Në një sontazh të nxjerur sot në webfaqen offiziel të Koha Ditore ku kërkohet nga vizitoret e po kësaj faqe se ke dëshirojn ata ta ndyshojn në qeverin e Kosovës nga 2000 IP(Kompjuter) që votuan 34% prej tyre jan kunder Hashim Thaci dhe kërkojn që ai të ndrrohet në qeverin e Kosovës.
Koha.net ndihmon “riformatizimin” e Qeverisë
Prishtinë, 4 janar – “Riformatizimi” shumë i përfolur i Qeverisë së Kosovës është paralajmëruar se do të ndodhë shpejt, në fillim të vitit 2010, pas një vlerësimi që thuhej se kryeministri do t’i bëjë punës së secilit ministër veç e veç, qysh në javën e parë të janarit.
Si një “ndihmesë” në këtë synim për të freskuar ekzekutivin e vendit, në njërën anë, dhe një mundësi për të përfshirë në vendimmarrje edhe qytetarët e Kosovës, në anën tjetër, Koha.net, portali i gazetës Koha Ditore dhe televizionit Kohavision - KTV, prej të hënës ka nisur një sondazh, përmes të cilit vizituesit e ueb-faqes ëëë.koha.net do të mund të japin votën e tyre për ministrin që ata mendojnë se më së shumti e meriton të largohet nga kabineti qeverisës.
Secili vizitor në portalin Koha.net do të duhet t’i përgjigjet pyetjes: “Cilin prej ministrave do ta largonit në kuadër të riformatizimit të Qeverisë së Kosovës?”, duke përzgjedhur vetëm njërin prej anëtarëve të kabinetit qeverisës, të radhitur sipas alfabetit (të mbiemrit të tyre):
Arsim BAJRAMI, Valton BEQIRI, Sadri FERATI, Alush GASHI, Enver HOXHAJ, Skënder HYSENI, Nekibe KELMENDI, Hajredin KUQI, Fatmir LIMAJ, Ramë MANAJ, Fehmi MUJOTA, Hashim THAÇI, Zenun PAJAZITI, Nenad RASHIQ, Sasha RASHIQ, Ahmet SHALA, Justina SHIROKA–PULA, Idriz VEHAPI, Mahir YAGCILAR dhe Lutfi ZHARKU.
Për të votuar, thjeshtë, vizitoni adresen www. koha.net, ku mund të jepni vleresimin tuaj për ministrin që duhet “riformatizuar”.
Sondazhi do të mbetet i hapur për një javë, deri të hënën e ardhshme, 11 janar, kur rezultatet përfundimtare do të publikohen, përveç në Koha.net, edhe në Koha Ditore, KTV dhe Arta.
Sontazhi do të ndryshohet cdo ditë ashtu sikur votohet në faqe të gazetes.
Krijoni Kontakt