Mė poshtė po jap mėnyrėn time si mundohem tė trajtoj infektimin e kompjuterit nga parazitat e rrjetit ose ata tė marrė me anė tė tjera. Secili mund tė japė kėtu versionin e tij, qė tė mėsojmė nga njėri-tjetri.
Ke njė drajv tė jashtėm USB, njė njeri qė ta jep atė, qė ėshtė marrė nga njė Internet Caffe, i lidhur nė internet. Ke njė kompjuter dhe njė virus! Metodat e ndryshme, pėr tė cilat sot edhe mund tė paguash, mund tė bėjnė qė kjo pajisje me vlerė pėr ata qė u hyn nė punė tė kthehet nė normalizim.
Pas tetė vjetėsh eksperience thuajse tė pėrditshme me njė pajisje tė tillė, ka ardhur njė kohė kur, pėr fat tė mirė, arrij tė kuroj dhe parandaloj ēdo infektim tė mundshėm nga njė ndėrhyrje e jashtme. Pėr kėtė pėrdor katėr (pesė, nė fakt) programe tė cilat secili qė ėshtė i interesuar mund t'i gjejė falas: i vetmi shpenzim ėshtė koha pėr tė gjetur keqbėrėsin e vėrtetė qė nuk te lejon tė ēatosh lirshėm me shokun tėnd, apo tė shkruash nė Word, apo tė lundrosh nė internet pa merakun se dikush tjetėr po regjistron tastet qė ti shtyp.
Para se tė pėrmend programet qė mė ndihmojnė, duhen pasur parasysh kėto rregulla:
1. Pėr internet: Nuk duhet klikuar mbi linke qė janė tepėr tė gjata dhe nga persona apo adresa qė nuk janė tė njohura pėr ne (qė shpesh na kėrkojnė tė regjistrohemi). Pėr faqet me kode tė zhbllokimit tė paligjshėm tė programeve ose pėr faqe me pėrmbajtje pėr tė rritur, nuk duhet shkarkuar asgjė.
2. Pėr kompjuter: Nėse futet njė drajv i jashtėm USB dhe eksplorohet dosja e tij, nuk duhet klikuar mbi ndonjė program qė ėshtė mė i vogėl se 200 KB. E njėjta gjė vlen edhe kur bėhen shkarkime (nė mėnyrė ilegale) nga programet LimeWire, eMule etj.
Tani, programet tė cilat tė shpėtojnė nė shumicėn e rasteve janė kėto.
a. Sandboxie (bėn mbėshtjelljen e njė programi tė hapur, nė njė kuti rėre, i cili realisht nuk vepron nė llogarinė aktuale tė Windows-it)
b. Autoruns (zbulon se cilat programe nisin automatikisht me sistemin) *
c. Process Explorer (zbulon dhe mbyll gjithė shėrbimet apo programet qė veprojnė realisht nė Windows) *
d. TCP View (shikon pėr portet e hapura nė kompjuter, ose ato tė mundshme qė mund tė jenė duke u lidhur me jashtė)
e. Hijackthis (bėn thuajse tė njėjtėn gjė si Autoruns dhe Process Explorer, por ndonjėherė pak mė shumė)
Programet me yll (*) janė nga mė tė rėndėsishmet qė pėrdor nė rast infektimi ose nė kohėn e lirė (kur kompjuteri mė mbingarkohet papritur). Pėr masė parandaluese pėrdor Sandboxie-n (p.sh. tani kam hapur Internet Explorer, por vlen edhe pėr tė instaluar programet e reja nė provė). Kur dyshoj pėr njė program, shikoj nėse ai bėn ndonjė lidhje kur unė hyj nė internet (me TCP View) ose zbuloj se ēfarė procesesh tė tjera veprojnė nėn tė (me Process Explorer).
Pėrderisa kam njė laptop tė cilin nuk e krahasoj dot me njė desktop (nuk dua ta ngadalėsoj, nuk kam qejf kur "mundohet" me zhurmė gjatė skanimit nė sfond nga njė antivirus, dua ta pėrdor vetėm pėr punėn time) unė nuk kam program antivirusesh. Por mund tė ketė nga ata qė nuk e pėrdorin dot menjėherė listėn mė sipėr me softuere. Me informacionet e mia, pėr tė mos e ndėrlikuar shumė jetėn, mund tė pėrdoret njė antivirus falas si Avira (i konfiguruar mirė) dhe shumė kujdes.
P.S.: Asnjėherė nuk do tė ketė edhe aq siguri nėse sistemi Windows nuk ka ridatimet (updates) mė tė fundit. Pėr kėtė, shpesh klikoj nė mėnyrė manuale te Windows Update (nė Start - Programs).
Krijoni Kontakt