I lexova midis rreshtash pjesen me te madhe te postimeve ne kete teme dhe do doja te them dhe une disa fjale mbi keto dy kandidatura.
Kush mendoj se do fitoje?
Mendoj se zgjedhjet do i fitoje Hazbi LIKA sepse ka mbeshtetjen e Ali AHMETIT dhe te BDI-se. Nder shqiptaret e Maqedonise akoma nuk eshte ngritur vetedija politike per te zgjedhur platformen dhe kandidatin, e jo partine e liderin e partise.
Per ke do votoja?
Midis te dyve, mendoj se Sadi Bexheti do ishte nje udheheqes me i mire per qytetin tone. Nuk i permenda titujt Pr e Dr sic i kane permendur ca antare tjere me siper, sepse ato tituj nuk udheheqin - udheheq personi.
Ajo qe s'do me pelqente fare eshte qe te fitonte Sadi BEXHETI dhe te mbetej thjeshte nje figure nen hije e Menduhit, sic ishte njehere e nje kohe profesori i nderuar Myrtezan ISMAILI. Te mos harrojme se autokracia e Menduhit do i demtoje shume figuren e Sadi Bexhetit.
Hazbi LIKA eshte poashtu nje udheheqes i mire, por midis te dyve - do preferoja Sadi BEXHETIN, por ama jo nen hije te Menduhit.
Krijoni Kontakt