Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796

    Imam Esh'ariju

    Me emrin e Allahut!
    Falenderoj Allahun, Paqa qofte mbi Muhamedin s.a.v.s.

    Meqenese moderatoret nuk arriten te moderonin temen rreth Albanit, por i rane shkurt duke e mbyllur ate, shpresoj qe kesaj here te jene me te kujdesshem, gjithashtu shpresoj qe forumsat mos perdorin shprehje ofenduese qe nuk i takojne muslimanit.

    Tema qe do trajtohet ketu, flet rreth Imam Esh'arijut dhe pretendimeve te ngritura rreth personalitetit dhe shkolles se tij. Po e perseris qe kush nuk di le te heshte.

    Pretendimi No. 1
    Disa pretendojne se Imam Esh'ariju ka kaluar neper tre faza:
    1- Faza e I'tizalit, ne te cilen vazhdoi deri ne moshen perafersisht 40 vjecare.
    2- Faza e pasimit te Abdullah ibn Said ibn Kul'lab (Ibn Kul'lab)
    3- Faza e kthimit te tij ne akiden e Selefit dhe Ehli Sunnetit.

    Ne baze te ketyre pretendimeve, ngrihen pretendime te tjera se pasuesit e Esh'arijut kane mbetur ne fazen e dyte, pra ne pasimin e Ibn Kul'labit, ku per ta Ibn Kul'labi nuk eshte pjese e Ehli Sunnetit.

    Perpara se te shkojme e te trajtojme keto ceshtje, ne menyre historike dhe shkencore, po i paraqesim si fillim tre ceshtje:
    1 - Ceshjta e kalimit ne tre faza eshte ceshtja kryesore dhe permban edhe dy nenceshtjet e tjera.
    2- Abdullah ibn Kul'labi nuk eshte ne metodologjine e Ehli Sunnetit dhe Xhematit.
    3- Libri El-Ibaneh, perfaqeson fazen e fundit, ku Imam Esh'ariju i eshte kthyer rruges se Selfit.

    Pergjigja ndaj Ceshtjes se pare: Kalimi neper tre faza.

    Imam Esh'ariju nuk eshte nje person dosido dhe sa i panjohur sidomos ne kete lloj pretendimi. Nese problemi do te ishte sikurse pretendohet se Imami ka kaluar neper tre faza, atehere historianet duhet te kene shkruar rreth keti tranzicioni. Ajo qe veme re, ne fakt, eshte largimi i Imamit nga I'tizali, ku askush prej autoreve te autobiografive nuk ka lene pa permendur ngritjen e tij ne minber dhe distancimin nga I'tizali.
    Pyetje: a kane permendur historianet idene e largimit nga Abdullah ibn Kul'labi?

    Po t'i referohemi librave te historise, nuk gjejme gjurme te keti lloji, as te aferta e as te peraferta. Te gjithe historianet kane te njejten ide, se imami ka kaluar nga I'tizali (mu'tezileh) ne rrugen e Selefu-s-Salih.

    Imam Ebu Beker ibn Feurik r.a. ne librin "Tebjin Kedhb El-Mufteri", fq.127 ka thene: "Shejh Ebu El-Hasen Ali ibn Ismail El-Esh'arij r.a. kaloi nga mez'hebi i I'tizalit ne ngadhenjimtarin e Ehli Sunnetit dhe Xhematit, permes argumentave mendore dhe rreth kesaj ka perpiluar disa libra" perfundoi.

    Ibn Khalkan, "Wefijat El-A'jan", 3/287, thote: "Ai eshte posedues i fondamenteve dhe ringjalles i ngadhenjimit te Ehli Sunnetit. Ebu El-Hasen ne fillim ka qene mu'tezil, me pas u pendua ndaj deklarimit per "Adel" dhe "Khalk El-Kur'an" (Krijimi i Kur'anit), ne xhamine e madhe ne Basreh diten e xhuma" perfundoi

    Dhehebiju, "Sejr A'lam En-Nubela", 15/89, thote: "Jemi informuar se Ebu El-Hasen (Esh'ariju) eshte pernduar dhe eshte ngritur ne minberin e Basras dhe tha: "Une kam pas thene per krijimin e Kur'anit,...tashme jam penduar dhe u kundervihem Mu'teziliteve" perfundoi

    Ibn Khaldun, "El-Mukaddimeh", fq. 853 thote: "Derisa doli Ebu El-Hasan dhe debatoi disa nga shejhet e tij - mu'tezileh - ne ceshtjet e Es-Salah dhe El-Aslah, duke refuzuar rrugen e tyre dhe u bashkua me mendimin e Abdullah ibn Said ibn Kil'lab, Ebu El-Abbas El-Kalanisij dhe El-Harith El-Mehasebij te cilet ishin ndjekes se Selefit ne rrugen e Sunnetit" perfundoi

    Keshtu konfirmohet se Imam Esh'ariju u bashkua me mendimin e Ibn Kil'labit, Kalanisijut dhe Mehasebijut, te gjithe keta ishin ne rrugen e Selefit dhe Ehli Sunnetit dhe Xhematit.
    Keshtu kane treguar te gjithe librat e historise qe kane permendur biografine e Imam Esh'arijut, psh: Tarijkh Bagdad (Khatib El-Bagdadij), Tabekat Esh-Shafi'ijeh (Subkiju), Shedherat Edh-Dheheb (Ibn El-Imad), El-Kamil (Ibn El-Ethijr), Tebjin Kedhb El-Mufterij (Ibn Asakir), Tertijb El-Medarik (Kadi Ijjad), Tabekat Esh-Shafi'ijeh (Ibn Kadi Shuhbeh), Tabekat Esh-Shafi'ijeh (El-Esneuij), Ed-Dijbaxh El-Medh'heb (Ibn Ferhaun), Mer'at El-Xhinan (El-Jafi'ij), etj. Te gjithe keta libra tregojne se Imam Esh'ariju ka kaluar nga faza e I'tizalit ne rrugen e Selefit dhe Ehli Sunnetit.

    Vazhdon.......
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  2. #2
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    Ceshtja e dyte: A ka qene Ibn Kul'labi (Abdullah ibn Said) i devijuar nga rruga e Selfit dhe Ehli Sunnetit?

    Sic e thame edhe me larte Imam Esh'ariju pasi u largua nga I'tizali, pasoi Ibn Kul'labin. Kete e konfirmojne edhe kundershtaret tane. Por kundershtaret tane, nuk pranojne qe Ibn Kul'labi ishte prej imameve te Ehli Sunnetit te cilet pasuan rrugen e Selefi Salih, le te sjellim argumente rreth Ibn Kul'labit:

    1- Subkiju ne "Tabekat" 2/300: "Ibn Kul'labi ne te gjitha rrethanat ishte prej Ehli Sunnetit,....kam pare imamin Dijaudin El-Khatib, i ati i imamit Fakhr Er-Razi, i cili e ka permendur Abdullah ibn Saidin (Ibn Kul'labin) ne fund te librit te tij "Gajetu El-Merami fi Ilmi Kelam", ne te cilin ka thene: "Prej kelamisteve te Ehli Sunnetit, pergjate epokes se Me'munit, ishte Abdullah ibn Said Et-Temijmij i cili i shkaterroi Mu'tezilitet ne auditorin e Me'munit dhe i turperoi publikisht" perfundoi.

    2- Ibn Asakir r.a. ne "Tebjin Kedhb El-Mufteri", fq.405: "E kam lexuar me shkrimin e tij, Ali Ibn Bika El-Werrak, muhadithin egjyptjan, nje leter te cilen e ka shkruar Ebu Muhamed Abdullah ibn Ebi Zejd El-Kajrewaniju, juristi malikit, - ka qene nder kalsiket e malikive i vendosur ne Marok - derguar Ali ibn Ahmed ibn Ismail El-Bagdadij mu'tezilit, pergjigje ndaj letres qe i pat derguar ky i fundit banoreve malikite prej Kajrawanit, ne te cilen paraqitet dukshem keshilla qe ai u dergon rreth fjaleve qe dalin prej ithtareve te I'tizalit.
    Ai e ka permendur te gjithe letren ne nje kapitull te vecante dhe kjo leter eshte e njohur. Ibn Ebi Zejd ne nje pjese te letres thote
    : "I ke atribuar Ibn Kul'labit bidatin dhe me pas nuk ke thene dicka qe njihet si bidat me te cilin e atribuon ate. Ne nuk shohim dicka qe mund t'i mvishet Ibn Kul'labit si bidat. Ate qe ne e dime eshte se ai (Ibn Kul'labi) pason Sunnetin e posedon ate dhe u kunderpergjigjet Xhehmiteve dhe te tjereve prej ithtareve te bidatit" perfundoi

    3- Ibn Kadi Shuhbeh "Tabekat Esh-Shafi'ijeh", 1/78: "Ibn Kul'labi ka qene nje prej te medhenjve te Ehli Sunnetit, ne rrugen e tij dhe ne rrugen e El-Harith El-Mehasebij ishte Ebu El-Hasen El-Esh'ariju" perfundoi.

    4- Xhemaludin El-Esnewiju ka thene "Tabekat Esh-Shafi'ijeh" 2/178 : "Ishte nder te medhenjte e kelamisteve dhe Ehli Sunnetit, e ka permendur El-Ibadiju ne Tabekat Es-Sajrefij, tha: "Ai eshte prej njerezve tane kelamiste" perfundoi.
    [Tabekat Esh-Shafi'ijeh jane me autoresi te vecanta sipas dijetarit qe eshte lartpermendur, nuk ka vetem nje liber me kete titull, pra jane shume libra me kete titull]

    5- Imam DHEHEBIJU ne "Sejr A'lam En-Nubela" 11/175: "Ky burre ishte kelamisti me i lidhur pas Ehli Sunnetit, per me teper ai ishte qe debatonte per ta" perfundoi
    Shejh Shuaib Arnauti i cili ka komentuar Dhehebijun per kete fjale te Dhehebijut ka thene po aty: "Ibn Kul'labi ishte Imami i Ehli Sunnetit ne epoken e tij dhe pika e referimit. Imami i Haramejnit (mekke dhe medine) ne librin e tij "El-Irshad" ka thene per te: "Ishte prej njerezve tane" perfundoi

    6- Hafizi i Hadithit dhe Prijesi i Besimtareve ne hadith Ibn Haxher El-Askalaniju ne librin e tij "Lisan El-Mijzan", 3/291 ne biografine e Ibn Kul'labit, pasi citoi fjalen e Ibn En-Nedijm qe kishte thene: "Ai - Ibn Kul'labi - eshte prej El-Hasheuijeh", Ibn Haxher El-Askalaniju tha: "Me kete fjale deshiron te thote se eshte ne rrugen e Selefit ne lenien e Te'uilit tek ajetet dhe hadithet qe kane te bejne me Sifatet (Atributet), ndryshe quhen El-Mufewidah" perfundoi

    7- Perseri Ibn Haxher ne "Fet'h El-Barij" [komentimi i Buharijut] 1/293 thote: "Buhariju ne te gjitha paraqitjet e tij per Tefsirin Garijb, citon prej njerezve te kesaj disipline si: Ebu Ubejdeh, En-Nadreh ibn Shemijl, El-Farra', etj., ndersa studimet juridike (Buhariju) kryesisht prihet nga Shafiu dhe Ebu Abijd etj si keta te dy, ndersa ne ceshtjet qe kane te bejne me Kelamin shumica e tyre eshte e marre prej El-Kerabijsiju dhe Ibn Kul'labi etj si keta te dy" perfundoi.

    Ps/ Shikoni referencen e fundit, ate te Ibn Haxherit, ai e thote hapur se Imam Buhariju merr mendimin e Ibn Kul'labit ne ceshtjet e Kelamit, pra Ibn Kul'labi eshte pika e references per Ehli Sunnetin dhe Xhematin, nese do te ishte prej njerezve qe kane devijuar Buhariju nuk do te ishte referuar tek ai.

    Vazhdon..........
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

Tema tė Ngjashme

  1. Fetvat e ulemave tė ehlis-sunnetit rreth
    Nga referi_1 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 03-04-2009, 10:42
  2. El- Eshariju
    Nga rapsod nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 08:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •