Close

Rezultati i Sondazhit: Per cilin kandidat do votoni?

Votues
73. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Sadi Bexheti

    50 68.49%
  • Hazbi Lika

    23 31.51%
Faqja 13 prej 33 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 330
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e Raim
    Anėtarėsuar
    09-11-2007
    Postime
    473
    Citim Postuar mė parė nga BAC4 Lexo Postimin
    Sadi Bexheti do e fitoje Tetoven, per shume shkaqe, nder me kryesoret eshte korrupsioni i Hazbi Likes, banesat e atij qe kane mbij si kepurdha dhe fillimi i shkatrimit te BDI-s.
    Kam plas tuj qeshe

    kush fol per shkatrrim

  2. #122
    Abdulhadi Veselin se shoh askund mos e kane larguar edhe kete nga PDSH-ja ?

  3. #123
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Hazbi Dollari (HAZBI LIKA).


  4. #124
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139

    Brodeci bojkoton zgjedhjet e 22 marsit

    Siē theksohet nė letrėn e hapur, “nėse pėr tė tjerėt dita e zgjedhjeve ėshtė ditė feste dhe kanė ndjenjė festive, ju rikujtojmė se nė Brodec ēdo ditė (edhe dita e zgjedhjeve) ėshtė ditė zie dhe do tė jetė kėshtu pėrherė, pėrderisa djemtė tanė mbahen nė burg”.

    Bashkėsia Lokale e fshatit Brodec njoftoi tė premten se ka marrė vendim tė prerė pėr tė bojkotuar zgjedhjet vendore dhe presidenciale tė 22 marsit. “Nė takimin e fundit tė pėrbashkėt tė Kėshillit familjarė dhe Bashkėsisė lokale tė fshatit Brodec, tė mbajtur mė 06.06.2009, pėrfaqėsuesit e bashkėsisė locale, familjarėt e tė arrestuarve dhe viktimave nga akcioni policorė “Stuhia malore” dhe gjithė banorėt e fshatit Brodec, njėzėri vendosėn qė tė bojkotojnė zgjedhjet lokale dhe presidenciale tė 22 Marsit dhe tė gjitha zgjedhjet e ardhėshme pėrderisa nuk lirohen bashkėfshatarėt tanė tė pafajshėm”, thuhet nė kumtesė. Siē theksohet nė letrėn e hapur, “nėse pėr tė tjerėt dita e zgjedhjeve ėshtė ditė feste dhe kanė ndjenjė festive, ju rikujtojmė se nė Brodec ēdo ditė (edhe dita e zgjedhjeve) ėshtė ditė zie dhe do tė jetė kėshtu pėrherė, pėrderisa djemtė tanė mbahen nė burg”. “Shprehim keqardhje pėr partitė mė tė vogla shqiptare tė cilėt ndoshta nuk kan faj dhe pėrgjegjėsi pėr tragjedinė tonė, e qė detyrimisht do tė duhet tė respektojnė kėtė vendim njejtė si kolegėt e tyre nga partitė mė tė mėdha tė cilat, nėse njėra nuk meriton votėn tonė ngase na vrau, burgosi dhe maltretoi djemtė tanė, tjetra heshti para dėnimit tė tyre me 120 vjet burg dhe vazhdon tė heshtė edhe pse ėshtė partner nė Qeveri. Nuk do tė lejojė mė Brodeci qė askush tė bėjė kampanjė me ne dhe tragedinė tonė, andaj i ftojmė partitė politike qė karavanet e tyre parazgjedhore ta harrojnė rrugėn pėr nė Brodec dhe mos tė na rėndojnė mė tepėr tragjedinė, krizėn, pikėllimin dhe gjendjen e rėndė nė tė cilėn jetojmė”, thuhet nė kumtesė. “Prej sot, anėtarėt e Bashkėsisė locale dhe Kėshillit familjarė do tė dalim nė fshatrat e Malėsisė sė Sharrit dhe pėrreth, dhe do tė kėrkojmė nga tė gjithė bashkėqytetarėt qė tė na mbėshtesin dhe solidarizohen me dhimbjen tonė dhe ti bashkangjiten bojkotimit tė zgjedhjeve pėr tė dėshmuar vėllazėrinė, humanizmin dhe solidaritetin qė ka pasur malėsia e Tetovės ndėr shekuj”, theksohet nė kumtesėn e nėnshkruar nga Kadri Dauti.

    NACIONAL
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  5. #125
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar mė parė nga Tigrimelara Lexo Postimin
    Abdulhadi Veselin se shoh askund mos e kane larguar edhe kete nga PDSH-ja ?
    Ke sportski duhet t'jete
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  6. #126
    To live is to love...... Maska e Livia5
    Anėtarėsuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    81
    ntervistoi: Ardian MEHMETI

    Kandidati i PDSH-sė, prof.dr Sadi Bexheti pėr komunėn e Tetovės nė intervistėn pėr “Shqip media” flet pėr misionin e tij pėr njė Tetovė ndryshe...


    Cilat ishin arsyet pėr tė garuar pėr zgjedhjet vendore pėr qytetin e Tetovės dhe nominimi juaj nga PDSH-ja ?


    Arsyet janė nga mė tė ndryshmet por mbi tė gjitha dominon dėshira pėr ndryshimet tė cilat mendoj se ėshtė koha tė bėhen nė kėtė komunė. Ėshtė vizioni i qartė pėr njė Komunė bashkėkohore dhe me kapacitet tė madh zhvillimor i cili duhet racionalisht dhe nė mėnyrė strategjike tė menaxhohet. Unė bindshėm deklaroj se kam kapacitet tė dėshmuar menaxhues dhe se mund tė bėj ndryshime tė dukshme nė tė gjitha sferat jetėsore se kjo komunė ėshtė e begatė dhe ato tė mira duhen shfrytėzuar pėr pėrparimin e Komunės dhe ngritjen e standardit jetėsor tė qytetarėve.


    Oferta juaj pėr qytetarėt e komunės sė Tetovės. Cilat janė synimet dhe projektet qė ju do tė realizoni?


    Oferta ime ėshtė shumė e gjerė dhe prek tė gjitha sferat e jetės sė pėrditshme dhe zgjidhjen e ēėshtjeve qė brengosin qytetarėt e Komunės sė Tetovės por mbi tė gjitha mendoj se ka ardhur momenti qė Komuna e Tetovės tė bėhet komuna e Qytetarit Tetovar dhe fjala e Tij tė jetė me vlerė dhe inicuese e projekteve tė reja. Programi im i punės ofron njė sėrė aktivitetesh dhe projektesh tė cilat i takojnė ekonomisė, arsimit, urbanizmit, kulturės, turizmit, ekologjisė etj. Poashtu nuk duhet lėnė anėsh edhe aspektin social tė ofertės sime ku parashihen: trajtim i veēantė pėr njerėzit e moshuar dhe pėrfundimisht nė Tetovė ėshtė momenti i ndėrtimit tė Shtėpisė pėr pėrkujdesjen e njerėzve tė moshuar. Komuna jonė ka njė nevojė tė domosdoshme pėr krijimin e qendrės pėr pėrkujdesjen e personave me tė meta apo tė hendikepuar.
    Nė Komunėn e Tetovės ende nuk kemi trajtim tė institucionalizuar tė personave tė cilėt janė tė varur nga mjetet narkotike dhe prandaj ato janė edhe faktorė tė cilėt pengojnė dhe prishin qetėsinė e qytetarėve tė zakonshėm. Ne do tė krijojmė njė qendėr tė kėtillė dhe me kėtė rast do tė mund tė mbikėqyrim kėtė anomali tė shoqėrisė sonė dhe zhvillimin e saj me qėllim qė tė merren masa parandaluese pėr personat tė cilėt bėjnė distribuimin e kėtyre mjeteve.

    Pas konfliktit tė vitit 2001 njė numėr i madh i pjesėtarėve nė atė konflikt mbeten tė hendikepuar dhe njė numėr i konsiderueshėm i familjeve mbetėn pa mė tė afėrmit e tyre. Poashtu edhe tė burgosurit politik nga kjo Komunė nuk janė nė numėr tė vogėl. Tė gjitha kėto sakrifica ata nuk i kanė bėrė pėr interesa personale por pėr tė mirėn tonė mirėpo fatkeqėsisht kėto persona as qė pėrmenden mė. Unė bindshėm deklaroj se kėto persona do tė jenė ndėr prioritetet nė agjendėn tonė dhe se Komuna do tė krijon fond tė rregullt i cili sė paku do tu lehtėson jetėn kėtyre familjeve.


    Ku e bazoni suksesin tuaj tė deritanishėm, duke ju njohur mė parė si njė personalitet i respektuar nė lėmin profesionale, por mė pas edhe nė postin e rektorit tė USHT-sė?


    Motoja ime gjithnjė ka qenė se puna e bėn njeriun dhe nga puna jetojmė dhe kudo ku kam qene i kyēur e kam dėshmuar kėtė devizė. Tė gjitha sukseset qė i kam arritur gjatė karrierės sime po edhe si rektor ia pėrshkruaj gatishmėrisė pėr sakrificė dhe devotshmėrisė pėr punėn. Ajo qė kam arritur gjatė mandatit tim si rektor i Universitetit Shtetėror tė Tetovės pėr njė vit akademik, d.m.th akreditimin e tė gjitha programeve studimore deridiplomike deri atėherė tė pa-akredituara, akreditimin dhe lansimin e studimeve tė magjistraturės si dhe ri-themelimin e fakulteteve, hapjen e fakultetit tė ri nė Kumanovė, internacionalizimin e Universitetit si dhe njė sėrė aktivitetesh tjera tė natyrave tė ndryshme qė pėr publikun janė mirė tė njėhura, ėshtė arritur me punė dhe me kontribut tė madh timin dhe stafit tė kyēur. Suksesi im nuk bazohet nė fjalė por nė punė.


    Ku duhet pikėrisht nė Tetovė tė kushtohet vėmendja pėr zhvillimin e kėtij qyteti ?


    Po deri tani tė gjithė para zgjedhjeve flasin pėr intervenime tė ndryshme dhe zhvillim ekonomik dhe uljen e papunėsisė mirėpo konkretisht shume pak aktivitete bėhen nė kėtė drejtim. Zhvillimi ekonomik ėshtė njė term i gjerė i cili kėrkon qasje tė shumanshme. Fokusimi nė pėrkrahjen e ndėrmarrjeve tė vogla dhe tė mesme dhe nė hapjen e bizneseve tė reja do tė ketė ndikim edhe nė zhvillim tė mirėfilltė ekonomik po edhe nė uljen e papunėsisė. Nė kėtė drejtim do tė punohet edhe nė krijimin e programeve trajnuese pėr rikualifikimin e fuqisė punėtore, investime nė zhvillimin e bujqėsisė si sektor mė i organizuar ekonomik. Poashtu, njė aspekt tjetėr ku Tetova ka perspektivė ėshtė zhvillimi i turizmit dimėror d.m.th investimi kapital nė Kodrėn e Diellit dhe promovimi i kėsaj qendre turistike nė plan ndėrkombėtar do tė ndikon dukshėm nė pėrmirėsimin e gjendjes ekonomike tė Komunės sė Tetovės. Ēėshtja e ujit tė pijshėm ėshtė njė ndėr problemet mė dominante nė Komunė posaēėrisht gjatė stinės sė verės dhe ėshtė e domosdoshme qasja serioze ndaj kėtij problemi. Nuk flas si ekspert i kėsaj lėmie por besoj qė zgjidhja e kėtij problemi do tė jetė primare pėr Komunėn tonė dhe kėtė zgjidhje do ta mundėsojmė pėrmes partneritetit privat-publik. Vetėm pėr sqarim nė kėtė drejtim kemi projekte tė cilat do tė pėrmirėsojnė gjendjen momentale me ujin e pijshėm nė Komunėn e Tetovės dhe kėtu pėrfshihen:

    Uji teknik – d.m.th. ndėrtimi i rrjetit paralel tė ujit teknik i cili do tė jetė pa pagese dhe do tė pėrmbush nevojat pėr vaditje tė oborreve, larje tė veturave, nevojat industriale pasi qė pėr momentin 30% tė ujit tė pijshėm nė Komunė pėrdoret pėr plotėsimin e kėtyre nevojave.

    Ujėrat e Sharrit – projekti i cili ėshtė realizuar nė vitet e 50-ta ka paraparė transportimin e ujėrave tė Sharrit nė sistemin e hidrocentralit tė Mavrovės por faza e projektit ku kėto ujėra duhet tė kthehen prej Vrutoku pėrmes kanaleve nė fushėn e Tetovės nuk ėshtė realizuar dhe kjo ka pasur ndikim nė ndryshimin e makro dhe mikro klimės jo vetėm nė Tetovė por nė gjithė fushėn e Pollogut. Ne si Komunė do tė angazhohemi qė kjo fazė e projektit tė realizohet me ēka do tė sigurojmė ujė tė bollshėm pėr nevojat e bujqėsisė dhe pėr pėrmirėsimin e ambientit jetėsor tė banorėve tė Komunės tonė.

    Centralet e vogla tė rrymės – nė vitet 1992-1994, me ndėrtimin e kaptazheve pėr ujė, prej ujėrave tė ashtuquajtura Uliveriē – Vakėf nga Sharri u ndėrtuan edhe 4 centrale me fuqi 2 megavat qė janė financuar nga ndėrmarrja publike komunale e Tetovės. Qėllimi i kėtij projekti ka qenė qė kjo rrymė tė pėrdoret pėr nevojat e qytetarėve tė Tetovės mirėpo Qeveria i pėrvetėsoi dhe ia dha nė shfrytėzim koncesionerit austriak i cili sot ua shet qytetarėve tė Tetovės. Jam i bindur se edhe kėtė projekt t’ia kthej Komunės sė Tetovės, tė cilės edhe i takon dhe do tė mundėsojmė qė sė paku ndriēimi rrugor, institucionet arsimore dhe publike si dhe njė pjesė e shtresės me gjendje tė rėndė sociale tė kenė rrymėn falas.

    Ekzistojnė poashtu edhe projekte tė tjera mjaftė tė rėndėsishme tė cilat do tė jenė nė dobi tė qytetarėve ku ndėr tė tjera mund tė pėrmend: Qendra Banjiēe e cila do tė shndėrrohet nė njė qendėr rekreimi dhe sporti, Teqeja e Shipkovicės parashihet tė shndėrrohet nė njė qendėr pėr rekreimin e fėmijėve duke marrė parasysh se aty parashihet rikonstruimi i objektit tė ashtuquajtur tė ushtrisė, Deponia e hedhurinave nga amvisėria e cila parashihet tė ndėrtohet me investime tė huaja ku do tė bėhet riciklimi i hedhurinave, Lumi Shkumbin – ku parashihet krijimi i liqeneve tė vegjėl me kaskada, rregullimi i parqeve dhe vendparkimeve tė reja etj.


    Si e vlerėsoni punėn e deritanishme tė kundėr kandidatit tuaj dhe a mund tė thuhet se ėshtė realizuar diēka nė drejtim tė zhvillimit tė kėtij qyteti shqiptar?


    Kampanja ime parazgjedhore nuk bazohet nė tė arriturat apo mossuksesin e garniturave tė mėparshme tė cilat kanė udhėhequr me Komunėn e Tetovės por nė vizionin tim pėr kėtė Komunė. Secila garniturė ka vepruar nė kohė tė caktuar dhe nė kushte administrative dhe financiare tė caktuara por nuk ka dyshim se janė lėshuar apo nuk janė realizuar projekte pėr interesa partiake tė cilat kanė shkuar nė dėm tė qytetarėve.


    A mendoni se Tetova do tė ndryshojė me ju ?


    Jo qė mendoj por jam i bindur pasi qė nė kėtė garė nuk hyj pėr interesa personale por pėr realizimin e strategjisė qė unė i kam pėr Komunėn e Tetovės.


    Ju lutem tė na pėrshkruani biografinė e juaj nė pika tė shkurtra ?


    Jam lindur nė fshatin Lisec tė Tetovės mė 01.11.1957, shkollimin fillor e kam kryer nė Reēicė tė Madhe, tė mesmen nė gjimnazin e Tetovės.

    Studimet deridiplomike i kam kryer nė Universitetin e Prishtinės ndėrsa studimet pasdiplomike dhe tė doktoraturės nė Universitetin e Zagrebit ku edhe jam promovuar si doktor i shkencave tė mjekėsisė.

    Kam punuar gati njėzet vite nė Universitetin e Prishtinės dhe mandej jam kyēur edhe nė Universitetin e Tetovės, ndėrsa prej vitit 2007 kryej edhe detyrėn e rektorit tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės.
    "While there's life, there's hope."

  7. #127
    Do beni mire ta ndiqni ne TVM-Shqip Debatin me Hazbi Likes dhe Sadi Bexhetit, me duket se do jete diten e Enjte ora 20, ose ne mesnate ritransmetim.

    Sa per debatin e kaluar ku ishin te gjithe ne ALSAT, te gjithe ishin nxenes te mire dhe e ndegjonin Kryetarin, vetem Sadiu ishte problematik.

  8. #128
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Njė komunė moderne nuk mund tė merret vetėm me ēėshtje sipėrfaqėsore administrative, por duhet tė hartojė dhe zbatojė projekte strategjike pėr zhvillim ekonomik, kulturor, arsimor, argėtues etj.

    Komunės duhet t’i kthehen pasuritė e saja natyrore, si, bie fjala Kodra e Diellit qė duhet urgjentisht tė kthehet nėn kompetencat e Komunės sė Tetovės.

    Komuna duhet tė krijojė lehtėsira pėr investime tė huaja, veēmas tė diasporės, qė krahas interesit ekonomik ka edhe motive emotive pėr investime nė vendlindje.

    Komuna nė parim duhet t’i plotėsojė nevojat e qytetarėve pėr siguri, higjiene, furnizim, funksionim tė komunikacionit, tė krijojė parkingje dhe burime tė tjera pėr ta ngritur kapacitetin financiar tė komunės.

    Ne kėto dijmė t’i bėjmė!
    Ne kėto mund t‘i bėjmė!
    Ne kėto do t’i bėjmė!

    Prof. dr Sadi Bexheti
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga RaPSouL : 13-03-2009 mė 22:53
    Sui generis

  9. #129
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Tė gjithė synojnė Tetovėn

    Nė Maqedoni me 22 mars mbahen zgjedhjet presidenciale dhe lokale. Partitė politike shqiptare, mė shumė janė tė interesuara pėr zgjedhjet lokale.

    Vlerėsohet se cila parti politike shqiptare e fiton komunėn e Tetovės qė njihet si qendėr e arsimit, kulturės dhe qyteti ku krijohet politika shqiptare nė Maqedoni, ajo parti ėshtė edhe fitimtare nė zgjedhje.


    Korrespondenti i BBC-sė harun Ibrahimi ishte nė Tetovė dhe pėrgatiti materialin.

    Tetova kėto ditė ėshtė e veshur me petkun e fushatės parazgjedhore. Reklamat e kandidatėve tė mundshėm pėr postin e kryetarit tė komunės vėrehen nė ēdo skaj. Beteja pėr kėtė post do tė zhvillohet nė mesin e partive politike shqiptare pėr faktin se Tetova vlerėsohet si njė qendėr arsimore e politike jo vetėm pėr shqiptarėt e kėtij qyteti por nė pėrgjithėsi pėr shqiptarėt nė Maqedoni. Nė garat pėr kryetar komune janė gjashtė kandidatė, tre maqedonas dhe tre shqiptarė. Hazbi Lika kandidat i Bashkimit Demokratik pėr Integrim nga votuesit e Tetovės kėrkon edhe njė mandat dhe thotė se me ardhjen e tij nė kėtė post, para katėr vitesh ai ka arritur qė Tetovės t’ia ndryshojė pamjen.

    “Bėmė hapjen e njė arterie kryesore tė qytetit dhe bėmė rindėrtimin e bulevardit tė “Ilindenit”. Nuk kanė munguar as projekte tė tjera si Malėsia e Sharrit e cila tani ėshtė e gjitha me infrastrukturė tė re, lagje tė tėra nė qytet si ajo e “Teqes”, po ashtu kemi punuar nė ndėrtimin e shtratit tė lumit tė qytetit, tė cilėn e kemi nis dhe jemi gati nė pėrfundim tė kėtij projekti, ėshtė sheshi i qytetit. Unė mendoj se Tetova ende ka nevojė pėr mua qė tė vazhdojmė me kėtė trend me qėllim qė tė t’i zgjidhim tė paktėn problemet infrastrukturore dhe problemet e tjera me tė cilat preokupohen qytetarėt.”

    Por, kundėrkandidati nga radhėt e Demokracisė sė Re, Mahmut Jusufi thotė se vlerat tė cilat i ka patur nė disponim Tetova, janė lėnė pas dore. “Tetova kėto vlera i ka pas qė mė herėt edhe kur nuk ka qenė qytet universitar, pasi qytetėrimi kėtu ka qenė nė nivelin e duhur. Nė Tetovė ėshtė themeluar klubi i parė futbollistik nė Ballkan. Tetova ka patur virtute dhe vlera shumė tė larta, qoftė nė sferėn ekonomike, qoftė kulturore. Unė mendoj se Tetova ka kapacitet dhe qė t’i rivitalizojė ato vlera dhe tė jemi me tė vėrtetė shembull me llojin e vlerave tė cilat sot i pėrcakton Evropa”, thotė Mahmut Jusufi.

    Kandidati i Partisė Demokratike Shqiptare, Sadi Bexheti i cili lėshon postin e Rektorit tė Universitetit tė Tetovės pėr tu ulur nė postin e kryetarit tė komunės, thekson pikat se ku do tė pėrqėndrohet nėse zgjidhet kryetar.

    “Komuna ka shumė sfera tė ndryshme, duke filluar prej pjesės ekonomike, ndėrtimtarisė, ekologjisė, furnizimit me ujė tė pijshėm, pastrim i rrugėve, rregullimi i rrugėve tė ndryshme dhe normalisht tė bėjmė sa mė shumė parqe, gjelbrime, staza pėr ecjen e qytetarėve dhe njėkohsisht tė krijojmė kushte pėr thithjen e investimeve tė jashtėme.”

    Nė Tetovė, janė gėrshetuar qytetėrime dhe kultura tė ndryshme gjatė historisė, ajo ka njė kulturė tė begatshme tė mbėshtetur nė tabanin popullor tė popujve qė jetojnė kėtu. Nė Tetovė jetojnė afro 200.000 banorė, nga tė cilėt rreth 83% shqiptarė, 12% maqedonas dhe 5% tė tjerė, tė vendosur nė 92 vendbanime. Tetova radhitet ndėr vendbanimet mė tė dendura nė Evropė. Vetėm nė qytetin e Tetovės jetojnė afro 90 mijė banorė. Atė e ndanė nė dy pjesė lumi Shkumbin. Ka disa monumente historike, si Xhamia e Larme, Harabati Baba-Teqe apo Kalaja e qytetit, ka qendrėn turistike Kodra e Diellit.

    Bujqit e Tetovės me prodhimet e tyre janė tė njohur nė mbarė territoret e ish Jugosllavisė, ashtu siē janė tė njohur edhe si mjeshtėr tė jashtėzakonshėm me pastiēeritė e tyre. Disa dhjetra mijėra banorė tė Tetovės, pėrkohėsisht punojnė dhe jetojnė nė shtetet e Evropės Perėndimore. Ka njė infrastrukturė relativisht tė zhvilluar, ekonomi kryesisht tė mbėshtetur nė ndėrmarje tė vogla dhe tė mesme, tė cilat nuk mjaftojnė pėr ta zgjidhur problemin e papunėsisė. Vetėm nė qytet ka shtatė shkolla fillore dhe pesė tė mesme me afro 100 mijė nxėnės, dy universitete, atė shtetėrore dhe atė tė Evropės Juglindore, me mbi 16 mijė studentė, selitė e partive mė tė mėdha politike shqiptare janė mu nė kėtė qytet. Ky fakt ia dha Tetovės epitetin e qendrės vendase kulturore, arsimore dhe politkbėrse pėr shqiptarėt e Maqedonisė.

    ShqipMedia
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  10. #130
    i/e regjistruar Maska e panteri
    Anėtarėsuar
    04-01-2006
    Postime
    196
    Turpi ka vetem nji emer: Ali Ahmeti- VOJVODA


    Vazhdojmė SHQIP...

Faqja 13 prej 33 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Universiteti Shtetėror i Tetovės (USHT)
    Nga babadimri nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 01-07-2009, 17:11
  2. Pr. Dr. Sadi Bexheti, kandidat pėr kryetar tė komunės sė Tetovės
    Nga RaPSouL nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 16:59
  3. Luan Bexheti
    Nga dodoni nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 16-01-2009, 09:18
  4. Vizita e rektorit Bexheti nė Austri kurorėzohet me sukses
    Nga refik nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-02-2007, 07:32
  5. Akademik Qosja u prit nga rektori Bexheti
    Nga ARIANI_TB nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 22:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •