
Postuar më parë nga
Modesti
Miriam, do të tregoj një ngjarje të shkurtë!
Verën e kaluar isha në Golem, bregdetin e bukur Shqiptarë, me tërë familjen. Mbase qëndrova 10 ditë, kaluan shumë shpejtë sepse na pëlqeu shumë. Kishim të rezervuar hotelin aty afër plazhit, ndërsa me ushqim kalonim duke blerë në mini marketet e shumta që ishin aty në çdo hap! Me që fillova të blej në njërin prej tyre edhe mbeta klient lojal deri në fund te njëri market i cili kishte vërtetë shërbim të mirë. Pas nja dy ditësh, pronarja, një zonjë e cila punonte me fëmijët e saj aty na pyeti mua dhe shoqen se nga jemi? Ne i thamë se jemi nga Shkupi! Përgjigja e saj si prej topi ishte: "E shoh unë"! Më habiti, të them të drejtën më bëri kureshtar ta pyes çka sheh ajo? Kur e pyeta se çka sheh? Më tha: "Ju shqiptarët e Maqedonisë jeni shumë të mirë, dalloni prej tjerëve"! Hm! Përsëri përgjigje e përgjysmuar, dhe përsëri e pyeta e pse dallojmë nga tjerët? Tha: "Jeni më të sinqertë dhe e mbani fjalën"! Ndërsa unë i kisha mbetur borxh para dite 5 lekë, dhe ia ktheva pas dite kur u kthyem prej plazhit, më tha mendja se ndoshta për shkak se ia ktheva borxhin mendon ashtu! Nuk e zgjata më tepër, por i thashë: "Ne shqiptarët jemi të gjithë të mirë në përgjithësi, por, mbase një fjalë e jona popullore thotë se çdo fis ka pis, këtë nuk do ta përdorim shumë sepse ato janë të paktë"! Vetëm buzëqeshi dhe u përshëndetëm.
Kur të shkosh në Shkup dhe Tetovë, mos u trishto, nuk ke arsye të trishtohesh, sepse njerëzit janë të mirë, por edhe mos provoko, pajtohu me gjakun tënd ashtu si është, respekto gjuhën e atyre të cilët janë të veshur si ua kënda atyre dhe që janë nga gjaku yt, flasin gjuhën tënde. Fjala "injorant" në gjuhën letrare është fjalë fyese, mendoj se me asgjë nuk e kanë bërë punën që të fyesh bashkëkombëset dhe bashkëkombësit tuaj, secili le të mban për vete stilin dhe mënyrën e jetesës, kjo nuk ndikon askund në vendet e civilizuara, përkundrazi respektohet.
Krijoni Kontakt