Me gjithë se jam i këshilluar të mos bëj shumë zhurëm për këtë çështje, duke e lënë këtë eveniment si një veprim spontan të ndodhur në zonat e banuara nga Arvanitët e Greqisë, unë nuk e përmbaj dot gëzimin dhe desha ta ndaja atë me ju.
Nuk kam ndonjë link apo ndonjë informacion zyrtar, por më është vërtetuar nga disa miqtë e mi Arvanitë se nga mesi i muajit që sapo u mbyll, u hap një shkollë e vogël në një qytezë të vogël të quajtur Liosia në Atikinë e Veriut dhe kjo është një shkollë që funksionon vetëm në fundjavë dhe aty fëmijët e vegjël Arvanitë mësojnë fjalë të përdorimit të përditshëm dhe shprehje.
Nuk bëhet fjalë për një shkollë të mirfilltë, por ashtu siç dhe thanë miqtë e mi, ky është një hap i madh. Ky është një gur i madh themeli që u vu në kalanë që ka nisur të ndërtohet.
Arvanitët kanë filluar të zgjohen dhe të kuptojnë se identiteti i tyre është në rrezik, ata më në fund kanë filluar ti thërrasin ndërgjegjes dhe të pranojnë se gjaku i tyre është gjak Arbëror dhe nuk janë as më shumë dhe as më pakë, por vëllezër të Shqiptarëve të sotëm
Gjëja tjetër që më bëri përshtypje në bisedën me miqtë e mi, ishte dhe euforia që ata kishin për Kosovën dhe Kosovarët.
Ata më thanë se Kosova do të bëhet si Kruja e kohës së Skënderbeut, dhe si shëmbull jepnin fondet që Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Kosovës kishte dhënë për një dokumentar të Lirio Nushit në lidhje me Arvanitët. Ata ishin aq të entuziazmuar sa me të vërtetë u mallëngjyem të gjithë.
Ata nuk e shprehnin por ishte sikur thoshin se: "Ne nuk do të humbasim. Dikush na mbështet. Shqiptarët nuk na urrjenë"
Me të vërtetë që ekziston një hendek i madh njohurish në të dyja krahët dhe do të ishte mirë sikur ministritë e të dyja vendeve Shqiptare në Ballkan, Shqipërisë dhe Kosovës të kishin një drejtori të caktuar për Pakicat Shqiptare në vende si Serbia, Greqia, Mali i Zi, Italia, Turqia e të tjera vende ku rrojnë Shqiptarë, etnikë ose jo.
Ju uroj suksese, ju qoftë këmba e mbarë atyre vogëlushëve të parë që kanë kapërxyer pragun e kësaj shkolle Arvanite në qoftë se mund ta quajm kështu.
Krijoni Kontakt