gruaja e kėsaj periudhe jetonte nė kushte mjaft tė rėnda, posaēėrisht nė shoqėritė Arabe, ku ata urrenin qė t'u lindte vajzė. Pra, midis Arabėve ishin ata qė i varrosnin vajzat e tyre ndėrsa ato ishin ende tė gjalla, gjersa ajo vdiste nėn dhé. Dhe, midis tyre ishin ata qė i linin tė jetonin vetėm qė tė jetonin njė jetė poshtėruese dhe degraduese. Allahu thotė:"Kur ndonjėrit nga ata i vinte lajmi pėr lindjen e vajzės, fytyra e tij bėhej e errėt dhe vrerosej. Ai fshehej nga njerėzit pėr shkak tė lajmit tė keq qė pranonte. A do ta mbajė atė me turpėrim apo do ta varrosė nė dhé?" Padyshim, i lig ėshtė vendimi i tyre."[Nahl:58-59]



    Allahu thotė:"Dhe kur foshnja femėr, e cila ėshtė varrosur nė tokė, tė pyetet se pėr ēfarė mėkati ėshtė vrarė ajo."[et-Tekuir:8-9]



    Fjala meu'udeh i referohet foshnjes femėr qė ėshtė varrosur e gjallė dhe ėshtė lėnė tė vdesė brenda nė tokė. Dhe, po tė kursehej nga varrosja pėr sė gjalli dhe tė lihej tė jetonte, atėherė, vėrtet, ajo do ta gjente veten duke jetuar njė jetė degraduese. Kjo meqė asaj nuk i lejohej qė tė trashėgonte hise nga prona e tė afėrmėve tė saj, pavarėsisht ēfarė pasurie posedonte ai dhe pavarėsisht nga skamja apo nevoja e skajshme qė ajo mund tė kishte. Nė fakt, ajo pjesėtohej si pjesė e pronės sė burrit tė saj tė vdekur, mu siē pjesėtoheshin paratė e tij nė trashėgimi!



    Asokohe mund tė gjindeshin njė numėr i madh grash qė jetonin nėn njė njeri, meqė ata nuk kishin ndonjė kufi pėr numrin e grave qė mund t'i martonin. Kėshtu qė ata nuk shfaqnin kurrfarė interesimi pėr atė se ēfarė mund t'u ndodhte grave si rezultat i kėsaj, siē ėshtė jetesa nė kushte shtrėnguese, parehatia dhe drejtėsia.




    Satusi i gruas pas Islamit



    Por, kur erdhi Islami, ai i pezulloi kėto padrejtėsi nga gruaja dhe ia ktheu asaj nderin dhe vetėbesimin nė njerėzimin. Allahu thotė:"O njerėz, vėrtet Ne ju krijuam nga njė mashkull dhe njė femėr."[el-Huxhurat:13]



    Kėshtu, Allahu pėrmend qė ajo ishte ortake e burrit nė zanafillėn e njerėzimit dhe njėlloj, ajo ėshtė ortake mė burrin shprehur nė shpėrblimin apo denimin pėr veprat e bėra. Allahu thotė:"Kushdo qė bėn vepra tė mira, qoftė mashkull apo femėr, ndėrsa ėshtė besimtar[e] i vėrtetė, atij do t'i japim njė jetė tė mirė dhe do ta shpėrblejmė nė mėnyrėn mė tė mirė pėr atė qė bėnte."[en-Nahl:97]



    Allahu thotė:"Kėshtu qė Allahu t'i denojė mashkujt dhe femrat hipokritė dhe mashkujt dhe femrat idhujtarė."[el-Ahzab:73]



    Dhe, Allahu ka ndaluar qė femra tė konsiderohet si pasuri trashėguese nė pasurinė e burrit tė saj tė vdekur, siē thotė:"O ju qė besoni, ju ėshtė ndaluar tė trashėgoni gruan pa vullnetin e saj."[en-Nisa:19]



    Pra, Allahu i dha asaj pavarėsi nė individualitetin e saj, nė mėnyrėn qė asaj iu mundėsua tė trashėgojė nė kundėrshtim me tė qenit objekt trashėgimie. Dhe, Allahu i dha gruas tė drejtė trashėgimie nė pasurinė e tė afėrmėve tė saj. Allahu thotė:"Duhet tė ketė hise pėr mashkullin dhe hise pėr femrėn nga ajo qė lihet nga prindėrit dhe tė afėrmit e tyre, qoftė ajo pronė e vogėl apo e madhe."[en-Nisa:7]



    Allahu thotė:"Allahu ju urdhėron nė lidhje me trashėgiminė e fėmijėve tuaj: mashkullit t'i jepet hise sa dy femrave. Nėse ka vetėm bija, dy apo mė shumė, hisja e tyre ėshtė dy tė tretat e trashėgimisė; nėse ėshtė vetėm njė [bijė], pjesa e saj ėshtė gjysma."[en-Nisa:11]



    Kjo vlen po ashtu edhe pėr tekstet tjera ku qėndron se gruaja mund tė trashėgojė, qoftė ajo nėnė, bijė, motėr, apo grua.



    Nė sferėn e marrėdhėnieve martesore, Allahu e kufizoi martesėn e mashkullit me mė sė shumti katėr gra, me kusht qė ai t'i trajtojė tė gjitha gratė e tij me drejtėsi dhe barabartė sipas mundėsive tė tij. Dhe, Ai e detyroi burrin qė tė jetojė me to nė dashamirėsi, siē thotė:"Dhe jetoni me to ndershmėrisht."[en-Nisa:19]



    Ai e bėri dhuratėn tė drejtė tė saj dhe urdhėroi qė ajo t'i jepet asaj tėrėsisht, pėrveē asaj ēka ajo lejon nga vullneti i mirė. Allahu thotė:"Dhe jepjani gruas dhuratėn me bujari. E, nėse ato, nga vullneti i mirė i tyre, e zvogėlojnė ndonjė pjesė tė saj, merreni atė dhe shijoni atė pa frikė nga pasojat."[en-Nisa:4]



    Dhe, Allahu e bėri atė kujdestare qė urdhėron pėr tė mirė dhe ndalon nga e keqja nė shtėpinė e burrit tė saj, dhe udhėheqėse e fėmijevė tė saj. Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka thėnė:"Gruaja ėshtė kujdestare e shtėpisė sė burrit tė saj dhe ajo do tė pyetet [nė ditėn e gjykimit] pėrsa i pėrket atyre qė janė nėn kujdesin e saj." Po ashtu, Allahu e ka bėrė detyrim pėr burrin qė ai tė shpėnzojė nė tė dhe ta veshė atė nė mėnyrėn e duhur.



    Ajo qė armiqtė e Islamit dhe degėt e tyre duan sot me zhveshjen e gruas nga nderi dhe tė drejtat e saj:



    Vėrtet, armiqtė e Islamit – apo mė mirė armiqtė e njerėzimit – sot, ndėr mosbėsimtarėt, hipokritėt dhe ata qė kanė sėmundje nė zemrat e tyre, janė tėrbuar lidhur me atė ēka gruaja muslimane ka arritur nga nderi, lavdia dhe dėlirėsia nė Islam. Kjo ngase armiqtė e Islamit ndėr mosbesimtarėt, hipokritėt dhe ata qė kanė sėmundje nė zemrat e tyre, duan qė gruaja tė shėrbejė si njė kurth me anė tė sė cilės do tė mund t'i joshin dhe kapin ata me iman [besim] tė dobėt dhe ata qė kanė natyrė tė ēoroditur, pasi tė kenė pėrmbushur dėshirat e tyre tė prishura me tė [gruan]. Allahu thotė:"Por ata qė ndjekin epshet e tyre dėshirojnė qė ju tė shmangeni pamasė [nga rruga e drejtė]."[en-Nisa:27]



    Dhe ata qė kanė sėmundje nė zemrat e tyre midis muslimanėve, dėshirojnė qė gruaja tė jetė njė artikull i lirė, duke iu ekspozuar kėtyre njerėzve tė dėshirave epshore dhe prirjeve djallėzore. Ata duan qė ajo tė shėrbejė si artikull i hapur pėrpara syve tė tyre, nė mėnyrė qė ata tė argėtohen me paraqitjen e bukur tė saj apo ndoshta tė bėjnė me tė gjėra shumė mė tė kėqija se kjo.



    Pėr kėtė shkak, ata harxhojnė mund tė madh nė pėrpjekje pėr tė bėrė gruan qė tė dalė jashtė shtėpisė sė saj, nė mėnyrė qė tė merr pjesė mė mashkujt nė punėt e tyre, duke punuar krahpėrkrah me ta. Apo, qė ajo tė shėrbejė dhe tė kujdeset pėr mashkullin si dado nėpėr spitale, apo stjuardesė nė avion, apo mėsuese e profesoreshė nė shkollat e pėrziera tė pandara, apo qė ajo tė jetė aktore nė teatre, apo kėngėtare, apo spikere nė format e ndryshme tė mediave, kėshtu duke e vėrė nė dukje fytyrėn e saj dhe duke joshur mashkujt me zėrin dhe paraqitjen e saj.



    Ndėrsa, revistat imorale kanė publikuar fotot e vajzave qė shfaqen nė mėnyrė provokative dhe tė zhveshura, si mėnyrė pėr t'u bėrė marketing revistave tė tyre. Disa afaristė dhe kompani i kanė marrė kėto foto po ashtu si mėnyrė pėr tė raklamuar prodhimin e tyre, duke vendosur kėto foto nė reklamat dhe ekspozitat e tyre.



    Kėto akte djallėzore janė menduar pėr t'ia hequr mendjen nga detyra e saj e vėrtetė, e cila ėshtė nė shtėpinė e saj. Kjo e detyron burrin qė tė angazhojė shėrbėtore femra pėr tė rritur fėmijėt e tyre dhe pėr t'u pėrkujdesur pėr punėt e shtėpisė, gjė qė rezulton nė ēapkėnėri dhe ligėsi tė madhe.



    Sidoqoftė, ne nuk e kufizojmė gruan nga puna jashtė shtėpisė sė saj, sa kohė qė ajo u pėrmbahet direktivave vijuese:



    1. Ajo duhet tė ketė nevojė qė ta kryejė kėtė punė apo bashkėsia ku ajo punon prej saj kėrkon ta kryejė kėtė punė, me kusht qė pėr kėtė punė s'mund tė gjindet ndonjė mashkull.



    2. Ajo duhet ta bėjė kėtė pasi tė pėrmbushė detyrimet qė i ka nė shtėpi, gjė e cila ėshtė puna parėsore e saj.



    3. Kjo punė duhet tė jetė nė njė ambient ku ka vetėm femra, siē ėshtė rasti kur ajo mėson vetėm femrat, apo kur punon si doktor apo dado pėr pacientėt femra. Dhe, puna e saj duhet tė jetė e ndarė nga mashkujt.



    4. Njėlloj, atė asgjė s'mund ta shtrėngojė nga mėsimi i ēėshtjeve fetare. Nė fakt, kjo ėshtė e detyrueshme pėr tė. Dhe, atė asgjė nuk e parandalon qė tė mėsojė lidhur me aspektet e fesė sė saj, sa kohė qė ka nevojė pėr kėtė dhe mėsimi i saj mbahet nė ambient ku ka vetėm femra. Dhe, nuk prish punė nėse ajo merr pjesė nė orėt mėsimore nė mesxhid [xhami] dhe kėshtu me radhė, ndėrsa ėshtė nė pajtim me kėtė dhe e ndarė nga mashkujt. Kjo mund tė shihet tek gratė nė fillim tė Islamit [dmth Sahabijat], nė atė se ato punonin, studionin dhe ishin tė pranishme nė mesxhid.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  2. Kishat, Famullite dhe Misionet... ne Shqiperi, Kosove etj.
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 18:11
  3. Kishat dhe Misionet e Veprimit Katolik ne Shqiperi
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 16:50
  4. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  5. Cfare na kujton viti 1492?
    Nga INDRITI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2004, 18:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •