Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Infertiliteti/Steriliteti bashkėshortor

    Me sterilitet kuptohen kushtet me tė cilat njė ēift nuk arrin tė bėjė njė fėmijė, mbas njė viti martese, qė kryen marrėdhėnie seksuale pa u mbrojtur. Sipas tė dhėnave thuhet se sot 15-20% e ēifteve nė fazėn e riprodhimit kanė kėtė problem. Ky ėshtė njė numėr i konsiderueshėm, nė qoftė se kemi parasysh faktin se ėshtė nė ulje numri i lindjeve, sidomos nė vendet e industrializuara. Ėshtė e rėndėsishme tė theksohet se njė numėr i madh i ēifteve qė dėshirojnė tė kenė njė fėmijė dhe qė nuk arrijnė t'a realizojnė kėtė dėshirė, vjen si pasojė dhe tė mentalitetit shumė tė rezervuar tė ēifteve. Mendohet se ėshtė shumė mė e lehtė tė flitet pėr njė sėmundje si: diabeti e hipertensioni, sesa tė flitet pėr sterilitetin e ēifteve. Kėshtu lind pyetja: mund ta konsiderojmė kėtė sėmundje? Nėse nė realitet e mendojmė si sėmundje, njė gjendje fizike e psikike, qė tė bėn tė gjendesh larg njė gjendjeje mirėsie nė krahasim me vetveten ose me tė tjerėt, pėrgjigjja ėshtė po. Mendojmė nė fakt se steriliteti ėshtė njė sėmundje e vėrtete edhe se shumė njerėz nė mėnyrė tė padrejtė nuk e konsiderojnė si sėmundje. Kush e ka provuar nė shpatullat e veta, nuk mund ta pohojė, qė steriliteti ėshtė diēka shumė e mirė, por ėshtė njė shqetėsim i dhimbshėm. Atėherė mund tė themi se steriliteti ėshtė mė shumė se njė sėmundje e shpirtit me tė gjitha shqetėsimet e ambicies, trishtimit, depresionit, inatit, vetmisė dhe nė tė njėjtėn kohė tė impotencės. Pėr tė gjitha kėto qė thamė mė sipėr duhet tė luftohet pėr tė fituar, dhe mendojmė se kjo arrihet nga shkenca e cila ka ecur shumė pėrpara nė kėtė fushė. Pėr shembull: steriliteti mashkullor ėshtė praktikisht i trajtueshėm dhe teknikat pėr tė trajtuar sterilitetin femėror edhe kur shkaku nuk dihet, janė pėrmirėsuar nė mėnyrė tė ndjeshme. Pėr kėtė ėshtė e rėndėsishme trajtimi i ēifteve nga ana mjekėsore, tė cilėt duhet ėt mbėshtesin dhe tė ndihmojnė ēiftet qė dėshirojnė gjėnė mė tė ēmueshme dhe tė shtrenjtė, mė tė bukur dhe mė tė thjeshtėn t ėbotės nė tėrėsi, pėr tė pasur njė fėmijė. Sot nė botė ekzistojnė metoda moderne pėr ta pėrmbushur kėtė dėshirė tė njė ēifti pėr tė pasur njė fėmijė. Teknikat mė tė pėrparuara tė riprodhimit artificial janė katėr: Teknika e parė dhe mė e thjeshta nga tė gjitha qė aplikohet nė periudhėn avulatore natyrale, konsiston nė futjen nė mitėr tė spermatozoidit mė tė mirė, me anėn e njė tubi plastik dhe quhet inseminacion intraureterin. Pėrdoret nė tė gjitha raste, nė ėt cilat shkaku i sterilitetit ėshtė i panjohur, ose kur ka njė numėr tė pakėt tė spermatozoidit nė lėngun spermik. Teknika e dytė, ėshtė mė e ndėrlikuar dhe invasive, sepse kryhet me anėn e njė operacioni tė laparoscopisė. Duhet mė pėrpara tė merren vezėt nga vezoret dhe pastaj bashkė me me spermatozoidet mė tė mirė vendosen brenda nė tubė (GIFT). Bėhet me tė njėjtat raste qė pėrdoret edhe inseminacioni brenda nė mitėr dh rezultatet janė mė tė mira. Por meqenėse ėshtė njė teknikė shumė invazive dhe nuk mund ta kontrollosh nėse ėshtė kryer fekondimi apo jo, sot mbetet njė teknikė pak e pėrdorshme. Kėto dy teknika tė fekondimit realizohen nė brendėsi tė trupit tė gruas. Teknika e tretė, realizohet me marrjen e vezėve nėpėrmjet ekografisė dhe fekondimi bėhet nė njė aparaturė qė quhet "inkubator metaboli" dhe mbas dy ditėsh embrionet qė janė formuar vendosen nė mitrėn e gruas (F.I.V.E.T.). Kjo teknikė pėrdoret nė rastet kur tubat e gruas janė tė mbyllura. Teknika e katėrt, konsiston nė futjen e njė spermatozoidi nė vezė e gruas direkt me anėn e njė gjilpėre tė hollė, dhe kur ėshtė formuar embrioni futat nė mitrėn e gruas (ICSI). Kjo ėshtė njė teknikė qė pėrdoret nė rastet kur ka njė deficit tė madh tė numrit tė spermatozoideve. Rezultatet e kėtyre teknikave janė shumė tė ndryshme, por mesatarisht variojne nga 30-40 % tė shtatėzanisė pėr ēdo tentativė me metodat FIVFT ose ICSI. Kjo pėrqindje varet shumė nga mosha e gruas dhe nga kualiteti i qendrės sė specializuar.

    * Autori ėshtė Drejtori i Qendrės Ndėrkombėtare Genesis "GLOB"
    "Carpe Diem"

  2. #2
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Stresi, mund tė ndikojė nė sterilitet te njė mashkull

    • Stresi kronik ndikon nė shfaqjen e problemeve tė sterilitetit te meshkujt. Hormonet qė ēlirohen, ndikojnė nė spermatogenezė dhe pėr pasojė nė aftėsinė fekonduese tė njė mashkulli.

    AIDA MALAJ

    Nė njė intervistė pėr “Panorama”, mjeku androlog, Evi Dani, shpjegon se si mbi ē’bazė ėshtė i ndėrtuar sistemi i riprodhimit, si ndikon konkretisht stresi mbi kėtė sistem dhe ēfarė mund tė bėhet nė kėto raste:
    Doktor, ēfarė hormonesh marrin pjesė nė sistemin e riprodhimit tė njė mashkulli?
    Riprodhimi te meshkujt ėshtė i varur nga njė sistem hormonal, qė ėshtė specifik vetėm pėr sistemin e riprodhimit. Nė pjesėn e sukorteksit mund tė prodhohet njė sėrė hormonesh ku mė i rėndėsishmi pėr riprodhimin ėshtė gonotropina ose hormonet ēliruese tė gonotropinės, tė cilat ngacmojnė hormonet folikulostimuluese dhe lutinizuese tė hipofizės (gjendėr e cila prodhon disa hormone dhe ndodhet brenda nė tru). Lutemizuesi dhe folikujt ndikojnė nė qelizat Leidik pėr prodhimin e testosteronit si dhe influencojnė tubat seminifer. Tubat seminifer dhe qelizat Leidik ndodhen nė teste. Pikėrisht ērregullimi i kėtij mekanizmi sjell pasoja pėr dėmtimin e spermatogenezės. Pra, uljen e nivelit, lėvizshmėrinė ose formėn tė spermatozoideve, duke u bėrė kėshtu problem pėr aftėsinė fekondeuse tė mashkullit. Ky mekanizėm vepron dhe te femrat pėr tė mbajtur njė cikėl tė rregullt tė zhvillimit tė vezės.
    Mendohet se stresi ėshtė njė faktor qė ndikon nė shfaqjen e problemeve tė sterilitetit te njė mashkull. Si ndikon konkretisht kjo gjendje?
    Gjatė praktikės sė pėrditshme ėshtė parė se nuk janė tė paktat rastet qė kur ēiftet nuk arrijnė tė kenė njė fėmijė, t’i nėnshtrohen njė gjendjeje stresante dhe ta shndėrrojnė nė njė problem psikologjik. Ēifti ėshtė i stresuar, i preokupuar dhe ėshtė parė se kjo gjendje pėr fat tė keq influencon nė sistemin hormonal, duke penguar apo frenuar spermatogenezėn ose ovulogjenzenės. Pėrveē kėsaj, sigurisht stresi i pėrditshėm, puna stresante etj., ėshtė parė se veprojnė dhe nė drejtimin e infertilitetit, sepse stresi ndikon nė prodhimin e adrenalinės, e cila vepron nė sistemin hormonal.
    Sa i pėrhapur ėshtė problemi i sterilitetit?
    Kohėt e fundit vihet re njė shtim i rasteve, pavarėsisht se nuk ka statistika tė mirėfillta. Gjithsesi ėshtė parė se nėse mė parė konsiderohej se infertiliteti ishte njė problem qė kapte 10% tė ēifteve, ky problem ėshtė rritur nė 15-20%. Ka disa faktorė qė kanė ndikuar nė shtimin e kėtij problemi. Tė tillė janė aktiviteti i hershėm seksual, shtimi i rasteve tė aborteve, sėmundjet seksualisht tė transmetueshme, mėnyra e jetesės, stresi etj. Pra, janė njė sėrė faktorėsh qė kanė ndikuar nė shtimin e kėtij problemi.
    Si trajtohet steriliteti te meshkujt?
    Trajtimi i meshkujve infertil bėhet duke pėrcaktuar nė radhė tė parė shkakun. Vetėm duke pėrcaktuar njė diagnozė tė qartė, mund tė bėhet trajtimi si duhet i sėmundjes. Pėrsa i pėrket mjekimit, ai konsiston kryesisht nė atė hormonal dhe bazohet nė dhėnien e gonotropinės. Stimulimi i spermatozoideve bėhet nė bazė tė shkallės sė spermatogenezės apo aftėsive fekonduese qė shfaqin nė spermogramė. Sigurisht ēiftet qė kanė probleme tė tilla, e kanė tė nevojshėm dhe njė trajtim psikologjik.
    Nė pamundėsi pėr tė arritur sukses me metodėn stimuluese hormonale, mund tė pėrdoret fertilizimi in vitro.

    Analiza

    Njė nga analizat qė bėhet pėr pėrcaktimin e aftėsisė fekonduese qė ka njė mashkull ėshtė spermograma. Kjo ėshtė unifikuar nė vitin 1982. Para kėsaj date, vende tė ndryshme merrnin pėr bazė kritere tė ndryshme. OBSH nė kėtė vit, mori pėr bazė njė studim qė ishte shtrirė nė 5 qendra, i cili kishte njė pėrhapje gjeografike tė gjerė dhe merrte nėn shqyrtim raca tė ndryshme. Nė bazė tė atij studimi u vendosėn dhe kriteret se kur njė mashkull ka probleme me sterilitetin. Kriteret janė orientuese, tė tilla qė bazohen nė: volumin qė duhet tė jetė 2-4 ml, numrin e spermatozoideve qė duhet tė jetė 10 milionė dhe mė shumė, nė njė mililitėr, nė total duhet tė jenė 40 milionė dhe mė shumė spermatozoid. Lėvizshmėria, e cila duhet qė tė jetė me lėvizje progresive te mbi 15% e spermatozoideve dhe forma duhet tė jetė ovale nė mbi 30 % tė tyre.

    Marre nga "Panorama"
    "Carpe Diem"

  3. #3
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Viagra dėmton spermatozoidet dhe zvogėlon pjellorinė

    Pėrdorimi i Viagras mund t’i bėj dėm pjellorisė tek meshkujt, tėrheqin vėmendjen shkencėtarėt. Eksperimentet e deritanishme kanė dėshmuar se ky ilaē kundėr impotencės mund tė dėmtojė spermatozoidet, qė rrjedhimisht sjell deri tek steriliteti.

    Nė rrezik mė tė madh janė tė rinjtė tė cilėt e pėrdorin atė kohė pas kohė, ndėrsa diskutabile ėshtė edhe politika e disa klinikave pėr shėrimin e jopjellorisė, tė cilat ua pėrshkruajnė pacientėve tė tyre Viagrėn, pėr t’iu rritur prodhimi i spermės, e nevojshme pėr terapinė e fekondimit artificial.

    “Ėshtė brengosės edhe fakti qė klinikat u pėrshkruajnė pacientėve Viagra tė cilat do tė duhej tė rritnin pjellorinė. Ēiftet tė cilėt shkojnė nė terapi edhe ashtu kanė probleme me pjellori, e atje meshkujve u japin ilaē i cili vetėm sa mund tė pėrkeqėsojė problemin e tij”, tėrheq vėrejtjen doktori, David Glenn, nga Universiteti Mbretėror nė Belfast.

    Hulumtimi i tij ėshtė i bazuar nė dy lloje tė eksperimenteve – njėri ėshtė kryer nė kafshė, e tjetri nė njerėz, dhe qė tė dy kanė dėshmuar se pas marrjes sė Viagras, sperma bėhet e aktive, por edhe se njėkohėsisht dėmtohet.

    Tek spermatozoidet tė cilėt kanė qenė tė ekspozuara ndaj Viagras shkatėrrohet akrozomi i cili megjithatė pėrmban enzima qė copėtojnė membranėn, qė rrethon vezoren femėrore dhe kėshtu mundėsojnė qė spermatozoidet tė futen nė tė pėr ta barrėsuar. Nė rastet kur merret Viagra, akrozomi hapet dukshėm mė herėt dhe atėherė spermatozoidet nuk mund tė depėrtojnė nė vezore, dhe si rrjedhojė nuk mund tė vije deri te barrėsimi.

    “Kėto zbulime sjellin dy brengosje kryesore. E para ėshtė se Viagra ėshtė bėrė ilaē i cili pėrdoret kur tė duan njerėzit, pėrzihet me kokainė dhe madje shitet nė klube nate. Zbulimet tona e lėnė tė hapur mundėsinė qė Viagra do tė mund tė kishte edhe efekt kumulativ te problemet mė serioze me pjellori nė njė fazė mė tė vonshme. E dyta, natyrisht, ėshtė pėrdorimi i saj nė klinika pėr shėrimin e jopjellorisė”, pėrfundon doktori Glenn.

    "Telegrafi"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Carpe Diem"

  4. #4
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ushqim pėr tė qenė mė pjellor
    Shkencėtarėt spanjollė kanė krahasuar shprehitė ushqyese tė 30 meshkujve, sperma e tė cilėve nuk ka qenė nė gjendje aq tė mirė.

    Rezultatet kanė treguar se konsumimi i shpeshtė i produkteve tė qumėshtit, mishit dhe patateve mund tė ketė ndikim negativ nė kualitetin e spermės.

    Ndėrsa qumėshti i vluar, peshqit, domatet, kajsitė dhe pjeshkat, kanė ndikim pozitiv nė pėrmirėsimin e kualitetit tė spermės.

    "Telegrafi"
    "Carpe Diem"

  5. #5
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Infertiliteti bashkėshortor

    Infertiliteti definohet si pamundėsia e arritjes sė shtatzėnisė pas njė viti tė marrėdhėnieve seksuale tė pambrojtura, si dhe pamundėsia e bartjes sė shtatzėnisė deri nė lindje tė fėmijės sė gjallė.

    Dr. Dėrgut Aliu
    gjinekolog-obstetėr

    Subfertiliteti ėshtė aftėsia e ulėt pėr tė mbetur shtatzėnė nė krahasim me aftėsinė normale riprodhuese.

    Te gratė qė kanė pėrdorur njė kohė kontraceptiv oral/parenteral, fertiliteti rikthehet pas 15/18 muajsh, ndėrsa gratė mbi moshėn 35 vjeēare e kanė shumė mė vėshtirė ta rikthejnė fertilitetin pas pėrdorimit tė kontraceptivėve.

    Koncepcion d.m.th. tė arrihet shtatzėnia. Shkalla e koncepcionit tė suksesshėm te ēiftet qė nė mėnyrė aktive tentojnė tė kenė fėmijė, sillet rreth 20-25% pėr muaj. Ky proces biologjik nuk ėshtė gjithmonė aq i thjeshtė meqė marrin pjese sistemi riprodhues mashkullor edhe ai femėror.

    Infertiliteti si gjendje e tillė nuk e kėrcėnon jetėn, por paraqet gjendje tė vėshtirė pėr ta pėrballuar si nė aspektin emocional ashtu edhe financiar.

    1/3 e rasteve tė infertilitetit mbesin tė pashpjeguara ku shkaku/faktori ėshtė i panjohur ose kemi faktorin multiple (shumė shkaktarė), 1/3 i takojnė faktorit mashkullor, ndėrsa 1/3 i takojnė faktorit femėror.

    Faktori mashkullor:

    1) Ērregullimet e spermatogjenezės ku pėrfshihen rėnia e vėllimit te spermės, numrit te spermatozoideve, lėvizshmėria e tyre dhe aftėsia pėr fekondimin e qelizės vezės. Varikocela (zgjerimi i venave nė testikuj) numėron rreth 40% te rasteve me zvogėlim tė numrit tė spermatozoideve, trajtimi i kėsaj gjendjeje ėshtė kirurgjik. Problemet gjenetike (tė lindura) numėrojnė 6% te rasteve tė infertilitetit mashkullor si mungesė e hormoneve apo receptorėve tė tyre etj.

    2) Ērregullimet e traktit seminal si mbyllja apo pėrdredhja e vazave deferente qė e bartin spermėn prej testikujve jashtė, pra shkaktojnė ērregullime tė ejakulimit, kjo mund tė jetė e pėrkohshme-infeksioni apo e pėrjetshme prerja (kirurgjike).

    3) Infeksioni - sėmundjet ngjitėse seksuale (STS): klamidija, herpesi gjenital, gonoreja sifilizi.

    4) Disfunksioni seksual: erektil (impotenca) dhe ejakulatore. Kėto gjendje qė hasen te ērregullimet psikike, diabeti, lėndimet e boshtit kurrizor.

    Faktori femėror

    1) Anomalitė kongjenitale(tė lindura tė mitrės) dhe defektet e fituara-vragė, tumor polip nė muret e saj, pengojnė implantimin, pra shtatzėninė.

    2) Endometrioza e cila edhe shpien nė infertilitet. Kjo ndodh kur qelizat e endometrit, mbėshtjellėsit tė brendshėm tė mitrės, dalin jashtė mitrės dhe aty depozitohen. Simptomet mė tė veēanta janė: dhimbje barku, menstruacione tė bollshme, gjakderdhje nė mes tė ciklit dhe infertilitet. Besohet se mėnyra se si shkaktohet infertiliteti nė kėtė rast ėshtė dėmtimi i vezoreve dhe tubave tė mitrės nga ky shkaktar. Endometrioza humbet pas menopauzės dhe zbehet pas njė barre nė termin (pas lindjes).

    3) Faktori tubar: fertilizimi ndodh nė tuba, ēdo lėndim dhe vragė nė to i cili trashė apo prish kualitetin e mureve tė saj tė ndjeshme, do tė vėshtirėson edhe fertilizimin. Kėto dėmtime mund tė shkaktohen nga disa shkaktarė:
    -zorra e verbėr e pėlcitur (apendiciti i perforuar)
    - intervenimet kirurgjike nė tuba
    -SST (sėmundjet seksuale transmisive)
    -abortet e komplikuara (septike)
    - pėrdorimi i gjatė i IUD (si kontraceptivė)

    4) Faktori cervical: ndryshimet nė qafen e mitrės dhe ndryshimet nė mukusin cervical bėjnė qė spermatozoidet mė pak tė depėrtojnė nėpėr qafėn e mitrės dhe bėjnė qė ata tė jenė mė pak tė qėndrueshėm nė traktin riprodhues femėror. Arsye mund tė jetė estrogjeni si hormon i ulėt dhe antitrupat antispermatozoid qė janė lloj i proteinave tė cilat i prodhon organizmi, kėtė rast i femrės ndaj qelizave tė mashkullit.

    5) Faktori vezor: anovulacionet, mos lirimi i qelizės vezė sė pjekur nga vezorja mund tė ndodhė pėr shumė arsye: mosha, fertiliteti femėrore bie pas moshės 30 vjeēare, ndėrsa rapid bie pas moshės 40 vj. Pra 1/3 e grave qė tentojnė tė kenė fėmijė kah mesi dhe fundi i 30-tave do tė pėrballen me probleme tė infertilitetit. PCO sy ose vezoret policistike, atėherė kur shumė qeliza vezė rriten, por asnjė nuk arrin tė piqet, pra ato qeliza tė papjekura shndėrrohen nė mikrocista.

    Menopauza e hershme kur pėr arsye gjenetike ose infeksioneve tė rėnda tė mė hershme tė pelvikut, rrezatimet, artriti rheumatoid LES (lupusi sist.) vjen deri te plakja e vezoreve.

    Ndryshimet hormonale nė gj. mbiveshkore, gj.tireoide, hipofizė, hipotalamus mund tė ērregullojnė nivelin e disa hormoneve nė gjak duke ērregulluar edhe punėn e vezoreve.

    Rėnia e sasisė sė progesteronit mund tė shkaktojė ērregullim tė fazės luteale, ashtu qė endometriumi, mbėshtjellėsi i brendshėm i mitrės nuk ėshtė i gatshėm tė pranojė dhe ushqejė shtatzėninė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 26-11-2013 mė 16:51

  6. #6
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Hapat qė ndėrmerren gjatė evaluimit tė ēiftit infertil:

    -ekzaminimi komplet i tė dy partnerėve, eliminimi i infeksionit
    -analiza e spermės-mashkulli
    -analiza e punės sė vezoreve(detektimi i ovulacionit), evaliumi i tubave uterine dhe zgavrės sė mitrės

    Pas trajtimit tė duhur me hormone te rėnia e nivelit tė tyre, antibiotikė nė rast tė infeksionit, kirurgjik nė rast tė defekteve strukturale, mbetet qė ēiftet infertile t’i nėnshtrohen trajtimeve mė tė specializuara ose tė mos i nėnshtrohen fare atyre meqė kėto trajtime bėhen nė qendra te specializuara, kushtojnė dhe tė pėrsėritshme.

  7. #7
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Trajtimi:

    IUI-Inseminimi intrauterine ėshtė duke u zbatuar qe shumė vite te ēiftet infertile, kur kemi disa shkaqe tė caktuara tė infertilitetit, si ērregullime tė spermatogjenezės apo disfunksionit seksual te meshkujt ose faktorin cervical te femrat ose te tė dy partnerėt njėkohėsisht. Nė IUI sperma e koncentruar dhe e pėrpunuar, qoftė nga partneri apo sperm donori, futet direkt nė mitrėn e gruas pėrmes tubit tė hollė (nga vagina).
    ART-Teknikat e riprodhimit tė asistuar kanė filluar zbatimin e tyre viteve tė 80-ta kur pėrparimet shkencore pėrmirėsuan edhe mėnyrat e trajtimit tė infertilitetit. Kėto teknika mundėsojnė bashkimin e qelizės vezė (te femrės) dhe spermatozoidit (tė mashkullit) dhe qelizėn e fertlizuar (ose disa qeliza tė fertilizuara) e kthejnė nė mitrėn e femrės.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #8
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Teknikat mė tė shpeshta tė ART janė:

    ICSI (Intracytoplasmic sperm injection) ėshtė metodė qė pėrdoret nė mė se 50% te rasteve tė trajtimit me ART, kur njė qelizė e vetme (spermatozoid) e shėndoshė, aktive, izolohet dhe injektohet nė qelizėn vezė. Pas disa ditėsh, qeliza tė tilla tė fertilizuara kthehen nė mitrėn e femrės dhe ato tjerat qė nuk kthehen mund tė ruhen me ngrirje pėr pėrdorim tė mundshėm.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #9
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Ivf,gift

    IVF (in vitro fertlilization) ėshtė metodė kur disa qeliza vezė tė femrės fertilizohen me spermatozoidėt e partnerit tė saj apo donorit tė spermės nė epruvetė dhe disa embrione tė tilla (2-4) kthehen nė mitrėn e femrės.


    GIFT (gamete intrafallopian transfer), ZIFT (Zygote intrafallopian transfer), TET (Tubal intrafallopian transfer) janė metoda mė tė ndėrlikuara dhe mė tė shtrenjta, sepse kėrkojnė laparaskopi dhe anestezi tė pėrgjithshme.



    Ka edhe gra tė tilla qė mbesin shtatzėnė me ART, por nuk mund tė pėrfundojnė barrėn dhe njė numėr shumė i vogėl i tyre (1%) vendosin tė zgjedhin nėnė surrogate, femėr e shėndoshė e cila pajtohet tė mbajė barrėn e ēiftit dhe t’ju lejojė atyre tė gjitha tė drejtat prindėrore ndaj fėmijės.

    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga YlliRiaN : 30-01-2009 mė 13:30

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Infertiliteti bashkėshortor

    INTERVISTA/ Flet mjeku gjinekolog, Profesor Astrit Bimbashi

    Albert Zholi

    INFERTILITETI

    Ēėshtė infertiliteti. Si pėrkufizohet infertiliteti?


    Infertiliteti konsiderohet si pamundėsia e njė ēifti pėr tė realizuar njė shtatzėni. Njė tjetėr nocion pėrkufizues pėr infertilitetin ėshtė pamundėsia e njė gruaje pėr tė ēuar njė shtatzėni deri nė fund. Shkaqet e infertilitetit janė tė shumta. Pėrqindja e ēifteve tė cilėt nuk kanė mundėsi tė konceptojnė ėshtė nė rritje, nga 4% qė ka qėnė kjo pėrqindje nė vitet 1980, tashmė pothuajse ėshtė pesėfishuar.

    Pėrkufizimet mbi fertilitetin janė tė ndryshme dhe variojnė midis dy nocioneve: pėrkufizimit demografik, qė e konsideron infertilitetin si pamundėsi pėr tė lindur fėmijė nė njė popullatė grash nė moshė riprodhuese dhe pėrkufizimit epidemiologjik i cili bazohet nė faktorin kohė (njė ēift qė ėshtė pėrpjekur pėr tė realizuar njė shtatzėni pėr njė periudhė kohe tė caktuar por pa rezultat) tė realizimit tė njė shtatzėnie. Pėr faktorin kohė nė kėtė pėrkufizim tė dytė ka mungesė uniformiteti midis shteteve dhe shkollave tė ndryshme, gjė qė e bėn shumė tė vėshtirė krahasimin e prevalencės sė kėtij problemi midis vendeve tė ndryshme dhe kohėve tė ndryshme.

    Sipas Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė njė ēift mund tė konsiderohet infertil nėse gruaja nuk mund tė ngelet shtatzėnė pas njė periudhe kohore prej 2 vitesh raportesh seksuale tė pambrojtura nė mungesė tė sėmundjeve tė aparatit gjinekologjik. I njėjti pėrkufizim pėr infertilitetin aplikohet edhe nė Britaninė e Madhe. Ndėrkohė nė SHBA njė ēift konsiderohet infertil nėse njė grua nėn 35 vjeē nuk mund tė ngelet shtatzėnė pas 1 viti raportesh seksuale tė pambrojtura.

    Ekziston edhe njė klasifikim tjetėr i infertilitetit, si infertilitet parėsor ose dytėsor, nė varėsi tė faktit nėse ēifti ka patur ose jo fėmijė mė parė. Ēiftet me infertilitet parėsor nuk kanė patur asnjėherė mundėsi tė konceptojnė, ndėrkohė qė infertilitet dytėsor konsiderohet vėshtirėsia e njė ēifti pėr tė konceptuar pas njė shtatzėnie tė mėparshme, pra pas njė shtatzėnie tė ēuar deri nė fund apo pas njė aborti.



    Shpeshtėsia e infertilitetit

    Sikundėr e specifikuam mė sipėr prevalenca e infertilitetit varet nga pėrkufizimi i tij, gjithsesi ajo varion midis 12% deri nė 28%. Njė element tjetėr i rėndėsishėm nė prevalencėn e infertilitetit ėshtė mosha e gruas; fertiliteti i grave ulet me rritjen e moshės, ndėrkohė qė ky efekt te meshkujt nuk ėshtė i qartė. Nėse do tė shihnim statistikat nė lidhje me faktorin femėror apo mashkullor ndėr ēiftet tė cilėt i nėnshtrohen procedurave tė riprodhimit tė asistuar, vihet re njė tendencė nė rritje e faktorit mashkullor tė infertilitetit, shifėr kjo pothuajse e dyfishuar gjatė dy dekadave tė fundit. Pėr pacientėt infertilė tė cilėt i nėnshtrohen procedurave tė riprodhimit tė asistuar, nėse do tė merrnim nė konsidetarė faktorin mashkullor apo femėror tė infertilitetit pėrqindjet aktuale janė 50% faktori femėror, 30% ai mashkullor dhe ende 20% mbeten raste tė pashpjeguar, qė konsiderohet si infertilitet idiopatik.

    Cilat janė shkaqet qė rezultojnė nė uljen e aftėsisė riprodhuese?

    Faktorėt qė ndikojnė nė infertilitet, ato janė tė shumėllojshėm dhe mund tė ndahen nė tre grupe kryesore:

    Faktorėt qė ndikojnė si nė infertilitetin femėror dhe nė atė mashkullor. Nė kėtė grup bėjnė pjesė faktorėt qė dėmtojnė ADN dhe faktorėt gjenetikė, tė cilėt nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė ose jo dėmtojnė ovocitet te femra apo spermatozoidėt te mashkulli; sėmundjet e ndryshme si diabeti, sėmundjet e tiroideve apo tė gjendrės mbiveshkore etj; disa sėmundje tė hipofizės si hiperprolaktinemia (prodhimi i shtuar i prolaktinės) apo hipopituitarizmi (prodhimi i pakėsuar i hormoneve tė hipofizės); dhe sigurisht sė fundi por ndėr mė tė rėndėsishmit janė faktorėt ambientalė. Faktorėt ambientalė pėrfshijnė toksinat e ndryshme qė janė nė pėrbėrje tė detergjentėve, si dhe agjentėt fizikė, pluhurat kimike dhe pesticidet. Njė element i rėndėsishėm ėshtė edhe duhanpirja, madje mund tė themi se duhanpirėsit kanė 60% mė shumė gjasa pėr tė qėnė infertilė.

    Faktorėt specifikė femėrorė, ose shkaqet e infertilitetit qė i dedikohen ekskluzivisht faktorit femėror. Pamundėsia e konceptimit me origjinė femėrore mund tė jetė pasojė e problemeve strukturale tė tubave tė Fallopit apo tė uterusit ose problemeve qė kanė tė bėjnė me formimin apo ēlirimin e vezės nga vezoret. Ndėr faktort strukturalė mund tė pėrmendim bllokimin, mungesėn e kalueshmėrisė tė tubave tė Fallopit pėr shkak tė keqformimeve, infeksioneve apo cikatriceve me natyrė inflamatore. Njė situatė tipike e infertilitetit me shkak dėmtimin e tubave ėshtė Endometrioza, njė sėmundje qė shkakton infertilitet nga bllokimi i tubave prej zhvillimit tė indit endometrial nė brendėsi tė tyre. Njė shkak tjetėr mashor i infertilitetit me natyrė femėrore ėshtė pamundėsia pėr tė ovuluar. Nė kėtė kontekst do tė pėrmendja sindromin e ovarit polikistik, njė sindrom qė karakterizohet nga zhvillimi jo i plotė i vezėve nė brendėsi tė vezoreve. Faktorė tė tjerė me natyrė femėrore pėrfshijnė mbipeshėn, nėnpeshėn dhe moshėn e gruas. Pėrsa i pėrket moshės ėshtė konfirmuar tashmė se fertiliteti bie nė mėnyrė tė ndjeshme pas moshės 35 vjeē, duke kulmuar mė tej nė moshėn 40- vjeēare. Nė disa raste, gjatė punės diagnostike ndodh qė tė konstatohet njė kombinim i faktorėve tė ndryshėm qė shkaktojnė infertilitet dhe nė kėto raste situata ėshtė mė komplekse, si nė aspektin diagnostik dhe nė atė trajtues.

    Faktorėt specifikė mashkullorė: shkaku kryesor i infertilitetit me origjinė mashkullore konsiston nė uljen e cilėsisė sė parametrave tė likidit spermatik, qė mund ti dedikohet ekspozimit ndaj agjentėve tė dėmshėm tė tillė si problemet endokrine, alkooli, duhani, rrezatimi apo infeksionet e ndryshme. Faktorė tė tjerė qė ndikojnė nė infertilitetin mashkullor janė keqformimet e testikujve, ērregullimet hormonale ose bllokimi i kanaleve nėpėr tė cilėt kalon likidi spermatik. Megjithėse pjesa mė e madhe e kėtyre problemeve mund tė trajtohet pėrmes ndėrhyrjeve kirurgjikale ose trajtimit hormonal, jo gjithmonė kjo ėshtė e mundshme.

    Nė kėtė ndarje nuk mund tė lėmė pa pėrmendur dy nėnkategori tė cilat janė:

    Infertiliteti i kombinuar: nė disa raste si burri dhe gruaja mund tė jenė infertilė apo subfertilė dhe ky kombinim ėshtė mė i vėshtirė pėr tu trajtuar.

    Infertiliteti i pashpjeguar pėrbėn rreth 20% tė totalit tė ēifteve infertilė. Pavarėsisht se shumė spekulojnė se ky kontigjent pacientėsh nuk ka probleme, ka shumė mundėsi qė problemet tė jenė tė pranishme por njėkohėsisht nuk mund tė identifikohen nga metodat diagnostike aktuale. Nė kėtė kontekst pėrqindja e ulėt e ēifteve tė konsideruar nga klinikat e specializuara qė trajtojnė problemet e infertilitetit si “infertilitet i pashpjegueshėm”, ėshtė tregues i drejtpėrdrejtė i efikasitetit dhe profesionalizmit tė lartė tė strukturės nė fjalė.

    Cilat janė hapat qė ndėrmerren gjatė investigimit, vlerėsimit dhe trajtimit tė njė ēifti me probleme tė fertilitetit.

    Nė bazė tė suksesit dhe efikasitetit tė trajtimit tė problemeve tė infertilitetit qėndron diagnostikimi i saktė i shkakut. Sigurisht qė me sipėr fola pėr shkaqet qė shkaktojnė probleme tė fertilitetit nėpėrmjet njė klasifikimi standart, por i pėrkthyer nė gjuhėn klinike, pėr tė pėrcaktuar sa mė qartė dhe sa mė saktė strategjinė diagnostike dhe menaxhuese tė ēfteve me probleme tė fertilitetit, klasifikimi i faktorėve qė shkaktojnė infertilitet bėhet nė dy linja: tė modifikueshėm dhe tė pamodifikueshėm. Nė kėtė sens po zhvillohet edhe fushata sensibilizuese nga Klinika Italiane, qė quhet “Fushata Prindėrore”, duke synuar qė nėpėrmjet konsultimit dhe diskutimit me gjithė personat e interesuar nė kėtė fushė tė evidentojė veēanėrisht faktorėt e modifikueshėm qė ndikojnė nė fertilitet, duke pretenduar pėrmirėsim tė shifrave realisht tė frikshme tė pacientėve me probleme tė fertilitetit dhe rezultate sa mė tė larta suksesi, pavarėsisht strategjisė menaxhuese tė zgjedhur, pra pavarėsisht faktit nėse ēifti do ti nėnshtrohet trajtimit komplementar suportiv pėr tė mundėsuar arritjen e njė shtatzėnie spontane apo do ti ofrohen teknikat e riprodhimit tė asistuar, me po tė njėjtat kushte dhe rezultate si nė Itali apo kudo nė Europėn Perėndimore.

    Sikundėr u shpreha mė sipėr, trajtimi varet nga shkaku i infertilitetit, por nė bazė tė tij qėndron kėshillimi, trajtimi suportiv pėr probleme tė konsideruara tė korrigjueshme, si psh, pėrdorimi i stimuluesve tė vezoreve te gratė te tė cilat mungon ovulacioni spontan, pėrmes disa preparateve qė mund tė administrohen nga goja apo me injeksione, duke vijuar mė tej me teknikat e riprodhimit tė asistuar apo sikundėr njihen nga tė gjithė procedurat e Fekondimit In Vitro. Fekondimi in vitro ėshtė njė prej fushave tė mjekėsisė me rritjen mė tė shpejtė gjatė viteve tė fundit, duke u zhvilluar madje pėrtej imagjinatės sė pionierėve tė kėtyre teknikave.
    Do tė doja tė ndalesha pak tek kėto tė fundit, duke qėnė se kjo pjesė e asistencės mjekėsore nė fushėn e infertilitetit pėrbėn atė qė ne e quajmė “standarti i artė” dhe qė ėshtė sigurisht maja e pėrpjekjeve tė specialistėve tė kėsaj fushe. Kėto teknika u ofrohen pacientėve te tė cilėt kanė dėshtuar gjithė trajtimet e tjera konservative ose tė cilėt janė diagnostikuar me probleme tė patrajtueshme, sikundėr bllokimi i tė dy tubave te femrat apo parametrat mjaft tė ulėt tė spermogramės te meshkujt.

    Inseminimi intrauterin
    Inseminimi intrauterin ėshtė njė procedurė mjekėsore qė kryhet duke injektuar direkt nė hapėsirėn e mitrės materialin spermatik tė bashkėshortit, pėr tė shmangur problemet e lidhura me pH acid tė rrugėve gjenitale femėrore, ambientin “armiqėsor” tė mukusit tė qafės sė mitrės ndaj spermatozoidėve dhe pėr tė realizuar depozitimin nė zonėn fundike tė uterusit tė njė numri sa mė tė madh tė spermatozoidėve me lėvizshmėri dhe morfologji tė mirė. Pra, dobishmėria e kėsaj teknike konsiston nė anashkalimin e pengesave nė qafėn e mitrės. Ky trajtim konsiderohet si linjė e parė nė rastin e infertilitetit tė pashpjegueshėm pra nė rastet me rezultate normale tė spermogramės te mashkulli dhe tė kalueshmėrisė tubare dhe tė ovulacionit te femra.

    Fekondimi In Vitro
    Procedura e fekondimit in vitro pėrfshin disa hapa. Sė pari, pėr tė patur nė dispozicion njė numėr sa mė tė madh vezėsh, nė mėnyrė qė tė pėrzgjidhen mė tė mirat duke rritur nė kėtė mėnyrė shanset e suksesit tė procedurės, gruaja i nėnshtrohet njė trajtimi pėr stimulimin e vezoreve. Kur vezėt kanė arritur nė njė shkallė tė caktuar tė zhvillimit tė tyre, realizohet marrja e vezėve nėpėrmjet njė ageje, nėn drejtim ekografik. Procedura kryhet duke vendosur pacienten nėn anestezi tė lehtė dhe zgjat rreth 30 minuta. Ndėr vezėt e pėrftuara pėrzgjidhen mė tė mirat, tė cilat inkubohen sėbashku me spermatozoidėt nė terrene tė veēanta pėrgjatė njė periudhe 2-3 ditore, pas sė cilės bėhet vlerėsimi i embrioneve tė formuar. Ndėr ta pėrzgjidhen sėrish mė tė mirėt, pėrmes metodave tė avancuara tė profilizimit tė embrioneve. Procedura pėrfundimtare ėshtė transferimi i embrioneve. Numri i embrioneve qė do tė transferohet ėshtė nė varėsi tė moshės sė gruas dhe tė faktorėve shėndetėsorė tė saj. Embrionet qė konsiderohen “mė tė mirėt” transferohen nė uterusin e pacientes pėrmes njė kateteri plastik i cili kalon pėrmes vaginės dhe qafės sė mitrės.
    Gjithashtu fertilizimi in vitro mund tė rekomandohet edhe pėr probleme mashkullore tė infertilitetit, madje nė rastet e cilėsisė sė ulėt tė spermės mund tė pėrdoret injektimi intracitoplazmik i embrionit (ICSI), procedurė qė konsiston nė injektimin e drejtpėrdrejtė tė njė spermatozoidi nė brendėsi tė vezės. Kjo procedurė mund tė pėrdoret nė situatat kur spermatozoidi ka vėshtirėsi nė penetrimin e murit tė vezės, apo kur numri i spermatozoidėve ėshtė shumė i ulėt. Procedura e ICSI rrit ndjeshėm pėrqindjet e suksesit tė fertilizimit in vitro.

    Impakti psikologjik dhe social
    Pasojat psikologjike tė infertilitetit janė shumėplanėshe dhe pėrfshijnė si vuajtjen personale dhe reperkusionet sociale. Zhvillimet marramendėse nė teknologjitė e riprodhimit tė asistuar sikundėr ėshtė dhe fertilizimi in vitro mund tu ofrojnė shpresė dhe qetėsi shumė prej ēifteve me probleme tė infertilitetit. Por nė tė njėjtėn kohė, medikalizimi i infertilitetit ka rezultuar nė mėnyrė tė pashmangshme nė zhvillimin e njė pėrgjigjie emocionale qė pėrfshin stresin, humbjen e kontrollit, stigmatizimin dhe shkėputjen e trajektores sė zhvillimit normal nė jetėn adulte. Stresi emocional dhe vėshtirėsitė familjare janė mė tė shprehura nė ēiftet infertilė.
    Nė shumė kultura, pamundėsia pėr tė lindur konsiderohet si njė cen, apo mėkat. Nė grupe tė mbyllura sociale sensi i braktisjes apo i distancimit mund tė krijojė ankth dhe zhgėnjim tė konsiderueshėm. Pėr kėtė arsye ne rekomandojmė njė diskutim tė hapur rreth problemit, brenda ēiftit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •