Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327

    A jeni të kënaqur me punën Bashkësive Islame ?

    Prej vitesh ne shqiptaret musliman kemi 3 Bashkesi Islame : ajo e Shqiperise , Kosoves dhe Maqedonise.
    Keto bashkesi udheheqin rreth 5 milion muslimane , 1600 xhami edhe me shum hoxhallar ... permes ketyre bashkesive fetare mijra shqiptar shkojn ne haxh , disa te tjer shkollohen , mijra te tjer marrin ndihma humanitare.

    Por cka mendoni ju , sa mir e bejn ket pun keto bashkesi Islame , a jan ne gjendje ata te ndihmojn muslimanet kur u shkelen te drejtat , kur muslimanet kan nevoj per xhami , kur te varfurit-nevojtaret kan nevoj per ndihm.

    A duhet muslimanet te ken nje TV ose Radio ku lirshem dot organizoheshin emisione te ndryshme , por qe te gjitha dot ishin ne kufirin e te Lejueshmes , dhe kjo RTV jo te mund te shikohet vetem ne nje qytet , por ne gjitha trojet shqiptare.

    Diskutim te kendshem.

  2. #2
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    Por cka mendoni ju , sa mir e bejn ket pun keto bashkesi Islame , a jan ne gjendje ata te ndihmojn muslimanet kur u shkelen te drejtat , kur muslimanet kan nevoj per xhami , kur te varfurit-nevojtaret kan nevoj per ndihm.
    Jo valla s'jam ne gjendje te na ndihmojnë. Fshati ime me 5000 banor ka nis Xhamin me e bo me pare te veta. Xhamia ka kosten mbi 1 milion euro. Jan mbledh pare nga banoret, dhe disa organizata myslimane(jo te Kosovës) kan ndihmua me ndërtimin e Xhamisë. Nje grosh se ka dhon Bashkesia Islame e Kosovës.

    Xhamia gati eshte përfunduar vetëm Minarja mungon edhe izolimi dhe veshja e brendshme. Na ndihmoftë Zoti se e bejme edhe vete pa Bashkësisë Islame.

    Për momentin ne Xhamin e vjetër falem me shume se 2000 veta, dhe xhamia e vjetër nxen vetëm 500. Ne rast Xhumaje dhe Ditet e Bajramit falen te kjo Xhamia e Re edhe pse bën shume ftoftë.


    Foto: Xhamia qe eshte ne ndërtim mbi 4 vite.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  3. #3
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Xhami e bukur .
    Pasi qe Bashkesit Islame nuk posedojn fabrika prodhimi , banka e kompani , ateher normalisht se prej tyre smund te pritet qe ata te finansojn ndertimin e xhamive , por punen qe mund ta bejn ata eshte te ndikojn ne zgjidhjen e pengesave qe dalin ne komuna dhe me autoritetin e tyre te bejn qe te ndertohen xhamite , pastaj ne prej tyre presim qe mundesisht te ndikojn ne vetdijen e muslimaneve , sidomos ne biznese , qe ata te japin mjete materiale per ndertimin e xhamive.

    Bashkesit Islame poashtu mund te kerkojn donacione ne organizata muslimane ne shtetet tjera : Turqi , Arabi , xhamite ne shtetet perendimore etj.

    Muslimanet duhet te paguajn Hakun , qe shkon prej 15-25 euro per familje ne vit. Me keto para , hoxhallaret marrin rrogat e tyre.

  4. #4
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Un deri diku jam i kenaqur me punen qe po bejn Bashkesit Islame ne njohjen e pavarsis se Kosoves nga shtetet Islame , qe ndoshta po bejn pun me te madhe se kto politikanet.


    Myftiu Tërnava në takim me autoritetet Saudite kërkoi njohjen e pavarësisë së Kosovës

    Prishtinë, 27 janar 2009


    Këto ditë, me ftesë të Pallatit Mbretëror, për vizitë në Arabinë Saudite po qëndron Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava.
    Në Pallatin Mbretëror në Riad, Myftiu Tërnava më 24 janar është pritur nga princi Saudit Abdullah Bin Abdul Aziz.

    Në takim me Princin Saudit Myftiu Tërnava e ka njohur atë me të arriturat e Kosovës në fushën e shtetndërtimit, që nga pavarësia e deri tek konsolidimi i institucioneve shtetërore, miratimin e akteve themelore si kushtetuta, simbolet etj. Myftiu vuri në pah përkushtimin e popullit dhe institucioneve të Kosovës për të krijuar një shtet funksional që njeh vlerat pozitive të popujve të Kosovës. Myftiu Tërnava edhe kësaj radhe falënderoj Mbretërinë Saudite për ndihëm që i ka dhënë Kosovës dhe kërkoj nga Princi Saudit që të përshpejtohen procedura për njohejen e pavarësisë së Kosovës nga Mbretëria e Saudisë.
    Gjithashtu Myftiu ka kërkuar edhe ndikimin e Saudisë në Konferencën islamike dhe Ligën Arabe për Kosovën.
    Princi saudit në takim tha se Saudia po përcjell me vëmendje zhvillimin e proceseve në Kosovë dhe i premtoj në emër të qeverisë përkrahjen dhe mbështetjen politike për Kosovën në institucione ndërkombëtare.
    Princi Saudit i cili njëherësh është edhe kryetar i Gjysmëhënës së Kuqe saudite i premtoi Myftiun Tërnava financimin e ndërtimit të Qendrës Kulturore -Islame në Prishtinë.

    Gjatë qëndrimit në Saudi Myftiu Tërnava ishte mysafir i Këshilltarit të Mbretit Abdul Aziz Al-Saud, themeluesit të Arabisë Saudite, z. Nasir Al Shithri ku ishin të pranishëm 4 princat dhe këshilltarët e Mbretit Abdullah, dijetarë dhe biznesmen te ndryshëm. Pasi i informoj të pranishmit me përurimin që kanë ndodhur në Kosovë, edhe në këtë takim Myftiu kërkoi njohjen e Kosovës.

    Myftiu Tërnava u prit edhe në Ministrinë e Çështjeve fetare ku zyrtarët më të lart i njohu me zhvillimin e jetës fetare në Kosovës.

    Myftiu Tërnava pati një takim pune edhe me Ambasadorin e Shqipërisë në Riad
    Admirim Banaj, të cilin e falënderoj për angazhimin dhe kontributin e tij pran Ambasadave të OKI-se në Riad për Kosovën.

    Myftiu Tërnava gjatë qëndrimit në Riad ishte mysafir në radion saudite LIVE dhe televizionin satelitor “Al-Majd”
    Myfti pritet që sot të takoj Kryetarin e Parlamentit të Saudisë d. Salih Al- Humejd.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  5. #5
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Kryetari i Parlamentit të Arabisë Saudite dr. Salih Al-Humejd në takim me Myftiun Tërnava

    Prishtinë, 28 janar 2009
    bislame.net

    Arabia Saudite shumë shpejt do ta njoh Kosovën e pavarur
    Gjatë vizitës së tij në Mbretërinë e Arabisë Saudite, Myftiu i Kosovë Mr. Naim Tërnava është pritur dje nga kryetari i Parlamentit të Arabisë Saudite dr. Salih Al-Humejd. Myftiu Tërnava e ka njohur kryetarin e Parlamentit me të arriturat e Kosovës dhe ka kërkuar nga ai që sa më parë Mbretëria Saudite të marrë vendim që të njohë Pavarësinë e Kosovës. Me këtë rast Myftiu Tërnava tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Mbretëria Arabisë e Saudite për ne është shumë me rëndësi kur dihet roli që ka Saudia në shtetet e Botës Islame sidomos tek shtetet që aderojnë në Konferencën Islamike dhe në Ligën Arabe.
    Kryetari i Parlamenti saudit i premtoi Myftiut Tërnava se njohja e Pavarësisë së Kosovës nga Mbretëria e Arabisë Saudite do të vijë shumë shpejt. Gjithashtu kryetari i Parlamentit i premtoi Myftiut Tërnava përkrahjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe tek shtetet mike të Saudisë.Image
    Në takim me kryetarin e Parlamentit Saudit, Myftiu Tërnava u angazhua edhe për vizita të ndërsjella në nivel të kryetarëve të Parlamenteve të dy vendeve
    Para takimit me kryetarin e Parlamentit saudit, Myftiu Tërnava i shoqëruar nga Besim Mehmeti-kordinator i BI të Kosovës për Arabinë Saudite morën pjesë në një seancë pune të Parlamentit Saudit ku u mirëpriten nga parlamentar sauditë e me disa prej të tyre Myftiu Tërnava pati takime të frytshme pune
    Sot Myftiu Tërnava pritet që të takoj Myftiun e Arabisë Saudite.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Citim Postuar më parë nga MmEeTtIi Lexo Postimin
    Jo valla s'jam ne gjendje te na ndihmojnë. Fshati ime me 5000 banor ka nis Xhamin me e bo me pare te veta. Xhamia ka kosten mbi 1 milion euro. Jan mbledh pare nga banoret, dhe disa organizata myslimane(jo te Kosovës) kan ndihmua me ndërtimin e Xhamisë. Nje grosh se ka dhon Bashkesia Islame e Kosovës.

    Xhamia gati eshte përfunduar vetëm Minarja mungon edhe izolimi dhe veshja e brendshme. Na ndihmoftë Zoti se e bejme edhe vete pa Bashkësisë Islame.

    Për momentin ne Xhamin e vjetër falem me shume se 2000 veta, dhe xhamia e vjetër nxen vetëm 500. Ne rast Xhumaje dhe Ditet e Bajramit falen te kjo Xhamia e Re edhe pse bën shume ftoftë.


    Foto: Xhamia qe eshte ne ndërtim mbi 4 vite.
    Me duhet pak me te kundershtu...
    Bashkesia Islame e Kosoves ka nje buxhet shum te varfun qe menzi e mban vetveten e saj. Perkunder keti fakti BIK-u ka ndar nje shum te hollash edhe per kete xhami. Kjo xhami kur eshte ber projekti ka qen nje projekt shum i madh dhe ka pasur nje kosto bukur te lart. Ta nderton BIK nje xhami ne nje vend rural me nje shum te invesimeve afro 1 milon euro duke e ditur qe ka nje buxhet shum te varfun eshte nje investim i pamenduar. Kjo xhami pernga kostoja e investimit i afrohet katedrales qe po ndertohet ne Prishtine. Tani vlerso vet ti te investohet nje shum ne nje vend rural apo ne nje qender te Kosoves.
    Bashkesia Islame e Kosoves nuk ka asnje ndihm nga Shteti, shteti ndan te holla nga buxheti per festivale te ndryshme. Ne qeverin e kaluar jan ndar afro 20 mij euro nga buxheti i Kosoves konkretisht nga ministria e kultures per topfestin.
    Per fund do te ju kshilloja te gjithve ju ta bpyesni veten sa e ndihmon ju Bashkesin Islame, e jo sa ju ndihmon ajo ju....
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  7. #7
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Para disa viteve pash nje emision se si ne Gjilan ndihmoheshin narkomanet qe te len drogat dhe kjo beheshte me ndihmen e Islamit dhe disa qe me par kishin qen narkoman tanime ishin te sheruar dhe ishin musliman praktikant.

    Pra edhe ketu mund te ndihmoj bashkesia Islame , mund te ndihmoj edhe ne luftimit e dukurive tjera negative ne shoqerin shqiptare : prostitucioni , alkooli , krimi , lojrat e fatit ...

  8. #8
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Citim Postuar më parë nga altruisti_ek84 Lexo Postimin
    Me duhet pak me te kundershtu...
    Bashkesia Islame e Kosoves ka nje buxhet shum te varfun qe menzi e mban vetveten e saj. Perkunder keti fakti BIK-u ka ndar nje shum te hollash edhe per kete xhami. Kjo xhami kur eshte ber projekti ka qen nje projekt shum i madh dhe ka pasur nje kosto bukur te lart. Ta nderton BIK nje xhami ne nje vend rural me nje shum te invesimeve afro 1 milon euro duke e ditur qe ka nje buxhet shum te varfun eshte nje investim i pamenduar. Kjo xhami pernga kostoja e investimit i afrohet katedrales qe po ndertohet ne Prishtine. Tani vlerso vet ti te investohet nje shum ne nje vend rural apo ne nje qender te Kosoves.
    Bashkesia Islame e Kosoves nuk ka asnje ndihm nga Shteti, shteti ndan te holla nga buxheti per festivale te ndryshme. Ne qeverin e kaluar jan ndar afro 20 mij euro nga buxheti i Kosoves konkretisht nga ministria e kultures per topfestin.
    Per fund do te ju kshilloja te gjithve ju ta bpyesni veten sa e ndihmon ju Bashkesin Islame, e jo sa ju ndihmon ajo ju....

    Ti shume ma mire e di se je edhe ne Kosove bile unë jetoj jashtë fatkeqësisë , po kostoja e kësaj Xhamie me shumën qe ka ofruar BIK(qe unë spaskem digju) s'besoj qe ka ndihmua shume. Edhe pastaj nese thua ti ne vend rural, shko ne Bresan, ose pyete atë shokun si e kishte emrin si falen Xhumate, ose ne dy pjese, ne xhamin e vjetër, ose ne xhamin e re qe temperatura dimrit minus eshte.

    Eshte vend rural, po Ne rast Bajrami e Xhumaje ki njerëz nga 20 fshatrat rreth qe jan ne Opoje Do Zoti na ndihmon e përfundojmë sa me shpejt.

    Ps: N'pritshe dicka prej shteti, vdes për buke.
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    pershendetje,un per B.islame te shqiperis dhe kosoves nuk kam shum njohuri,vetem edij se Naim Ternava esht nje njeri i zgjuar dhe ka planet e tija per perparimin e islamit ne kosove,edhe besoj se nuk do i len te zhgenjyer muslimanet e ketij vendi,ndersa sa i perket atij kryemadhit te maqedonise ai esht nje debil i prishur,ai qe sa kohe me kompanin e tij vetem e vjedh b.is.te maqedonise,aedini ju se un kam informacion te sigurt se mbi 500miljon euro qe jan vakuf i BIM-se jan ne dor te shtetit maqedonas dhe askujt nuk i intereson,a thu pse,ja un ju tregoj se ai qe han dhe pin bashk me maqedonasit politikan ai shtyn ne xhep te vete pare te thata,nuk ka dobi prej nje udheheqesi qe del ne gjah te derrave me shkijet,nuk ka dobi prej nje udheheqesi qe nuk fal nnamaz regullisht,ai esht thjesht nje udheheqes prej te cileve do te hyjn te paret dhe do ndizet zjari i xhehnemit,sic na ka lajmruar zoti se udheheqesit e shtrembt dhe luftaret per fam dhe ata qe japin pasuri vetem per levdrat me keto grupe njerez do ndizet zjari xhehnemit e ky udheheqes esht njeri prej tyre,kete ethem pa dyshim,nuk dij si ta nxjer prej youtube nje video te bukur qe ja kan pregadit,mund ta shihni nese e shkruani molla sula aty e keni shum te hjeshem,e ky nuk ka ber asgje per islam ne maqedoni ky esht vertet nje i flliqur qe moti esht dasht te likvidohet

  10. #10
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Kshyr se po harron teme pa e fllqit ilia_spiros.
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesër
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Islami Në Australi
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-12-2008, 16:22
  4. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  5. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •