Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327

    "Njihni pavarësinë e Kosovës"

    Drejtuesit e komunitetit musliman të Shqipërisë përmes një peticioni do t'i drejtohen Konferencës Islamike me kërkesën për të njohur pavarësinë e Kosovës.



    "Njohja e lirisë pavarësisë dhe të drejtës për vetëvendosje është e drejtë e të gjithë popujve", tha përfaqësuesi i Komunitetit musliman shqiptar imami Ahmet Kalaja.

    Besimtarët musliman të Shqipërisë pritet që brenda dy javësh t'i dërgojnë një peticion Organizatës së Konferencës Islamike, ku i kërkojnë asaj njohjen e pavarësisë së Kosovës. Peticioni do të firmoset nga besimtarët duke u shtrirë në të gjithë vendin.

    "Ky është një peticion mbarë qytetarë, mirëpo pikënisja është pikërisht nga besimtarët musliman. Normalisht nga besimtarët sepse ky është në parim njohja e lirisë, njohja e pavarësisë. Njohja e të drejtës për vetëvendosje është e drejtë e të gjithë popujve. Neve, si mysliman shqiptar, na ka indinjuar shumë pse mos të zbatohet pikërisht ky parim bazë i islamit", tha ndëe të tjera Ahmed Kalaja.

    Aktualisht nga 57 vende anëtare të kësaj organizate vetëm tre kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

    Në seancën e fundit të Organizatës së Konferencës Islamike është kundërshtuar pavarësia e shtetit më të ri nga Azerbejgjani dhe Egjipti, ndërkohë që një nga shtatë qëllimet e kartës së kësaj organizate që është edhe dokumenti bazë thotë se vendet anëtare duhet t'ju japin mbështetje të gjithë muslimanëve që luftojnë për ruajtjen e dinjitetit të tyre pavarësisë dhe ligjeve kombëtare.



    Alsat.tv
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Tirana, firmat në peticionin e Kosovës

    Bardheblutë, pjesë e kërkesës për vendet anëtare të Konferencës Islamike, që të njohin pavarësinë

    Nga fitorja në derbi te çësh
    tjet madhore kombëtare.
    Tirana konfirmohet si një
    ndër klubet e pakta (për të mos
    thënë e vetme) shqiptare që merr
    pjesë aktive në komunitet. Drejtuesit
    dhe futbollistët e 23-herë kampionëve
    i janë bashkuar nismës
    së Komunitetit Mysliman në Shqipëri,
    që ka përpiluar një peticion
    për njohjen e pavarësisë së Kosovës
    nga të gjitha vendet që aderojnë në
    Konferencën Islamike. Nëpërmjet
    kësaj nisme synohet që Kosova të
    fitojë sa më shumë mbështetje
    ndërkombëtare, kur mungojnë dy
    javë nga 1-vjetori i shkëputjes nga
    Serbia. Më 17 shkurt 2008, Kosova
    u vetëshpall shtet i pavarur. Por,
    edhe pse ka mbështetjen e SHBAsë,
    Anglisë dhe disa vendeve me influencë
    në çështjet globale, shteti
    më i ri në kontinent ende nuk është
    njohur zyrtarisht nga Organizata
    e Kombeve të Bashkuara (OKB).
    Gjithsesi, procesi i mbledhjes
    së firmave, të cilat do t‘i dorëzohen
    vendeve të Konferencës së
    Vendeve Islamike, anëtare e së
    cilës është edhe Shqipëria që prej
    vitit 1994, e ka kapërcyer aspektin
    fetar. Përveç besimtarëve, ky peticion
    ka gjetur mbështetje të gjerë
    edhe jashtë Komunitetit Mysliman.
    Kjo ka nxitur Refik Halilin,
    njërin prej donatorëve të klubit
    bardheblu e biznesmen i njohur,
    drejtuesit e futbollistët që t‘i bashkohen
    lëvizjes. Halili, i shoqëruar
    nga kapiteni Devi Muka, drejtori
    teknik i skuadrës, Alban Tafaj dhe
    shumë pjesëtarë të tjerë të Tiranës,
    ishin mes atyre që hodhën firmat.
    Edhe pse në mesjavë (të
    mërkurën, më 4 shkurt) i pret një
    sfidë e vështirë me Shkumbinin,
    kryeqytetasit e shkëputën vëmendjen
    për disa çaste nga futbolli.
    "Vendosëm që së bashku me
    disa futbollistë të Tiranës, të cilët
    dëgjuan për këtë nismë të nisur
    nga qytetarët e Tiranës, të
    bëheshim pjesë e peticionit për
    njohjen e Kosovës", deklaroi donatori
    Halili. "Në bazë të të dhënave
    (edhe pse jozyrtare) flitet se është
    një numër mjaft i madh qytetarësh
    që i janë bashkuar kësaj iniciative
    dhe kanë firmosur. Edhe
    ne, pa bërë shumë komente, vendosëm
    që t‘i bëjmë thirrje
    vendeve islamike për të njohur
    pavarësinë e Kosovës".
    Peticionet
    Nisma e besimtarëve myslimanë
    në Shqipëri nuk është e
    izoluar. Ajo qëndron përkrah një
    tjetër iniciative, që ka nisur në
    Prishtinë, e cila u kërkon vendimmarrësve
    "të njihet vullneti i popullit
    të Kosovës dhe që Kosova të
    ketë vendin e merituar dhe të fituar
    me shumë mund në familjen e
    shteteve të pavarura dhe demokratike".
    Të rinjtë, iniciatorë të këtij
    peticioni, kërkojnë që vendi i tyre
    të bëhet "tokë e shpresës": "Kjo
    mund të realizohet vetëm nëse respektohet
    dhe njihet ndërkombëtarisht
    vullneti i popullit tonë". Ky
    peticion, i shpërndarë në internet,
    ka gjetur mbështetjen e afro 23200
    personave, shqiptarë që jetojnë në
    të gjithë botën.

    gazeta shqip

  3. #3
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Aktualisht nga 57 vende anëtare të kësaj organizate vetëm tre kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

    Gabohesh.



    Me Text: 8 out of 57 OIC Member States (14.04%)

    Marre nga: KosovaThanksYou
    Ndryshuar për herë të fundit nga strange : 03-02-2009 më 13:33
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  4. #4
    ToRoNtO_GuY Maska e YoUGoTNoGaMe
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Vendndodhja
    EaRtH..,On TeMpOrArY ViSa.....Ne ToKe..,Me ViZE Te PeRkOhShMe
    Postime
    81
    Komuniteti mysliman shqiptar ndërmerr iniciativën për mbledhjen e samë shumë nënshkrimeve për peticionit "Bashkoni zërin tuaj me ne! OIK, njihni pavarësinë e Kosovës".

    Myslimanët kërkojnë mbështetjen e qytetarëve për nismën e tyre që pavarësia e Kosovës të njihet në bllok nga vendet e Organizatës Islamike.

    Dje, pranë xhamisë së Et'hem Beut në qendër të Tiranës, të rinj myslimanë kërkonin nga qytetarët ndërgjegjësim për nismën e tyre lidhur me kërkesën që do ia drejtojnë OIK, sa i takon Kosovës.

    Qytetarë të shumtë firmosnin peticionin e tyre ndërsa pranë ishte afishuar një pankartë "Bashkoni zërin tuaj me ne! OIK, njihni pavarësinë e Kosovës". Një iniciativë e tillë do të shtrihet në të gjitha xhamitë e vendit. Dje ishte xhamia kryesore e kryeqytetit të vendit që mirëpriti qytetarët deri në orët e vona të firmosnin këtë peticion.

    Nga autoritetet drejtuese të Komunitetit Mysliman nuk u bë e ditur nëse kjo ishte një nismë zyrtare e tyre apo ishte nismë e OJF-ve të këtij besimi. Madje mungoi dhe një qëndrim zyrtar për këtë nismë që zhvillohej para dyerve të xhamive. Kjo është një përpjekje tjetër e shqiptarëve që pavarësinë e Kosovës ta njohin dhe vendet e Organizatës Islamike, anëtare e së cilës është edhe Shqipëria.

    Pavarësisht lobingut që ka bërë diplomacia shqiptare, nga kjo organizatë e njohur së fundmi një nga anëtaret e saj Malajzia, me të cilën Shqipëria ka marrëdhënie shumë të mira. Diplomacia shqiptare gjatë samitit të OIK në Senegal marsin e kaluar, dështoi që të përfshinte në dokumentin themeltar çështjen e Kosovës. Shqipëria përfaqësohej në këtë samit me zëvendësministren Edit Harxhin.

    Gjatë këtij samiti, më aktive për çështjen e Kosovës ishte Turqia me anë të presidentit të saj Gyl dhe kryeministrin Erdogan, që kërkonin njohjen e pavarësisë së Kosovës në bllok nga ana e kësaj organizate.

    Por deri më tani, përfshi edhe Malajzinë, bëhen katër vende të OIK që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Kjo organizatë ka 53 anëtarë dhe një njohje në bllok e pavarësisë së Kosovës do të bënte që numri i atyre vendeve që e kanë njohur atë të arrinte në mbi 100.

    Edhe myslimanët e Kosovës kërkuan muaj më parë që OIK ta njihte aktin e pavarësisë, por shtuan se shteti i ri duhej të ndryshonte sjellje ndaj kësaj organizate.

    Drejtori i institutit "Riinvest" në Kosovë, Muhamet Mustafa është shprehur në mediat e atjeshme se "vendet arabe nuk e kanë të qartë se Kosova vërtet është shtet i pavarur apo është krijuar artificialisht nga shtetet perëndimore, andaj ne do informojmë drejt se Kosovës i takon në mënyrë natyrore pavarësia".

    Por OIK jo gjithnjë ka qenë e vëmendshme sa i takon zhvillimeve në Kosovë. Gjatë luftës së Kosovës, rezolutat e kësaj organizate dënojnë dhunën mbi myslimanët e këtij vendi si dhe të Bosnje-Hercegovinës. Në faqen zyrtare të kësaj organizate njoftohet gjithashtu dhe për ndihmat që OIK ka dërguar drejt Kosovës.

    marre nga IKUBINFO
    WoRlD WiDe AlBaNiAn PrIdE
    §e©u®it¥ §©ript ²°°9

Tema të Ngjashme

  1. Serbia dhe Izraeli nënshkruajnë marëveshje bashkëpunimi
    Nga shoku_sar në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 168
    Postimi i Fundit: 21-07-2011, 10:39
  2. Gashi: Do ta shpallim pavarësinë
    Nga iliria e para në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-11-2006, 15:49
  3. Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 28-08-2005, 12:54
  4. Kongresi Amerikan: Peticion për pavarësinë e Kosovës
    Nga dodoni në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 22-05-2004, 09:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •