Mediet e huaja nisin investigimin pėr kompjuterėt piratė, nė Shqipėri heshtet
Nga Tema

Sasia prej 37 mijė kompjuterėsh me etiketa false, tė mbėrritur nga Kina me njė anije me flamur panamez, me destinacion Shqipėrinė, vazhdon tė mbetet e bllokuar nė Itali.

Por, nė Shqipėri askush nga autoritetet nuk flet nė lidhje me kėtė ēėshtje kaq tė rėndė. Vetėm disa media kanė denoncuar skandalin dhe flasin pėr lidhjet e tij me sekserin e qeverisė, Damir Fazlliē.

Por, ndėrsa mediet shqiptare janė tė rezervuara pėr tė hetuar pėr kėtė gjė, nuk ngurojnė tė hetojnė pėr tė mediet e huaja.

Kėshtu dje, “Inner City Press”, njė agjenci informacioni me karakter investigativ, e cila heton nė lidhje me skandalet qė ndodhin brenda Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, ėshtė marrė gjerėsisht me kėtė ēėshtje.

“Inner City Press” ėshtė informuar menjėherė nga mediet shqiptare dhe ato italiane nė lidhje me ndalimin e ngarkesės qė ishte destinuar pėr Shqipėrinė, dhe duke ditur qė Programi i Kombeve tė Bashkuara pėr Zhvillim (PNUD) ka njė projekt nė Shqipėri pėr ato qė quhen e-schools, shkollat virtuale.

Pasi kanė marrė informacionin nga mediet, kjo agjenci, e njohur si tepėr agresive nė hetimin e skandaleve tė OKB, i ėshtė drejtuar zyrės sė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB, Ban Ki Moon, pėr mė tepėr sqarime se nėse ky projekt ėshtė i implikuar nė kėtė skandal.

Zėdhėnėsi i PNUD, Stefan Dujarriē, ėshtė pėrgjigjur nė fundin e afatit qė ka pėrcaktuar kjo agjenci, e cila thekson se e-mail-it tė tyre iu kthye pėrgjigje me germa kapitale.

Dujarriē ka sqaruar se PNUD ka njė projekt nė Shqipėri pėr e-schools, por nuk ėshtė e pėrfshirė nė blerjen e kėtyre kompjuterėve apo pajisjeve tė tjera elektronike. Ai ka pėrsėritur se ngarkesa nuk ishte pėr kėtė projekt. Sipas tyre, projekti po zbatohet nga Ministria e Arsimit.

Nė pėrfundim, agjencia “Inner City” ka deklaruar se do e shohim me kujdes kėtė problem, duke e paraqitur dhe si paralajmėrim pėr zyrtarėt e OKB.

Nė Shqipėri, panorama ėshtė e frikshme. Edhe pse nė kėtė aferė ėshtė pėrfshirė qeveria dhe sekseri i saj boshnjak, Damir Fazlliē, askush nuk flet. Ishte vetė kryeministri, Sali Berisha, qė trumbetoi me tė madhe njė takim tė tij me shefin e “Microsoft”, Bill Gates, se do luftonte piraterinė dhe do merrte pėrkrahje pėr tė pėrhapur erėn kompjuterike nė Shqipėri.

Marrėveshja me Bill Gates kishte tė bėnte pikėrisht me e-schools. Heshtja vazhdon tė jetė njė akuzė mė shumė pėr zyrtarėt qeveritarė dhe personalisht pėr kryeministrin Sali Berisha.