Per here te pare iniciativa per bojkot Izraelit me inicim ne SHBA
Gjate flakes se luftes, te sulmeve izraelite ndaj Gazes, nje grup i profesoreve universitare amerikane per here te pare kane lansuar kampanjen nacionale te bojkotit akademik te Izraelit.
Perderisa ne Britanine e Madhe akademiket disa here kane provuar te inicojne bojkote akademike, ky eshte rast i pare i ketij lloji ne SHBA.
Ne cilesine e mesuesve te ndergjegjes, ne nuk mundem te qendronim te qete dhe te vezhgonim ne heshtje sulmet izraelite ndaj Gazes dhe ne institucionet arsimore te saj, behet e ditur ne hyrjen e deklarates per publik te Kampanjes per bojkotin kulturor dhe akademik te Izraelit.
Kampanjen kane inicuar 15 akademike, kryesisht nga Kalifornia, por ajo per momentin eshte duke u perhapur, per tu themeluar rrjeti i cili do te perfshinte tere SHBA –ne, siē thote David Lloyd, profesor i gjuhes angleze ne Universtitein e Kalifornise Jugore. “Iniciativa fillimisht u nxit nga agresioni brutal i Izraelit ndaj Gazes, dhe pastaj nga vendosmeria jone qe te thonim:
“Ēka eshte mjaft, mjaft eshte”.
Reagimet ndaj kampanjes jane shume domethenes duke pase parasysh kontrollin specifik ndaj politikes dhe ndaj mediave qe kane organizatat, sikur AIPAC-u (Komiteti amerikano – izraelit per Ēeshtje Publike) dhe veēanerisht per shkak te kampanjes per frikesimin e akademikeve te cilet marrin guximin per te kritikuar Izraelin, ka shkruar Lloyd ne nje email per te perditshmen izraelite Haaretz.
Per nje kohe te shkurte pas publikimit te kampanjes, gjate vetem nje uikendi, me teper se 80 akademike nga i tere vendi iu bashkangjiten ketij akcioni.
Ne pyetjen se a do te pranonin perkrahjen e akcionit te tyre nga ana e Hamasit, Lloydi pergjigjet: Ne nuk kemi asnje politike te paradefinuar karshi atyre qe i bashkangjiten apo qe e perkrahin kampanjen tone, deri ne rastin qe i kundervihen qellimeve kryesore te cilet i kemi shpallur. Ne shume raste Hamasi ka kerkuar bisedime direkte me Izraelin, te cilet do te qonin de facto deri te pranimi i Izraelit dhe ka diskutuar hapur per braktisjen e politikes destruktive ndaj Izraelit duke kerkuar garancione te barabarta nga ana izraelite.
IslamBosna.ba
Burimi: Haaretz
Krijoni Kontakt