2763 joarab kishin përqafuar islamin gjatë vitit të kaluar 2008 në Dubai.
E premte, 30 Janar 2009 00:12
Drejtori i përgjithshëm Departamentit për Çështje Islame dhe Punë Humanitare në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe lajmëroi se 2763 joarab kishin përqafuar islamin gjatë vitit të kaluar 2008.
Hamd Shejbani gjatë intervistës për gazetarë tha që Dubai po shënon rritje të joarabëve të cilët pranojnë islamin fe të tyre duke bërë të ditur se edhe në vitin 2007 numri i tyre nuk ishte i vogël, 1617, që d.m.th. se është rritur për 71% në vitin 2008. "Ata të cilët pranuan islamin në vitin 2008 i përkasin nacionaliteteve të ndryshme dhe shteteve siç janë ato aziatike, perëndimore dhe arabe", shtoi ai dhe vazhdoi: "Toleranca dhe sjellja e mirë e muslimanëve në jetën e tyre të përditshme i kishte shtyrë ata ta përqafonin këtë fe".
Shejbani bëri të ditur se Departamenti i Çështjeve Islame iu ka siguruar muslimanëve të ri programe dhe aktivitete të ndryshme siç janë ligjëratat islame dhe kurset për gjuhë arabe në disa xhami të Dubait. Po ashtu iu siguruan edhe botime dhe audio-video CD/kaseta të ndryshme për secilin në gjuhën e tij. Këto materiale përmbajnë mësime për "Islamin e vërtetë larg ekstremizmit" në mënyrë që të bëhen muslimanë të drejtë. /al-wasat.com/
Krijoni Kontakt