-
John Donne
Endrra
Per asnje tjeter, dashuri, sdo kisha thyer
kete enderr te lume.
Teme e mire per arsyen,
teper e forte per fantazine.
Ke qene e urte qe me ke zgjuar. E megjithate
ti nuk e thyen endrren time, e zgjat.
Ti kaq e vertet qe tmendoj mjafton
per te bere te verteta endrrat e histori perrallat.
Hyr mes ketyre kraheve. Po tu duk
me e drejte per mua, mos e enderro krejt endrren,
tani ta jetojme vazhdimin.
Si nje shkrepetime apo ndriēim qiriu
syte e tu, por jo zhurma, me shtangen.
Keshtu (pasi ti don te verteten)
ne fillim te besova si nje engjell.
Por kur pashe se me shihje ne zemer,
qe njihje mendimet e mia me mire se nje engjell,
kur interpretove endrren, duke ditur
se teper gezim do me kishte shtangur
dhe erdhe, duhet te rrefej
qe do ishte qene sakrilegj te tbesoja tjeter perveē se ty.
Te ardhurit, te ndenjurit, te zbuloi: e vetmja ti.
Por tani qe largohesh
dyshoj se ti nuk je me ti.
E dobet ajo dashuri tek e cila eshte me e forte frika,
dhe nuk eshte krejt shpirt i paster dhe trim
nese eshte i perzier me droje, me seder, me nder.
Ndoshta ashtu si letriket
qe njehere ndizen pastaj fiken,
keshtu ti ben me mua.
Erdhe te me ndizje, iken per te ardhur.
E une do enderroj serish
ate shprese, por jo per te vdekur.
-
-
Te lumte Syku qe solle Donne ne mesin tone. Duhet sjellur dhe essete e tij medituese. Me pelqen.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt