Tatain unė e kam njohur herėt, madje mė konkretish mbi 25 vjet tė shkuara nė qytetin e Libohovės e pikėrisht nė verėn e vitit 1983, ku pėr 3 muaj me radhė ndenjėm nė kėtė qytet pėr prova pėrgatitore pėr Festivalin Folklorik Kombėtar, i cili ishte bėrė traditė tė zhvilloheėj ēdo mestetor nė skenėn gjigande nė sheshin anfitatėr tė kėshtjellės madhėshtore shumėshekullore tė Argjiros legjendare
Aty ishim mbledhur kėngėtarė e valltarė nga QYTETI I Gjirokastrės, nga Zagoria, Lunxhėria e Dropulli, Pogoni, Picari, Golemi,Zhulati e Kardhiqi.
Unė, sė bashku me tė ndjerėt Tasim Gjokutaj, Mite Guga, Pano Ēuka dhe rapsodėt e tjerė Jorgo Telo, Engjėl Fino e Shkėlqim Guēe e tė tjerė ishim grupi i teksteve tė kėtij festivali e kėshtu mė lidhi mė tepėr puna, qė tė njihja nga afėr tė gjitha grupet polifonike. Aty u njoha me Tatanė, i cili nuk ishte vetėm por tok me Arjanin, tė birin e tij me zė tė kulluar e ndjeshmėri tė lartė interpretative, si njė korife i vėrtetė i grupit tė tė rinjve.
Tatai shoqėrohej edhe nga bashkėshortja e tij (Lulja), e cila ishte vėrtet lule me kuvendin e saj, me tė kėnduarit e lezeēėm e tė shtruar.
I aktivizuari i radhės, domosdo qė ishte Arjani, qė po e radhiste denjėsisht veten me ata qė ishin trofemarrės, korifenj e laureat tė disa festivaleve. Folklorike.
Pra vihej ra qartaz qė kėta kishin ardhur si familje, se realisht ishin familje kėnge, kėshtu siē janė ende. Nuk dua tė shtoj ndonjė gjė tė sajuar, por qysh nė ēastin e parė, sa i dėgjova tė kėndonin, u befasova prej kėngės sė tyre, ku spikatte dukshėm e bindshėm njė zė i mrekullueshėm nė unitet zėrash me gjithė pjesėtarėt e tjerė tė grupit, qė vetėkuptohet ishin tė pėrzgjedhurit si nga vetė i madhi Zot, pėr tė shprehur mė tė bukurėn, mė tė mirėn pėrmes tė kėnduarit. Ata tė bėnin pėr vete dhe ishte e vėshtirė tė largoheshe prej tyre.
Detyrimisht edhe teksti i kėngės pėr atė grup e vinte nė pozita grupin e teksteve; pra, edhe teksti duhej patjetėr i njė niveli shumė tė lartė, me synimin qė patjetėr tė shkonte deri nė finale.
Aty Tatain e shikoja, se si komunikonte aq shtruar me tė rinjtė pėr kėngėn, pėr rregullin, pėr respektin qė duhej tė kishin pėrkundrejt njėri tjetrit nė kėngė. Ai kėshillonte me dashamirėsi.
Jashtė kėngės i shikoja tė moshuarit, se si uleshin me pjesėtarėt e grupeve tė tjera, duke u kujdesur me njė respekt reciprok pėr gjithēka kėrkohej pėr nė podiumin e festivalit.
Atje mėsova qė Tatai ishte njė person me vlera tė veēanta e dhunti prej Zotit, por qė periudha e monizmit e goditi qysh nė vitin 1967, duke e shkėputur gati egėrsisht prej aktivitetit tė tij fetar, siē ndodhi me tė gjithė klerikėt e vendit tonė pas fjalės sė 6 shkurtit tė Diktatorit Hoxha., pas sė cilės u prishėn kisha, teqe e xhami, duke i detyruar klerikėt tė shkonin nė punė tė rėndomta si moskurrė
E megjithatė Tatai i ruajti me sakrificė tė jashtėzakonshme dylbet e gjurmėt e lėna nga paraardhėsit e tij sė toku me besniken e madhe, Lulen.
Pra, kėshtu e ka zanafillėn e vet njohja ime me sheh Jonuzin.
Mė vonė, pas vitit 1990 unė pata takime tė shpeshta me tė, sepse ai dinte tė tė afronte me fjalėn e tij tė ėmbėl e menēurinė e tij tė theksuar.
Kėnga mė njohu me tė, ndaj vendosa ta pėrjetėsoj edhe unė nė rreshta e nė vargje nėpėr faqe e nė kėngė
Posaēėrisht hodha kėto vargje nė mbulesėn e librit, se ai do mbetet gjallė tek tė gjithė ata qė punuan, jetuan dhe e njohėn nga afėr,duke iu gjendur pranė nė dite tė mira e tė vėshtira, sidomos ata qė shėroheshin prej tij
Ajo portė me tė vėrtetė ėshtė portė e madhe, ashtu siē e kam quajtur dhe unė nė vargjet e mėsipėrme (nė krye tė librit)
Kur shkrova kėto vargje, mė ēlodhėn disi, se mendoj qė kėshtu lexuesin e njoh me Tatain, ashtu siē ishte ai nė tė vėrtetė dhe mendoj se do mė thonė: Ke lėnė akoma pa shkruar pėr tė.
Tė shkruash pėr tė ėshtė nder i veēantė, por jam pak i trishtuar, kur sjell ndėrmend nė imagjinatė, sikur njė pjesė tė kėtyre vargjeve ja lexoj Tatait dhe i them qė kėto vargje kthehen bukur nė kėngė e sikur ai mė ngjan tė mė thotė: Kėshtu vėrtet, por unė nuk kam zė, se do ti kėndoja vetė , ndaj mos u trishto e mos nguro tė shkruash, sepse unė e kam lėnė zėrin tim edhe mė tė bukur se zėri im brenda familjes sime, te Arjani e pjesėtarėt e tjerė tė familjes. Tė gjithė nuk e kanė ndarė kėngėn nga goja asnjėherė e ėshtė kėnga ajo qė ka qenė bashkėudhėtare e jetės sonė edhė nė pėrcjelljen e pėrjetimin e halleve mė tė vėshtira. Kurrė se hoqėm kėngėn nga goja. Ashtu siē e pėrmenda mė lart, tė shkruash pėr Tatanėėshtė privilegj. E kėtė privilegj unė e pata e nuk ėshtė pak pėr mua.
Lexuesi me tė drejtė mund tė shtrojė pyetjen: Ēpėrfaqėsoi Tatai pėr disa dhjetėvjeēarė? Ēfarė sekti fetar pėrfaqėsoi Ai?
Po e shpreh me zė tė plotė: Tatai pėrfaqėsoi helvetizmėn
Helvetizma ėshtė njė nga tarikatėt e mėdhenj dhe nga mė tė pėrhapurit si nė Shqipėri, ashtu edhe nė vendet e tjera, ku ka muslimanė. U themelua nga Shejku i madh Omer Helvetiu nė shekullin e shtatė tė Xhertit. Ėshtė njė nga tarikėt alevinj, i cili pėrmbledh nė gjirin e tij njė grup tė madh tarikatesh, si Nuredin Xheralizmėn me Piron Ismail Haki Brusevin. Gjylshamizmėn me Pirin Ileralim Gjylsheninė. Mistrizmėn ,e Piron, poetin Njazi Misrin dhe shumė degė tė tjera tė vogla. Halvetzma e mori kėtė emėr pėr shajk se ka vėnė nė zbatim mė shumė se nga tė gjithė tarikėt sistemin mistik tė halvetit. Halveti nė kuptimin e pėrgjithshėm do tė thotė tėrheqja e mistikut nė njė vend tė mbyllur, i vetmuar pėr njė kohė tė caktuar prej 40 ditėsh, ku i lutet zotit dhe e pėrmend atė.Por nė kuptimin real mistik ka shumė kuptime, disa prej tė cilave po i pėrmendim: Halveti do tė thotė tė jesh i zhveshur nga tė ghitha veset e kėqia e tė vishesh me petkun e afrimit tė zotit (Kėto rreshta i kam shkėputur nga libri i baba Rexhepit MISTICIZMA ISLAME DHE BEKTASHIZMA) shkruar nga shenjtėria e tij baba Rexhepi, nga ky kolos i madh i Bektashizmit Botėror, intelektual me shumė reputacion, person erudit e filozof i shquar nė lėmin e misticizmit, njeri i rrallė me zemėr tė madhe, klerik i ndritur e atdhetar i zjarrtė, i cili na shpjegonte se ēishte Helvetizma.
Kėtė sekt fetar pėrfaqėsoi sheh Jonuzi me dinjitet e forcė shpirtėrore gjatė gjithė jetės sė tij si paraardhės i stėrgjyshėrve tė tij qė kanė gdhendur veprėn e vet nė shekuj
Edhe Tatai arriti mė sė miri ti pėrfaqėsojė tė gjithė ata.
Petkun e dervishit sheh Jonuzi e veshi qė nė moshėn 17 vjeēare nė Teqenė e sheh Ali Hormovės, duke u emruar dervish nė Teqenė e Dunavatit, fakt qė e vėrteton edhe dokumenti i emrimit tė tij prej Sheh Ali Hormovės, dokkument qė ruhet me shumė kujdes e fanatizėm nga familja Shehu.. Ėshtė pikėrishrt dokumenti qė po e vendosim dhe nė faqet e kėtij libri si njė dokument zyrtar me karakter historik pėr familjen qė e posedon.
Kėsisoj sheh Jonuzi vendoset qartėsisht nė radhėn e pėrfaqėsuesve mė tė denjė tė Zotit.
Po kush e preu harkanė? Atė ja preu baba Hodua nė Teqenė e Zallit Gjirokastėr.
Sheh Jonuzi ėshtė vazhdimi i atij rrugėtimi kėtu e gjashtėqind e shtatėdhjetė e ca vite mė parė, gjurmėt e tė cilit u vendosėn kėtu nė kėtė vend dhe konkretisht nė njė nga lagjet mė tė hershme tė qytetit tė Gjirokastrės, pra, nė lagjen Dunavat i Parė, atje ku dylbet bėhen kurorė, ku u lind mė 25 mars 1920 sheh Jonuz Shehu.
Zoti i madh dhe i plotfuqishėm i dėrgoi atė ditė pranvere familjes Shehaj kėtė djalė si vetė pranvera, se tė tillė do ta kishte shpirtin. , duke i dhėnė shumė dhunti, qė do tė ishin tė dobishme pėr njerėzit dhe do ti vinte ato nė shėrbim tė tyre.
Prejdharja e Teqes nė Dunavat ėshtė nga Prizreni. I pari ka ardhur sheh Hyseni, pastaj sheh Mustafai e me radhė sheh Mahmuti, sheh Durua, sheh Aliu,, sheh Sulejmani, sheh Ramua e pastaj sheh Jonuzi. Pra, kėta ishin paraardhėsit e Tatait ne Teqen e Dunavatit.
Tė gjithė kėta tė vendosur nė formė kurore, ku prehen shumica e krejt kėtyre shehlerėve, qė nėpėr shekuj shėruan dhe mbushėn me shpresė shumė hallexhinj e tė sėmurė, qė e kishin humbur shpresėn.
Sheh Jonuzit, Tatait, siē e njihnin dhe e thėrrisnin tė gjithė, Zoti diti ti jepte si shok krahu Lulen, bashkėshortet e virtytshme. Lulja, kjo vajzė nga Mashkullora, e mbesa e Zeman Mashkullorės i ėshtė gjendur tė shoqit kurdoherė pranė edhe nė ēastet mė tė vėshtira tė jetės sė tij me fjalėn e saj tė urtė, me besnikėrinė e madhe tė pėrhershme e sidomos nė vitin 1967, , kur u ndalua feja me ligjin absurt tė Diktaturės.
Ajo ishte njė tronditje e rėndė pėr tė gjithė klerikėt, njė plagė e thellė qė nuk shėrohej kollaj. Madje, siē dihet, shumė syresh u ndanė nga kjo jetė pa e rimarrė nė dorė situatėn e re tė krijuar pas transformimeve demokratike nė vend. Pati nga ata klerikė qė u fikėn edhe duke provuar mbi vete tortura, internime e burgime tė pamėshirshme vetėm pė shkak tė besimit e tė veshjes karakteristike.
Sheh Jonuzi ndoqi kėtė rrugė, deri sa ndėrroi jetė, se ishte pjesė e asaj gjenerate shejlerėsh ndėr breza, i cili mėsimet e para i mori, kur shkoi u mbėshtet te njė klerik-mal, do ta quaja me plot gojėn, Sheh Ali Hormovėn nė Teqen e Hormovės. Prej andej ai vetė emėrohet nga Sheh Ali Hormova dervish nė Teqenė e Dunavatit.Ky eveniment ėshė i ilustruar nė libėr me dokumentin pėrkatės zyrtar tė lėshuar nga dora e vetė sheh Ali Hormovės
Kėtu midis kėtyre dylbeve qė ngjasojnė dhe i bėhen kurorė kėsaj lagjeje, veproi, siē e kemi theksuar, Tatai. Kurora nis me dylbenė e sheh Hysenit, tė parit tė ardhur nė kėtė vend.
Po kush e bėri dylben e sheh Hysenit?
Ajo domosdoshmeėrisht e ka historinė e vet:
Valiu i ardhur nga Janina nė Gjiokastėr, pėr njė problem qė kishte, e pa tė nevojshme tė mblidhte tė gjithė klerikėt kryesorė tė Gjirokastrės.
Mbasi iu mblodhėn, nuk mori pjesė vetėm sheh Mustafai.
Mosmarrja pjesė e sheh Mustafait nė takim e habiti sė tepėrmi Veliun, ndaj iu desh tė shkonte vetė qė ta takonte, se e kuptoi qė ai do ta kishte njė qejfmbetje
Veliu mori me vete katėr nga trimat e tij e arriti nė Teqenė e Dunavatit te Sheh Mustafai.
Sheh Mustafai nuk doli ta priste te dera, pėr arsyen e vetme, se pikėrisht nė atė kohė gjendej duke u falur, pra po kryente ritin e zakonshėm ndaj Zotit. Valiu deshi tė hynte, por nuk mundi.
Baxhia i foli tė shoqit:
- Ka ardhur Valiu.
- Le tė vijė! i tha sheh Mustafai, pa luajtur vendit.
Ndoshta kur mbaroi lutjen, e pyeti Veliun:
- Pse nuk hyn brenda?
Nuk mundem, ejvalla!
Pėrsėri Sheh Mystafai, si e vėshtroi ngultas nė sy, i tha tjetrit:
- Pa shiko dogranė tėnde, Vali, sa fishekė ke nė tė?
Iu desh Valiut tė nxirrte e tė kontrollonte dogranė.
Mbeti disa ēaste nė gjentje tė pezullt dhe i ēuditur. Mė pas, si e mblodhi disi veten, Valiu iu drejtua sheh Mustafait, duke iu pėrulur:
- Ejvalla! Mė lejoni tė ulem nė gjunjė para jush e tiu puth dorėn, se nuk e dija qė ishit i tillė
Mbasi bisedoi me tė, i kėrkoI qė tė sillte gruan e tij, qė ishte njė besimtare e madhe.
- Posi, dėrgoi tė vijė!
Pasi erdhi gruaja e Valiut, ajo e pyeti sheh Mustafanė:
Ejvalla, ku e kini varrosur babanė tuaj, sheh, Hysenin?
Ai i rrėfeu vendin. Atėherė ajo foli:
Ejvalla! Unė kam dėshirė qė dylbenė e tij ta bėj unė me shpenzimet e mia, nėse do tė mė lejonit Ju.
Sheh Mustafai e pranoi kėrkesėn e shfaqur prej gruas sė Veliut me vullnetin e mirė qė ajo ta realizonte kėtė dėshirė, prandaj ajo filloi menjėherė nga puna konkrete, duke i transportuar gurėt qė nga Janina dhe e pėrfundoi dylben nė njė kohė rekord.
U ngrit pikėrisht po ajo dylbeja, qė ėshtė dhe sot e kėsaj dite.
Ajo ėshtė me mbishkrimin e asaj zonje tė nderuar, tė cilėn e vendosi sheh Mustafai.
Mė tej Valiu e pyeti pėr problemin jetik tė ujit:
- Po ujin ku e merrni?
- E sjellim nga shumė larg, Subel e quajnė, - dhe si u kthye pak, ia tregoi me dorė vendin.
- Atėherė, unė kam njė dėshirė, qė tė bėj njė pus kėtu nė teqe me shpenzimet e mia.
Dhe kėshtu ndodhi.
Valiu e bėri pusin me mendėsinė njerėzore: Kėtu vijnė shumė njerėz dhe nuk ka ujė, kėshtu ky pus do tju vijė nė ndihmė tė gjithėve
Kėto, pra, janė gjurmė qė iu pėrcollėn nga brezi nė brez e u rezistojnė edhe ditėve tė sotme.
Kjo ishte forca e sheh Mustafait. Kėto dylbe u mirėmbajtėn e u ruajtėn me fanatizėm nga hyjnori sheh Jonuzi, qė edhe nė periudhėn mė tė vėshtirė, kur feja u godit rėndė e objektet e kultit u shkatėrruan, ai nuk bėri gjumė, por me tė gjitha mėnyrat i ruajti dhe i mirėmbajti, kėshtu siē i shohim edhe sot e kėsaj dite.
xxx
Sheh Jonuzi ka 3 fėmijė, tė cilėt i rriti si njė prind i rrallė.
1. Ramon,
2. Minen
3. Arjanin.
Fėmijėt nuk e panė asnjėherė tė ligėshtuar babanė e tyre as atėherė , kur ligėshtimi ishte i pėrligjur nga qėndrimi qė mbajti partia nė pushtet nė kohėn e monizmit
Ai duroi jashtėzakonisht brenda heshtjes dhe veprimtarisė sė vet gjatė gjithė periudhės kur u ndėrpre aktiviteti i tij fetar i hapur.
Por nisur nga forca e besimit te zoti, ai nuk e ndėrpreu faktikisht veprimtarinė e nisur prej vitesh
Edhe pse me shumė siklet, nuk ruhej vetėm Tatai, por mė shumė ruheshin mjaft njerėz hallexhinj, qė tė mos diktoheshin nga spiunė tė shumtė qė ruanin tė gjenin faje e gabime gjithandej
Mbas ndalimit me ligj tė fesė, Tatai rrėmbeu cekanin, pėr tė latuar gurėt me merak e dashuri nė dobi tė ndėrtimit tė diēkaje tė bukur nė qytetin e tij tė shtrenjtė.
Punoi ai pa u lodhur e me ndėrgjegje tė pastėr, duke qenė i pa fjalė nė punė e duke krijuar marrėdhėnie tė shkėlqyera me kėdo qė e binte rasti tė takohej e bisedonte e sodomos me ata qė bashkėpunonte nė ndėrtim e meremetime.
Punonte me ngulm edhe poshtė pikave tė shiut e duke gdhendur me ēekan pėr vite me radhė.
Sheh Jonuzi vinte nga njė familje qė trashėgonte mirėsinė nėpėr breza si familje klerikėsh. Me tė tillė frymė ishte rritur. Ata i dhanė forcė qė nuk u ligėshtua por pėrkundrazi ia kthjelloi mė tepėr mendimin
Fill pas prishjes sė fesė sheh Jonuzin e ēuan rreth gjashtė muaj tė punonte nė bujqėsi e pastaj nė pyjore e mė vonė nė ATL, mirėmbajtje nė muze, nė kala e shtėpitė karakteristike tė Gjirokastrės.
Janė me qindra shtėpitė gjirokastrite qė janė prekur e meremetuar nga dora e Tatait., e megjithatė ai nuk e ndėrpreu kurrė detyrėn e vet fisnike nė shėrbim tė fesė e tė njerėzve qė ia kishin nevojėn
Per keto merita i themi:
Ah, moj derė, e madhja derė
Me dru lisi hark ylber!
Pret tė vijnė nga rrug e madhe
hallexhinjt pa shpresė fare
Le dylbeja, gdhendur mirė.
E ka parė , kush ka hyrė.
Pret Tatai mysafirė.
Ua zgjidh ēdo hall tė vėshtirė.
Krijoni Kontakt