Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    It's Good to Be Yourself Maska e new-man
    Anëtarësuar
    16-10-2008
    Postime
    355

    Fëmijët plaçkitin çerdhen

    Policia rumune është shokuar kur ka kuptuar se plaçkitësit të cilët kishin hyrë me dhunë në një çerdhe ishin nxënës.

    Dy djem, të moshave 6 e 7 vjeçare, kanë hyrë në çerdhen e qytetit Galati në mbrëmje, kur orët e mësimit kishin mbaruar dhe morën disa para, lapsa dhe libra.

    Policia ka thënë se gjashtëvjeçari kishte vjedhur çelësat e hyrjes së ndërtesës nga xhepi i mësueses.

    Pasi që ishin kthyer më vonë ata kaluan tri orë duke luajtur me lodra dhe duke u sorollatur nëpër klasa.

    Drejtoresha e çerdhes, Lenusa Boubatran, ka thënë “Ata nuk kanë shkaktuar shumë dëme. Vetëm kanë kontrolluar klasat për të gjetur lapsa dhe gjëra tjera të vogla”.
    "Ajo që nuk po arrij të kuptojë është pse kanë hedhur në shi rreth njëzet libra të cilat ngjyrosen dhe disa tjera për lexim. E pranoj se ata kanë dashur të hakmerren për diçka", ka shtuar ajo.

    Njëra nga nënat ka thënë: "Fëmija im në të vërtetë nuk e kupton se ka bërë diçka të keqe. Ai më ka thënë se kishte shkuar atje për të luajtur me shokun e tij".

    Policia ka thënë se prindërit e fëmijëve sigurisht do të dënohen për veprimet e fëmijëve të tyre.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    I don't like to fuss or fight, just tryin' to live life right ! Florim Qerimi

  2. #2
    It's Good to Be Yourself Maska e new-man
    Anëtarësuar
    16-10-2008
    Postime
    355
    Duke shërbyer dënimin me burg për shkak të një plaçkitje të kryer në vitin 2007, 31-vjeçari britanik me emrin Stuart McCormick ka thirrur policinë në qelinë e tij. Ka dashur ta lehtësojë shpirtin e vet prandaj ka pranuar 500 krime të cilat i ka bërë, e për të cilat nuk e kanë dënuar. I ka mahnitur policët me kujtesën e tij fotografike.

    Atë e kanë vozitur rreth e qark qytetit Gloucester në Britani të Madhe ku u ka treguar të gjitha shtëpitë e automjetet të cilat i ka plaçkitur apo vjedhur. Në fund i kanë numëruar madje 303 shtëpi dhe 201 automjeti të cilat ky i kishte plaçkitur.

    U janë nevojitur një vit e gjysmë për të vërtetuar të gjitha dëshmitë e tij. Gjykatësi e ka dënuar me tri vite e tre muaj për plaçkitje të shtëpive dhe gjashtë muaj për plaçkitje apo vjedhje të automjeteve. Në dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në burg për shkak të krimit të mëhershëm, prandaj britaniku në burg do të mbetet edhe disa muaj më shumë sesa që është dashur.

    “Kujtesa e tij është e pabesueshme. Policia është e kënaqur sepse ka zgjidhur rreth 500 krime. Ka bashkëpunuar me ne prandaj gjykatësi e ka shqiptuar dënimin më të vogël sesa zakonisht”, ka thënë avokati i Stuartit, John Holmes.
    I don't like to fuss or fight, just tryin' to live life right ! Florim Qerimi

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ardita04
    Anëtarësuar
    01-12-2008
    Postime
    146

    vjedhje

    e di cfare mu kujtua me kete kur ishim ne klase te 4-tert ne oren e fiskultures nje vajze i vodhen pantallonat kadife qe sa i kishte blere (mendo qe ne ate kohe ishin te rralla mezi i gjeje nje pale te tilla lere pastaj leket dhe mami te shtepia)

  4. #4
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221
    Citim Postuar më parë nga new-man Lexo Postimin
    Policia ka thënë se gjashtëvjeçari kishte vjedhur çelësat e hyrjes së ndërtesës nga xhepi i mësueses.
    Hehe sa te zgjuar keta femijet paskan shikur siq duket ndonje Film dhe kane marr guximin ti fusin doren mesueses ne xhep

Tema të Ngjashme

  1. Gjendja e fëmijëve jetimë shqiptarë
    Nga Albo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 12-11-2010, 17:19
  2. Një epidemi e rrezikshme
    Nga Apolloni31 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 16:08
  3. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  4. Atropina
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:11
  5. Të mësosh aktrimin njëherësh me abetaren
    Nga TiLoNcE në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-09-2005, 09:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •