
Postuar mė parė nga
Llapi
Me intereson qe dikush nga vllezerit e Ilirides te thot diq per ket shkrim
ama nji njohes i mire i gjendjes reale e jo ndonji smpatizant i asaj apo kesaj partie
Llapi
------------------------------------
KENI ENDE DILEMA KUSH DHE PSE E FORMOJE PDSH-ne !?
Formimi i PDSH-sė si subjekt politik gjithmonė ka qenė diskutabile nė mes tė analistėve, politikanėve dhe gjithė shqiptarėve. Qė nga themelimi i saj kishte zėra se kėtė e formojė Bogoevski, njė agjent i shėrbimeve sekrete sllave me urdhėr tė Lubomir Ferckovskit, atėherė ministėr i Punėve tė Brendshme. Sigurisht qė qėllimi ishte tė pėrēahet ambienti politik shqiptar i asaj kohe. Pasojat e formimit tė PDSH-sė i pėrjetuan dhe akoma po i pėrjetojnė shqiptarėt nė Maqedoni. Deklarata e fundit tė ndėrmjetėsuesit Ndėrkombėtarė pėr arritjen e njė Marrėveshje nė mes shqiptarėve dhe maqedonasve nė vitin 1992, z.Geert Ahrens, shumė mirė e vėrteton tezėn se themelimin e PDSH-sė e stimuluan shėrbimet sekrete sllave pėr tė pėrēarė partin e vetme politike tė asaj kohe dhe pėr tė penguar realizmin e tė drejtave tė shqiptarėve.
Pas themelimit tė PDSH-sė, nė tė gjitha ciklet zgjedhore ka pasur probleme, maltretime bile edhe vrasje nė zgjedhjet lokale tė vitit 2000 nė fshatin Kondovė.
Deklarata e z.Geert Ahrens pėrputhet plotėsisht me deklaratėn e ish Ministrit tė Punėve tė Brendshme tė Maqedonisė dhe anėtarit tė shėrbimeve sekrete tė Maqedonisė, z.Pavle Trajanov, se PDSH-nė e formuan Arben Xhaferi dhe Menduh Thaēi pas takimeve dhe inkurajimit te shėrbimeve sekrete tė Maqedonisė pėr tė eliminuar pėrforcimin e shqiptarėve dhe pėr ti dobėsuar ata.
Te rikujtojmė se sot PDSH-ja ėshtė nė koalicion me Pavle Trajanovin. Ēfar duhet tjetėr pėr tė kuptuar shqiptarėt kush ėshtė PDSH-ja?
Pėr tė vėrtetuar kėtė, ja transkripti nga deklarata e ish - ministrit tė punėve tė brendshme tė Maqedonisė Pavle Trajanov ku flet pėr themelimin e PDSH-sė.
Gazetari: Ka informacione tė shėrbimeve sekrete serbe nė lidhje me formimin e partive politike tė shqiptarėve nė Maqedoni, ka spekulime nga mė tė ndryshme, se PDSH-ja me nė krye Arben Xhaferin dhe Menduh Thaqin ėshtė e formuar nga shėrbimet sekrete jugosllave?
Pavle Trajanov: Mbase mė shumė ndikim kanė pasur MPB, sektori pėr sigurimin i shtetit tonė nė formimin e partive politike shqiptare se sa ndonjė ndikim nga ana e shėrbimeve sekrete serbe.
Gazetari: Sllobodan Bogoevski publikisht nė Tetovė ka theksuar, unė e formova PDSH-nė, unė bėrė gjithēka qė ta shkatėrroj atė PPD tė madhe dhe tė fuqishme nė atė periudhė, qė thuajse ishte partia e vetme e shqiptarėve?
Pavle Trajanov: Shiko, kishim pėrvojė tė hidhur me aktivitet e PPD-sė rreth formimit...
Gazetari: E ka formuar PDSH-nė Sllobodan Bogoevski?
Pavle Trajanov: Vetėm tė sqaroj, pas themelimit tė PPD-sė filluan aktivitete pėr themelimin e formacioneve paramilitare(paraushtarake), kėtu ishte e pėrzier udhėheqėsja e PPD-sė, Nevzat Halili, Mithat Emini...
Gazetari: Kishte kėtu rol shėrbimi pėr zbulim dhe kundėrzbulim (KOS)?
Pavle Trajanov: Informatat pėr themelimin e formacioneve paraushtarake erdhėn nga shėrbimi pėr siguri shtetėrore tė Serbisė, respektivisht nga Kosova. Ata erdhėn deri te ato informatat dhe ata i prezantuan deri te shėrbimet tona dhe kėshtu filloj zbulimi i formacioneve paraushtarake.
Gazetari: Pra, serbėt na ndihmuan pėr kėtė zbulim?
Pavle Trajanov: Atėherė na ndihmuan.
Gazetari: A janė Arben Xhaferi dhe Menduh Thaqi bashkėpunėtorė tė shėrbimeve sekrete jo vetėm tė Maqedonisė por, edhe tė Jugosllavisė?
Pavle Trajanov:...kontakte kanė pasur me shėrbimin edhe Arben Xhaferi edhe Menduh Thaqi, por nuk kanė qenė nė nivel tė bashkėpunimit si bashkėpunėtorė, por ka pasur kontakte.
Gazetari: Nė nivel tė bashkėpunėtorėve strategjik?
Pavle Trajanov: Partnerė strategjik po, nė kuptimin e inkurajimit tė tyre pėr tė hyrė nė idenė pėr formimin e partisė sė re politike dhe mendoj se ato kontakte me MPB-nė mė tė shpeshta kanė qenė me Menduh Thaqin se sa me Arben Xhaferin.
marr nga forumi
kosova de
Krijoni Kontakt