Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ndriçimi
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    57

    Question A është Bibla fjalë e Perëndisë?

    Do të ishte gabim të besohet se menjëherë pas redaktimit Ungjijtë kanë krijuar Shkrimin e (Shenjtë) themelorë të krishterimit që po vinte, dhe se në ta janë mbështetur si në Besëlidhjen e Vjetër.
    Autoriteti kryesor atëherë ka qenë tradita gojore e cila transmetonte fjalën e Jezusit dhe mësimet e apostujve. Shkrimet e para që lexoheshin dhe që fituan shumë më përpara Ungjijve kanë qenë letrat e Palit:
    a nuk ishin redaktuar ato shumë dhjetëvjeçarë më parë????!!!!!!!!

    Pamë se para vitit 140 nuk ekzistonte asnjë dëshmi e cila do të vërtetonte se ka qenë i njohur një përmbledhje i shkrimeve ungjillore, përkundër asaj çfarë shkruajnë akoma në kohën tonë disa komentues.
    Duhet pritur përafërsisht vitin 170, që të katër Ungjijtë të fitojnë statutin e literaturës kanonike.
    Në këtë kohë fillestare të krishterimit kanë qarkulluar, gjithashtu, shkrime të shumta mbi Jezusin, të cilat më vonë nuk janë konsideruar si të denja për origjinalitetin dhe për të cilat Kisha ka dhënë urdhër që të fshihen, prej nga edhe janë quajtur apokrife.
    Prej këtyre teksteve ka vepra që janë ruajtur mirë, meqë kanë "gëzuar përkrahje e plotë", na thotë Përkthimi Ekumenik ; si didake (mësimi i të dymbëdhjetë apostujve) ose letra e Barnabës, por të tjerat, për fat të keq,
    "janë hequr në mënyrë brutale"
    dhe prej tyre kanë ngelur vetëm fragmente.
    Duke u konsideruar si transmetuese të trillimeve, ato u hoqën para syve të besimtarëve. Por, përsëri, veprat siç janë Ungjilli i Nazaretasve, Ungjilli i Hebrejve, Ungjilli i Egjiptjanëve, të njohur për lidhjet me Etërit Kishtar, u lidhën mjaft ngushtë me Ungjijtë me Ungjijtë kanonikë.

    Po kjo vlen edhe për Ungjillin e Tomës dhe Ungjillin e Barnabës.
    Disa nga këto shkrime apokrife përmbajnë pjesë fantazmogorike, të cilat janë produkt i imagjinatës popullore. Autorët e veprave mbi Apokrifët, me një kënaqësi të qartë, i citojnë fragmentet të cilat, thënë shkurt, janë qesharake.
    Por, fragmente të tilla mund të hasen në të gjitha Ungjijtë. Të përkujtojmë vetëm përshkrimin fantastik të ngjarjeve të cilat, sipas Mateut, kanë ndodhur në kohën e vdekjes së Jezusit.
    Në të gjitha shkrimet e kohës së fillimit të krishterimit mund të hasen fragmente të cilave ju mungon serioziteti: duhet të jesh i ndershëm për ta pranuar këtë. Shumësia e literaturës mbi Jezusin e ka shtyrë Kishën që t'i eleminojë që në fazën e organizimit.
    A mos janë fshehur ndoshta me qindra ungjij???????????

    Vetëm katër janë ruajtur për të hyrë në listën zyrtare të shkrimeve të Besëlidhjes së Re, që përbëjnë atë që quhet "Kanon". Nga mesi i shekullit II, Markioni i detyroi fuqimisht autoritetet kishtare që të mbajnë qëndrim. Ky ishte armiku i egër i hebrenjve, i cili atëhere kishte hedhur poshtë tërë Besëlidhjen e Vjetër dhe atë që i dukej e tepërt në shkrimet pas Jezusit, lidhur me të ose që rridhnin nga tradita judeo-krishtere. Markioni e pranonte vetëm vlerën e shkrimeve të Palit dhe të Ungjillit sipas Lukës, pasi mendonte se ky flet në emër të Palit.

    Kisha e shpalli Markionin heretik, kurse në kanonin e saj futi të gjitha letrat e Palit, por krahas katër Ungjijve, sipas Mateut, Markut, Lukës dhe Gjonit, dhe gjithashtu i shtoi disa vepra, siç janë Veprat e Apostujve.

    Por, në këta shekuj të parë të erës së krishterë lista zyrtare ndryshon. Veprat që më vonë do të konsiderohen të pavlera (apokrife) momentalisht qëndrojnë në listë, kurse vepra të tjera, të cilat i përmban ligji i tanishëm i Besëlidhjes së Re, kanë qenë fshirë në atë epokë. Lëkundjet kanë zgjatur deri në Koncilin e Hiponit, në vitin 393, dhe në Kartagjenë, në vitin 397.
    Por të katër Ungjijtë janë vazhdimisht të pranishëm. Bashkë me R.P.Boismardin duhet të na vijë keq për zhdukjen e një sasie të literaturës së çuditshme që Kisha e shpalli apokrife, sepse ka qenë me interes historik.

    Në të vërtetë ky autor i bën vend kësaj literature në krahasimin e vet të katër Ungjijve, përveç Ungjijve zyrtarë. Ai vëren se këta libra kanë qenë nëpër biblioteka deri në fundin e shekullit IV.
    Ky shekull është epokë e vendosjes së një rendi serioz. Të kësaj kohë janë dorëshkrimet komplete të Ungjijve më të vjetër.
    Dokumentet më të reja, papirusët e shekullit III dhe një që mund të datohet si i shekullit II, na transmetojnë vetëm fragmente.
    Dy dorëshkrimet më të vjetra në pergament janë dorëshkrimet greke të shekullit IV. Këto janë "Codex Vaticanus", vend zbulimi i të cilit nuk dihet, dhe "Codex Sinaiticus", i zbuluar në kodrën e Sinait.
    I pari ruhet në Bibliotekën e Vatikanit, kurse i dyti në Muzeumin Britanik të Londrës dhe përmban dy vepra apokrife. Sipas Përkthimit Ekumenik në botë ekzistojnë 150 pergamena të njohura; të fundit janë të shekullit IX. Por
    "të gjitha kopjet e Besëlidhjes së Re që kanë arritur te ne nuk janë identike. Por, përkundrazi ndër to mund të hetohen dallime me rëndësi variable, numri i të cilave është tepër i madh.
    Disa nga këto dallime janë me karakteer gramatikor, leksikor ose në renditjen e fjalëve, por ndonjëherë ndërmjet dorëshkrimve mund të hetohen mospajtime të cilat prekin kuptimin e fragmenteve të tëra".
    Nëse duam t'i kujtojmë mospajtimet e tekstit, mjafton të shëtisim nëpër "Novum Testamentum graece".
    Kjo vepër përmban një tekst grek të quajtur "mesatar", i cili është sintetik, me shënimin e të gjitha varianteve që hasen në versione të ndryshme.
    Autenticiteti i një teksti, edhe i atij nga dorëshkrimet më të vlefshme, është gjithnjë i diskutueshëm. "Codex Vaticanus" na jep një shembull për këtë.
    Reproduktimi i tij në faksimil, botim i Vatikanit i vitit 1965, është shoqëruar nga një shënim i të njëjtës prejardhje, nga i cili kuptojmë se
    "shumë shekuj pas kopjimit (besohet rreth shekullit X ose XI) një shkrues i ka rishkruar me bojë shkrimi të gjitha fjalët përveç atyre që i ka konsideruar të gabuara".
    Ka fragmente të tëra të tekstit, në të cilën shumë qartë duken shkronjat e dikurshme ngjyrë gështenjë që janë në kontrast me tekstin tjetër, ngjyra e të cilit është gështenjë e errët. Asgjë nuk na lejon të pohojmë se ka qenë restaurim besnik. Tek e fundit, shënimi e saktësom këtë gjë:
    "Ende nuk kemi patur sukses që përfundimisht të dallojmë duart e ndryshme që kanë korrigjuardhe shpjeguar dorëshkrimet gjatë shekujve; një numër i dukshëm korrekturash është bërë tërësisht në momentin e përmirësimit të tekstit".
    Por në të gjithë doracakët dorëshkrimi është paraqitur si kopje nga shekulli IV. Duhet t'u drejtohemi burimeve të Vatikanit për të parë se, shekuj më vonë, duart kanë mundur ta ndryshojnë tekstin.

    Do të marrim përgjigje se tekstet e tjera mund të shërbejnë për krahasime, por si të zgjedhim variantet të cilat e ndryshojnë kuptimin??????


    Dihet mirë se korrektura shumë e lashtë e ndonjë shkruesi mund të bënte që të vulosej versioni definitiv i një teksti të korrigjuar.
    Pak më poshtë do të shohim se si një fjalë e vetme nga teksti sipas Gjonit e cila ka të bëjë me Parakletin, e ndryshon rrënjësisht kuptimin e fragmentit dhe e modifikon tërësisht kuptimin e tij nga pikpamja teologjike.
    "Besëlidhja e Re": "Ato ndonjëherë janë rezultat i gabimeve pa dashje; kopjuesi e ka harruar një fjalë, ose, për shembull, e ka shkruar dy herë radhazi, ose nga pakujdesia e ka harruar një pjesë të fjalisë, sepse ky në dorëshkrimin që është përshkruar ka qenë i vendosur ndërmjet dy fjalëve të njëjta. Ndonjëherë kemi të bëjmë me korrigjime të qëllimshme:
    ose përshkruesi i ka lejuar vetes të bëjë korrigjime të tekstit sipas ideve personale ose është përpjekur ta harmonizojë tekstin me ndonjë tekst tjetër paralel në mënyrë që pak a shumë t'i reduktojë mospajtimet.
    Pasi shkrimet e Besëlidhjes së Re u ndan nga literatura e krishterë fillestare dhe u konsideruan Shkrime të Shenjta, përshkruesit kanë hezituar më shumë që t'i lejojnë vetes korrigjime të tilla të paraardhësve të vet: ata besojnë se përsëri e kopjojnë tekstin autentik dhe kështu i fiksojnë variantet.
    Më në fund, ndonjëherë përshkruesi e ka shpjeguar tekstin në margjinë (fusnotë) për ta shpjeguar vendin jo të qartë. Përshkruesi i ardhshëm, duke menduar se fjalinë e ka shkruar në margjinë paraardhësi ka harruar ta fusë në tekst, ka besuar se është e nevojshme të futet në tekst ai shpjegim margjinal.Kështu teksti i ri ndonjëherë bëhet edhe më i pakuptueshëm".

    Shkruesit e disa dorëshrimeve ndonjëherë i japin liri të tepruar vetes në punën me tekst. I tillë është rasti me përshkruesin e njërit nga dorëshkrimet më të vlefshme "Codexom Bezae Contabrigiensis" nga shekulli VI, pas atyre të dyve që i cituam më sipër.
    Duke parë pa dyshim ndryshimin në gjenealogjitë e Jezusit sipas Lukës dhe Mateut, shkruesi, në kopjen e tij të Ungjillit sipas Lukës, fut gjenealogjinë sipas Mateut, por pasi ky përmban më pak emra se i Lukës, ai e plotëson me emra të tjerë (edhe pse nuk e vendos barazpeshën).

    A thua përkthimet latinisht, siç është Vulgata e shën Jeronimit ( shekulli IV) ose përkthimi edhe më i vjetër (vetus itala), përkthimet e sirianishtes së vjetër dhe të koptishtes, janë më të besueshme se dorëshkrimet bazë të greqishtes????????

    Ato kanë mundur të bëhen edhe sipas dorëshkrimeve edhe më të vjetra, prej atyre që i kemi cekur më sipër dhe të cilat do të ishin të humbura në kohën tonë. Për këtë nuk dimë asgjë.
    Ka pasur sukses që të gjitha këto versione të futen në familje të cilat në vete bashkojnë një numër të konsiderushëm të karakteristikave të përbashkëta. Kështu, sipas O. Culmannit, mund të caktohen: - një tekst i quajtur lashtosirian, formimin e të cilit kanë mundur ta bëjnë dorëshkrimet më të vjetra greke, në pjesën më të madhe; në sajë të shtypshkronjës ky tekst është shumë i përhapur në Europë që nga shekulli XVI; ai është njëri ndër më të dobëtit thonë specialistët. - një teks i quajtur Perëndimor me versionet e tij të vjetra latine dhe "Codexin Bezae Cantabrigiensis", njëkohësisht në greqisht dhe latinisht (sipas Përkthimit Ekumenik, njëra nga karakteristikat e tij është tendenca shumë e shprehur ndaj shpjegimeve, pasaktësive, parafrazave, harmonizimeve).
    - teksti i quajtur neutral, të cilit i takon Codex Vatikanus dhe Codex Sinaiticus, do të kishte një pastërti mjaft të madhe; botimet bashkëkohore të Besëlidhjes së Re e ndjekin pas me dëshirë, edhe pse edhe ky ka të meta .
    Krejt ajo që kritika bashkëkohore e teksteve mund të na japë nga ky pikëvështrim është të provojë të bëjë rindërtimin e "një teksti i cili do të kishte shanse më të mëdha që t'i afrohet origjinalit.

    "Shpresat se në çfarë mënyre do të gjejmë vetë tekstin origjinal nuk mund të realizohet".

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Ndriçimi
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    57
    Shënim: Marrë dhe nga ‘Hyrja për Biblën shqip’ tek versioni ‘Diodati i Ri’ i biblës shqip, botuar nga ‘Lajmi i Mirë’, Rr. Frosina Plaku 36 – Tiranë.

    Kjo Bibël elektronike është kontrolluar me origjinalen për saktësinë e kapitujve dhe vargjeve. Ne vërejtëm që moduli që ishte përdorur kishte disa probleme të cilat tani janë korrigjuar plotësisht. Falemnderit.

    Mirpo ne bibel ka edhe shume gabime te tjera, psh ne krijimin e tokes dhe te qiejve(qe mund te flasim me vone), ka shume gabime shkencore, apo kontradita qe nuk mund te korrigjohen nga kristianet. Marrim shembullin me te vogel me nje kontradite biblike :

    Libri i Zanafilla 11:12 thote se Arfaksadi ishte babai i Saleut. Kurse Luka ne 3:35-36 Kainami ishte babai Saleut (Salait).

  3. #3
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    pershendetje i dashur vella.
    nuk pata kohe te lexoj te gjithen por duke u nisur thjesht nga pyetja pote pergjigjem me pak fjale.
    ne besojme se allahu ka zbritur edhe tre libra te tjere para kuranit dhe e kemi obligim te besojme ne to por ama jo ne keto bibla qe gjenden sot ne duart e te krishtereve sepse jane te ndryshuara sipas qejfit.
    dhe kjo duket nga kundertheniet e shumta qe ka ne biblen e sotme. dhe te krishteret duke mos ditur te japin shpjegim thone bibla nuk gjukohet por vetem besohet.
    vellazerisht indriti.
    Injoranca nuk zhduket me top

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Ndriçimi
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    57
    Jam ndakort me ju INDRIT

    Kurani na urdheron ti besojme librat e meparshem dhe profetet por thote qe keto libra u ndryshuan dhe per kete arsye Kurani u ndergua si permbledhje e ketyre.
    Per kete une nuk hapa temen :" A eshte Ixhili liber i Zotit" por hapa tmen " A eshte Bibla fjale e Zotit".
    Dhe ne e dime se as edhe fjala bibel nuk eshte permenduar ne kete liber, pa filluar korruptimet qe jane bere ketij libri.

Tema të Ngjashme

  1. Justin Dëshmori: Apologjia e parë
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:48
  2. Letra e Kishës së Romës drejtuar Kishës së Korinthit
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2007, 16:35
  3. Shkrimet e Hershme: Bariu i Hermansit
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-12-2006, 08:01
  4. Ungjilli si bazë e jetës
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-06-2006, 22:59
  5. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •