Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 46
  1. #1
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327

    Exclamation A do të ketë Struga kryetar komune shqiptarë ?

    Secila parti e pavarur do të garojë në zgjedhjet e ardhshme vendore. Tre kandidatë janë të partive politike shqiptare BDI-së, PDSH-së dhe Demokracisë së Re.

    Me kandidatët e tyre do të paraqiten edhe VMRO-DPMNE-ja, dhe Partia për Ardhmëri evropiane e Fiat Canoskit, kurse LSDM-ja ende nuk është prononcuar. Pikërisht kjo mund t'i komplikojë llogaritë dhe Struga e cila është me popullatë dominante shqiptare, mund të mos ketë kryetar komune shqiptar. Me regjistrimin e fundit të, 51 për qind e popullatës ne Strugë janë shqiptarë, 36 për qind maqedonas, por nuk duhet të nënçmohet as numri i torbeshëve, votat e të cilëve mund të jenë vendimtare. Atyre i prinë Fiat Canoski i Partisë për Ardhmërui Evropiane i cili thotë se do të paraqitet në mënyrë të pavarur në zgjedhje.
    "Spekulimet se ne ishim në marrëveshje për koalicion me VMRO-DPMNE dhe me disa parti të tjera nuk janë të sakta. Kishte bisedime me parti të caktuara se duhej t'i jepej mbështetja ndonjë kandidati të caktuar. Ne menduam se ato janë opsione që nuk janë të pranueshëm për ne", deklaroi Fiat Canoski, kandidat për kryetar komune i PAE.
    "Anëtarësia ishte e një mendimi se duhet të shkohet me kandidat maqedonas nga VMRO-DPMNE-ja për kryetar të komunës së Strugës. Ne jemi në koalicion me Partinë për Ardhmëri Evropiane, dhe presim që koalicioni të funksionojë në rrethin e dytë zgjedhor", theksoi Slavko Kotevski, kandidat i VMRO-DPMNE-së.
    Kryetari aktual i komunës, Ramiz Merko nga BDI-ja, i cili për herë të dytë do ta kërkojë mandatin nga qytetarët thotë se është për një garë korrekte dhe se nuk i nënçmon asnjërin nga kundër-kandidatët.
    "Do të shpalosim programin të cilin e kemi krijuar si subjekt politik, si BDI. Do ti fusim të gjitha përvojat që i kemi krijuar në mandatin që po e lëmë. Do të përfshijnë edhe projekte tjera me synimin për të realizuar edhe projekte të tjera që shkojnë në interes të gjithë popullatës së Strugës", tha Ramiz Merko, kandidat i BDI-së.
    Biznesmeni Mendi Qyra i PDSH-së është kundër-kandidat i Merkos. Ai konsideron se qytetarët dinë të zgjedhin se çka është më së miri për qytetin e tyre.
    "Ndër problemet kryesore në Strugë janë urbanizmi dhe turizmi dhe për këtë aspekt unë kam një përvojë mjaftë të madhe dhe këtë e dinë gjithë qytetarët e Strugës. Mendoj se kësaj radhe do të më japin besimin dhe unë do ti menaxhoj mirë të gjitha gabimet që janë bërë gjatë katër viteve të kaluara", potencoi Qyra.
    Edhe partia e Selmanit, Demokracia e Re do të marrë pjesë me kandidatin e vet, ish-ministrin e Drejtësisë, Xhevdet Nasufin.
    Në zgjedhjet e fundit parlamentare në Strugë BDI fitoi 6.900 vota, VMRO-DPMNE 7.100, PDSH 5.000, derisa PAE 4.600 vota.

    Miki Trajkovski
    ALSAT-M

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e TOMY_X
    Anëtarësuar
    05-03-2004
    Vendndodhja
    STRUGE
    Postime
    285
    Te te them shoku qe hiqe nga mendja se mund te fitoj tjeter vecse shqipetar ne zgjedhje.
    1. 51-54 % e popullates eshte elektorat shqipetar,qe do te thote qe ndonje parti tjeter nuk ka gjasa te marre mbi 50% te votave.
    2.Sikur maqedonasit te dalin me nje kandidat(supozojme) i merr te gjitha 100%te votave maqedone,kjo eshte =me 36%te votave te pergjitheshme,gje qe nuk mendoj se do te ndodhe,per disa arsye...
    3.Votat e shqipetareve shkojne per kandidat Shqipetar..
    4.Te torbeshet nuk do te thote qe PAE te marre te gjitha votat,ato vota do te ndahen dhe perfitohen edhe nga partite shqipetare,sepse interesi i popullates eshte qe te votoj per ate qe fiton,nga kjo del se kandidati qe ka gjasa me te medha te fitoje eshte shqipetar...
    5.Edhe nje tjeter fakt.Te jesh i sigurt qe ndonjeri nga kandidatet Shqipetar te marre vota nga maqedonasit per arsye interesi.
    6.Shqipetaret nuk kane interes fare te votojne as maqedonin as torbeshin,torbeshi votat qe mori ne zgjedhjet parlamentare nuk do mund ti mberrije ne keto lokale ,per kete te siguron shoku.........
    pershendetje dhe ja kalofsh mire......per fund te te them qe ne balotazh ka gjasa te jene 2 shqipetar......

  3. #3
    shqiptari Maska e faruk_01
    Anëtarësuar
    24-09-2006
    Vendndodhja
    maqedoni
    Postime
    590
    Citim Postuar më parë nga TOMY_X Lexo Postimin
    6.Shqipetaret nuk kane interes fare te votojne as maqedonin as torbeshin,torbeshi votat qe mori ne zgjedhjet parlamentare nuk do mund ti mberrije ne keto lokale ,per kete te siguron shoku.........
    pershendetje dhe ja kalofsh mire......per fund te te them qe ne balotazh ka gjasa te jene 2 shqipetar......

    Demokraci a Re ne rethin e dyte do tia jap votat VMRO-s kjo dihet
    O Sa mir t'jesh Shqiptar...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Periodi
    Anëtarësuar
    03-02-2006
    Postime
    253
    Citim Postuar më parë nga faruk_01 Lexo Postimin
    Demokraci a Re ne rethin e dyte do tia jap votat VMRO-s kjo dihet

    Po edhe pdsh-ja ia ka dhane voten vmro-se,.. paj ma m_ut tybe s'boheto faruk djali.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e TOMY_X
    Anëtarësuar
    05-03-2004
    Vendndodhja
    STRUGE
    Postime
    285
    Citim Postuar më parë nga faruk_01 Lexo Postimin
    Demokraci a Re ne rethin e dyte do tia jap votat VMRO-s kjo dihet
    Nuk e di per cilen parti e ke fjalen shoku,ndonje e ngjajshme me kete emer nuk ekziston ne struge.....

  6. #6
    Struga eshte testi i fundit i Ali Ahmetit, nuk guxon te humbet Struga, se kam fjalen qe te fitoje patjeter Merkoja por kandidat Shqiptar, nese ndodh dicka e pa pritur dhe fiton nje maqedonas, politika e Aliut detyrimisht deshton, ngaqe gjithe kohes trumbetohet se ja BDI-ja e mori Strugen dhe Kercoven(thuhej) pa lufte, por cfare ndodhi Kecova Shqiptare u shty per dite me te mira, Struga nuk guxon te humbet, se po te humbej Struga keq per Shqiptaret.

  7. #7
    shqiptari Maska e faruk_01
    Anëtarësuar
    24-09-2006
    Vendndodhja
    maqedoni
    Postime
    590
    Citim Postuar më parë nga Tigrimelara Lexo Postimin
    Struga eshte testi i fundit i Ali Ahmetit, nuk guxon te humbet Struga, se kam fjalen qe te fitoje patjeter Merkoja por kandidat Shqiptar, nese ndodh dicka e pa pritur dhe fiton nje maqedonas, politika e Aliut detyrimisht deshton, ngaqe gjithe kohes trumbetohet se ja BDI-ja e mori Strugen dhe Kercoven(thuhej) pa lufte, por cfare ndodhi Kecova Shqiptare u shty per dite me te mira, Struga nuk guxon te humbet, se po te humbej Struga keq per Shqiptaret.
    mund te humbet nese ka ndonje pazar ali ameti me gruevskin si pazaret e tija per komunen e oslllomeut,apo per ate Renen dhe genjeshtren se me 2014 kryetar shteti shqiptar...
    O Sa mir t'jesh Shqiptar...

  8. #8
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anëtarësuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169
    Pa dyshim se do jet shqiptar dhe ate do jet nga rradhet e BDI-se per ate se BDI gjithher ka dal fitimitar ne Strug
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  9. #9
    NoboDy Maska e besar_atb
    Anëtarësuar
    22-04-2007
    Vendndodhja
    T3TovA
    Postime
    281
    Citim Postuar më parë nga strong_07 Lexo Postimin
    Pa dyshim se do jet shqiptar dhe ate do jet nga rradhet e BDI-se per ate se BDI gjithher ka dal fitimitar ne Strug
    Amon be mo si nuk lae vend pa i shty hundet...ku pe dishe ti prej kumanove se cka ndodh ne struge??? raj urt ku je qaty se bash ne struge luhet dallaverja madhe ne keto zgjedhje.. trus ****** e mos fol shum
    Plagën e nënçmon ai që nuk e din çka është dhimbja!

  10. #10
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga besar_atb Lexo Postimin
    Amon be mo si nuk lae vend pa i shty hundet...ku pe dishe ti prej kumanove se cka ndodh ne struge??? raj urt ku je qaty se bash ne struge luhet dallaverja madhe ne keto zgjedhje.. trus ****** e mos fol shum
    Ka kon me klasen shetitje
    Sui generis

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  4. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  5. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •