Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 57 prej 57
  1. #51
    Pra e gjithe historia e "vlerave dhe antivlerave"..., na qenka nenshtetesia...?!
    Pa shaka pa ky ungjillori ketu lart, sa gjuhe flet..., pasi kam hasur ne nje kishe-salle-kinema ungjilloresh ketu ne Itali, kam patur rastin te argetohem me britma ne gjuhe te ndryshme, ne ate rast ne gjuhen aramike... a lum miku, pastaj flasim per "vlera e antivlera"!
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  2. #52
    Postuar me pare nga testimoni...;
    Mos fole marzira. Greqia ka hyre ne BE qysh nga 78-en besoj, dhe ti thua ka ndryshuar ligjet para dhjete vitesh...
    Te jesh anetare i Tregut Evropian nuk do te thote te jesh anetar i BE-se.
    Nuk eshte e njejta gje.
    Bashkimi Evropian, nuk u be me 1978..., bazat u hodhen fill pas luftes se dyte, por qe u realizua vetem me ardhejen e Mijevjeçarit te III ..., Bashkimi Monetar..., por jo ende ai Politik.
    Nuk ka Bashkim Evropian pa te gjitha shtetet e Evropes!
    Ka Ligje te perbashketa konvencjonale, ka traktate dy o shumepaleshe, por jo nje Bashkim te mirefillte!
    Shiko disa shtete edhe perse anetare te BE, nuk kane nje monedhe dhe te njejten Liri-qarkullimi si te tjeret..., kjo ndodh per disa aresye..., ketu nuk eshte rasti...
    Vlerat dhe Antivlerat nuk na i mesojne as Greqia dhe as Evropa... pasi as'njera nuk ka ne menyre eskluzive "Kodin Perfekt Standart"...
    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Djali i nje furxhiu ne Korce, ishte djale i vetem. Familja e tij kishin nje furre buke. Te gjithe pjesetaret e familjes, qe nga gjyshi, babai e vete djali ishin furxhinj. Djali kish mesuar zanatin e furxhiut nga babai i tij. Nje dite te bukur, djali i ri u dashurua me nje vajze. Mirepo kesaj vajzes, nuk i pelqente qe djali punonte si furxhi dhe i tha: po do te fejohemi e martohemi bashke, nuk mund te jesh furxhi. Familja e vajzes ishte familje e ngritur ne Korce, familje me para te madhe. Djali pa u menduar fare, vendosi qe te zgjedhi vajzen dhe te heqi dore nga puna ne furren e familjes. Harroje familjen tende, tani je pjesetar i familjes sone, i tha e dashura.

    Problemi i vetem me ciftin e ri dhe planin e tyre eshte qe te gjithe ne Korce djalin e njihnin si "djali i furxhiut". Sa here qe e degjonte kete fjale, djalit dhe sidomos gruas te tij nuk i vinte aspak mire, por njerezit ashtu e njihnin. Keshtu edhe puna tende: je dashuruar me librin, me Ungjillin, dhe e quan veten ungjillor, por ata qe te njohin ne Korcen orthodhokse, nuk te njohin si "ungjillor", te njohin si nje protestant te orthodhoksise, tradites se qytetit tend. Edhe ty nuk te vjen mire kur te therrasin protestant, por te pelqen apo nuk te pelqen ty, i tille je ne syte e korcareve me tradite orthodhokse.

    Sa per budalleqet e tjera qe shkruan, protestantet e Londres u munduan te perdorin analfabetizmin e shqiptareve dhe mungesen e gjuhes se shkruar shqipe, qe te "ungjillizonin" shqiptaret. Ata shqiptare qe kishin nje tradite 1900 vjecare orthodhokse ne ate kohe. Kristoforidhi ishte orthodhoks dhe vdiq si i tille, duke mos u bere pale e propagandes ungjillore ne vend.

    I biri i furxhiut nga Korca mund te martohet me te bijen e mbretit, mund te shkoje edhe ne Amerike, mund te besoje edhe fene e amerikaneve e te braktisi fene e te pareve te tij, por ne syte e familjes dhe qytetareve te Korces, ai ngelet "i biri i furxhiut".

    Albo
    Albo sic e sheh ske cte thuash, dhe na tregon meselera me xhixhilera.. Korcen e njohin dhe kuptojne vetem korcaret. Une personalisht nuk vuaj nga mania, si puna jote, qe te njihem si evangjelist apo protestant e si te duash ta maresh. Po keshtu nuk kam pasur e as nuk kam ne qellimin tim si i krtishtere qe te bej religjionoze. Detyra ime eshte te shpall ungjillin, sepse dhe Jezsi para se te ngrihej ne qiej, kete porosi ju dha nxensve te tij: Shkoni dhe shpallni ungjillin e shpetimit.. .. Nuk ju tha shkoni dhe beni rober religjionesh. Ketu ndahemi ne te dy. Ne te gjitha shkrimet tuaja, ku ka vtem mburje dhe kreari, sepse ju na qenki 2000vjecare orthodhokse, ndersa te gjith joorthodhoksit jane heretike.. Ky eshte gjykimi me i madh qe ju i beni nuses se Krishtit.Por dua tju sjell nje mendim te z. Janullatos, te cilin kur e pyeten disa prifterinj me kurs gjashte mujor, se, cfar qendrim duhet te mbanin ndaj ungjilloreve apo evengjelisteve, Z. Janullatos ju tha: une kam plot miq evangjelsite, dhe po ju them se ata shpallin ungjillin ne cdo cep te botes, pavaresisht se nuk kane traditat tona orthodhokse. Kete mendim te z. Janullatos nuk ta solla se ngre apo ul gje ne mua, por eshte me i zgjuar se ju, dhe ju nxjer juve, qe skini idene ceshte bibla, qe te beni luften frontale nen religjion.
    PS. Me cudit nje fakt me ju Albo, se gjitha faktet historike, qe tashme dihen boterisht rreth investimti madhor qe dha shoqta britanike ne perkthimin e ungjillt dhe hapejn e shkolles shqipe ne korce, dhe ti me paturpesi i quan budallaleqe. Une kisha te pakten idene, se ju jeni nje njeri, pak a shume i arsimuar dhe i nxene, por keshtu sic ti shkruan, edhe shqiptari me injorant nuk do te fliste me kete gjuhe..
    Sa per Kristoforidhin, lexo dhe do te bindesh se ai punoi gjithmone per shoqaten biblike britanike, dhe u perndoq nga orhtodhoksia greke ne kroce dhe gjetke.... Tani e kutpoj se pozita juaj eshte e veshtire, por duhet te pranoni se me ginjeshtra nuk mund te mbulosh dot te verteten. Qe te bindesh, gjej nje ungjill te botimit te perkthimit te Kristoforidhit, dhe ne fleten e pare thuhet: Botimi i shtypur nga shoqeria biblike... dhe ketu e kane hequr emrin," Britanike". Ne asnje vened demokratik te botes nuk veprohet keshtu, qe te maresh te drejten e atij qe ka invesutar..
    Ndryshuar për herë të fundit nga deshmuesi : 26-08-2012 më 19:36

  4. #54
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,421
    Postimet në Bllog
    22
    Une personalisht nuk vuaj nga mania, si puna jote, qe te njihem si evangjelist apo protestant e si te duash ta maresh.
    Ate qe ti quan "mani", une e quaj besim. Une nuk e kam per turp qe te rrefej me plot goje besimin tim orthodhoks, dhe perkatesine time fizike dhe shpirterore brenda Kishes Orthodhokse. Nuk e bej kete si "mani" apo se "dua te dukem", por se une besoj me gjithe qenien time se besimi orthodhoks eshte besimi i vetem i vertete dhe i plote ne Zot ne historine e njerezimit. Nese ti ofendohesh nga rrefimi i besimit tim, ky eshte problemi yt e jo i imi.

    Cfare mund te thuash per nje njeri qe thote se eshte i krishtere por nuk na rrefen besimin e tij apo Kishen ne te cilen shkon?!


    Detyra ime eshte te shpall ungjillin, sepse dhe Jezsi para se te ngrihej ne qiej, kete porosi ju dha nxensve te tij: Shkoni dhe shpallni ungjillin e shpetimit..
    Jisui ate mision nuk ua dha "nxenesve" te Tij, ua dha Apostujve te Zgjedhur te Tij. Dhe keta nuk ishin besimtare dosido nga rruga qe ndiqnin nga pas Jisuin kudo qe shkonte, keta ishin ata qe Krishti thirri para se te niste misionin e tij. 12 apostujt.

    Ne injorancen tuaj apostolike, ju u pelqen "qe te hiqeni apostujt" kur nuk jeni te tille. Ti nuk je apostull i Krishtit, as une nuk jam apostull i Krishtit. 12 apostujt e zgjedhur te Tij dhe pasardhesit e tyre ne shekuj, ata peshkopet e Kishes Orthodhokse, ata jane apostujt e zgjedhur te Krishtit, detyra e te cileve eshte te mbrojne te pacenuar besimin dhe ta predikojne ate.

    Detyra ime dhe jote si besimtare te thjeshte eshte qe te deshmojme besimin tone me jeten tone, dhe ti ndihmojme njerezit e tjere qe te gjejne Kishen dhe Apostujt e Krishtit ne ate qe bota e njeh si Kisha Orthodhokse. Por te gjitha detyrat qe kane te bejne me perkujdesjen ndaj besimtareve, Krishti nuk ti ka lene ty e mua, ua ka lene te thirrurve te tij ne Kishe, atyre qe misherojne misterin e prifterise, peshkopeve, prifterinjve e dhiakeve te Kishes.

    Por dua tju sjell nje mendim te z. Janullatos, te cilin kur e pyeten disa prifterinj me kurs gjashte mujor, se, cfar qendrim duhet te mbanin ndaj ungjilloreve apo evengjelisteve, Z. Janullatos ju tha: une kam plot miq evangjelsite, dhe po ju them se ata shpallin ungjillin ne cdo cep te botes, pavaresisht se nuk kane traditat tona orthodhokse. Kete mendim te z. Janullatos nuk ta solla se ngre apo ul gje ne mua, por eshte me i zgjuar se ju, dhe ju nxjer juve, qe skini idene ceshte bibla, qe te beni luften frontale nen religjion.
    Kryepeshkopi Anastas nuk mund te flasi dot me ate gjuhe qe flasim ne me njeri-tjetrin, pasi ai pavaresisht se ka 21 vjet qe jeton mes shqiptareve, asnjehere nuk i ka lene vend vetes qe te lendoje ndjenjat e komuniteteve te tjera fetare ne vend. Une te flas me kete gjuhe te ashper ty pasi njerezit si ti jane me te vertete per te ardhur keq: je lindur e rritur ne nje nga qytetet shqiptare me traditen me te lashte, me te bukur dhe me te pasur orthodhokse, dhe ti zgjedh qe ta injorosh kete thesar shpirteror qe ke ne qytetin tend, dhe vete e kullot ne lendinat e ungjilloreve e protestanteve te huaj. Te flas me ate gjuhe pasi me dhimbsesh, se i ke rene te mires me kembe dhe nuk e ke kuptuar.

    Sa per ata ungjilloret e protestantet ne Shqiperi, njeri nga ata eshte sot Peshkop ne KOASH. Peligrinazhi i tij shpirteror e shpurri ne Kishen Orthodhokse dhe sot ai eshte nje apostull i Krishtit mes shqiptareve. Eshte nje nga 9 peshkopet e Sinodit te Shenjte te KOASH dhe ne krah te Kryepeshkopit Anastas.

    Me cudit nje fakt me ju Albo, se gjitha faktet historike, qe tashme dihen boterisht rreth investimti madhor qe dha shoqta britanike ne perkthimin e ungjillt dhe hapejn e shkolles shqipe ne korce, dhe ti me paturpesi i quan budallaleqe. Une kisha te pakten idene, se ju jeni nje njeri, pak a shume i arsimuar dhe i nxene, por keshtu sic ti shkruan, edhe shqiptari me injorant nuk do te fliste me kete gjuhe.
    Ishte qellimi i tyre shkollimi ne gjuhen shqipe i shqiptareve apo perdorja e mungeses se shqipes per te kolonizuar nje popull te tere e per ti kthyer ne protestante? Fillimisht, protestantet e Londres u hoqen si te sinqerte ne sipermarjen e tyre, dhe kjo beri qe te siguronin mbeshtetjen e Kristoforidhit, i cili mori persiper qe te mesonte te dy dialektet e shqipes, toskerishten e gegnishten, e te perkthente Ungjillin ne shqip nga greqishtja. Por kur Kristoforidhi e perfundoi me sukses projektin e tij, me vlera te jashtezakonshme per komunitetin e tij orthodhoks dhe ate romano-katolik ne Veri, protestantet e nxorren koken e tyre: ata i kerkuan Kristoforidhit dhe nje grushti orthodhoksesh te kulturuar te kohes qe me Ungjillin ne dore, te benin propaganden e protestanteve ne mbare vendin, ne menyre qe shqiptaret te ktheheshin te gjithe ne protestante.

    Kristoforidhi sigurisht qe nuk pranoi te behej pale e ketyre paleve. Ai e shikonte misionin e tij per perkthimin e ungjillit nga greqishtja ne shqip, si nje kontribut per traditen e lashte orthodhokse ne vend. Si nje dhurate per komunitetin e tij orthodhoks te cilit i perkiste. Te behej pale me propaganden protestante te motrave Qiriazi nga Korca apo te Petro Nini Luarasit nga Kolonja, per te do te thosh te shkelte me kembe besimin e tij orthodhoks dhe mbi te gjitha te shkelte me kembe mbi traditat fetare te gjithe shqiptareve ne Shqiperi. Propaganda protestante mes shqiptareve nuk kish ne shenjester vetem orthodhokset, por te gjitha komunitetet fetare tradicionale te vendit. Sipas kendveshtrimit protestant, shqiptaret ishin populli i vetem evropian qe nuk kish degjuar akoma per Krishtin, packa se tradita fetare orthodhokse ne Shqiperi eshte nje tradite apostolike.

    Kisha me te drejte e ngriti zerin e saj kunder ketyre planeve, duke shkisheruar te gjithe ata intelektuale orthodhokse te kohes qe u bene pale me protestantet angleze e amerikane. Kurse Kristoforidhit i ka ngritur bust ne Elbasan dhe ungjillin e tij KOASH e ka perdorur ne liturgjite e saj deri vone. Ty te pelqen te mendosh se ungjillin e perkthyen protestantet e Londres, por ne fakt ata vetem sponsorizuan projektin, ungjillin e perktheu Kristoforidhi. Dhe per te kuptuar se sa seriozisht e mori ai kete pune, duhet te mesosh qe shpenzoi nje kohe te konsiderueshme si ne jug edhe ne veri te vendit, vetem per te mesuar dialektet dhe gjuhen e vendasve. Dhe nuk prodhoi vetem nje ungjill, prodhoi dy te tille, nje ne dialektin toske, e tjetrin ne dialektin gege.

    Albo

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ate qe ti quan "mani", une e quaj besim. Une nuk e kam per turp qe te rrefej me plot goje besimin tim orthodhoks, dhe perkatesine time fizike dhe shpirterore brenda Kishes Orthodhokse. Nuk e bej kete si "mani" apo se "dua te dukem", por se une besoj me gjithe qenien time se besimi orthodhoks eshte besimi i vetem i vertete dhe i plote ne Zot ne historine e njerezimit. Nese ti ofendohesh nga rrefimi i besimit tim, ky eshte problemi yt e jo i imi.

    Cfare mund te thuash per nje njeri qe thote se eshte i krishtere por nuk na rrefen besimin e tij apo Kishen ne te cilen shkon?!




    Jisui ate mision nuk ua dha "nxenesve" te Tij, ua dha Apostujve te Zgjedhur te Tij. Dhe keta nuk ishin besimtare dosido nga rruga qe ndiqnin nga pas Jisuin kudo qe shkonte, keta ishin ata qe Krishti thirri para se te niste misionin e tij. 12 apostujt.

    Ne injorancen tuaj apostolike, ju u pelqen "qe te hiqeni apostujt" kur nuk jeni te tille. Ti nuk je apostull i Krishtit, as une nuk jam apostull i Krishtit. 12 apostujt e zgjedhur te Tij dhe pasardhesit e tyre ne shekuj, ata peshkopet e Kishes Orthodhokse, ata jane apostujt e zgjedhur te Krishtit, detyra e te cileve eshte te mbrojne te pacenuar besimin dhe ta predikojne ate.

    Detyra ime dhe jote si besimtare te thjeshte eshte qe te deshmojme besimin tone me jeten tone, dhe ti ndihmojme njerezit e tjere qe te gjejne Kishen dhe Apostujt e Krishtit ne ate qe bota e njeh si Kisha Orthodhokse. Por te gjitha detyrat qe kane te bejne me perkujdesjen ndaj besimtareve, Krishti nuk ti ka lene ty e mua, ua ka lene te thirrurve te tij ne Kishe, atyre qe misherojne misterin e prifterise, peshkopeve, prifterinjve e dhiakeve te Kishes.



    Kryepeshkopi Anastas nuk mund te flasi dot me ate gjuhe qe flasim ne me njeri-tjetrin, pasi ai pavaresisht se ka 21 vjet qe jeton mes shqiptareve, asnjehere nuk i ka lene vend vetes qe te lendoje ndjenjat e komuniteteve te tjera fetare ne vend. Une te flas me kete gjuhe te ashper ty pasi njerezit si ti jane me te vertete per te ardhur keq: je lindur e rritur ne nje nga qytetet shqiptare me traditen me te lashte, me te bukur dhe me te pasur orthodhokse, dhe ti zgjedh qe ta injorosh kete thesar shpirteror qe ke ne qytetin tend, dhe vete e kullot ne lendinat e ungjilloreve e protestanteve te huaj. Te flas me ate gjuhe pasi me dhimbsesh, se i ke rene te mires me kembe dhe nuk e ke kuptuar.

    Sa per ata ungjilloret e protestantet ne Shqiperi, njeri nga ata eshte sot Peshkop ne KOASH. Peligrinazhi i tij shpirteror e shpurri ne Kishen Orthodhokse dhe sot ai eshte nje apostull i Krishtit mes shqiptareve. Eshte nje nga 9 peshkopet e Sinodit te Shenjte te KOASH dhe ne krah te Kryepeshkopit Anastas.



    Ishte qellimi i tyre shkollimi ne gjuhen shqipe i shqiptareve apo perdorja e mungeses se shqipes per te kolonizuar nje popull te tere e per ti kthyer ne protestante? Fillimisht, protestantet e Londres u hoqen si te sinqerte ne sipermarjen e tyre, dhe kjo beri qe te siguronin mbeshtetjen e Kristoforidhit, i cili mori persiper qe te mesonte te dy dialektet e shqipes, toskerishten e gegnishten, e te perkthente Ungjillin ne shqip nga greqishtja. Por kur Kristoforidhi e perfundoi me sukses projektin e tij, me vlera te jashtezakonshme per komunitetin e tij orthodhoks dhe ate romano-katolik ne Veri, protestantet e nxorren koken e tyre: ata i kerkuan Kristoforidhit dhe nje grushti orthodhoksesh te kulturuar te kohes qe me Ungjillin ne dore, te benin propaganden e protestanteve ne mbare vendin, ne menyre qe shqiptaret te ktheheshin te gjithe ne protestante.

    Kristoforidhi sigurisht qe nuk pranoi te behej pale e ketyre paleve. Ai e shikonte misionin e tij per perkthimin e ungjillit nga greqishtja ne shqip, si nje kontribut per traditen e lashte orthodhokse ne vend. Si nje dhurate per komunitetin e tij orthodhoks te cilit i perkiste. Te behej pale me propaganden protestante te motrave Qiriazi nga Korca apo te Petro Nini Luarasit nga Kolonja, per te do te thosh te shkelte me kembe besimin e tij orthodhoks dhe mbi te gjitha te shkelte me kembe mbi traditat fetare te gjithe shqiptareve ne Shqiperi. Propaganda protestante mes shqiptareve nuk kish ne shenjester vetem orthodhokset, por te gjitha komunitetet fetare tradicionale te vendit. Sipas kendveshtrimit protestant, shqiptaret ishin populli i vetem evropian qe nuk kish degjuar akoma per Krishtin, packa se tradita fetare orthodhokse ne Shqiperi eshte nje tradite apostolike.

    Kisha me te drejte e ngriti zerin e saj kunder ketyre planeve, duke shkisheruar te gjithe ata intelektuale orthodhokse te kohes qe u bene pale me protestantet angleze e amerikane. Kurse Kristoforidhit i ka ngritur bust ne Elbasan dhe ungjillin e tij KOASH e ka perdorur ne liturgjite e saj deri vone. Ty te pelqen te mendosh se ungjillin e perkthyen protestantet e Londres, por ne fakt ata vetem sponsorizuan projektin, ungjillin e perktheu Kristoforidhi. Dhe per te kuptuar se sa seriozisht e mori ai kete pune, duhet te mesosh qe shpenzoi nje kohe te konsiderueshme si ne jug edhe ne veri te vendit, vetem per te mesuar dialektet dhe gjuhen e vendasve. Dhe nuk prodhoi vetem nje ungjill, prodhoi dy te tille, nje ne dialektin toske, e tjetrin ne dialektin gege.

    Albo
    Gjithshka qe ti Albo shkruan, eshte vecse politike fetare relogjionoze dhe ka te bej personalisht me ty. Une jam komplet jashte ketij veshtrimi dhe perceptimi qe ti ke ndaj te qenit i krishtere orthodhoks. Mendimi im mbi te qenit i krishtere eshte i mbeshtetur ne mesazhin dhe mesimin qe fjala profetike e bibles meson. Per ty mjafton te jesh orthodhoks dhe gjithshka eshte ne regull. Ta kam then dhe ne shkrimet e mesiperme se, ne kemi dy rruge krejt te ndryshme. Ne te gjitha ato qe ti shkruan, duket qarte se nuk ke aspak njohurine e duhur ne fjalen profetike ne bibel.. Mendimet dhe perkufizimet qe ti jep mbi besimin, mbi te qenit i krishtere, mbi perhapjen e ungjillit, mbi kishen dhe me gjere, te siguroj se je totalsiht kunder mesimit biblik, kunder fjales se Krishtit dhe ate te apsotujve, shprehur ne bibel. E di qe kjo nuk ju shqeteson, sepse bibla per ju eshte midis librave te tjere fetare. Por per mua nuk eshte keshtu. Faktet kane treguar se, mesimet e religjionit dhe tradites ne mjaft raste kane deshtuar, bile e cuan Krishtin ne kryqezim, ndersa fjala profetike e shkrojtur ne bibel, asnjehere nuk ka deshtuar ne misionin e vet. Bibla ka ndryshuar miljarda jete njerzish..nderkohe qe religjioni ka burgosur miljarda te tjere.. Eshte veshtire qe ti te shohesh dhe te kuptosh ne Fryme, pasi je ende ne Mish..dhe mendon pas mishit.. Kjo eshte perzgjedhja juaj dhe une nuk kam aspak te drejte tju gjykoj, por e kam detyrim te shpall drejt fjalen e Perendise, kush ka veshe le te digjoje.
    Ti ne qellim ke orthodhoksine, dhe i sjell njerzit qe te behen orthodhokse, pasi per ty kjo eshte gjithshka.. Kurse ne misionin tim une kam Krishtin dhe i sjell njerzit para Krishtit, sepse Ai eshte Shqpetimtari. Jemi shume lark njeritjetrit ne besim, ne perzgjedhje, ne qellim dhe ne Krisht. Mbase nje dite do te pranosh Krishtin, dhe do te shijosh Krisht, dhe do te kuptosh se ceshte besimi i vertete ne Krisht, dhe ceshte pranga religjion..
    Sa per Kristoforidhin, dihet se ishte plotesisht nen punesim te shoqerise biblike britanike. Pra ungjilli dhe pjeserisht bibla, eshte nje kontribut prej te krishitereve birtanike. Ketu nuk ka asnje fije floku kontribut orhtodhoks. Sepse K. Kristoforidhi ishte i paguar nga kjo shoqeri, bile dhe sot cdo ribotim duhet bere me leje te kesaj shoqerie. Por fatkeqesiht ne shqiperi e drejta e autorit asqe perfillet. kisha juaj botoi disa kopje , duke hequr emrin: shq.bibl.britanike. dhe une pyes: pese ju hoqet emrin: "BRITANIKE"?? Kjo sepse e trumbetoni poshte e lart si kontribut te kishes orthodhokse, gje qe eshte krejtesisht ginjeshter e paster dhe me dashje.. Por jo vetem kaq. edhe sot bibla e plote qe kemi ne gjuhen shqipe eshte kontribut i evangjelisteve kristiane amerikane dhe me gjere.
    Tani meso dhe nje gje. Shoqeria britanike biblike, i nderpreu mardheniet me Kristoforidhin, dhe nuk ishte Kristoforidhi ai qe u largua, sepse sipas teje, mesoi se ata kishin ne qellim te protestanizonin shqiperine, (marezi dhe ginjeshter) Kjo shoqeri e pushoi nga kjo pune Kristoforidhin, sepse ai nuk besonte ne frymezimin hyjnor te bibles.. Pra eshte Kristoforidhi ai i cili ja u shpreh atyre kete kendveshtrim te tijin, dhe natyrisht nuk mund te vazhdonte dot me tej. Kjo eshte hsitoria e vertete. Periquni te mos formoni gjithmone ginjeshtra per te fshehur te verteta. Nuk e kutpoj se si mund te manipuloni kaq thjesht, kur gjithshka eshte e shkrojtur dhe e vertetuar historikisht. Ginjeshtra eshte arme e satanit, dhe aq me keq kur ju si fetare e perdorni per qellimet tuaja politike fetare. Dihet gjithashtu historikisht se, Kristoforidhi asnjehere nuk perktheu materjale fetare orthodhokse, dhe asqe punoi ndonjehere per kishen orthodhokse. duhet te dime se ai ishte nje njohes i shkelqyer i elenishtes se vjeter, dhe i gjuhes shqipe. Por kontributin e vetem qe ai dha ne lidhje me librat fetare, ishte vetem perkthimi i ungjillit, dhe pjeserisht dhajtes se vejter. Tani ju periqeni ta nxirni orthodhoks te flaket, perseri ju them se edhe sikur keshtu te ishte, ai nuk besonte ne frymezimin hyjnor te bibles... Gjithsesi une pranoj se perkthimi i ungjillit nga Kristoforidhi eshte korrekt dhe 100% me origjinalin. Edhe pse Krsitoforidhi kishte mendimin e tij rreth bibles, une e di se Perendia i perdor njerizt per qellimet e Tij. Ky perkthim eshte nje thesaar qe Perendia ju dha shqiptareve te krishtere. Lum ai qe ka sy e veshe te kuptoje..
    Ndryshuar për herë të fundit nga deshmuesi : 29-08-2012 më 19:05

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e mitjuk
    Anëtarësuar
    19-05-2005
    Vendndodhja
    Monaco
    Postime
    900
    Kryepeshkopi Anastas ka aplikuar ketu e nje dekade me pare per shtetesine shqiptare, per dy arsye te thjeshta: a) per te qene korrekt me ligjet e vendit ku jeton prej 20 vjetesh, Shqiperise b) per te treguar dashurine e tij per gjithe popullin shqiptar, jo vetem per komunitetin e tij orthodhoks ne Shqiperi. Shume veta e kane sulmuar Kryepeshkopin Anastas ne vite se ai "eshte grek" dhe ai po aplikon per shtetesine shqiptare qe te kthehet ne shtetas shqiptar. Ai nuk e ndryshon dot faktin qe ka lindur ne Greqi, por ai ben ate qe mund te beje, aplikimin per shtetesine shqiptare. Dhe duke qene se ka 21 vjet qe jeton ne Shqiperi, pa e braktisur atehere ate vend ne keto 21 vjet, ai meriton shtetesin shqiptare.

    Por ajo qe kokebosha si puna tuaj nuk kuptoni, ajo qe e ben kete akt te aplikimit te Kryepeshkopit shume domethenes eshte fakti se ai eshte gati te heqi dore nga shtetesia e tij greke, per te marre shtetesine shqiptare. Greqia eshte nje shtet qe nuk e lejon dyshtetesine, dhe qe nga momenti qe presidenti i Republikes se Shqiperise i jep Kryepeshkopit Anastas shtetesine shqiptare, qe nga ai moment, Kryepeshkopi heq dore nga shtetesia greke. Dhe ky eshte nje akt dashurie e Kryepeshkopit per popullin qe ka 21 vjet qe i sherben. Kuptohet, koketulat si puna tende nuk e kuptojne kete gje.

    Ja edhe kete e mesove, tjeter cfare do te mesosh o "njeri i frymezuar nga faqet e Bibles"?

    Albo
    Albo ky Anastasi yt se meriton te marri nenshtetesin si shqiptare ,nese ty te duket se e meritoka pa na thuaj ti nje argument pse shteti shqiptar sja jep nenshtetesine,nese ky anastasi yt e merito mund ta meritojne vetem ne njemenyre ;dhe ne kete menyr dote tregoj dashamirsi dashuri per kombin shiptar,perndryshej do e merrte kot se kotoi nenshtetesine si shqiptare,une do thoja nja dy a tri gjera njera eshte te ndikoj ne politiken Greke qe te heqi ligjin e luftes e cila akoma e kesaj dite seshte hequr me shqiperine,e dyta te nderhyj ne politiken Greke qe mos te mundohet te bej lojen e kalit te trojes per te marre ujrat detare,dhe e treta te ndikoj me fuqi duke e menduar se me te drejten e zotit qe mendimi i tije per te nderhyr ne politiken greke ;per te mos e detyruar Maqedonin te nderroj emrin qe e ka qe ne lashtesi ;dhe dihet qe jan troje shqiptare dhe pikerisht per kete arsye greqia kerko nderrimin e emrit,nese anastasi nderhyn ne keto tri pika ateher ai do jet vertet i pa deshiruar nga greqia dhe mund te behet person i pa deshirueshem ne greqi;siç u trajtua edhe gazetari Marin Mema,dhe po te garantoj qe edhe sikur ti shkoj ndermend te nderhyj ne keto pika ne politiken greke ai edhe po te marri nenshtetesin shiptare kurr sdo te kete ndjeshmerin si shtetas shqiptare sepse ka vena gjaku tetjera,pa na thuaj ti zoteri albo sa amerikan e quan veten,pavarsisht qe ju kenbi nacionalitetin Amerikan,qe te jesh amerikan i vertet dhe te marresh pushtet presidencial ne amerik duhet te jesh 100 vjet brez pas brezi amerikan, ndersa ti zoteri Albo do ti japesh anastasit nacionalitetin shqiptar ahahahaha sa i merzitur qe je per nacionalitetin e anastasit,si mendoni ju o forumista SHQIPETARE
    Sa bukur eshte kur ne shpirt ke gjithmone ngrohtesi. FaLeMiNdErIt.

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e mitjuk
    Anëtarësuar
    19-05-2005
    Vendndodhja
    Monaco
    Postime
    900
    deshmuesi jam shum dakort me mendimin tuaj ndaj Zotni Albos,une besoj qe Albo ndikohet jo nga besimi fetar sepse ky vetem vitet e fundit ka nis te bej publicitet ndaj fes ortodokse, Deshmuesi une them qe gjes se mir nuk i eshte e nevojshme Rreklama, sedi nese ju ka ren rasti qe njerez te caktuar dhe me interesa vin dhe te trokasin ne der dhe mundohen te te mbushin mendjen se feja protestane eshte feja me e mire se çdo fe tjeter,BESOJ SESHT NEVOJA PER RREKLAMA PER DICKA QE ESHTE E MIRE
    Sa bukur eshte kur ne shpirt ke gjithmone ngrohtesi. FaLeMiNdErIt.

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema të Ngjashme

  1. Shinasi Rama: Ju rrëfej kujtimet e mia mbi lëvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  2. Shenja ne Rruge!?
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 08:47
  3. Berisha: Disa prej mediave, hanxharë të mafies
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 203
    Postimi i Fundit: 16-05-2007, 02:27
  4. Debati dhe vlerat e shoqërisë shqiptare
    Nga Enri në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2003, 14:07
  5. E Verteta
    Nga baobabi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 17-05-2002, 14:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •