Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    ShqiptarĒt RrezikojnĒ QĒ,pas Shkupit,kumanovĒs Dhe KĒrçovĒs,ta Humbasin Edhe StrugĒn

    GAFURR ADILI:SHQIPTARĒT RREZIKOJNĒ QĒ, PAS SHKUPIT, KUMANOVĒS DHE KĒRÇOVĒS, TA HUMBASIN EDHE STRUGĒN…!



    Përçarja ndërshqiptare, e shkaktuar nga partitë politike „shqiptare" në „Maqedoni",

    të cilat mbi interesat tona kombëtare gjithmonë kanë venë interesat e tyre partiake dhe klanore, po benë batardinë mbi shqiptaret e Shqipërisë Lindore, ku për pasojë shqiptaret kanë humbur jo vetëm Shkupin, Kumanovën dhe Kërçoven, por gjatë këtyre zgjedhjeve ( të 22 marsit 2009) rrezikojnë që ta humbasin edhe Strugën.

    Pse?

    Sepse, fillimisht të gjitha partitë politike „shqiptare" siç janë:

    PPD (Partia për Prosperitet Demokratik) e udhëhequr nga Nevzat Halili,

    PDP (Partia Demokratike Popullore) e udhëhequr nga Riza Halimi dhe më vonë edhe

    PDSH (Parita Demokratike Shqiptare) e udhëhequr nga Arber Xhaferri dhe Menduh Thaçi, dhe

    BDI (Bashkimi Demokratik për Intergim) e udhëhequr nga Ali Ahmeti,

    selitë e tyre i vëndosen në Tetovë dhe jo në Kryeqytetin e krijesës artificiale me emrin "Maqedoni", në Shkup,që dikur ka qenë Kryeqendra e Vilajetit të Kosovës. Sepse, partitë e sipërcekuara dhe shqiptaret, dy gjysëm universitet shqiptare, gjysëm universitetin shtetëror dhe atë të STUHL-it) në vend që t’i hapnin në Shkup i hapën në Tetovë. Dhe, me këta dy veprime, sa absurde po aq edhe antikombëtare, Shkupin ua lanë sllavo-maqedonasve, për të shkuar edhe më tutje, që gjatë kolaborimit të tyre, ku fillimist PDSH me VMRO-DPMN dhe më vonë edhe BDI më LSDM-në dhe tani më VMRP-DPMN, gjatë ndarjeve territoriale të „Maqedonisë", sllavo-maqedonasve iu dhuruan Shkupin, Kumanovën dhe Kërçovën, si dhe Mavrovën e Gostivarit, ky i fundit një vend shumë strategjik për shqiptaret.

    Struga gjatë zgjedhjeve lokale të 22 marsit 2009…!

    Nëse tani asnjë shqiptar nuk mundet të zgjidhet Kryetar i Shkupit, sepse vendbanimet me shumicë shqiptare ia kanë shkëputur Shkupit, dhe atje pushtuesit e kolonzatorët sllavo-maqedonas dhe satelitet e tyre shqipfoles (parititë politike „shqiptare"),kanë ngelur vetëm me disa mini komuna rurale, apo nëse asnjë shqiptar nuk mundet të zgjidhet Kryetar Komunës së Kumanovës, sepse Kumanovës gjithashtu ia shkëputën fshatrat të tëra të Likovës, të cilën gjithashtu e kanë berë komunë (rurale) të veçantë, apo edhe nëse asnjë shqiptar nuk mundet të zgjdhet Kryetar i Komunës së Kërçovës, sepse Ali Ahmeti gjatë bisedimeve për krijimin e Qeverisë me Gruevskin bëri kompromisin që,Kërçovës të mos i ribashkoheshin dy komunat (rurale) shqiptare, ajo e Zajsit dhe ajo e Osllomesë,tani gjatë këtyre zgjedhjeve lokale ( të 22 marsit 2009) shqiptarët rrezikojnë që ta humbasin edhe Strugen,dhe aty Kryetari i ardhshëm i Stugës të mos jetë shqiptar, por të jetë një sllavo-maqedonas.

    Pse?

    Sepse, për kryetar të Struges kandidojnë (tre) shqiptarë:

    1. Ramiz Merko i BDI (Bashkimi Demokratik për Integrim)

    2. Mendi Qira i PDH (Partia Demokratike Shqiptare) dhe

    3. Xhevdet Nasufi i PDR (Partia Demikracia e Re,

    të cilet votat e shqiptareve të Sturgës do t’i ndajnë në tri pjesë, kurse sllavo-maqedonasit në Stugë votat e tyre do t’i bashkojnë për një kandidat të tyre të vetëm sllavo-maqedonas.

    Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) përfundimisht kërkon që të 3 (tre) kandidatët e sipërcekur shqiptarë të mos luajnë me Stugën tonë dhe fatetet e kombit shqiptar, sepse....

    Gafurr ADILI - KĒRCOVA,

    Zëdhënës Politik i FBKSH-së

    E-mail:fronti-web@hotmail.com

    Tiranë, 22 shkurt 2009
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #2
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Paska hap nje adrese te re emaili ne Hotmail Gafuri.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    E thefshin qafen te gjithe.Budallenjte e dreqit.

Tema të Ngjashme

  1. SOS, shqiptarët rrezikojnë të humbasin pronat në Greqi
    Nga RaPSouL në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-12-2008, 19:23
  2. Fier, humbasin "pa nam e nishan" 35 pasaporta
    Nga Zemrushja në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-04-2007, 12:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •