Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 33
  1. #1
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Mësimet që jep jeta dhe vlera e saj.

    LETER NGA GABRIEL GARSIA MARKES

    E shkruar ne ditet e fundit te jetes.

    Miqte e mi lamtumire!
    Sikur zoti te harronte per nje moment qe une jam nje dordolec I ndrequr me rrecka;dhe te me dhuronte nje cope jete,mbase nuk do te thoja te gjitha ato qe po mendoja,por,sigurisht ,do te mendoja te gjitha ato qe po them.Do ti jepja rendesi gjerave ,por jo vetem nga vlera e tyre,por per domethenien qe kane.
    Do te flija pak,e do te enderroja me shume ,sepse cdo minute qe mbyllim syte,humbasim 60 sekonda drite.Do te vazhdoja kur te tjeret te ndalonin,do te zgjohesha kur te tjeret te flinin...dhe do te shijoja nje akullore me cokollate!!!
    Nese zoti do te me jepte nje cope jete,do te vishesha thjesht,do te shtrihesha perballe diellit duke e lene te pambuluar jo vetem trupin tim por edhe shpirtin .Zoti im,nese do te mundja do te shkruaja urrejtjen time mbi akull,dhe do te prisja sa te dilte dielli.
    Do te pikturoja nje ender te Van Gogut mbi yje,do te recitoja nje poezi te Bernardit,dhe nje kenge e Shtradus do te ishte serenata qe do ti dhuroja henes.Do te ujisja me lotet e mi trendafilat,qe te ndjeja dhimbjen nga gjembat e tyre ,dhe puthjen ngjyre-kuqe nga fletet e tyre.
    Ah,zoti im,sikur te kisha nje cope jete ,nuk do te lija te kalonte as edhe nje dite pa u thene njerezve qe I dashuroj.Do te beja cdo burre e cdo grua te besonte se I dashuroj,dhe do te dashurohesha me dashurine.
    Njerzve do t”u tregoja se sa gabim bejne kur mendojne se ndalojne se dashuruari kur plaken,pa e kuptuar se plakemi kur pushojme se dashuruari.
    Femijes do t’I jepja pende,por do e lija te mesonte vete se si te fluturonte.Pleqve do t’u tregoja se vdekjen nuk e sjell pleqeria por “harresa”.Mesova kaq gjera nga ju njerezit…
    Mesova se te gjithe duan te jetojne ne “majen e malit”pa e kuptuar se lumturia qendron ne menyren sesi e zbret “faqen e pjeret”.
    Mesova se kur femija I porsalindur shtrengohet mbi pellemben e tij te vogel per here te pare gishti qe I zgjatet nga babai I tij,e roberon ate perjete.
    Mesova se njeriu ka te drejte ta shohe tjetrin nga lart ,vetem kur duhet te ndihmoje ate te ngrihet.
    Jane kaq shume gjera qe mesova prej jush ,por ne te vertete nuk do te me hyjne ne pune,sepse kur te me mbajne te mbylur Brenda ne kete valixhe,fatkeqsisht do te kem vdekur.
    Te thuash ate qe ndjen dhe te besh gjithnje ate qe mendon,sepse askush nuk do te te mbaj mend per mendimet e tua te fshehta.Nese do te dija qe sot do te ishte hera e fundit qe do te te shihja duke fjetur,do te te perqafoja fort…fort..,dhe do t’I lutesha zotit te behesha roje e shpirtit tend.Nese do te dija se sot do te ishte hera e fundit qe do te te shihja te dilje nga dera,do te te perqafoja dhe do te te jepja nje puthje,dhe do te te therisja perseri te te jepja te tjera…


    U mallengjeva me kete shkrim kaq domethenes dhe vendosa ta ve ketu...
    Cili eshte mendimi juaj pasi te keni lexuar ato qe ky personazh ka "perjetuar"!
    Sa e çmuar eshte jeta dhe sa e shkurter,sa endrra kemi dhe sa kohe do te donim qe te kishim per te jetuar!


    Respekte
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 15-05-2009 më 12:00
    "Carpe Diem"

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar DI_ANA për postimin:

    sirena_adria (21-01-2023)

  3. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    po shume prekes shkrimi,
    te kujton se sa bukur jane disa gjera te thjeshta nje jete,
    se sa lumturi mund te gjejme ne kenaqesite e vogla te jetes,
    nje çokollate, nje veshje e thjeshte, pak pushim nen rrezet e diellit, etj.
    Vetem kur je ne çastet e fundit kupton se sa te rendesishme jane.

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-07-2007
    Postime
    101
    Shtoj tonin dhe pastroj zerin sepse eshte pyetja qe na perball te gjithve eshte pyetja e pa ndare perball te medhenj dhe te vegjel. Jemi gjalles e vogel pajtohemi me gjithshka pervecse mosarritjes instikti jone eshte i till te arrijm sa kemi mundesi.Te krijuar nga nje dore e hekurt jemi, ne nje dore perfekte (DORA NATYRE), jemi prur ketu per te bere ekzistencen dhe te trajtojm evolucionin sepse po vjen koha qe ne mund ti japim evolucinit formen qe duam madje po te duam trajtojm dhe ekzistencen sepse inteligjenca humane ka arrir deri aty. Thash keto gjera per sa i perket asaj qe jemi ne gjendje ne te bejm duke ditur se ajo qe ne bejm sot eshte mesim per ata qe do vine neser pra keshtu rrjedh mesim pas mesimi. E jeta vijon rrjedhshem hallk pas hallke, une ndjek rrugen e jetes jetoj sipas stilit tim here here me pelqen here here jo zhgenjehem iluzionohem krenohem kenaqem rruga qe ndjek keto manifestime mi peson.Shume here kjo form jete me perball me nje pakenaqsi te patolerueshme dhe une kokulur e toleroj sepse skam alternativ tjeter sa do doja qe jeta te ishte plastelin ti jepja formen qe dua por per fatin tim te keq nuk eshte ashtu, dhe pakenaqsia ime shtohet, sa here do doja tu ktheja mbrapa nostalgjia ma kerkon me ngulm kete gje por natyra me pergjigjet me karakterin e fort te saj vazhdo rrugen miku im, shume gjera qe kam pare nuk do doja ti shifja por ato jane fiksuar ne memorien time per fatin tim te keq i shof prap. Ja pra keshtu jeta jon skalpitet bukur me formen e saj ne murin e te kaluares dhe e kaluara me dalten e saj gerrmon memorien ton per te qene prezent ne cdo aspekt nostalgjie dhimbjeje gezimi, Pra kjo eshte ajo, qe jeta me ka mesuar mua, jeto biri im thot cdo moment mos harro te kaluaren sepse eshte enciklopedi e te ardhmes analizoje ne te tashme pa u tkurrur.Autopsin nga jeta nuk e pranoj perderisa viktim e saj nuk jam akoma do mundohem te matem kunder forces se saj derisa shpirti im te mbaj ne jete personin tim................... dhe nje here kjo jete qe pranon sfiden e time mu afrua nje dite ne heshtje dhe me zerin butes dhe te ftoht me reflektoi nje keshill SAKRIFIKOHU SEPSE KONKLUZIONI JOT ESHTE FLIJIMI PER MUA

  5. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-11-2007
    Postime
    33
    njeriu kupton vlerat e cdo casti qe kalon vetem kur vdekja kercenon...

  6. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-07-2007
    Postime
    101
    DI ANA e bukur kjo letra e autorit NOBEL TE VITIT 1982 gjithmon me ka pelqyr stili i tij pra te bej komplimentet e mia per ate cka ke vlersuar dhe ke cituar ne kete tem

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e miledi
    Anëtarësuar
    27-06-2006
    Postime
    35
    shum shum e bukur....
    gjithmon kur vjen nje fund ateher arrijm te kuptojm se cfar kemi bere dhe cfar do te benim

  8. #7
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    LETER NGA GABRIEL GARSIA MARKES
    E shkruar ne ditet e fundit te jetes.

    “Miqte e mi lamtumire!Sikur zoti te harronte per nje moment qe une jam nje dordolec I ndrequr me rrecka;dhe te me dhuronte nje cope jete,mbase nuk do te thoja te gjitha ato qe po mendoja,por,sigurisht ,do te mendoja te gjitha ato qe po them.Do ti jepja rendesi gjerave ,por jo vetem nga vlera e tyre,por per domethenien qe kane.
    Do te flija pak,e do te enderroja me shume ,sepse cdo minute qe mbyllim syte,humbasim 60 sekonda drite.Do te vazhdoja kur te tjeret te ndalonin,do te zgjohesha kur te tjeret te flinin...dhe do te shijoja nje akullore me cokollate!!!
    Nese zoti do te me jepte nje cope jete,do te vishesha thjesht,do te shtrihesha perballe diellit duke e lene te pambuluar jo vetem trupin tim por edhe shpirtin .Zoti im,nese do te mundja do te shkruaja urrejtjen time mbi akull,dhe do te prisja sa te dilte dielli.
    Do te pikturoja nje ender te Van Gogut mbi yje,do te recitoja nje poezi te Bernardit,dhe nje kenge e Shtradus do te ishte serenata qe do ti dhuroja henes.Do te ujisja me lotet e mi trendafilat,qe te ndjeja dhimbjen nga gjembat e tyre ,dhe puthjen ngjyre-kuqe nga fletet e tyre.
    Ah,zoti im,sikur te kisha nje cope jete ,nuk do te lija te kalonte as edhe nje dite pa u thene njerezve qe I dashuroj.Do te beja cdo burre e cdo grua te besonte se I dashuroj,dhe do te dashurohesha me dashurine.
    Njerzve do t”u tregoja se sa gabim bejne kur mendojne se ndalojne se dashuruari kur plaken,pa e kuptuar se plakemi kur pushojme se dashuruari.
    Femijes do t’I jepja pende,por do e lija te mesonte vete se si te fluturonte.Pleqve do t’u tregoja se vdekjen nuk e sjell pleqeria por “harresa”.Mesova kaq gjera nga ju njerezit…
    Mesova se te gjithe duan te jetojne ne “majen e malit”pa e kuptuar se lumturia qendron ne menyren sesi e zbret “faqen e pjeret”.
    Mesova se kur femija I porsalindur shtrengohet mbi pellemben e tij te vogel per here te pare gishti qe I zgjatet nga babai I tij,e roberon ate perjete.
    Mesova se njeriu ka te drejte ta shohe tjetrin nga lart ,vetem kur duhet te ndihmoje ate te ngrihet.
    Jane kaq shume gjera qe mesova prej jush ,por ne te vertete nuk do te me hyjne ne pune,sepse kur te me mbajne te mbylur Brenda ne kete valixhe,fatkeqsisht do te kem vdekur.
    Te thuash ate qe ndjen dhe te besh gjithnje ate qe mendon,sepse askush nuk do te te mbaj mend per mendimet e tua te fshehta.Nese do te dija qe sot do te ishte hera e fundit qe do te te shihja duke fjetur,do te te perqafoja fort…fort..,dhe do t’I lutesha zotit te behesha roje e shpirtit tend.Nese do te dija se sot do te ishte hera e fundit qe do te te shihja te dilje nga dera,do te te perqafoja dhe do te te jepja nje puthje,dhe do te te therisja perseri te te jepja te tjera…


    U mallengjeva me kete shkrim kaq domethenes dhe vendosa ta ve ketu...
    Cili eshte mendimi juaj pasi te keni lexuar ato qe ky personazh ka "perjetuar"!
    Sa e çmuar eshte jeta dhe sa e shkurter,sa endrra kemi dhe sa kohe do te donim qe te kishim per te jetuar!

    Respekte
    E diti ky qe do te vdes ne ate moment apo veq ja shkrehi fare , une e di qe pergjigjja e te vdekurit eshte O Zot do te adhuroja , por ai qe se ka adhuruar i thuhet kurre , kerkon kohe ende mu kethy dhe me adhuru sepse ateher i bje ne mend .
    KOSOVA E MADHE

  9. #8
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga miledi Lexo Postimin
    shum shum e bukur....
    gjithmon kur vjen nje fund ateher arrijm te kuptojm se cfar kemi bere dhe cfar do te benim
    Do ishte me mire qe ta kuptonin kete vlere gjate jetes sone dhe jo ne fund te saj.
    "Carpe Diem"

  10. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,964

    Për: Mësimet që jep jeta dhe vlera e saj.

    https://tiranapost.al/stil-jete/mesi...e-jete-i524549

    Mësimet që njerëzit i mësojnë shumë vonë në jetë

  11. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,964

    Për: Mësimet që jep jeta dhe vlera e saj.

    Mësimet më të rëndësishme të jetës që çdo grua duhet të dijë!

    Edhe sot, gratë përballen me sfida dhe vështirësi të ndryshme në jetën e tyre personale dhe profesionale. Nga pabarazia gjinore te presioni social, mes gjithë kaosit dhe konfuzionit, ka disa mësime të rëndësishme që gratë duhet të mësojnë dhe t’i vënë në praktikë për të përmirësuar shëndetin e tyre mendor, emocional dhe fizik.

    1. Mësoni të përqafoni veten tuaj autentike

    Pranimi i vetvetes është në fakt pranimi i vetes suaj të vërtetë, me të gjitha të metat dhe papërsosmëritë e saj. Do të thotë të heqësh dorë nga nevoja për përsosmëri dhe të mësosh ta duash veten pa kushte. Njihni betejat dhe dështimet tuaja dhe ofrojini vetes ngushëllim dhe inkurajim në vend të vetëkritikës dhe gjykimit. Trajtojeni veten me mirësi, mirëkuptim dhe mbështetje, ashtu si do të bënit me një mike të mirë.

    2. Nuk mund t’i bësh të gjithë të lumtur

    Gratë e ndiejnë se është përgjegjësi e tyre të kujdesen për të gjithë (përveç vetes!) dhe t’i bëjnë të lumtur. Por ndërsa është mirë të jesh i dhembshur dhe të kesh parasysh lumturinë e të tjerëve, nuk duhet ta vendosësh gjithmonë veten të fundit.

    3. Mos u ndjeni fajtorE që nuk dëshironi të keni fëmijë

    Të vendosni nëse do të keni apo jo fëmijë është një vendim personal i bazuar në dëshirat, vlerat dhe rrethanat tuaja. Ju kurrë nuk duhet ta merrni këtë vendim nga detyrimi, presioni ose faji. Shoqëria shpesh ushtron presion ndaj grave që të kenë fëmijë dhe supozon se amësia është roli natyror dhe parësor i gruas. Megjithatë, vetëm ju vendosni nëse amësia është një përshtatje e natyrshme për ju apo jo. Askush nuk ka të drejtë t’ju gjykojë ose t’ju detyrojë të keni fëmijë nëse kjo nuk është ajo që dëshironi.

    4. Mos lejoni që të tjerët t’ju mbyllin gojën

    Ky është një nga mësimet më të rëndësishme që çdo grua duhet të mbajë mend. Mos lejoni askënd të flasë për ju (sidomos një burrë!), vetëm sepse ju jeni grua. Edhe sot ka kaq shumë gra që nuk mund të shprehin mendimet e tyre, sepse automatikisht supozohet se nuk kanë asgjë me vlerë për të kontribuar. Çdo grua duhet të ketë më shumë vetëbesim dhe të ndihet më e sigurt në talentin, aftësitë dhe arritjet e saj. Sa herë që dikush nuk ju lejon të përfundoni, thoni: “Më falni. Nuk kam mbaruar së foluri.” Jepini fund sjelljeve të tilla toksike dhe dërgoni një mesazh të qartë se nuk do të toleroni sjellje joprofesionale dhe të padrejta.

    5. Mësoni të thoni “jo” pa u ndjerë fajtore dhe egoiste

    Ky është një tjetër mësim jetësor për çdo grua. Të thuash jo nuk të bën egoiste ose të pasjellshme; do të thotë që ju vlerësoni kohën dhe energjinë tuaj. Shumë gra e kanë të vështirë të thonë jo, shpesh nga frika se mos zhgënjejnë të tjerët. Megjithatë, të thuash po për gjithçka mund të çojë në lodhje, stres dhe mungesë kohe për gjërat që kanë më shumë rëndësi për ju.

    6. Rrethojeni veten me njerëz pozitivë dhe të sjellshëm

    Njerëzit përreth jush kanë një ndikim të rëndësishëm në jetën tuaj. Rrethimi me njerëz pozitivë mund t’ju përmirësojë humorin, t’ju frymëzojë dhe t’ju motivojë për të ndjekur qëllimet tuaja. Anasjelltas, rrethimi i vetes me njerëz negativë dhe toksikë mund t’ju thajë energjinë dhe të ulë vetëvlerësimin tuaj.

    7. Asnjëherë mos e nënvlerësoni veten

    Të jesh e vetëdijshme për vlerën tënde do të thotë të vlerësosh veten dhe të dish se meriton respekt, dashuri dhe mirësi. Fatkeqësisht, shoqëria shpesh i mëson gratë të vënë në dyshim vlerën e tyre dhe të pranojnë më pak se sa meritojnë. Është e domosdoshme që gratë të kuptojnë se vlera e tyre nuk varet nga pamja, arritjet apo marrëdhëniet e tyre. Ju jeni të vlefshme thjesht sepse ekzistoni. Kur jeni të vetëdijshme për vlerën tuaj, ka më pak gjasa të kënaqeni me më pak se sa meritoni. Njohja e vlerës suaj ju lejon gjithashtu të vendosni kufij të shëndetshëm dhe t’u thoni jo gjërave që nuk përputhen me vlerat ose qëllimet tuaja.


    Bota.al

    https://bota.al/mesimet-me-te-rendes...duhet-te-dije/

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  2. Disa shkrime rreth budizmit
    Nga drini_në_TR në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 28-02-2005, 12:56
  3. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48
  4. A i permbushni te gjitha mesimet e Kuranit?
    Nga Ryder në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 01-06-2003, 15:35
  5. Cilat jene mesimet qe marrim nga Bibla???
    Nga Ndriçimi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-05-2002, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •