Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 57
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2005
    Postime
    40

    Vlerat e vërteta dhe jo antivlera për orthodhoksinë

    Vlerat e vërteta dhe jo antivlera për orthodhoksinë

    Nga Isidor KOTI
    Po udhëtoja në menunë e kanaleve tona televizive këto ditë dhe pashë me interes të veçantë një kronikë speciale në një televizion kombëtar rreth raporteve fetare dhe rritjes së numrit të sekteve në vend. Tema ishte e gjetur dhe tërheqëse, porse nuk mund të mos binte në sy mungesa e transparencës dhe balanca e pjesëmarrësve në pyetjet e gazetares. Komuniteti muslyman dhe katolik ishin të pranishëm me përfaqësuesit e vet publik ose jo publik, në një kronikë speciale që shkonte gati 10 minuta. Ndërkohë, çuditërisht mungonte zëri i përfaqësuesve të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë, që përbën komunitetin e dytë në vend përsa i përket numrit të popullsisë nga pikëpamja fetare. Gazetarja ndoshta e kishte lënë pa dashje mënjanë këtë mësim të rëndësishëm të etikës së gazetarit, hapësirën e drejtë për të gjithë aktorët fetarë, sepse nga dikush mund të kishte mësuar që Kisha Orthodokse në Shqipëri është gjoja greke dhe nuk përfaqëson interesat më sublime të shqiptarëve. Prandaj le ta lëmë jashtë! Fatkeqësisht, për të bërë një intermexo, me këtë përrallë janë mësuar një pjesë e mirë e brezave të pas viteve 90’-të dhe disa gazetarë ose më mirë disa mjete mediatike me politika editoriale anti-orthodhokse, kanë qenë më të ndjeshmit ndaj kësaj dukurie, duke krijuar imazhe të gabuara tek publiku në identifikimin e një institucioni. Por në thelb të historisë që kam marrë në shqyrtim, problemi më serioz nuk qëndronte këtu.

    Një prej të intervistuarve të kësaj “speciale”, i titruar në ekran si politolog me emër e mbiemër shumë të kuptueshëm muslyman, foli aq ashpër ndaj Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe sidomos ndaj ndërtimit të katedrales së re në qendër të Kryeqytetit, saqë hodhi edhe dyshimin se ajo është një vepër e klaneve greke dhe në të ardhmen ekzistojnë gjasat që të jetë një mjet i përdorur nga politika e jashtme e shtetit fqinj për të invaduar Shqipërinë. Ky ishte kulmi i acarimit të nervave dhe i mungesës së etikës në një mjet publik. Kur bisedova të nesërmen me disa intelektualë dhe besimtarë orthodhoksë, kuptova që të gjithëve u kishte lënë një shije të hidhur kjo “speciale”. Por për ta nuk ishte hera e parë, thjesht një përndjekje e vazhdueshme dhe historike e orthodhoksisë në këto vite të shkëlqimit kuptimplotë të Kishës dhe besnikëve të vërtetë të saj.

    Në të vërtetë, ishte një deklaratë e rëndomtë dhe joserioze, që në një televizion kombëtar nuk shpreh aspak vizionin e një Shqipërie me njerëz që shfaqen gjoja të civilizuar dhe largpamës si dhe integritet të konsoliduar. Për të qenë realist, ajo që u dëgjua publikisht është diçka e thashethemuar nëpër rrethe të ngushta prototipash, të cilët e gjejnë median si arenë idesh personale dhe përpiqen të nxjerrin në pah moralin e përrallave që fantazojnë çdo ditë nëpër kafene. Duke e përdhosur me paturpësi ndërgjegjen publike të atyre njerëzve të thjeshtë, të cilët e shikojnë Kishën si shtëpinë e Zotit dhe shkojnë për ta adhuruar Atë, zemërligjtë harrojnë se janë pikërisht këta njerëz që identifikohen me pastërtinë e besimit orthodoks. Për më tepër, ata janë duke u transmetuar hije dyshimi personave që dinë pak nga e vërteta e Kishës dhe kreut të saj dhe i marrin tezat mediokre të mirëqena.

    Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë është jo vetëm e besimtarëve orthodhoksë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, por e mbarë shqiptarëve pa dallim feje. Është një pasuri shpirtërore, kombëtare, historike dhe për më tepër imazhi më i plotë i rimëkëmbjes së vlerave më të larta në shoqërinë shqiptare. Është Kishë Apostolike dhe jo e parcelizuar, siç përpiqen ta identifikojnë keqdashësit, nuk ka karakter nacionalist dhe nuk përdor interesa politike, por ka vetëm një armë: Ungjillin, të cilin përpiqet ta përhapë me dashuri në mbarë njerëzimit. A ka parime më të larta dhe moral më të pastër se besimi i krishterë që kultivon dashurinë, drejtësinë, paqen dhe mbi të gjitha i jep shoqërisë njerëzore të vërtetën dhe i tregon rrugën e jetës së përjetshme? Edhe Katedralja e re që po ngrihet në mes të Tiranës ka pikërisht këtë funksion, të jetë pikë referimi për të krishterët dhe të gjithë qytetarët e këtij vendi. Është “qershia mbi tortë” e të gjitha veprave madhështore të Kishës Orthodhokse Autoqefalë të Shqipërisë dhe në veçanti të Kryepeshkopit Anastas, i cili është përfaqësues i Zotit dhe jo i interesave meskine që shohin në ëndrra keqdashësit e orthodoksisë.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-03-2008
    Postime
    38
    Pershendetje Isidor!
    Me behet qefji qe te shikoj shpesh here te shkruash ne gazeta te ndryshme per te sqaruar opinionin publik mbi faktin se si qendron e verteta mbi Kishen Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise, e cila shpesh here perdhoset nga individe te ndryshem keqdashes, nacionaliste e fanatike.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Nuk do te beje keq te beje publike si emrat e atyre qe shpifen ndaj KOASH edhe emrin e "televizionit kombetar" pasi jo te gjithe i ndjekin keto emisione dhe jo te gjithe jetojne ne Shqiperi.

    Albo

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-03-2008
    Postime
    38
    Edhe une bashkohem me mendimin e Albos!

  5. #5
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Nuk bashkohem me kete shkrim. Te krijon pershtypjen se mbartesit kesaj anti-otodoksie jane njerez me "emra shume te kuptueshem myslimane". Rrjedhimisht praqitet si lufta e fond.islamik kundra ortodoksise. Le te me menjeane shumekuptueshmerine e ketyre emrave myslimane...

    Po te te them une nje person me emer e mbiemer shume te kuptueshem ortodoks dhe te krishtere, qe eshte shprehur tekstualisht me po te njejten permbajtje per kete teme!
    Robert Papa tek emisioni i tij FOKUS.

  6. #6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Tema e hapur, nga menyra se si i trajton problemet duket sikur ky emision eshte nje rast i shkeputur dhe mendimet e dhena jane ato te njerezve te vecante. Une nuk mendoj keshtu. Akuzat false ndaj KOASH-it po shtohen perdite.
    Dakord megjithe sa u tha ne teme. Une nuk e kam ndjekur kete emision, por problematikat qe dalin ketu nuk jane te reja.
    Sic permenda me siper, ato kohet e fundit jane shtuar aq shume sa dihen edhe shume emra "historianesh" e "politologesh" te tjere qe jane shprehur hapur jo vetem kunder ngritjes se Katedrales dhe Kryepiskopit +Anastas, por jane perpjekur qe te kompromentojne gjithe Kishen Orthodhokse ne pergjithesi. Ne qe jetojme ne Shqiperi i hasim keto problematika shpesh.

    Po permend disa emra te tille dhe permbledhtasi mendimet e tyre:

    1. Sabri Godo(politikan shkrimtar): " Kryepiskopi +Anastas, meqenese eshte kaq i mire le te shkoje ne Greqi,nga ka ardhur. Ne nuk kemi nevoje per greke"

    2. Pellumb Xhufi (historian): Ka akuzuar hapur dy nga shenjtoret tane me te medhenj, Shen Kozmain dhe Shen Joan Vladimirin, gjoja si perfaqesues te klaneve shoviniste (a ka tregues me mire se c`ndodh ne Shqiperi dhe se si shkelet toleranca fetare).
    Ka akuzuar hapur Kryepiskopin si perfaqesues i shovinizmit grek.

    3.Sabit Brokaj (politikan ne pension)- ka sulmuar hapur Kryepiskopin duke i vene epitete qe nuk mund te permenden dot ketu.

    4. Shpetim Idrizi (politikan): nuk ka sulmuar drejtperdrejt Kryepiskopin, por duke bere thirrje per mesha e lutje per te vraret ne Cameri, indirekt ka patur keqdashje, kur dihet shume mire qe lutjet tona jane vetem per orthodhokset.

    Tek nje emision "Opinion", para nja 3 vjetesh, i drejtuar nga Blendi Fevziu, ky i fundit i kishte mbushur tribunat me fanatike antiorthodhokse te cilet brohorisnin kunder Kryepiskopit +Anastas, gje kjo qe duhej balancuar pasi duheshin vene perfaqesues te te dy paleve.
    Ne kete emision merrni pjese edhe Sabri Godo etj.,ku ky i fundit zhveshi shpaten e tij kunder Kryepiskopit.
    Keta kane dale hapur, por duhet te kete edhe shume te tjere (kripto),te cilet megjithate nuk jane shprehur drejperdrejt

    Pra ky emision eshte nje vazhdim dhe jo nje rast i shkeputur.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 25-02-2009 më 05:04

  7. #7
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    E po atehere, problemi i sulmeve dhe kritikave nuk qendron tek emrat shume te kuptueshem muslimane. Kur pergjigja e ortodokseve perqendrohet ne kete lloj argumenti, atehere le per te deshiruar, pasi me teper se jep pergjigje, kjo menyre nxjerr pikepyetje te reja, ka nota paragjykimi.

    Nje politikan me emer shume te kuptueshem mysliman qe flet kundra K.O apo Kryepeshkopit. Cfare mesazhi permbahet ketu?

    - emrat myslimane dalin te ndara si ne te kuptueshem lehte dhe ne ato qe kuptohen me veshtiresi. Sikur kemi te bejme ketu mendonje bezdi dhe nevoje per te fshehur a zhdukur, ne mos zbutur daljen ne pah te ketyre lloj emrave.
    Nuk kam degjuar ndonjehere qe emrat e te krishtereve, katolike apo ortodokse, te ndahen ne emra te kuptueshem lehte latin apo grek dhe ne ato nuk kuptohen lehte. Madjesa me te lehte te kuptueshme (latine a greke) te jene keto te fundit, aq me teper perbejne krenari.

    - nga kjo lehtekuptueshmeri emrash myslimane, automatikisht dilet ne konkluzonin se jane pikerisht keta myslimane tipike qe sulmojne kishen, dmth qe kemi te bejme me fond.islamik ne lufte kundra krishterimit europian brenda Shqiperise. Vete faki qe te nesermen intelektualet Orthodhkse qenkan shprehur te shqetesuar per kete e perforcon kete lloj ndjenje!
    Ky eshte mesazhi?

    Mesazhi nuk eshte dhe nuk duhet te jete ky, sepse vete fakti qe ka pasur emsione te ndryshme si dhe figura te ndryshme, me lloj lloj emrash, qe jane shprehu me te njejtin ton nelidhje me kete, tregon qe kemi te bejme me nje shqetesim (i drejte ose i padrejte, eshte tjeter diksutim) qe ne baze te vete nuk perben nje perplasje te fond.islamik kundra krishterimit.

    Qe te jemi te sakte, Sabri Godo nuk ka thene ashtu sic e shpreh ti. Une e kam degjuar dhe e parafrazoj keshtu:
    K.O.A.Sh, duke qene autoqefal, ka per kusht baze qe ne krye te kete jo thjeshte nje peshkop te mire, por nje peshkop shqiptar.
    Ky shqetesim eshte mese normal dhe i shprehur me shume qytetari nga Godo. Pergjigja konsiston ne ato se ne kishe eshte kjo gjendje e sotme per shkak te rrethanave historike te viteve pas 90-te.

    As Pellumb Xhufi nuk eshte shprehur ashtu. Ashtu eshte shprehur Kastriot Myftaraj, jo Xhufi.
    Xhufi esht shprehur me qytetari kundra mesazhit me nota helene te Shen Kozmait. E pare nga sot, Xhufi ka te drejte. Mirepo kjo tematike nuk eshte se eshte trajtuar aq mire e me sinqeritet nga historiografia shqiptare, qe te mare pergigje tjeshte duke sulmuar Sh. Kozmain sikur te kete ai ndonje faj.

    Jo, lutjet jane edhe per ushtrine apo presidentin, gjithe popullin, per ato qe u vrane per atdhe - qe ne Shqiperi ne shumice nuk jane fare ortodokse.

    Une ketu shoh vetem shqetesime te qyteteruara (pavaresisht nga saktesia e tyre) te shprehur ne nje shoqeri te lire demokratike ne dhe per te mire te shtepise se vete.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 25-02-2009 më 05:56

  8. #8
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Them se deri diku qendron edhe tek emrat muslimane (te gjithe emrat qe permenda jane te tille), por me teper qendron ne formimin personal te politikanit, historianit, deputetit, e keshtu me rradhe.
    Por, ajo,qe me shqeteson me shume eshte sulmi qe ju behet shenjtoreve tane sic jane Shen Kozmai dhe Shen Joan Vladimiri, sulm ky qe qartesisht shkel tolerancen fetare ne vendin tone (mendo c`do te ndodhte sikur ne te shanim p.sh.Muhametin).
    Kjo eshte te prekesh fondamentin e besimit tone orthodhoks, pasi keta te dy jane njohur si shenjtore nga Kisha jone Orthodhokse.
    Dhe kjo behet nga nje poliitikan, historian dhe deputet i njohur si Pellumb Xhufi, nje figure perfaqesuese e nje partie te rendesishme politike dhe jo nga ndonje njeri dosido.
    Megjithate cdokush ka vlerat e veta. Dhe c`pret pastaj nga njerezit e thjeshte, myslimanet e thejshte, qe nuk e njohin historine tone por qe ndikohen dhe e marrin te mireqene gjithcka ka thene ky "historian", refleksionet e se ciles shfaqen edhe ne kete forum.
    Une jam i mendimit se cdo lloj diskutimi qe behet per keta shenjtore te medhenj te Kishes Orthodhokse eshte nje sulm i hapur ndaj Kishes dhe ndaj nesh orthodhokseve te thjeshte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 25-02-2009 më 09:26

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Une ketu shoh vetem shqetesime te qyteteruara (pavaresisht nga saktesia e tyre) te shprehur ne nje shoqeri te lire demokratike ne dhe per te mire te shtepise se vete.
    Kjo eshte ne thelb edhe kulmi i injorances si i atyre njerezve te pagdhendur qe bejne sulme te tilla pasi aq kuptojne, si edhe atyre intelektualeve qe ngaterrojne propaganden ateisto-komuniste me te cilen u rriten per "liri demokratike". Une ne SHBA jetoj por nuk kam lexuar ndonjehere deri me sot kreun e Baptisteve te sulmoje Kishen e Episkopelianeve, apo Metodistet, etj. Secili shikon punen e vete dhe nuk i fusin hundet ne punet e njeri-tjetrit, edhe pse mund te kene dallime te forta doktrinore, teologjike, historike, politike.

    Shqiperia eshte nje anomali ne kete aspekt, pasi ende ata breza te lindur e thinjur nen komunizem kujtojne se "kane te drejten te prononcohen per komunitetet fetare ne vend" edhe pse nuk i perkasin atij komuniteti. Dhe origjina e kesaj eshte propaganda e rregjimit komunist ne Shqiperi qe i provoi te gjitha, qe nga infiltrimi i komuniteteve fetare me agjentet e vete, si me kufizimet me ligj, e deri tek nxjerra e besimit fetare jashte ligji, mbyllja e kishave, pushkatimi, helmimi, burgosja, internimi i klerit dhe shpallja e Shqiperise shtetin e pare ne historine e njerezimit si shtet ateist. Kjo hyri ne librin e rekordeve boterore Guiness dhe gjithe bota e qyteruar qesh kur degjon nje gje te tille kurse shqiptaret ne injorancen e tyre krenohen me kete gje.

    Dhe me e bukura eshte kur keto sulme i bejne te mbuluara me petkun e nje nacionalizmi anadollak. Krimi i Kryepeshkopit Anastas eshte se ai eshte "grek". Dhe kjo eshte ne vazhden e propagandes otomane mes shqiptareve qe i numeronte shqiptaret e islamizuar si "turq" dhe shqiptaret orthodhokse si "grek", ne menyre qe vetedija kombetare shqiptare te fshihej njehere e mire nga kujtesa e ketij populli, dhe te mos ngrihej mbi luften per liri kunder pushtuesve turq, por te ngrihej mbi urrejtjen ndaj popujve fqinje. Sulltani nuk i islamizoi shqiptaret me hir e pahir sepse besonte se shqiptaret meritojne te jene myslimane, por sepse islamizimi ishte menyra e vetme per ta bere gjumin e qete qe ai popull qe nxorri nje luan si Gjergj Kastrioti te mos ngreje me krye kunder Portes se Larte. Dhe me duhet te them se Sulltani ia doli me sukses ketij plani, edhe ne diten e fundit te kapitullimit te Perandorise Otomane, shqiptaret nuk u ngriten kunder tij per te fituar me lufte pavaresine e tyre nga Turqia.

    Te gjithe keta njerez parazite e "tellalle moderne" si puna e Xhufit qe filloi te kendonte ndryshe sapo u emerua ambasador ne Itali, dhe sot e gjen veten si nje nga deputetet me te pasur te Kuvendit te Shqiperise, mund tu hedhin hi syve te gjithe shqiptareve por jo komunitetit orthodhoks. Ne jemi ata qe kemi deshmuar transformimet fizike, shpirterore, ideologjike e politike te shqiptareve ne shekuj. Ne jemi i vetmi komunitet qe ende tregojme me gisht si ate minoritarin turk e arab te ngelur ne Shqiperi si nenpunes i administrates turke, si ate minoritarin arumun, si ate minoritarin grek. Prandaj mos u beni qesharake ti tregoni babait arrat, por filloni e studioni origjinen tuaj me pare perpara se te merrni ne dore flamurin e nacionalizmit shqiptar qe nuk u takon.

    Dhe ajo qe me ka bere pershtypje mua eshte menyra se si komuniteti orthodhoks i injoron te gjitha keto sulme. Mu desh ca kohe qe ta kuptoja sic duhet kete heshtje pasi kisha gjithmone prirjen per t'iu kunderpergjigjur sulmeve. Nje plak me thinja ketu ne Amerike, kur e pyeta nje dite per kete fenomen mes komunitetit orthodhoks, mu pergjigj: "Ate qe ata kerkojne, e marrin nga Perendia." Dhe morali i ketyre fjaleve ishte qe "mbrojtja me fjale" apo replikat neper televizione dhe gazeta nuk kane peshe, ajo qe ka peshe eshte varja e shpreses tek Perendia. Dhe nese si besimtare orthodhokse kemi besim tek Ai lart, eshte Ai qe do te mbroje Kishen e Shenjte dhe te gjithe ata qe sherbejne ne te, ashtu sic do te shperbleje te gjithe ata qe vene dore mbi Kishen.

    Ne vitin 1991, ne nje nga ambientet e Universitetit te Tiranes u formua "Shoqata e Intelektualeve Myslimane Shqiptare" me emra profesoresh si Sabit Brokaj, Rrexhep Mejdani, Bashkim Gazidede, etj. Ishte paksa shokuese ne ate kohe, kur Shqiperia sapo kishte rrezuar komunizmin qe nje shoqate e tille me karakter fetar te krijohej, sidomos nga profesoret e universiteteve qe ishin ata qe per dekada te tera kishin bere propaganden ateisto-komuniste tek brezat e tere te studenteve shqiptare. Me vone u mesua qe nisma e kish marre spunton ne ambasaden turke ne Tirane.

    Me vone keta "profesore te shoqates" u veshen edhe me pushtet dhe e perdoren kete pushtet per te sulmuar, infiltruar, minuar e sabotuar KOASH dhe ringjalljen e saj. Pyetja qe une do te beja eshte:

    - Ku jane sot keta profesore qe bene emer per sulmen e tyre ndaj KOASH?
    - Cfare i ndodhi te plotfuqishmit president Berisha ne 1997 kur 2 vjet me pare u mundua te perzinte Kryepeshkopin Anastas nga Shqiperia me projekt kushtetutes?
    - Po ish-presidenti Rrexhep Mejdani qe edhe femijet e vete i dergon ne kolegjin turk ne Tirane?
    - Si perfundoi "Tani i Top-Channel" qe nuk humbet rast per te shpifur e sulmuar KOASH?
    - Si eshte katandisur minoritari grek i anes-detit qe me pacauren e vete Shekulli sulmon KOASH?
    - Ku eshte sot Bashkim Gazidede, ish-kreu i SHIK-ut qe mbante ne survejim dhe orkestronte te gjitha sulmet mediatike ndaj Kryepeshkopit Anastas dhe KOASH?

    Sa me shume shtohen sulmet ndaj KOASH, aq me shume shtohet Hiri i Perendise per Kishen dhe ata qe sherbejne ne te.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 25-02-2009 më 13:44

  10. #10
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Vellezer!

    Nuk kam se c`ti shtoj ndonje gje te madhe ketij postimi, pasi te gjitha qendrojne plotesisht. Edhe une me problematikat qe ngrita per 4-5 historiane e politikane nuk kisha aspak qellim te denigroja figura te tilla, pasi edhe mund te mbaja heshtje qe edhe ajo do te ishte e mire e t`ja linim gjithcka Zotit si gjykatesi i vetem.
    I shtrova keto ceshtje per te njohur me mire situaten ne te cilen jetojme, gjendjen, ate se c`po ndodh ketu ne Shqiperi me keto probleme, etj. Pra te bej nje rikonjicion te gjendjes per te ditur edhe ne se si te veprojme, si te mos gjendemi te pambrojtur ne momente te caktuara, etj.
    Mendoj se kjo qe bej nuk eshte gjykim ndaj personave (ne qofte keshtu nuk vazhdoj me), por pergatitje per t`u mbrojtur.
    Pra, parimi im eshte qe e verteta duhet thene ashtu sic eshte, sado e hidhur qofte. Perndryshe, duke e fshehur e duke e justifikuar semundja nuk sherohet por avancon me tej.
    Nuk shpeton nga vdekja njeriu i semure me kancer, nese atij nuk i thuhet e verteta per semundjen e tij.
    Dhe me pas mendoj se duhet te falim. Por qe te falim duhet te percaktojme njehere fajtorin.
    Dihet qendrimi ndaj Kishes sone gjate gjithe ketyre viteve. Shpesh ka qene denigrues. Ky qendrim vitet e fundit ka filluar te shfaqet perseri ne ato segmente te cilet u permendem e qe s`ka nevoje t`i perserisim.
    Por nje faj ketu kemi edhe ne orthodhokset pasi nuk kemi thene te verteten per te gjithe gjerat.
    Ja, po shtroj nje problem qe eshte gati tabu, e kush te doje le te jape mendimin e vet e le te me kundershtoje nese flas gabim. E kam fjalen per djegjen e Kishave Ortodhokse ne Kosove gjate trazirave te Marsit 2004. Une nuk po hyj te percaktoj fajtoret, por dihet qe ata kane qene shqiptare. Une per veten time ndjeva nje indinjate te thelle nga ato c`ka pame, pasi per ne djegja e cilesdo Kishe Orthodhokse eshte nje mekat i rende pasi Kisha eshte Nje. Me habi te madhe nuk pashe e as degjova ndonje prononcim zyrtar te KOASH-it per te denuar djegjen e Kishave ne Kosove.
    Pati vetem nje prononcim te Kryepiskopit +Anastas, por, me sa kuptova nuk ishte prononcim per te denuar, por per te sheshuar gjerat dhe per t`i mbyllur ato.
    Pra, une mendoj se e verteta nuk u tha. Djegja e Kishave nuk u denua.
    Dhe c`ndodh sot. Mesa kam degjuar per situaten ne terren ne Kosove e sidomos nga postimet ne kete forum, djegja e Kishave tashme konsiderohet si nje veprim i drejte. Bile thuhet se "ato jane tonat dhe ne mund te bejme c`te duam me to". Ne raste te tjera thuhet se ato jane objekte kulti ilire te vjedhura nga serbet, etj., keshtu qe ne mund te djegim.
    Pra, mbulimi i se vertetes apo justifikimi i fajit, beri qe fajtoret te mos pendohen. Ata sot jane krenare per ate qe kane bere. Dhe po te jete e mundur do t`ja nisnin perseri nga e para, ndoshta edhe me Kishat ne Shqiperi.
    E hidhur? Po shume e hidhur pasi keto gjera i thone e i bejne bashkekombasit tane. Por eshte e vertete.
    Tani po, une i kam falur te gjithe ata qe kane bere keto gjera, shpresoj qe ato te mos perseriten me dhe te ecim se bashku ne rrugen e qyteterimit, prosperitetit dhe tolerances fetare.

    Hiri i Zotit tone Jisu Krisht qofte mbi ne te gjithe!

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shinasi Rama: Ju rrëfej kujtimet e mia mbi lëvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  2. Shenja ne Rruge!?
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 08:47
  3. Berisha: Disa prej mediave, hanxharë të mafies
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 203
    Postimi i Fundit: 16-05-2007, 02:27
  4. Debati dhe vlerat e shoqërisë shqiptare
    Nga Enri në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2003, 14:07
  5. E Verteta
    Nga baobabi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 17-05-2002, 14:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •