Shekulli, 29/01/2009
Gjuha e kryeministritIlir Yzeiri
Para disa ditėsh, Sali Berisha, kryeministri i vendit tim, pasi u largua nga njė veprimtari nė Tiranė, organizuar nga njė institut privat, ku ishte nė prani tė ambasadorit amerikan dhe nė njė panel me Kryetarin e opozitės, Edi Rama, e mbajti frymėn nė Shkodėr e nė Koplik.
Qė andej, pra nga Kopliku, nė njė tribunė tė improvizuar me Jozefina Topallin, nė krah dhe katėr fėmijė tė vegjėl te kėmbėt, veshur me kostume kombėtare, tha pak a shumė kėshtu: "Po i drejtohem Edi Ramės qė tė dėnojė krimet e komunizmit, sepse nė qoftė se nuk e bėn, ai ėshtė i tredhur".
Pasi tha kėto fjalė, pa nga Jozefina, pa lart e poshtė dhe u zgėrdhi me njė tė qeshur gjysmė histerike. Fėmijėt qė ishin poshtė ose para tij zunė tė qeshnin edhe ata. Qeshi, natyrisht, edhe Jozefina.
Dhe Berisha, pra kryeministri i vendit tim, filloi tė bėnte ato grimasat e njohura nė fytyrė dhe nisi tė lėshojė tinguj pa kuptim si: "jo, po, se kastrim m'kupton apo jo, se tredhur, se tani m'kupton apo jo..." dhe vazhdonte tė zgėrdhihej. Kėtė fjali tė tij e transmetuan pothuajse tė gjitha mediat nė sinkron, pra nuk ia censuruan momentin kur ai pėrdori fjalėn "tredhje".
Nė njė shtet normal, njė kryeministėr i tillė duhet tė kishte kėrkuar menjėherė falje publike dhe mediat televizive duhet ta kishin censuruar atė fjalė, pra nė atė moment ato duhet tė kishin pėrdorur "bip-in" qė tė mos ta dėgjonin fėmijėt e tjerė, tė cilėt mund tė ndodhen rastėsisht para televizionit.
Pikėrisht nė kėtė rast, nė njė shtet normal, KKRT-ja duhet tė kishte ndėrhyrė dhe duhet tė kishte gjobitur tė gjitha ato televizione qė e kishin transmetuar kėtė ēmenduri tė kryeministrit tonė.
Mirėpo ne jetojmė nė Shqipėri dhe kemi si kryeministėr njeriun qė e ka shkatėrruar deri nė palcė komunikimin publik nė kėtė vend. Nė historinė e tranzicionit shqiptar, ky njeri do tė mbahet mend edhe si individi qė futi nė komunikimin politik gjithė fjalorin e rrugės, zhargonin agresiv tė rrugaēėve, ulėrimat dhe fyerjet mė monstruoze.
Mirėpo, kjo e fundit, pra qė ti tė marrėsh nga kopshti apo shkolla fillore katėr vocėrrakė, t'i vėsh para kėmbėve dhe tė pėrdorėsh fjalė tė turpshme nė njė tubim publik, ky ėshtė njė krim moral i padėgjuar mė parė.
Fenomeni bėhet kompleks po ta shohim nė njė kėndvėshtrim mė tė gjerė. Po ato ditė, mediat dhanė njė kronikė tragjike pėr historinė e fėmijėve tė ngujuar, qė ishin katandisur nė njė gjendje tė llahtarshme nė Poliēan tė Skraparit. Pamjet e fėmijėve tė paushqyer, qė rrinin tė mbyllur pėr shkak tė gjakmarrjes, hapat e tyre qė tė kujtonin ato hapat tragjike tė tė burgosurve tė Spaēit, tė mbeteshin nė tru.
Si pėr ironi tė fatit, edhe ata fėmijė ishin nė shumicė nga Shkodra, ashtu si ata katėr vocėrrakėt qė organizatorėt e mitingut i kishin veshur me kostume popullore dhe i kishin nxjerrė nė tė ftohtė, qė tė shėrbenin si dekor pėr kryeministrin e lojtur tė vendit tim.
Dhe ky kryeministėr, qė nuk e pėrmban dot veten, pėr ta sfiduar mesa duket Kryetarin e PS-sė dhe ambasadorin amerikan, katėr orė pas ndarjes me ta, shpėrthen nė njė histeri bajate dhe nxjerr nga goja fjalė qė asnjė prind nuk mund t'ia lejojė vetes, e jo mė njė demagogu qė pėrdor fėmijėt si sfond pėr tė shfryrė epshe politike nė njė vend demokratik, e qė do tė duhej tė jepte dorėheqjen nga tė gjitha funksionet publike.
Mesa di unė, zonja e kryeministrit shqiptar ka njė fondacion nė mbrojtje tė fėmijėve. A ndjehet nė siklet, si gjithė shqiptarėt-prindėr, nga fjalėt qė pėrdor bashkėshorti i saj nė sy tė fėmijėve, apo edhe ajo nuk e merr seriozisht atė? Po nė qoftė se fėmijėt e fondacionit tė saj do ta pyesnin se ē'do tė thotė "tredhje", pra ē'ėshtė kjo fjalė kaq e bukur dhe e padėgjuar qė e pėrdor xhaxhi kryeministėr, si do tė pėrgjigjej ajo?
Po zoti Genc Ruli, qė i mbante ēadrėn nė atė miting kryeministrit dhe qė e dėgjoi atė fjalė, si do tė pėrgjigjej po ta pyesnin fėmijėt, nipat, mbesat e tij? Po zoti Genc Pollo qė ka zgjedhur tė bėjė avokatin e Berishės sė ndryshuar dhe qė ka qenė ministėr Arsimi, si e ēmon kėtė gjest? Natyrisht, kėta dhe ata qė janė bashkuar me Berishėn, janė gati tė gėlltisin ēdo gjė, mjaft qė tė vazhdojnė tė jenė nė pushtet.
Kėto ditė, nė Itali po zhvillohet njė "reality show" popullor. Quhet "Grande Fratello" (Si "Big Brother", etj). Ky spektakėl, veē tė tjerash, u shėrben italianėve dhe analistėve shoqėrorė, qė tė shohin aty edhe njė pjesė tė Italisė, njė pjesė tė shoqėrisė sė tyre. Nė kėtė edicion, mes tė tjerash, ndodhi edhe kjo.
Nė shtėpi ėshtė futur edhe njė lesbike dhe, kur njėra nga banoret e mori vesh kėtė, filloi tė shprehej me njė gjuhė pak ofensive ndaj gay-ve. Ajo tha pak a shumė se nuk i pėlqente "froēot".
Media italiane reagoi ndaj kėsaj fjale (ka konotacion negativ). Nė ditėn e spektaklit e detyruan atė qė tė sqaronte publikun dhe tė kėrkonte falje. Pse? Natyrisht, sepse ėshtė fjala pėr njė shoqėri ku, fjala, mesazhi vlerėsohen dhe ēmohen, se komunikimi publik nuk ėshtė shfryrje emocionesh tė pakontrolluara.
Ne, nė fakt, shohim pėrditė nė televizionet tona njė show banal, njė "shtėpi reality" tė mbushur me kokėtrashė qė na fyejnė gjithė ditėn e gjithė natėn.
A kemi mė ndonjė model, ndonjė kufi? Kėtu, me modelin e Berishės, gjuha u zgjidh dhe mund tė shpėrndajė nė eter gjithēka tė palarė qė prodhon njė vetėdije e sėmurė.
Minimalisht, prindėrit e atyre katėr vocėrrakėve tė Koplikut qė dėgjuan atė fjalė nga goja e kryeministrit, do tė duhej t'i kėrkonin dėmshpėrblim Sali Berishės dhe ta padisnin atė pėr dhunim tė fėmijėve.
Vetėm kėshtu mund tė vendosej sadopak njė farė rendi i drejtė nė komunikimin njerėzor dhe vetėm kėshtu mund tė jepej njė shembull se gjuha nuk ėshtė njė masė mishi qė prodhon sallam fyerjesh e sharjesh banale.
Krijoni Kontakt