Femra eshte forca qe con grushtin te thyeje turinj.Nga ana tjeter,eshte vete grushti qe kthehet ne dore e ledhaton turinjte.
Nezir Myrta / MBI TË GJITHA - DASHURIA!
Hyjnore është shprehja e Haki Stërmillit: Dora që përkund djepin - rrotullon boshtin e fatit të njerëzisë!
Se femra shqiptare mbanë mbi kurriz e mendje gjithë jetën familjare, kjo s'don shumë mend. Dy fjalë janë të njejta për nga logjika e kuptimit esencial thelbësor: femra e shtëpia, në daç thuaj femër o shtëpi! Shtëpia është femra - femra është shtëpia.
Se femra jonë mbanë gjithë peshën e jetës familjare - s'do mend. Na duket si e çuditshme dhe penduese shprehja: djali është dielli i shtëpisë, kur duhet njësoj të respektohen e duhen, po a e dini se vet nanat tona i duan djemtë ma shumë edhe motrat i duan vllazërit ma shumë se motrat - por një gjë është reale - vllau e don motrën ma shumë se vllaun, anipse ajo nuk mund t'i del në ndihmë krah vllait, sikurse vet vllau.
Pse na duket se femra është më e pahatër, e pse djali duhet ma shumë nga prindërit? Nuk është se ka ndonjë nënçmim a diskriminim (anipse duket sipërfaqësisht), por e vërteta qëndron se trollit i duhen djemtë, ushtarët - se toka jonë u mbuall gjithmonë me gjak mashkujsh dhe nuk është se djali duhet ma shumë, por e ka kërkua koha e përgjakshme gjithmonë dhe posa lindet foshnja, gëzimi është në kulm kur lindet djali! Sepse në vendet e civilizuara, ku nuk kishte luftëra një kohë të gjatë, është krejt njësoj të lindet djalë a vajzë.
Femra shqiptare mbajti gjithë peshën e jetës, atë peshën e rëndë shfarosëse të robërisë shekullore dhe ofshanë prore, si ta ketë shtëpinë plot djem, plot burra - është ajo ofshama mos të mbetet shtëpia e shkretë e të mbyllet dera me therra! Gati askush nuk e studjoi femrën tonë, psikologjinë e saj, mundin e saj, qendrersen e saj stoike përballë rrebesheve të kohërave flakë e shkrum e prush gjaku! Breznitë shqiptare sikur po kalojnë mbi këtë qendresë jetike kohërash të femres sonë edhe gati pak i kushtojmë kujdes, si të hyjmë në atë botën e brëndshme të femres sonë, e të flasim nga atje - se çfarë do të thot të lindesh e të jetosh!
Femra shqiptare e sotme, këtu është thelbi i çështjes - përkundër përbuzjes shekullore, kur vet populli e atdheu ishte i përbuzur edhe sot në trevat shqiptare ende nën okupim e pushtime barbare, që as e prekim kokën, se jemi ende nën pushtime të egra, që na pijnë gjakun e djerësen të huajt, nën qeveri të huaja e në troje tona - femra e sotme, të përpiqet ta kuptoj realitetin e mentalitetin e mashkullit sado i çuditshëm të i duket nganjëherë e shpeshherë, të bindet fort e mirë, se vetëm gjaku shqiptar, është ai që mbanë gjallë historinë shqiptare dhe të mos hamendësohet të lidhet me të huajt assesi!
Sot kemi mjaftë femra intelektuale, ku inteligjenca femërore edhepse e brishtë, le të gjurmoj thellë në genin e saj në gjenetikën e mendjes shqiponje dhe të përballoj e sfidojë çdo problematikë familjare, të anashkalojë huqet e veset e personalitetit të ka fat të jetës së saj - apo që mendon patjetër të lidhet me gjakun e saj gjithsesi, të ketë poatë zemërgjërësinë e nënave tona e gjysheve tona, poatë durimin e çelnikosur amtar, që theu gjith disfatat e jetës dhe ta mbajë të pathyeshme dashurinë!
Femra e sotme, poashtu tok me mashkullin, edhepse përkundër vështirësive të jetës, që jeta ishte - si me bre çelik me dhëmb (thënie e lashtë) - mbi të gjitha disfatat të mbajë dashurinë, duke mos e përzier me kushtet, mosmarrëveshtjet, keqkuptimet, tragjiken familjare etj., dashurinë ta mbajnë anash në kulmjete, mbi të gjitha dashuria, e paprekshme, e parrenuar, e paepur - mbi të gjitha dashuria dhe kurrë nuk kemi asnjë tragjikë familjare edhe përkundër tragjikës eventuale që i kanoset vet jetës, shtëpisë e familjes! Të kemi djepa sa ma shumë, se mjaftë patëm varre! Gjith jeta na shkoi n'për shekuj: djepa e varre! E dini atë shprehjen e lashtë: rrnoj për inat të hasmit!
Respekt për të gjithë diskutuesit!
(3 MAI 2009)
HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!
Te nderuar forumista e vizitore!Shume thenje e vleresime ka per grate.Jo te gjitha jane pozitive.Une po hedh per diskutim nje thenje shume te bukur dhe ta diskutojme e vleresojme bashke se si dhe sa qendron ajo:
-Disa gra jane si cigarja e ndezur: ne qofte se nuk e kap nga ana e duhur... digjesh.
respekte![]()
femre mbetet ..femer
meso nga e djeshmja,jeto te sotmen,shpreso per te ardhmen...
E vetmja gje qe me josh me se shumti eshte femra..
Ajo krijes perfekte e cila me vete bart nje bukuri nje butesi nje embelsi te pa shoqe...
Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...
Femra eshte si hija ndiqe sa te duash se kap dot sa te kethesh shpinen te ndjek nga mbrapa
Jo per te gjitha femrat normale
Krijoni Kontakt