Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316

    Post Incidenti ne ish-bazen amerikane Greenham-Commons ne MB

    Rastesisht, ne fund te filmit shqiptar "Rrethi i Kujteses", lexova tekstin e meposhtem, paraqitur ne figure dhe shkruar per qartesi ne lexim poshte figures:

    http://picasaweb.google.ca/lh/photo/...eat=directlink

    Aty thuhet:


    Sipas revistes suedeze "Moni Shors", shkencetaret kane konstatuar se ne bazen ushtarake amerikane te Grinhim-Komenit ne Angli eshte kryer nje eksperiment cnjerezor mbi masen e demonstruesve.
    Nepermjet mjeteve moderne te sofistikuara, u shpernda nje radiacion elektromagnetik i perbere nga mikrovale, rreze infra te kuqe dhe ultraviolete, shume te rrezikshme per jeten e njeriut. Pas ketij eksperimenti tek shume njerez u shfaqen raste me hemoragji dhe humbje te perkohshme te kujteses.
    Duke qene se insinuanca e mesiperme m'u duk konspirative per shkak te sistemit te atehershem anti-amerikan, vendosa t'i hedh nje sy te shpejt dhe siperfaqesor ndonje artikulli per ish-bazen ushtarake amerikane ne angli, Greenham-Commons, por faqe si enciklopedirat nuk permendin ndonje eksperiment te qellimshem, por nje incident berthamor (http://en.wikipedia.org/wiki/Greenha...clear_accident). Gjithashtu, ne vitin 1999, ne Revisten e Mbrojtjes Radiologjike eshte botuar nje artikull me titull: "Uraniumi-235 dhe leucemia ne femijet perreth bazes Greenham-Commons" (http://www.iop.org/EJ/abstract/0952-4746/19/3/303), ku hidhen poshte pretendimet e disa autoreve te meparshem, te cilet kishin deklaruar se urani i cliruar gjate incidentit ka shkatuar/shkakton leucemine ne femijet e zones perreth. Ne kete artikull, pra, hidhet poshte ky hamendesim i pranuar gjeresisht ne baze te disa analizave qe autoret kane kryer.

    Keta autore nuk hedhin poshte hamendesime shkencore, por sugjerime konspirative te shtypit te perditshem, gazetareve investigative, etj. Njeri prej ketyre gazetareve te pavarur, Eduardo Goncalves, gjithashtu nje ambientalist, ka publikuar nje sere raportesh te permbledhura ne titullin: "Broken Arrow - Greenham Common's Secret Nuclear Accident and Nuclear Guniea Pigs - British Human Radiation Experiments" ("Shigjeta e Thyer - Aksidenti berthamor i fshehte dhe kaviet berthamore te [bazes] Greenham-Commons - Eksperimente britanike mbi radiacionin njerezor."). Me sa kam lexuar, keto raporte qenka publikuar edhe nga Fushata per Carmatim Berthamor (http://en.wikipedia.org/wiki/CND). Dhene keto raporte te perpiluara pas investigimesh shkencore, mendoj (ne menyre konspirative) se ky "incident" mund te jete nje tjeter eksperiment i "lordeve" te teknologjise se avancuar per cfaredoqofte lidhje dhe implikimi mbi njerezimin dhe te ardhmen e tij. Megjithate, nuk eshte se kam gjetur ndonje raport konkret, as vete revisten "Moni Shors", te cilen nuk arrij ta gjej as online.

    Gjithesesi kete teme e hapa per ata nga ju qe kane informacione dhe dijeni per burime, si dhe per shuarjen e kuriozitetit tim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Borix : 02-02-2009 mė 01:55
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

Tema tė Ngjashme

  1. A ėshtė kėrcėnim Amerika pėr paqen botėrore?
    Nga ORIONI nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 09:49
  2. Agim Vuniqi: Faktet e Millosheviēit i injorova para syve te tij
    Nga AVuniqi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-01-2007, 10:58
  3. Presidenti Bush fiton zgjedhjet ne SHBA
    Nga Albo nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 25-11-2004, 11:26
  4. Mbi politikėn e jashtme tė SH.B.A.-sė
    Nga Eni nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 11:06
  5. Politika e SHBA-se karshi Shqiperise
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-10-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •