ngjarje te verteta , mos shkruni skenar te witscok....![]()
ngjarje te verteta , mos shkruni skenar te witscok....![]()
"Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....
nje dite isha duke chatu...aty njoha nje tip interesant...ndryshe nga te tjeret...tip pa fjale te bukura...pa ledhatime...po i drejtperdrejte ne mendime........
adesso si che ho trovato il mio cielo forever and ever
Do tregoja per veten time me mir...
Cdohere ne mengjes un dilja pija kafen e mengjesit lexoj gazeten...me nje shoqe, ne nje lokal qe e frekuentoj shpesh.....dikush kuptoi se un cdoher dal ne mengjes.....ai ish pas dite ne pune mirpo filloi te vinte cdohere me heret para dite, ne menyre qe te me shoh...dhe ndoshta mas dikuj te me afrohej...un nje gje te till nuk e vereja derisa nje dit mu ul ne tavoninen ku isha bash me shoqen dhe filloi te me tregoj se cdohere me ka vezhguar...
me erdh interesant....por gjithnje ate takim te rastesishem e mbaj mend...
Where there is love..there is life.!!
ketu paska me shume takime horror... gjithsesi bravo meshkujt qe bejne perhere hapin e pare.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga broken_smile : 16-08-2012 mė 11:35
U njoftova me njeren ne internet ate kohe ishte nje web faqe albastorm e nuk e di a funksionon me por e rendesishme aty u njohem.
Ate kohe edhe njerzit ishin me te sinqert apo me dukeshin mua, por une mendoj qe kan qen me te sinqert dhe kan qen vetja si ne realitet si ne virtualitet ate qka e ka mendu e ka shpreh dhe e ka then duke e shkruar.
Biseduam per rreth 7 muaj deri sa erdhi koha e pushimeve verore dhe e dini ku u takuam e pabesueshme por e vertete e njoha edhe pse kishte ngjyer floket me te bardha . U takuam ne lezh tek betejat e Skender Beut ajo ishte me disa te njofshem qika te hallave. Mandej kujt ju beke vone per betejat e Skenderbeut ne bisedonim aty qeshnim Ohhh ende ndjej ato emocione freskuese qe me shoqeroheshin me te skuqura sepse mi ngulitnin syt ato gocat tjera.
....edhe une me ne fund e takova dikend nga interneti,ne fakt jam taku edhe me te tjere ne menyre shoqerore dhe ia ka vlejt me te vertet, mirepo kjo shoqja ne fjal ishte diqka e veqant, dhe munde te them lirisht qe ia vlen te njohesh njerez dhe botera te ndryshme
![]()
Ndodhi, ngjarje e vertete
Isha vetem 16 vjec, kisha shkuar ne pushime ne plazhin e Ulqinit, dola ne plazhin e vogel heret ne mengjes dhe i vetem, njerezit endeshin poshte e larte, te ri e te vjeter, dhe une ecja, pashe dy goca qe vinin ne drejtimin tim dhe ca djelmosha i ngacmuan pak, ato ia kthyen me ironi 'banu bre bajata', njera ishte zeshkane dhe tjetra bjonde, te dyja te bukura pa mase ishin. Kur u afruam, njera peshperiti; uaaa cfare syyyy...! Tjetra oo ky... dhe kaluan, nuk i ndegjova cfare folen me tutje... I dola ne fund plazhit dhe u ktheva prap mbrapa, por ato nuk i pashe me, kisha bere nje shok i cili ishte nga Shkodra dhe banonte afer meje (punonte), me te dilnim ne plazhe dhe ne mbremje, ka qene i bukur dhe ai por nuk i ecte puna me shqipetaret e kosoves, sepse nuk merreshin vesh. Thoshte; si t'ia bej mor Gon, sa e ndal nje dhe filloj t'ia theme poezite e mia si i di une ne shqip, flas e llomotit kot se ne fund pergjigja qe me kthehet nga to eshte 'cka je ka thu bre se sjom ka t'marr vesh?!", por une shqip po iu flas mor Gon me thoshte, i thosha, fol me ngadal dhe shpreh fjalet paster, sepse ju nguteni ngapak dhe ne s'iu marrim vesh pastaj
. Nejse, dola te kerkoj kete shokun qe te behemi bashk e t'i gjejme ato goca prap, por nuk e gjeta dot :s. U ktheva ne plazhe, erdhi dhe familja, rrija, nganjehere futesha ne det dhe diku ka mesdita desha te dal ne rrug te blej ndonje akullore me duket, nuk e di sakte. Ne dalje te plazhit shoh ato gocat e ulura ne rere, per rreth kishte familje, njerez qe benin plazhe, u hutova duke i shikuar dhe ato me shikonin, une ecja duke shikuar dhe m'u perdridhen kembet se kisha hasur ne nje pare sandalle qe kishin qene aty ne rere dhe u rrezova, sa su bera copa, filloj tere mileti te qeshte e ato nuk mund te merrnin fryme nga te qeshurat. E ndjeva fytyren se me ishte skuqur dhe faqet mu kishin bere domate tap, ula koken dhe eca rruges time ku isha nisur. Per fat e takova shokun qe ishte nga Shkodra, ku je mer Gon, cfare bene, me ke je? Ec i thashe he pis se sa t'kam lyp e sun t'gjajsha kerkund. Ec se kam takuar dy goca te bukura si engjellushe dhe e hengren kogja shume. Nuk bleva akullore fare, por u kthyem ne plazhe, pashe ato duke hyre ne det, thash ato jane, eja tha t'i vihemi pas, u futem ne det dhe ato ecnin dhe ishin para nesh, por hap syt dhe shoh dy djem qe i shkonin pas, kur shoh njeri ishte i vendit tim, me i madh se une, dhe njihej si problematik (belaxhi) asi qe vrajne gjin, rrehin gjin, prejn gjin lol, por me dukje ishte i pashem. I thash Vitor ndal, pse mo te ndalemi?! Ndal thashe se ata dy cunat qe i shkojne pas, njerin nga ta e njoh dhe ia di historine, do futemi ne telashe te medha, ec more leri ata shkerdhat, tregohemi me te zot se ta dhe i bejme per vete, ndalu mor te thash se seshte pune hajgare i them une, sivjet ai tipi bardhavel ia ka qa barkun njerit ne vendin tim dhe ka emer atje, ai ma ktheu, mire mor Gon mire, perse me thirre kur friken e ke ne palc, mire i thash, shko ti pra ta ta shoh trimerin tende se une jam frikacak dhe po kthehem, u kthye edhe ai mbrapsht dhe te dy te zhgenjyer u ulem buz detit dhe i shikonim, ai djali qe ishte bashkevendas i imi e perqafoi njeren nga mbrapa, verehej pak nga lartesia, por u pa qe e beri per vete. Shoku me tha, ika Gon, do shihemi me vone ndoshta, ose ne mbremje, mire i thashe. U be ora shtate pasdite, duke shetitur per rreth detit, ja.. shoh ato dy gocat te ulura ne buz te detit tek luanin ngapak me rere, bera zemren gur dhe vec asaj nuk durova, u ula ne mes e i thash, nuk po iu pyes fare a keni nevoj per shoqeri, sepse skam nevoj t'iu pyes, ato e shikuan njera tjetren dhe buzeqeshen, nuk thane asnje fjale, por vetem ulen kokat...! Nga jeni i them une? Nga Vitia, mu pergjigjen ato, si kaloni me pushime? Mire, jeni ne shkolle? Po.. Sa vjec jeni? Kaq.. Si i keni emrat? Filane - Fisteke.... Kur hop erdh Shkodrani, Gon a kam vend edhe une ne kete shoqeri? Pyeti keto i thash duke qeshur, edhe ato qeshen dhe thane, shok i yti eshte? Thash po eshte shoku im dhe eshte nga Ulqini, e thash keshtu per arsye se ishte koha kur vajzat e Kosoves dhe njerezit ne pergjithesi Kosova ende kishin frike nga shqipetaret e Shqiperise, duke kujtuar rrebelizmin e 97-es dhe ata konsideroheshin ende si rrebel nga shqipetaret e Kosoes. Mire thane, pasi eshte shok i yti pse jo. Po te mos vinte ky vete nuk dija se cfare te beja, cilen te zgjedhja, mire qe erdhi dhe kapa zeshkanen pa pyetur askend dhe shokun e lash me tjetren, ec i thashe te shetisim kesaj times. Ishte nje caffe-bar qe punonte diten i ndertuar ne shkemb ne qyshk te plazhit, kurse naten punonte si diskotek e hapur. Shkuam aty dhe tek sa po bisedonim kur papritur na vjen nje ze nga larte shkalleve te caffe bar-it, ne ishim nen shkalle, kur ja shoh ate tipin e krisur, cfare ben ti aty? I drejtohet kesaj, kesaj i erdhi nje e dridhur ne trup sa qe e ndjeva dhe une, sepse kisha doren e saj ne doren time, kjo hesht dhe ul koken, ec nalt menjehere, une i them; thauj, jo nuk vi, dhe kjo iu pergjigj ashtu, ec tha, mos me detyro te vij posht dhe te ngre zvarre per flokesh, atehere reagova une, provo ne se ta mban (isha i ri dhe zemra filloi te me rrahte me shpejt nga frika), mbylle gojen ti fmiaq k... tha se vi t'shky posht, pa provo de dhe u ngrita ne kemb, per fat ate e terhoqi per krahu shoku i tij, duke i thene lene bre, hiqu asaj kurve, ai u kthy edhe nje here dhe iu drejtua kesaj, shihemi ne mbremje dhe do ta tregoj qejfin une ty, pastaj shkoi. E pyeta sikur nuk jam ne dieni per asgje, kush ishte ky tipi?! Filloi te qante dhe te me tregonte historine e shkurter qe kishte pasur me te (brenda nje dite), keshtu e keshtu, u futem ne uj, mendova se vetem na vinin mbrapa, por nuk e mendova se edhe do t'me rrembente, une nuk pata cfare te bej tjetter, nik kisha force t'i rezistoja, jam femer...! Mire, te kuptoj i thashe, ndersa ti me ke pelqyer kur te pashe ne mengjes me tha, dhe na ke shkri me ate rastin qe u rrezove kur hase ne sandalle ne rere, iu kthye disponimi prap. E lam qe te dalim ne mbremje , por ajo kishte frike nga ai dhe e shihte te udhes qe te mos dal fare ne mbremje. Ndersa une njihja shumice te rinjesh ulqinak qe punonin neper disko e cafiteri, sepse qe nga femijeria pushimet i benim atje ne Ulqin, i thash dil e mos ke frike kur je me mua, nuk kryen pune ketu mosha dhe fuqia qe ka ai ne krahasim me mua.. Dolem ne mbremje po ne ate disko, kishte dhe tavolina per tu ulur dhe ne u ulem, pas pak na u vizatua ai perpara, cfare te kam thene? U ul ne tavolin dhe kapi per floke ate, papapa jam quar dhe ia kam kap doren atij, nje kamarier qelloi afer fatmiresisht dhe nderhyri, care problemi keni, ky i tha shiko punet tuaja ti si kamarier qe je, une i thash me thirr gazden se me pengon dhe Sylon, ishte kamarier qe punonte aty, e kisha shok, plasi sherri pastaj me sigurimin e punetoret, une mbeta me gocen pa u prekur me dore fare, ata dolen jashte dhe nga jasht ai me kercenonte, do te te bej kshtu e do te te bej ashtu... Gocat te nesermen kishin pasur diten e fundit te pushimit, keshtu qe nuk qendruam gjate bashk dhe te nesermen nuk u pam me. Kur u ktheva ne shtepi, pas nje kohe pashe ate sharlatanin uhaaa.. ruhesha nga syte tij, i ikja vendeve ku rrinte ai, i shkurtova floket, sepse i kisha te gjata dhe per fat te mire shpetova, ai nuk me njohu me, vetem kur u takoheshim nga larg i shkonte syri te une dhe me shikonte si me habi!!! Ai tani me nuk jeton ne Kosove, ka lene vendin.. Me ate gocen nuk jam pare kurr me, por me ka mbetur ne koke ajo histori e shkurter si nje adoleshent qe isha
...
Koheve te fundit 80% te njohjeve jane te njejta, virtualisht...nga FB apo dicka e ngjashme...
Sa per temen, une realisht jam njohurjam fejuar,jam martuar, jam trasheguar
si moti ....
![]()
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shkenca : 09-12-2013 mė 18:33
ೋღ♥ღೋ ══════════C6H12O6═════════ೋღ♥ღೋ
Krijoni Kontakt