
Postuar mė parė nga
meduni
Tungjatjeta mendimi, e kam vrejt shum von ket tem, po prap se prap um duhet met than dishka, pa keqkuptim ok?
Sipas shenimit tan ti as ne Jet Kune Do dhe as ne Karate ski njohuri te duhur me i ba vlersimet mes ktyne 2 degav.
Sa mujta me kuptu ti paske ushtru shum pak karate dhe koke kan ne fazen fillestare, ti spaske pas durim me i tejkalu fazen fillestare per me shku te Shkelqimet e teknies ne Karate. ne fazen fillestare ushtrimmet qe i ke ba ato jan si lloj gimnastik apo ushtrime per kordinimin dhe perforcimin e trupit, (japonisht Kihon). Masi po thu qe ke ushtru Karate me vite, um duhet me than se ja e ki pas Mjeshtrin e dobt qe te ka ushtru ose sje kan nxans i mir per me kuptu Mjeshtrin. E vrejta te shembulli yt qe ki ba, qe sna ke cek se qysh e mbron Yoko Gerin ne Jet Kune Do. un i njoh per mi 10 (duhet mi njeh ma saktsisht, hahaha) menyra me teknika te karates se si mbrohen sulmimet me kam e nuk mu kan thy kurr durt.
duhet ta kesh parasysh se Karateja asht stil/shkoll e njohur ne Artet Traditionale Luftarake Aziatike.
Jet Kune Do hala nuk e ka arrit ket nivel dhe vet Bruce Lee personalisht kurr se ka qujt Jet Kune Do'n si stil aj e ka shpreh Jet Kune Do'n si Koncept, Pricip ose Filozofi. Per ket ishte kan mir niher me lexu ma shum per Bruce Lee'n dhe Jet Kune Do'n para se me ba ksi krahasime. Edhe me u kan Mjeshter i madh i Jet Kune Do's duhet me u kan ne te njejten koh edhe mjeshter i njejtit nivel te Karates per me munt me ba ksi krahasime. Bruce Lee vet personalisht ka ushtru Wing Chun prej Yip Manit, sipas Fakteve ai para se me shku ne Amerik ka pas nivelin e Shkalles se 2 ne Wing Chun. Ai kurr masanej si ka vazhu studimet te Yip Man. Ne konceptin e Jet Kune Do's Bruce Lee ka fut shum elemente te Stilav si per shembull: se pari Kuptohet Wing Chun, po po qashtu edhe elemente te Boxit, Mundjes, Karates, Tae-Kwon-Do etj. Te Bruce Lee nuk ka pas vler Stili, krijimi i Jet Kune Do' ka qen vetem si emen per me ba reklam per Bruce Lee'n e hiq ma shum. Lexo ma shum per Bruce Lee'dhe i gjejsh fjalt e mija. U i kam tana librat e Bruce Lee's dhe plus ne gjdo Lexikon i kam lexu kto qe po ti ceki. Un per shembull kam ushtru perskaj Karates, edhe stila tjer te Kung Fu's apo Ninjutsu me vite parale te njeten koh. Mas vitesh kam ardh ne vendim qe Karateja asht Stili ma i pershtatun per mu dhe kam vendos me vazhdu studimet ne Karate. Un edhe pse ushtroj Karate, ushtrojn edhe tjeret po un pershembull dalloj pi tjerve (pozitivisht apo negativisht sa me rendsi) per shkak se un e kam ni Koncept dhe Filozofi tjeter te Artit Luftarak. Tash un sun qohna edhe vetem se kam ni koncept tjeter me than se ky asht stil! Shul ship qka asht e pershtatshme per mu nuk dmth se te pershtatet edhe ty, a vozit VW, Mercedes, BMW a Audi vendos secili sipas shijes edhe qysh i pershtatet ne vozitje, secili Kerr e ka te njejtin efekt, me kry pun. Edhe te arte luftarake asht njejt, duhet me ju pershtat ni personi edhe me i kry pun. Njeri e krijon Stilin, Stili ndikon te njeri po nuk kqyret te stili se sa asht i aft ni Person, po kqyret Personi se sa ka arrit me Stilin. Ta kesh me dije se nuk egziston as ni stil qe asht i perfeksionum. Artet luftarake nuk perfeksionohen ato vetem zhvillohen, ai person qe menon se ka msu stil te perfeksionum ai kurr nuk mundet me arrit ni nivel te lart ne Artet Luftarake.
Pershendetje
Krijoni Kontakt