Po citoj vetveten per t'iu pergjigjur realitet te ri te krijuar pas zgjedhjeve te 22 Marsit, 2009
Ne shkrimin me siper, thashe qe prisja te fitonte Hazbi LIKA, per shkaqet qe kam permendur aty. Me duhet te them qe jam befasuar pozitivisht nga rezultati shume i afert midis dy kandidateve qe do vazhdojne betejen ne balotazh. Ka dy mundesi:
1. Me e mira - kane votuar kandidatin dhe platformen (jo partine dhe kryetarin e saj)
2. Me pak e mira - jane kerditur nga Hazbi LIKA dhe kerkuan nje zgjidhje tjeter.
Me sa mbaj mend, ne tre pale zgjedhjet e fundit asnjehere s'ka qene rezultati kaq i perafert midis dy subjekteve politike. Mendoj qe per kete rezultat ka kontribuar figura e z. Sadi Bexheti, i cili gezon perkrahje tek qytetaret e Tetoves.
Vazhdoj te kem friken qe fitorja eventuale e Sadi Bexhetit ne balotazh mos t'i sherbeje Partise qe e ka kandiduar e kryetarit te saj, por t'ju sherbeje fund e krye qytetareve te Tetoves - atyre qe e kane votuar, por edhe atyre qe s'e kane votuar per kryetar.
Cfare kryetari i duhet komunes se Tetoves?
Tetoves i duhet nje kryetar komune qe te beje ndryshime rrenjesore, duke filluar nga menyra se si konceptohet vetqeverisja lokale (kush eshte padroni e kush sherbyesi), te zhvilloje politika ekonomike per te ringjallur bujqesine, per te zhvilluar plane e strategji konkrete afatgjate per te perkrahur blegtorine, zejtarine e turizmin malor, per t'i dhene hapesire te gjithe atyre qe duan te kontribojne.
Tetoves i duhet nje kryetar komune i cili do i thote MJAFT shkarkimit nga puna te te punesuareve nga nje tjeter parti, nese ata te punesuar jane te kualifikuar dhe jane deshmuar per performance pozitive.
Tetoves i duhet nje kryetar komune i cili nuk do punesoje militante partie, vetem e vetem pse i kane ngjitur flamuj e postera neper shtylla elektrike, por do gjeje personat e duhur per te bere punet e duhura, pa marre parasysh perkatesine e tyre partiake ne vecanti apo orientimet e tyre ne pergjithesi.
Tetoves i duhet nje kryetar komune qe do ua ktheje qytetareve krenarine te cilen kahera e kane perdhosur binomi PDSH - BDI me interesat e tyre te ngushta. Nje kryetar qe te riktheje shpresen se edhe tek ne mundet te jetohet, edhe tek ne mund te kete progres, edhe tek ne vleresohet intelegjenca dhe aftesia e njerezve, e jo libreza partiake apo lidhja familjare me njerin apo tjetrin.
Tetoves i duhet nje kryetar komune qe eshte tetovar me gjysh e babgjysh, me rrenje e dege, me mish e kocke, me gjak e djerse...
Vellezer e Motra Tetovare,
Komunat tona duhet te udhehiqen nga persona te deshmuar ne biznes, udheheqesi, lidership, manaxhim. Komunat tona duhet te zhvillojne platforma zhvillimore - jo platforma politike. Kryetari i komunes duhet te jete punetor - jo politikan.
Koncepti im per udheheqjen me komunat eshte i njejte si te udheheqesh nje korporate, apo nje kompani te madhe.
Kryetari i Komunes eshte nje shef ekzekutiv (CEO)
Keshilltaret duhet te kandidojne me projekte, dhe nese fitojne projektet e tyre, ata llogariten si Menaxhues Projektesh, dhe fitojne si keshilltare njekohesisht.
Administrata e komunes ben punet e tjera, drejtimin e burimeve njerezore, punesimet, kontratat, ofertat, tenderimet publike, financimet, blerjet, auditin, perllogaritjet, etj.
Kryetari i Komunes me tej sigurohet qe keshilltaret (si MP) te implementojne dhe zbatojne projektet e tyre deri ne fund, dhe keta duhet t'i japin llogari kryetarit cdo fundjave mbi progresin. Elementet tjera te administrates duhet te jene ne ritem te njejte te punes per te raportuar mbi punet ditore, harxhimet, blerjet, tenderimet, punesimet, shkarkimet, e cdo gje tjeter qe ndodh.
Mos e vazhdoj me teper - pak a shume keshtu duhet te udhehiqen komunat - dhe mendimi im eshte qe ne krye te komunave duhet te kemi UDHEHEQES, MENAXHUES, EKZEKUTIV - ne asnje menyre politikan.
Mendimi im eshte qe personi qe ploteson keto kritere eshte z. Sadi Bexheti, prandaj nese do jem ne Tetove per balotazh, do votoj z. Sadi Bexheti per kryetar te Tetoves.
TETOVA TETOVARĖVE
P.S. Ju qe me njihni nje kohe me te gjate - me dini per kundershtar te PDSH-se, por t'ju siguroj qe do jem gjithnje kundershtar i kujtdo subjekti politik qe ben pazare me sllavet ne shpine te shqiptareve. Do jem kunder cdo individi qe me parate e mia me shkaterron jeten time, ne vend qe te ma ndertoje ate. Do jem kunder cdo partie qe ne vend se te punoje per interesa kombetare, punon per te kenaqur thellesine e xhepave te tyre pafund.
Krijoni Kontakt