Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Shqipëria e suksesshme në luftën kundër korrupsionit

    Kryetarja e Bordit të Transparency International, Huguette Labelle shprehu, vlerësimet pozitive për sukseset e arritura nga Shqipëria në luftën kundër korrupsionit, si dhe ofroi mbështetjen e institucionit që drejton për vazhdimin me sukses të kësaj lufte.

    Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, në përfundim të qëndrimit të tij në Davos ku mori pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim zonjën Labelle të cilën e informoi mbi "luftën e vendosur të ndërmarrë nga qeveria shqiptare kundër korrupsionit në çdo hallkë".

    Kreu i Qeverisë shqiptare vuri theksin veçanërisht në reformat e ndërmarra për digjitalizimin e shërbimeve për regjistrimin e biznesit, prokurimet publike, në tatime dhe dogana, si dhe reduktimin e lejeve dhe licencave.

    Kryeministri Berisha shprehu gatishmërinë dhe vendosmërinë e qeverisë për të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm që ky fenomen të luftohet me efikasitet, duke qenë një prioritet i qeverisë shqiptare. Duke informuar mbi projektet e mëtejshme të qeverisë shqiptare në këtë drejtim, Kryeministri Berisha kërkoi ndihmën dhe mbështetjen e këtij institucioni.
    Në këtë drejtim, Kryeministri Berisha mori garancinë se Transparency International, si institucioni më prestigjioz dhe i specializuar në procesin e vështirë të luftës kundër korrupsionit, do të studiojë dhe parashikojë rrugë e mjete të tjera për të shndërruar vullnetin e Kryeministrit dhe qeverisë shqiptare për tolerancë zero kundër korrupsionit, në një paketë reformash të mëtejshme në këtë drejtim.

    (INA)
    Sui generis

  2. #2
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    per te ardhur keq por nuk eshte ashtu.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    kush po e lufton korrupcionin more a qka po thoni a


    Roli grek në takimin Berisha - Bullatoviç



    Si u zhvillua takimi Berisha - Bulatoviç më

    15 shtator 1993?!






    Për herë të parë në Shqipëri, revista MAPO ka botuar kujtimet e Momir Bulatoviç, ish kryeministër i Malit të ZI në vitin 1993. Gjithashtu, këto kujtime përbëjnë rastin e parë të publikimit të një dëshmie shumë të rëndë ndaj kryeministrit aktual shqiptar Sali Berisha nga ish-kryeministri i Malit të Zi në vitin 1993.



    Ajo që nuk ishte pranuar asnjëherë zyrtarisht nga qeveritë e dy vendeve të asaj kohe, tashmë bëhet publike. Sipas ish-kryeministit malazez, ish- Presidenti Sali Berisha ka rënë dakord që të lejojë shkeljen e embargos së karburanteve të vendosur nga OKB, ndaj ish-Jugosllavisë në kohën kur Sllobodon Millosheviç vriste shqiptarë në Kosovë dhe vazhdonte masakrat në Bosnjë e Kroaci.



    Bullatoviç ka arritur të bjerë në ujdi me Berishën pikërisht më 15 shtator 1993 të shkelë embargon dhe tu sigurojë fitime përrallore të gjithë strukturës shtetërore të drejtuar nga Berisha. Shoqëria kryesore që drejtoi kontrabandën e naftës drejt Jugosllavisë ishte pikërisht "Shqiponja", pronë e Partisë Demokratike. Për shkeljen e emargos në atë kohë u denoncua qeveria shqiptare. Por asnjëherë nuk u pranua nga Berisha.



    Tani ka ardhur koha që të zbulohen qelbësia që përcjell qeverisja e Sali Berishës ndaj shqiptarëve që vriteshin. Komentet e mëtejshme janë të tepërta për çdo shqiptar që i lexon kujtimet e ish-kryeministrit malazez.



    Foto: Takimi Sali Berisha - Momir Bullatoviç, më 15. 09. 1993




    Një pistë greke në kontrabandën e naftës mes Shqipërisë dhe ish-Jugosllavisë në mesin e viteve ’90?! S’mund të thuhet me siguri, por dokumenta origjinale që revista MAPO boton flasin për një mbështetje të fortë politike të Athinës zyrtare në drejtim të forcimit të marrëdhënieve mes Tiranës dhe Beogradit.



    Një material i hartuar nga Ministria e Punëve të Jashtme i shtatorit 1993, pak ditë para se kryeministri jugosllav Momir Bullatoviç të vizitonte Tiranën, hedh dritë edhe rreth qëndrimit grek ndaj këtij afrimit mes dy vendeve tradicionalisht në konflikt. Duhet nënvizuar se Ministria e Jashtme e asaj kohe e ka hartuar këtë material, me qëllimin e vetëm, motivimin e nevojës së një vizite të Bullatovic në Shqipëri. "Takimi me Berishën në Shqipëri është miratuar në nivel të Federatës dhe për këtë takim ka dhënë mendim shumë pozitiv edhe kryeministri Micotaqis", shkruhet në material. Pra, e thënë më fjalë të tjera, si nga ana e Millosheviçit (federata), ashtu edhe nga ajo e palës greke ( Micotaqis ), takimi shihet si "shume pozitiv".



    Fakti i mësipërm inkuadrohet në fakt në një kontekst më të gjerë zhvillimesh rajonale. Në librin e tij "Si është shkatërruar Jugosllavia", botuar së fundi në shqip, presidenti aktual i Kroacisë Stipe Mesiç, numri një i Federatës Jugosllave në fillim të viteve ’90, hedh dritë mbi furnizimet në karburante që kishte Jugosllavia e kohës. Në faqen 293 të këtij libri Meçi shkruan se "...Serbia, me një përdorim me kursim të naftës, kishte rezerva edhe për 45 ditë". Pra sic shihet situata në Jugosllavi në fillim të viteve ‘90, në momentin kur Millosheviç po "ngrohte" motorrët e luftës kundër republikave rebele, ishte e dëshpëruar.



    Nevoja për lëndë naftë dhe lëndë djegëse në kushtet e embargos që Kombet e Bashkuara vunë ndaj Jugosllavisë më 1991, e shtyu Beogradin që të hidhte sytë përreth tek fqinjët, për të marrë në formë kontrabande sasi karburantesh. Dëshmia e kryeministrit Bullatoviç e botuar muaj më parë në revistën MAPO, zbulonte sesi presidenti shqiptar i kohës Sali Berisha pati rënë dakort me të për të tranzituar nëpërmes liqenit të Shkodrës sasi të konsiderueshme karburantesh. Vetë zoti Berisha, i pyetur pas botimit të dëshimisë së Bullatovic në MAPO, e pranoi se kishte lejuar me ndërgjegje një aktivitet të tillë përmes tokës shqiptare.



    Për t’iu rikthyer tek roli grek në përgatitjen e këtij mekanizmi, duhet thënë se dokumenti i MPJ rreth pëlqimit të Micotaqis për vizitën e Bullatovic, zbulon interesin e Athinës për një afrim mes dy shteteve. Pa e lidhur këtë ndërmjetësi direkt me çështjen e kontrabandës së naftës, duhet thënë megjithatë se në periudhën në fjalë, nga Greqia për në Shqipëri importoheshin sasi të konsiderueshme nafte, një pjesë e të cilave shkonte drejt veriut. Pikërisht drejt kufirit me Malin e Zi, prej ku kalohej në tokën jugosllave. Nga ana tjetër, roli grek në këtë afrim mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë së Millosheviçit, nuk përbën një risi në politikën greke, tradicionalisht pozitive ndaj Beogradit dhe interesave të tij.



    Biseda, që i hapi rrugë...karburantit - Dëshmia e Bullatoviçit




    Express: Rrëfimi i Bullatoviçit për kontrabandën e naftës mga Shqipëria




    U krijuan kushtet të kalonim në punë. Unë kisha nevojë për naftën, dhe jo vetëm për kujtime të bukura të përbashkëta. Zyrtarisht kjo ishte formuluar në mënyrën si vijon: I parashtrova që të hiqet "perdja e hekurt", e cila gjatë gjithë kohës mbulon tërë kufirin tonë. Duhej të zhvillohet bashkëpunimi ndërkufitar dhe t’i jepej mundësia njerëzve, që të takohen dhe të vizitojnë njëri - tjetrin. I kujtova që ka farefise të afërta, që nuk ishin parë për mbi gjysëm shekulli. Që të shkonte çdo gjë më thjeshtë, ishte e nevojshme që si njëra anë, ashtu dhe ana tjetër - të mbyllnin sytë gjatë zbatimit të rreptë të rregullave dhe që në tregtinë ndërkufitare të përfshihen edhe ato gjëra, që zakonisht nuk janë të përfshira. Atëhere përmenda dhe naftën, d.m.th. derivatet aq të nevojshme për ne. "Zoti President, a kërkoni Ju që Shqipëria të shkeli sanksionet e Kombeve të Bashkuara ndaj vendit tuaj?" më pyeti ai. Duke qenë se bisedat regjistrohen (dhe sigurisht dhe janë përgjuar), kjo nënkuptohet, sepse hynte në korrektësinë diplomatike bazë.



    "Zoti na ruajtë,- u përgjigja i gatshëm. Vetëm propozoj që t’i respektoni në mënyrë të ngjashme, siç vepron p.sh. ish Republika Jugosllave e Maqedonisë. Nëqoftëse do të pranohet kjo që kërkoj unë, çdo qytetar i pjesës veriore të Shqipërisë mund të siguronte një fitim të mirë. Nuk është e vështirë që ta llogarisësh atë, nëqoftëse nisesh nga supozimi që është minimumi një pfening për litër". E përsëris, këtë do ta bënin qytetarët dhe jo shteti, kështu që sanksionet formalisht do të respektoheshin…. Nuk ishte nevoja të vazhdoja. Ishte më mirë që disa argumenta të mos përmendeshin. Gjendja e atëhershme ekonomike në Shqipëri, nga pikëpamja jonë, ishte krejtësisht shqiptare. Pjesa qendrore e shtetit, mbështetja e pushtetit të presidentit Berisha, jetonte në sajë të ndihmës humanitare dhe donacioneve të varfëra.



    Pjesa jugore u mbështet tek Greqia, ku shumë persona punonin në mënyrë legale ose në të zezë. Rajoni verior shkodran, nuk kishte perspektivën tjetër, përveç, në bazë të propozimit tim, t’i kushtohej tregtisë së naftës me Liqenin e Shkodrës. Sidoqoftë, unë e dija që ai e di që unë këtë e di. Dhe, kjo ishte gjithçka! Thellë në vete isha i sigurt, që ai do ta pranonte ofertën. E dija që një fuqi e huaj, para së gjithash Amerika nuk do ta ndalonte të vepronte kështu. Sepse, megjithëse dukej paradoksale, shkelja në mënyrë të tillë e sanksioneve ishte pikërisht në frymën e tyre. Qëllimi i kreatorëve të tyre nuk ishte që në të mbeteshim me çdo kusht pa pikë nafte, por vetëm ta paguanim shtrenjtë dhe ta gjenim atë në mënyrë të mundimshme.



    Përveç kësaj, sasia më e madhe e parave do të kalonte nga Jugosllavia në Shqipëri. Këtu gjente shprehjen e vet pragmatizmi i njohur amerikan. Përse të harxhonin paratë e veta duke ndihmuar Shqipërinë, kur mund të krijonin kushtet që në vend të tyre të punonte dikush tjetër? Prandaj Amerika, e cila sheh dhe di çdo gjë që ndodh në botë, nuk tentoi kurrë ta pengonte në mënyrë serioze "naftësjellësin", i cili u nis me të vërtetë së shpejti nëpërmjet Liqenit të Shkodrës.



    Marrë nga libri me kujtime “Rregullat e heshtjes” i Momir Bullatoviç. ( Revista “Mapo”)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema të Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. K. Frasheri: Ismail Kadare, i subvencionuari i diktaturës
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 16-10-2011, 08:32
  3. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Ne Liban
    Nga D@mian në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 670
    Postimi i Fundit: 02-12-2006, 15:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •