Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 46
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e TOMY_X
    Anëtarësuar
    05-03-2004
    Vendndodhja
    STRUGE
    Postime
    285
    Pazar nuk ka dhe ka marre fund qe do jete shqipetar..hajt me shnet....dhe e mbeshtes ate shokun kur thote se do fitoj kandidati i BDI-se ...keto jane rrethanat ne struge....se secila dardhe ka bishtin prapa,nje lider ne nje kuvend ka thene se s'mha palla per struge,edhe struges si ha palla per lider te tille.....hajt shnet......

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-02-2009
    Postime
    11
    une mendoj se Struga do te mbese pa kryetar shqiptar vetem per nje arsije e ajo eshte pazarllekt qe i ben Alia me Gruefskin per interesin e vet pesonal qe ben nje gjest jonjerzor dhe eshte jasht cdo etike njerzore

  3. #13
    shqiptari Maska e faruk_01
    Anëtarësuar
    24-09-2006
    Vendndodhja
    maqedoni
    Postime
    590
    po edhe ai do jete Mendi Qyra
    O Sa mir t'jesh Shqiptar...

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    E para,uroj qe te fitoje me i miri, me punetori,me i ndershmi dhe me shqiptari ...
    ----
    -A nuk na shpjegon kush sistemin zgjedhor te Maqedonise per zgjedhjet vendore?
    -A eshte kusht per zgjedhje te suksesshme pjesemarrja e mbi 50 per qind e votuesve ne zgjedhje ?
    -Ne rrethin e dyte,a shkojne dy apo tre kandidate?
    -Keshilli bashkiak sa ulese ka dhe cilat jane pergjegjesite tij ?
    ---
    Sukses dhe ju flm.,Guri

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Periodi
    Anëtarësuar
    03-02-2006
    Postime
    253
    Citim Postuar më parë nga Guri i Kuq Lexo Postimin
    E para,uroj qe te fitoje me i miri, me punetori,me i ndershmi dhe me shqiptari ...
    ----
    -A nuk na shpjegon kush sistemin zgjedhor te Maqedonise per zgjedhjet vendore?
    -A eshte kusht per zgjedhje te suksesshme pjesemarrja e mbi 50 per qind e votuesve ne zgjedhje ?
    -Ne rrethin e dyte,a shkojne dy apo tre kandidate?
    -Keshilli bashkiak sa ulese ka dhe cilat jane pergjegjesite tij ?
    ---
    Sukses dhe ju flm.,Guri

    1. Kandidati i mundshem per president duhet qe fillimisht ti siguroj 10.000 nenshkrime nga qytetare dhe simpatizant per te hy ne gare .
    Kandidati mund te jet i pavarur dhe i propozuar nga parti politike.

    2.Eshte obligative obligatyivwe pjesmarrja e mbi 50 % e votuese , sepse perkunder asaj zgjedhjet shpallen te pavleshme. ( po nejse se kjo kurr nuk ka ndodhur deri me tani qe te ket nen 50 % sepse secilen her votat jan vjedhur dhe jan mbushur kutite dhe norma e duhur eshte plotsuar)

    3. Rrethi i dyte eshte balotazh, pra mbeten dy kandidat dhe me ne fund vendoset se cili do te jet kryetar shteti...

    4. Uleset per keshilltar komunash nuk jan te caktuara , sepse kjo gje varet per cilen komune behet fjale. Perndryshe secila parti ka bartesin e saj te listes , e cila gjithmone i zgjedh ne baz te kritereve nepotiste. Mjafton te jet 'hajvan' por qe i ka sherby partis me besnikeri qeni. Kjo eshte prioritarja tek secila parti, vecanerisht tek ato shqiptare.

    Besoj Guri i Kuq, pak a shum keni nje pasyrim te shkurte mbi ecurine e zgjedhjeve lokale dhe presidenciale ne Fyrom.

    Pershendetje

  6. #16
    Per President ben edhe 40% tash me ligjin e ri, ne raundin e dyte shkojne dy.
    Per Komunat vlen ligji i vjeter, Kryetar Komune zgjidhet ai qe mer mbi 51 % e votave ne raundin e pare por pjesmarja ne votime duhet te jete mby 50%, raundin e dyte shkojne dy kandidate, fiton ai qe ka nje vote me shume pavarsisht sa % dalin ne zgjedhje.
    Keshilltaret(deputetet lokal) varen nga numri i popullsise ne ate Komune, nga 13 e me larte, ka Komuna ku ka 17 ose 23, varet nga numri i banorve.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Shaqiri: Shqiptarët rrezikojnë të humbin Strugën

    25/02/2009 14:56:30


    Kreu i Bashkimit Demokratik Kombëtar, Hysni Shaqiri deklaroi se si pasojë ndarjeve në zgjedhjet lokale të 22 marsit shqiptarët mund ta humbin komunën e Strugës.


    “Atë që e paralajmëroi Bashkimi Demokratik Kombëtar-BDK më 13 shkurt të këtij viti, se si pasoj e interesave të ngushta partiake, në zgjedhjet lokale të 22 marsit, shqiptarët rrezikojnë që ta humbin Strugën, fatkeqësisht disa subjekte shqiptare e kuptuan me vonesë”, theksoi Shaqiri. Sipas tij, përfaqësuesit e tri partive shqiptare duhet të hartojnë një strategji të përbashkët që kryetari i Komunës së Strugës të jetë shqiptar.

    “Përfaqësuesit e tri partive shqiptare që kanë kandidatët e tyre për kryetar të qytetit të Strugës, me prononcimet e tyre në mediumet në gjuhën shqipe, dje për fat të keq vetëm e konstatuan atë që ne si BDK e kemi konstatuar shumë më herët, por sërish nuk prezantuan ndonjë strategji konkrete, që kryetari i kësaj komune të jetë shqiptar”, theksoi Shaqiri.

    Ai theksoi se prononcimet se në rrethin e dytë ata do të mbështesin kandidatin shqiptar, nga BDK vlerësohen se janë të pa qëndrueshme, madje edhe të rrezikshme, meqë kur kemi parasysh mobilizimin e partive maqedonase, kandidati maqedonas mund të fitoj që në rrethin e parë. “Prononcimi për mbështetje në rrethin e dytë të kandidatit shqiptarë janë të pa qëndrueshme edhe me vet faktin se nëse në rrethin e dytë do të garojnë një kandidat shqiptar dhe një maqedonas, atëherë popullata shqiptare në Strugë me siguri do të vetmobilizohet, që të mbështes kandidatin shqiptar edhe nëse atë nuk do ta bënin partitë politike.

    Kur e themi këtë ne e kemi parasysh faktin se jorastësisht në prag të zgjedhjeve lokale u ngrit problemi me nxënësit maqedonas të shkollave të mesme, që kishte për qëllim nxitjen e nacionalizmit maqedonas, që do të mobilizonte maqedonasit, me qëëllimin e vetëm fitimin e kreut të Strugës”, theksoi Shaqiri. Ai është shprehur i habitur me reagimin e subjekteve shqiptare, pas vendimit të Ministrisë së Arsimit për turne etnike në shkollat e mesme në Strugë, subjektet shqiptare duke kundërshtuar këtë qëndrim, u përqendruan që me çdo kusht të ketë turne të përziera.

    “Kjo na përkujtoi kohën e bashkimvllazërimit jugosllav, në emër të të cilit insistoheshte për paralele të përziera. Prandaj ne si BDK kërkojmë që tre subjektet shqiptare që garojnë me kandidat për kryetar të Strugës, të ulen bashkërisht jo për ti bindur nxënësit maqedonas se në cilin ndërrim dëshirojnë të ndjekin mësimin, por të vendosin për tërheqjen e dy nga tre kandidatët e propozuar dhe në Strugë të garohet me një kandidat shqiptar. Në të kundërtën pas 22 marsit do të duhet tu japin llogari jo vetëm struganëve por gjith shqiptarëve se pse lejuan që të fitoj kandidati maqedonas, jo vetëm në Strugë por edhe në Shkup përkatësisht komunën e Çairit, Kërçovës, Kumanovës, Dollnenit dhe komuna tjera, ku nëse shqiptarët do të ishin të mobilizuar, do të mund të fitonin kandidatët shqiptar”, theksoi Shaqiri. (INA)
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  8. #18
    Struga ka shpetim eshte e thjeshte formula, bashkepunim nderpartiak mes Partive Shqiptare.

    Po jap nje shembull te thjeshte:
    Ne Struge te perkrahet Ramiz Merko
    Per President te perkrahet Mirushe Hoxha
    Ne Cashke te perkrahet DR-ja

  9. #19
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Citim Postuar më parë nga Tigrimelara Lexo Postimin
    Struga ka shpetim eshte e thjeshte formula, bashkepunim nderpartiak mes Partive Shqiptare.

    Po jap nje shembull te thjeshte:
    Ne Struge te perkrahet Ramiz Merko
    Per President te perkrahet Mirushe Hoxha
    Ne Cashke te perkrahet DR-ja
    huahuahauhauhuahauhauhauauhuah

  10. #20
    Cimo ksaj i thone politik. hahaha

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  4. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  5. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •