Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 56
  1. #21
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anëtarësuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    femra eshte embelsira e jetes
    pa to skena derman
    Vecse kto kohet e fundit ka ca qe s'hajne me embelsira...

  2. #22
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    06-12-2008
    Postime
    79
    Femra eshte forca qe con grushtin te thyeje turinj.Nga ana tjeter,eshte vete grushti qe kthehet ne dore e ledhaton turinjte.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114

    Mbi Të Gjitha Dashuria!

    Nezir Myrta / MBI TË GJITHA - DASHURIA!




    Hyjnore është shprehja e Haki Stërmillit: Dora që përkund djepin - rrotullon boshtin e fatit të njerëzisë!

    Se femra shqiptare mbanë mbi kurriz e mendje gjithë jetën familjare, kjo s'don shumë mend. Dy fjalë janë të njejta për nga logjika e kuptimit esencial thelbësor: femra e shtëpia, në daç thuaj femër o shtëpi! Shtëpia është femra - femra është shtëpia.

    Se femra jonë mbanë gjithë peshën e jetës familjare - s'do mend. Na duket si e çuditshme dhe penduese shprehja: djali është dielli i shtëpisë, kur duhet njësoj të respektohen e duhen, po a e dini se vet nanat tona i duan djemtë ma shumë edhe motrat i duan vllazërit ma shumë se motrat - por një gjë është reale - vllau e don motrën ma shumë se vllaun, anipse ajo nuk mund t'i del në ndihmë krah vllait, sikurse vet vllau.

    Pse na duket se femra është më e pahatër, e pse djali duhet ma shumë nga prindërit? Nuk është se ka ndonjë nënçmim a diskriminim (anipse duket sipërfaqësisht), por e vërteta qëndron se trollit i duhen djemtë, ushtarët - se toka jonë u mbuall gjithmonë me gjak mashkujsh dhe nuk është se djali duhet ma shumë, por e ka kërkua koha e përgjakshme gjithmonë dhe posa lindet foshnja, gëzimi është në kulm kur lindet djali! Sepse në vendet e civilizuara, ku nuk kishte luftëra një kohë të gjatë, është krejt njësoj të lindet djalë a vajzë.

    Femra shqiptare mbajti gjithë peshën e jetës, atë peshën e rëndë shfarosëse të robërisë shekullore dhe ofshanë prore, si ta ketë shtëpinë plot djem, plot burra - është ajo ofshama mos të mbetet shtëpia e shkretë e të mbyllet dera me therra! Gati askush nuk e studjoi femrën tonë, psikologjinë e saj, mundin e saj, qendrersen e saj stoike përballë rrebesheve të kohërave flakë e shkrum e prush gjaku! Breznitë shqiptare sikur po kalojnë mbi këtë qendresë jetike kohërash të femres sonë edhe gati pak i kushtojmë kujdes, si të hyjmë në atë botën e brëndshme të femres sonë, e të flasim nga atje - se çfarë do të thot të lindesh e të jetosh!

    Femra shqiptare e sotme, këtu është thelbi i çështjes - përkundër përbuzjes shekullore, kur vet populli e atdheu ishte i përbuzur edhe sot në trevat shqiptare ende nën okupim e pushtime barbare, që as e prekim kokën, se jemi ende nën pushtime të egra, që na pijnë gjakun e djerësen të huajt, nën qeveri të huaja e në troje tona - femra e sotme, të përpiqet ta kuptoj realitetin e mentalitetin e mashkullit sado i çuditshëm të i duket nganjëherë e shpeshherë, të bindet fort e mirë, se vetëm gjaku shqiptar, është ai që mbanë gjallë historinë shqiptare dhe të mos hamendësohet të lidhet me të huajt assesi!

    Sot kemi mjaftë femra intelektuale, ku inteligjenca femërore edhepse e brishtë, le të gjurmoj thellë në genin e saj në gjenetikën e mendjes shqiponje dhe të përballoj e sfidojë çdo problematikë familjare, të anashkalojë huqet e veset e personalitetit të ka fat të jetës së saj - apo që mendon patjetër të lidhet me gjakun e saj gjithsesi, të ketë poatë zemërgjërësinë e nënave tona e gjysheve tona, poatë durimin e çelnikosur amtar, që theu gjith disfatat e jetës dhe ta mbajë të pathyeshme dashurinë!

    Femra e sotme, poashtu tok me mashkullin, edhepse përkundër vështirësive të jetës, që jeta ishte - si me bre çelik me dhëmb (thënie e lashtë) - mbi të gjitha disfatat të mbajë dashurinë, duke mos e përzier me kushtet, mosmarrëveshtjet, keqkuptimet, tragjiken familjare etj., dashurinë ta mbajnë anash në kulmjete, mbi të gjitha dashuria, e paprekshme, e parrenuar, e paepur - mbi të gjitha dashuria dhe kurrë nuk kemi asnjë tragjikë familjare edhe përkundër tragjikës eventuale që i kanoset vet jetës, shtëpisë e familjes! Të kemi djepa sa ma shumë, se mjaftë patëm varre! Gjith jeta na shkoi n'për shekuj: djepa e varre! E dini atë shprehjen e lashtë: rrnoj për inat të hasmit!


    Respekt për të gjithë diskutuesit!

    (3 MAI 2009)
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1

    A Duhen Vleresuar Grate?

    Te nderuar forumista e vizitore!Shume thenje e vleresime ka per grate.Jo te gjitha jane pozitive.Une po hedh per diskutim nje thenje shume te bukur dhe ta diskutojme e vleresojme bashke se si dhe sa qendron ajo:


    -Disa gra jane si cigarja e ndezur: ne qofte se nuk e kap nga ana e duhur... digjesh.


    respekte

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e ardis
    Anëtarësuar
    12-02-2008
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    211
    Citim Postuar më parë nga dea_07 Lexo Postimin
    Mendoj se po te kishte udhehequr femra boten do ishte shume here me mire se c'eshte tani.Meshkujt mendjen vetem per lufte e kane.
    po po shume luftera jane bere per ju.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e ardis
    Anëtarësuar
    12-02-2008
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    211
    Citim Postuar më parë nga pranvera bica Lexo Postimin
    Te nderuar forumista e vizitore!Shume thenje e vleresime ka per grate.Jo te gjitha jane pozitive.Une po hedh per diskutim nje thenje shume te bukur dhe ta diskutojme e vleresojme bashke se si dhe sa qendron ajo:


    -Disa gra jane si cigarja e ndezur: ne qofte se nuk e kap nga ana e duhur... digjesh.


    respekte
    e sakte kjo kujdesi me i madh eshte se si ta trajtosh femren

  7. #27
    maraklije Maska e bombona
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Vendndodhja
    ne shkoder,ne shtepin time
    Postime
    4,714
    femre mbetet ..femer
    meso nga e djeshmja,jeto te sotmen,shpreso per te ardhmen...

  8. #28
    Voleur du coeur.. Maska e Roi
    Anëtarësuar
    10-06-2004
    Vendndodhja
    Ne vendin tim....
    Postime
    2,303
    E vetmja gje qe me josh me se shumti eshte femra..
    Ajo krijes perfekte e cila me vete bart nje bukuri nje butesi nje embelsi te pa shoqe...
    Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...

  9. #29
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga dea_07 Lexo Postimin
    Mendoj se po te kishte udhehequr femra boten do ishte shume here me mire se c'eshte tani.Meshkujt mendjen vetem per lufte e kane.
    e di ti e nderuar se femrat ishin ato qe nuk ja dhane te drejten HILARY KLINTONIT te zgjidhej presidente e botes por preferuan nje zezak ne vend te saj...eshte me vend ajo shprehja...femra nuk zbukurohet per syte e mashkullit por per inate te femrave...

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Shijak
    Postime
    848
    Femra eshte si hija ndiqe sa te duash se kap dot sa te kethesh shpinen te ndjek nga mbrapa
    Jo per te gjitha femrat normale

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  2. Gruaja në Islam
    Nga Acid_Burn në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 22-08-2005, 09:39
  3. Prirjet qe Kundershtojne Rolet e Mashkullit dhe te Femres
    Nga Arb në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-04-2004, 00:16
  4. Një apel kundër keqpërdorimt të të drejtave të femrës
    Nga iliriana në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-06-2003, 06:47
  5. Pozita e femres ne Islam
    Nga Shën Albani në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 17-01-2003, 14:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •