Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    It's Good to Be Yourself Maska e new-man
    Anëtarësuar
    16-10-2008
    Postime
    355

    Pastruesit gjejnë 170 mijë euro

    Duket se puna e pastruesve të mbeturinave nuk është edhe aq e keqe. Pasi që para disa ditësh disa pastrues rrugësh në Amerikë gjetën 100.000 dollarë në një gomë kamioni pranë rrugës, të enjten kolegët e tyre në qytetin gjerman Henningsdorf, nuk kanë mundur t’u besojnë syve - kur në mesin e mbeturinave kanë gjetur një kasë me 170.000 euro.

    Kasa kishte ardhur në mbeturina në kuadër të javës së hedhjes së mbeturinave metalike në Berlin, shkruan gazeta “Henningsdorfer Generalanzieger”. Pastruesit e kanë gjetur të enjten, derisa policia e ka vërtetuar këtë të premten, duke përjashtuar mundësinë se bëhet fjalë për vjedhje.

    Është vërtetuar se bëhet fjalë për kasën e bankës gjermane “PostBank” të punësuarit e së cilës gjatë zhvendosjes kanë harruar ta zbrazin. Pasi që banka e ka zbuluar se shuma e caktuar mungon, zëdhënësi i saj Ralf Palm ka thënë se “po ndërmarrin të gjitha masat që paratë të gjenden”.

    Kur banka ka rënë në kontakt me kompaninë komunale, fillimisht u është thënë se kasa është dërguar jashtë vendit. “Kemi pasur fat të madh”, ka thënë Palm pasi që kasa është gjetur në kompaninë e mbeturinave në Henningsdorf
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    I don't like to fuss or fight, just tryin' to live life right ! Florim Qerimi

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ardita04
    Anëtarësuar
    01-12-2008
    Postime
    146
    cfare fati po ce do ja paskan marre

Tema të Ngjashme

  1. Kuriozitete ne Islam !!!
    Nga fisniku-student në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 209
    Postimi i Fundit: 10-10-2017, 04:03
  2. Net Isveizi
    Nga Fiori në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 17-10-2011, 18:00
  3. I gjejne gure ne veshka qe peshon 1.13kg!!!
    Nga con_uk në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 20-01-2009, 18:51
  4. Ku e Gjejne Guximin..
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 21-10-2002, 04:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •