Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Cilën nga këto do zgjidhnit: J2EE, ASP.NET apo PHP?

    fillova te interesohem per web-development dhe jam duke eksperimentuar me PHP, por do te doja nje keshille nga pervoja juaj se nese sot do fillonit te startoni web-developement cilen nga keto tri gjuhe do e zgjidhni?

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-06-2003
    Postime
    569
    Nese po pyet me cka me fillu atehere duhet me html sepse kjo eshte baza e web, pa kete asgje smunde te arrish. Pastaj nese do me vazhdu ma se miri eshte php.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878
    @mendim,

    me web-development mendova me shume me programimin e ueb-aplikacioneve ne server (serverside programming). Harrova te tregoj se me HTML jam marre para nje dekade e jo vetem me te por edhe me Java Scripte e Java Applete.

    Sa i perket PHP-se kam lexuar se eshte e thjeshte te mesohet por ne projekte te medha behet kodi i pakontrollueshem dhe eshte shume e ngadalshme.
    Per Java Servlets J2EE thuhej qe eshte e veshtire te mesohet por mund zgjerohet pa kufi dhe e pavarur ne portabilitet.
    Per ASP.NET se nuk eshte e varur ne nje gjuhe por mund te programohet nga c++,c#, vb., ueb-serviset implementohen dhe konfigurohen lehte, fiksimi ne windows sjell konfigurim dhe administrim te lehte por ne anen tjeter siguria e pamjaftueshme e windowsit prek edhe ASP.NET qe eshte e lidhur gjithnje me internet, tjeter eshte se implementohet vetem ne sistemet Intel duke lene anash sistemet udheheqese ne internet si Sun-Solaris, HP-UX ose Linux.

    Pyetja ime ishte tek ueb-programeret se cilin drejtim do ta merrnin sot nese do fillonin te programonin serish?
    Cfare do te thote nese programon me ASP.NET e ven kurore vetem me Windows dhe Intel, nuk me pelqen fare por nuk mund te parashikoj se cfare dallimi ka kjo prej nje programimi me sistemet si J2EE ose PHP. Ose a mjafton thjeshtesia dhe shpejtesia e vogel e PHP-se kundrejt J2EE, apo con kjo peshe vetem te projektet shume madhore te cilat sdo t'kem mundesi ti filloj dot?

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-04-2004
    Postime
    674
    java dhe asp.net jane lehtesuar koheve te fundit (c++ parimisht nuk perdoret ne asp.net, por c#,vb dhe j#). Net platforma eshte duke u bartur ne linux si rezultat i mono projektit te sponzoruar nga Novel-i. Shumica dermuese e gjigandeve ne fushen e informatikes preferojne java stack (Sun, Ibm, Oracle, RedHat, etj), dhe preferojne SOA si casje arkitekturale (service oriented architecture) se si e implementon SOA (permes SOAP, WS-*, ose REST) eshte nje faktor qe mund te ndikoj se cilen platforme do ta zgjedhesh. Microsofti me verzionin 3.5 te NET platformes ka bere bukur ca hapa perpara ne lehtesimin e implementimit te te gjitha variantave te sherbimeve. Ndersa IIS eshte duke u konsoliduar ne aspektin e sigurise me paraqitjen e win server 2008 (IIS7).
    Fatkeqesisht nese do ta percjellesh platformen e MS atehere asp.net nuk eshte drejtim i qelluar. Se fundi MS eshte duke planifikuar te zevendesoj ASP.net me silverlight dhe winform me WPF. Nese zgjedh javen, perfomanca ne windows do te jete me e dobet se ne sistemet operative tjera (solaris, linux, AIX, etj)

    IBM ka mjete te mira per zhvillim ne java (websphere, eclipse, etj) e poashtu edhe SUN.

    Shpresoj se keto informata do te ndihmojne ne zgjidhjen e drejtimit te mesimit. Nuk ka drejtim te gabueshem por ka mesim te pamjaftueshem, me fjale tjera cilin do drejtim qe ta marresh tento qe te behesh ekspert i vertete dhe do te kesh sukses profesional

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878
    Uke nuk the asnje fjale per PHP, cfare mendon per te?

  6. #6
    Hec e gjeje injorantin... Maska e init-6
    Anëtarësuar
    05-03-2008
    Vendndodhja
    Kernel
    Postime
    124
    Pershendetje,
    nuk jam ekspert ne fushe por po jap mendimin tim..
    Php, vertet gjen shume aplikim sot por mbetet e limituar, dhe mendoj qe nese nuk kemi njohuri te mira ne siguri dhe ne mbylljen e vulnerabiliteteve (security holes) atehere behet nje problem i vertet.
    Pra nuk e gjej te pershtatshem persa i perket platformave..
    Preferoj nje faqe .jsp dhe jam ne rregull me te, pra si ne mundesit qe te ofron per zhvillim ashtu dhe psh ne integrimin me server apache tomcat, pra ne pergjithesi eshte shume e mire dhe shume e perdorur per platformat.
    Gjithmon kjo varet nga ajo se ç'fare duhet te besh.
    Secila gjuhe ka specifikat dhe ofron sherbime te saja.
    E vetmja keshille intersante qe mund te jepja meqe i ke hyre kesaj pune eshte te hidhje nje sy edhe nga ruby dhe perl sepse mund te behen vertet gjera interesante me to dhe kane dhe ato vertet shume per te ofruar
    Po the se miza u krijua nga hiçi te thone budalla po the se bota u krijua nga hiçi te thon ateist

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-04-2004
    Postime
    674
    Citim Postuar më parë nga hot_prinz Lexo Postimin
    Uke nuk the asnje fjale per PHP, cfare mendon per te?
    php eshte bukur e pamvarun nga platforma (windows, linux, etj) por edhe eshte me e kufizuar ne disa aspekte. Per shembull eshte shum veshtire te menagjohet kodi ne projekte te medha, eshte i kufizuar ne aspektin arkitektural pasi aplikacioni ekzekutohet vetem ne web server (pran nuk ka client side skripts)

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e PantherTouch
    Anëtarësuar
    12-02-2004
    Postime
    31
    Shkrimi i pare i Ukes eshte pak a shume permbledhes i mire i .Net dhe Java Stack

    Mua me eshte dashur te punoj me .Net, Java (me teper apache solutions, Struts,Velocity,Ant,Acegi ...) dhe PHP pak a shume njesoj si sasi projektesh nga vete natyra e klienteve tane.

    -- Java eshte goxha e mbingarkuar ne frameworks, PSH. Thjesht per te arritur MVC perdoren nje sere frameworks qe pak a shume te tere arrijne te njejten gje dhe te tera duan njefare kohe per tu mesuar.
    Per sa i perket SOA ne pergjithesi Java Stacks duken me te pershtatshme dhe rezultojn ne njefare menyre ne arkitektura me te qendrueshme.
    Java si gjuhe eshte goxha e arritur (sidomos per Web) gjithashtu dhe lehteson goxha development. Edhe pse struktura te avancuara si templates apo coroutines nuk egzistojne Java eshte goxha e balancuar midis risive dhe thjeshtesise.

    -- .NET nga ana tjeter ne projektet e mia ka qene pak a shume i njejti ambjent keto 6 vitet e fundit. Hiq daljet e .NET Frameworks 3.0 , 3.5 dhe 4.0 dhe LINQ (qe ishte me tere mend goxha inovus por qe nuk pati bumin qe pritej) nuk ka patur shume komplikime ne .NET . Madje i vetmi i gatshem (built in) MVC framework zyrtar eshte akoma ne RC per momentin, dhe quhet ASP.NET MVC. Ne pergjithesi zhvillimi me C# dhe Java eshte goxha i perafert dhe ne pergjithesi te njejtat kualitete i trashegon dhe C# (ka dhe disa te vetat qe mua me pelqejne goxha si psh LINQ ne sintakse dhe operator overloading)

    -- Per sa i perket PHP nuk jam dakort aspak me komentet me siper. Edhe pse une jam fan i gjuheve formale versionet e fundit te PHP jane goxha te orientuara drejt objekteve dhe akoma krejtesisht dinamike. psh. refleksioni eshte direkt pjese e sintakses dhe s'ka nevoje per librari te jashtme. PHP ka problemet e veta gjithashtu por shkallezimi (scaling) nuk eshte nje prej tyre, facebook eshte nje shembull fare i paster.
    Ka disa arsye pse sistemet CMS dhe disa nga projektet open source me te famshme jane ne PHP, (Drupal, Joomla, VBulletin, PHPBB, WordPress e plot te tjere). Nje arsye eshte pranishmeria e PHP (apache mysql) ne me te shumtet e hosteve. Gjithashtu thjeshtesia e shvillimit e ka bere goxha te perhapur. Me prezantimin e Zend Framework te cilin se fundmi kam filluar ta shfrytezoj plotesisht me klientet qe perdorin PHP, edhe MVC eshte goxha standarte dhe s'kam me nevoje per mini-framework timin.
    Per momentin ama nje problem serioz me PHP Frameworks dhe sidomos me Zend Framework eshte shpejtesia pasi PHP ka ngelur akoma gjuhe e interpretuar megjithese optimizimet ne interpretim jane goxha te avancuara.


    Une shkoj me moton, perdor ate qe te ben pune dhe mire eshte te kuptosh (te pakten) mire konceptet, pastaj ne varesi te nevojes edhe me ke familjarizohesh me shume.

    ps. ROR eshte shume i ngurte dhe jo shume fleksibel ndersa Perl ka perparesi me shume me operacione me Strings dhe per ato perdoret me shume. Python me pelqen por jo per Web Dev por per eksperimentim algoritmash. Eshte me te vertete gjuhe per computer scientists.

Tema të Ngjashme

  1. Cilën do të zgjidhnit: ndjenjën shpirtërore apo atë fizike?
    Nga ATREU në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 13:55
  2. A do të zgjidhnit përsëri të njëjtin bashkëshkort/të dashur?!
    Nga Mister në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 10-07-2008, 07:32
  3. Cfare do zgjidhnit ju?
    Nga Julius në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2008, 14:21
  4. Konflikte me Apache, easyPHP, ASP.net
    Nga code në forumin Arti i programimit
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-06-2006, 21:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •