Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Internet në të gjitha shkollat e vendit pas dy javësh

    Internet në të gjitha shkollat e vendit pas dy javësh

    ARDIT BIDO



    Pas 3 muajsh, çdo nxënës në shkollat e mesme dhe nëntëvjeçare do të mund të hyjë në internet, pa shkuar brenda në mjediset shkollore. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës nënshkroi sot kontratën me Albtelekomin, për mundësimin e lidhjes së internetit në të gjitha institucionet parauniversitare. Instalimi do të përfundojë brenda 100 ditësh, sipas ministrit të Arsimit dhe drejtorit të Albtelekomit.

    Interneti

    Kontrata, që financohet nga Banka Botërore dhe ka vlerë mbi 1 milion USD, do të pajisë me shërbim interneti në tre muajt e ardhshëm të gjitha shkollat, të mesme dhe bazë, në çdo rreth të vendit. Vlera e plotë e këtij projekti është 1 milion e 51 mijë dollarë dhe është pjesë e projektit “Cilësi dhe Barazi në Arsim”.

    “Me instalimin e internetit për një periudhë kohore të shkurtër do të shfrytëzohen me mijëra kompjutera që ne kemi shpërndarë ditët e fundit në të gjitha shkollat e Shqipërisë. Është realisht një arritje për shkollarët e Shqipërisë, për familjarët e tyre, për të gjithë ne si qytetarë. Ne duam që fëmijët tanë të jenë në avangardë të vendeve evropiane sot”, – tha ministri Beja

    Marrëveshja

    Ministri u shpreh i gëzuar për kontratën, të cilën e cilësoi me kushte shumë të favorshme për MASH-in. Ai u shpreh se Albtelekomi do t’i përmbushë të gjitha detyrimet që ka në kontratë dhe në mënyrë të tillë që të gjithë nxënësit të përfitojnë prej këtij shërbimi.

    “Unë dua të uroj drejtorin e përgjithshëm që ka fituar këtë tender me një diferencë të madhe nga pozicioni i dytë. Njëkohësisht, dua të uroj që zbatimi i kontratës të jetë i suksesshëm deri në fund”, – tha ministri Beja.

    Ndërkohë, edhe drejtori i Albtelekomit, z. Mustafa Arkdogan, u shpreh i kënaqur për kontratën dhe deklaroi se interneti do të përhapet në të gjithë vendin, brenda vetëm pak ditëve.

    “Jam shumë i nderuar dhe shumë i lumtur që jemi ne fituesit e këtij tenderi dhe që do të kontribuojmë për modernizimin e sistemit arsimor shqiptar. Një nga misionet e Albtelekomit është për t’i shërbyer sistemit arsimor, shkollës shqiptare në përgjithësi. Ashtu siç e përmendi pak më parë edhe z. ministër, do të mundohemi që në një kohë rekord, të çojmë shërbimin e internetit në të gjitha shkollat”, – tha drejtori i Albtelekomit.

    Marrëveshja në fjalë ishte pjesë e programit “TIK (Teknologji Informacioni dhe Komunikimi)-shkolla”, që sponsorizohet nga projekti “Cilësi dhe Barazi në Arsim”, që financohet nga Banka Botërore.


    19/02/2009

    standart

  2. #2
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anëtarësuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862
    100 dite per te lidhur nje cope interneti? A thu se sa laboratore kompjuterash ka neper shkolla. Ec e merri vesh!
    Homo sum; humani nil a me alienum puto.

  3. #3
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Jo vetem ne c`do shkolle por c`do shtepi duhet te kete telefon dhe lidhje interneti.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Ky muhabet ka dy vjet.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    jo 100 dite po 100 vjet i jan dashur anglise a suedise te lidhe internet oj inteligente..

    thirri kaplloqes..

    nuk jan kollaj gjerat si .. rimeli.. oj qik.. qe nje te hapur canten e nje te nxjerr pasqyren e futja ne furce e piskatore..

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e alproud
    Anëtarësuar
    03-05-2008
    Postime
    292
    Uroj qe te realizohet dhe te mos kete lenje pas per shkolla te zonave malore. Nje inisjative e madhe, vertete ka nevoje e ardhmja e shqiperise per te qene ne nje hap me kohen.
    Fali armiqte e tu por asnjehere mos harro emrat e tyre.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Do kohen e vet dhe ajo ka rendesi te behet.
    Them se e njoh mire kete fushe. Dy jave duhet te lidhen vetem kontratat
    Po diku duhet ngritur lani, diku konfigu ruterit, e telekomi ska staf aq te madh sa te beje bum per dy jave.

  8. #8
    Projekti esht i madh dhe ka hy ne loj shteti. Nuk besoj se shteti esht i aq i paafte sa te mos angazhoje kompani te ndryshme per kete projekt ne menyre qe te shkurtohet sa me shume koha e kryerjes se projektit. Gjithsesi shpresoj se do realizohet.

  9. #9
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anëtarësuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    jo 100 dite po 100 vjet i jan dashur anglise a suedise te lidhe internet oj inteligente..
    ......?????

    Po ka nja 20 vjet qe eshte zbuluar, nejse Anglia me suedin kane filluar 80 para se te zbulohej interneti qe te benin lidhjen e tij, keshtu qe me tu zbuluar interneti do ishin gati

    Thuaj qe shqiperia nuk ka staf dhe rrjet kabllor te nevojshem po...

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    isha nje dizaj ne albani..
    me thot komshiu.. un tha e vura dhe internetin dhe tv kabllor tha.. e ne se e do dhe ti tha per te tute thirr kte numer telefoni e vijn ta vene brena dites.. bile brenda ores tha..
    e thirra at numer e duall nje cupke e tha .. ku e keee shtepin o djale .. e bej leket gati ooo ..si te ajo kenga..
    ja dhash adresen.. rruga bubifaja martaneshi nr 175 dhe erdhen per 5 minuta dy cuna me shkalle e nje rrot kabell ne dore.. edhe nje te hypur bene neper shtylla e catira e deg fiku e vuuu zgjat e perdridh kabllin andej kendej.. e si majmuna te ngratet hyp me nji carac.. zbrit nga nji tarac.. e ballkone e pullaze .. edhe kelltup u futen nga penxherja belldum ne shpin tone ne kat te katert.. edhe nje ta futur kabelltv-ne mu ne televizor.. muarren parate e iken.. lol estrad e vertete teknike karikaturo shqiptarike..
    ki lloj interneti ose tv kabllor apo telefonije.. benet per 1 dite ose 100 dite.. kurse ai i verteti tahmëm .. do 100 vjet zhvillim teknike urbanistike e politike demokratike ike ike ..
    kush na e sjell ate foton ne forum ku tregonet nje shtille elektriku telefoniku internetiku kabllo -iku mor aman..ku jan perzier kabllat..kur thojn kosovaret si lesh arapi.. ne kok te shtylles se ngrate.. lol.
    rapsoul.. shiko mos e gjen ate mrekulli te teknikes shqiptare..

    ne qe e dime c'eshte teknika e rregullat e saje te sigurimit e te estetikes e te nje shteti modern.. vem duart ne koke nga keto gjera..qe ne shqiperi duken normalitet..




    --

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  2. Shenja ne Rruge!?
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 08:47
  3. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  4. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •