NJË KALË I CUDITSHËM
Në mesditën time
ndaloi një kalë
Vinte për të marrë
kalorësin e lodhur!
Nuk e di akoma
kush e kish dërguar,
Por di që kish kohë
që më vinte rrotull!
Ishte po ai
Me sytë prej gruaje,
S’kish patkonj në këmbë,
po taka smeraldi!
Unë e mbylla portën,
mbylla dhe dritaren,
Tani atje brenda
hynte vetëm ajri!
Nuk e di përse
E vështrova dhimbshëm,
Ai,sytë e gruas,
mbi mua i ndali!
Kam kaluar çaste
dhe më të çuditshëm,
Se sa me këtë grua,
brenda këtij kali!
Në mesditën time
ndaloi një kalë,
Krejt si në një ëndërr
që shohim në gjumë!
Ai beson lehtë
se do të më marrë,
Por unë do të ik
kur të dua unë!
30 janar 2009
SONTE
Sonte,nuk po gjej dot
asnjë shkak për të qeshur,
Sonte,e shoh që edhe ti
më je arratisur!
Hedh sytë në qiell,
ai paska vdekur,
Dhe yj nuk ka më,
(nuk di nga kanë ikur!)
Sonte,nuk kam asnjë trill,
për t’u bërë e bukur!
E ç’më duhet,kur s’kam më,
asnjë mik për të pritur!
Ti natë,apo dikush tjetër,
që rri pas teje strukur,
S’e mësuat dot kurrë,
përse ne kemi lindur!
Sonte,bota e tërë
po më rrëshqet nga duart,
Si të ishte pluhur,
nëpër gishta në rrjedh!
Sonte,ju që të gjithë
më keni harruar,
Dhe unë jam vetëm 21 vjeç.
21 janar 2009
Krijoni Kontakt