Close
Faqja 9 prej 16 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 151
  1. #81
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anėtarėsuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Landi45....zanati i politikanit eshte te premtoje e te genjeje keshtu qe kjo eshte e vlrefshme per te gjithe te majte apo te djathte
    E gjithe klasa politike shqiptare edhe nese nuk ka qene vete ne organet drejtuse komuniste kane qene baballaret e tyre,prandaj te gjithe njesoj jane.

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    o prall e vjeter mer rrapid kjo me sheshor..
    lol

    sa aktor i mir..je..
    ben sikur je shokuar..

    lol

  3. #83
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    o prall e vjeter mer rrapid kjo me sheshor..
    lol

    sa aktor i mir..je..
    ben sikur je shokuar..

    lol
    Ty te gjitha prralla te duken mer brar
    Sidomos kto qe te shajne baben

  4. #84
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    “Nuk duhet harruar bisha qė kafshon”
    Nga Mustafa Nano
    Ndoqa mbrėmė nė News 24 programin Xhungėl tė Artan Hoxhės. Transmetuan njė intervistė tė gjatė me Hysen Shoshorin, njė i pėrndjekur nga diktatura komuniste. Ai rrėfente jetėn e vet, mė saktė ferrin e vet, por nuk ishte kjo arsyeja qė atij i kushtohej njė hapėsirė e vėmendje kaq e madhe gazetareske. Arsyeja ishte tjetėr. Nė njė moment tė intervistės ai nxjerr nė shesh tė vėrtetėn e madhe tė jetės sė vet. Nė gjyqin qė i ėshtė bėrė andej nga viti 1975 nėn akuzėn se kish prodhuar e shpėrndarė trakte kundėr regjimit komunist (komunistėt s’e kishin pėr gjė edhe tė sajonin akuza atė mot, ndėrsa nė kėtė rast ata nuk sajuan: Shoshorin po e dėnonin pėr gjėra qė ai praktikisht i kish bėrė; Shoshori ishte antikomunist), i ėshtė fanepsur njė dėshmitar i veēantė. I ėshtė fanepsur atje, nė sallėn e gjyqit, me njė trakt nė dorė, duke u ngritur nga fundi i sallės pa ia kėrkuar ndokush, e duke u drejtuar nga kryetari i trupit gjykues me fjalėt “tė varet nė litar”. Tundte nė ajėr traktin, tė cilin e kish gjetur nė rrugė. Ishte shtatlartė, me gjestikulacion tė prerė, me hap tė madh, militant i zellshėm partie. “Ishte Sali Ram Berisha”, thotė Hysen Shoshori. “Jeni i sigurtė?”, pyet gazetari (ēdo gazetar do ta bėnte kėtė pyetje, pasi zotni Shoshori ėshtė duke folur pėr antikomunistin mė dėnglaxhi e mė zhurmėmadh tė Europės). Dhe pėrgjigja e tij ishte: nuk mund tė harrohet kurrė bisha qė tė kafshon. Ka tė drejtė. E pėrveē kėsaj, tiparet fiziognomike tė Berishės nuk janė nga ato qė harrohen. Atė mund ta shohėsh pėr herė tė parė edhe nė njė superstore, e prapė nuk mund ta harrosh; e jo mė ta shohėsh, teksa mbin nga fundi i sallės sė gjyqit tėnd, duke ēarė turmėn mes pėr mes, e duke bėrtitur “tė varet nė litar”. Vetėm varri tė bėn ta harrosh njė skenė tė tillė.
    Pak mė sipėr thashė se “ēfarė rrėfen Shoshori ėshtė e vėrteta e madhe e jetės sė vet”. Nuk ka qėnė kėshtu qysh nė fillim. Kjo bėhet e vėrteta e madhe e jetės sė tij nė momentin qė ai merr vesh se pikėrisht kjo zgjyrė bolshevike merr poza antibolshevike; madje, mė shumė se sa kaq; shumė mė shumė: bėhet udhėheqėsi i lėvizjes antikomuniste nė Shqipėri. Deri nė kėtė moment pra (nė vitin 1991, kur Shoshori sheh nė tribuna atė portret, qė e kish parė nė sallėn e gjyqit tė tij), Sali Berisha nuk ka qėnė asgjė mė shumė se njė ēapaēul, qė ka dalė tė dėshmojė vullnetarisht kundėr dikujt o i nxitur prej njė fanatizmi ideologjik, o i nxitur nga synimi pėr tė nxjerrė pėrfitime nė terma tė statusit, tė karrierės, tė aksesit te nomenklatura, etj. Ka patur mijra dėshmitarė nė gjyqet komuniste, dhe ky qė bėrtiste nė mes tė sallės “tė varet”, ka qėnė njė qelbėsirė si gjithė tė tjerėt. Kaq. Por kur e ka parė nėpėr tribuna duke bėrtitur kundėr komunizmit, kjo ngjarje e jetės sė tij merr pėrmasa tė tjera. E pėrfytyroni dot se ē’mund tė provonit po tė ishit nė vend tė Shoshorit e tė shihnit njė portret tė urryer tė merrte pozat e “udhėheqėsit tė madh”? Unė vetė nuk kam fuqi ta pėrfytyroj. Do kisha lajthitur sikur ngjarja e Shoshorit tė ish ngjarja ime.
    “Prit!”, mund tė mė thonė, “pse u dashka besuar kaq lehtė? Ky mund tė jetė njė paranojak. Edhe vetė i biri indinjohet pėr kėto qė thotė i ati”. Nė fakt, i biri i Hysen Shoshorit ka folur pėr RD-nė nė vitin 2007. Hm, kjo dėshmia e tė birit bie erė shumė; mė mbush mendjen bash pėr tė kundėrtėn. Nuk ka thėnė asgjė nė RD. Ka thėnė thjesht qė i ati nuk i ka folur me gojė pas daljes nga burgu, as atij, as nėnės sė vet, pasi kėta nuk i kanė shkuar asnjėherė nė burg pėr ta vizituar. E pas kėsaj ka thėnė, se “ėshtė i indinjuar me spekullimet qė bėhen” (e bukur, apo jo? Saliu jo vetėm tė del dėshmitar nė njė gjyq, por tė nxjerr dėshmitar dhe djalin nė njė gjyq tjetėr, nė atė tė opinionit publik).
    E dini? Mund tė jap dhe unė njė dėshmi personale, e cila nuk ėshtė se shton ndonjė gjė nė kėtė mes. Por ėshtė njė dėshmi, qė tregon diēka tjetėr. Para pesė a gjashtė vitesh kėrkoi t’mė takojė njė miku im, i cili ka bėrė burg, gjithashtu, gjatė kohėve tė komunizmit (E kanė dėnuar pėr motive politike. Sot ėshtė person i njohur pėr publikun, por nuk ka dėshirė qė t’ia pėrmend emrin). Takohemi, dhe e pashė disi tė shock-uar. Mė thotė se “ėshtė njė zotni me emrin Hysen Shoshori, ėshtė ish-i pėrndjekur, pretendon se Sali Berisha ka dėshmuar nė gjyq kundėr tij, dhe don tė tė takojė; mė saktė, don ta denoncojė kėtė fakt, e pėr kėtė arsye duhet njė foltore mediatike. E ndihmon dot?”. “Ėshtė e vėrtetė qė Sala ka dėshmuar nė gjyqin e tij?”, e pyeta. “Kėtė nuk e di”, mė thotė, “po ēfarė s’bėn vaki nė kėtė vend!?”. “Ėshtė njeri serioz dhe i besueshėm? Nuk ėshtė se ėshtė kapur nga haluēinacionet, apo jo?”, vijoj ta pyes. “Jo, jo, ėshtė fare nė rregull. Puna ėshtė nėse ti e ndihmon dot, apo jo, qė kėtė gjė ta thotė nė njė gazetė apo televizion tė rėndėsishėm”. “Besoj se po”, i them. Bisedova me do kryeredaktorė gazetash, dhe pėrgjigja qė merrja ishte: “pse merresh me njė njeri tė lodhur e tė dėrrmuar nga burgu, o Muē?” E ēuditshme, s’ke ē’thua! Gazetat tona qė s’lėnė idiotėsi pa publikuar, kėtė scoop nuk donin ta merrnin. Dhe refuzimi i tyre (fola me dy-tre vetė, jo mė shumė) nuk kish tė bėnte me “besueshmėrinė zero” tė Shoshorit, tė cilin nuk e njihnin fare; jo, jo, kish tė bėnte ose me besimin se Berisha nuk mund tė bėnte gjėra tė tilla (kjo ka pak gjasa), ose me frikėn se mund t’i gjente ndonjė gjė po ta botonin kėtė denoncim. Mė pas, mora vesh se scoop-in e kishin pranuar gazetarėt e News 24-ės. Unė vetė pata rast ta ndiqja vetėm mbrėmė.
    E dini dhe njė gjė tjetėr? Thonė se dikush ka tė filmuar ca dėshmi tė tjera tė njerėzve tė tjerė kundėr Berishės. Janė dėshmi qė ua kanė marrė me kamera tė fshehta atyre “qyqarėve”, tė cilėt e padisin kryeministrin tonė “antikomunist”, se ka luajtur rol nė deportimin e familjes sė tyre. Nuk e transmetojnė. Ėshtė njė filmim qė e kanė bėrė fshehtas. Njerėzit kanė dėshmuar pa e ditur se po filmohehsin, dhe transmetimi do tė krijonte njė problem nė pikėpamje deontologjike. Por nuk e transmetojnė edhe nga frika prej “bishės qė tė kafshon”.
    Unė i besoj kėto qė thonė pėr Berishėn. E besoj qė ka qėnė njė denonciator njėzet qindarkėsh e njė komunist i shpifur. Por besimi im nuk ėshtė provė. Provė ėshtė kjo qė thotė Hysen Shoshori. Prova janė ato qė dinė plot tė tjerė, e nuk flasin. Unė di t’ju them njė gjė tjetėr, amį: Kėto qė ka bėrė Sali Ram Berisha gjatė komunizmit nuk janė asgjė nė krahasim me ato qė ka bėrė gjatė njėzet viteve tė fundit. Dhe nuk e kam fjalėn vetėm pėr gjėrat qė dihen e duken. Ka shumė krime tė tjera, pėr tė cilat tani nuk flitet. Kanė frikė prej tij. Por do tė flitet kur Berisha tė mos jetė mė nė kėtė botė. Atėherė do tė dalė tamam nė dritė se kush ėshtė Sali Ram Berisha i vėrtetė. Deri atėherė nuk ėshtė ēudi ta kemi kryeministėr.

    Gazeta tema online

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    hahahaha..

    dhe mustafa aktor ne grupin teatral te seli rozes..

    ska turp..

    rrapo.. po e dim mo se cfar prodhon njuz 24 tra..

    gerdeca e 21 janara..

    po nuku luajti kte loje njuzi e mori dreqi se.. i del bashkpunimi ne mobilizimin e perlekajve qe deshen te rrezojne ne 21 janar shtetin me hu..

    eshte shanci i fundit i se keqes qe ta luaj lojen..

    ne 8 maj eshte vone..

    jan mobilizuar te gjithe kanibalet khmer rruzhe.. te gjithe antaret e bandes hakmarrja..pjestar i se ciles eshte dhe ki tani i njuzit.. me gjith shefen malltez..

    mirpo.. kot po lodhen..

    e kan te humbur davane..
    tirana do lulin..

  6. #86
    dhe ky priti 36 vjetorin e ngjarjes per te dhe intervist?

  7. #87
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Hahaha 8 maji braro eshte fillimi I fundit te PD

  8. #88
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Opozita e Bashkuar dhe ish- tė Pėrndjekurit: Dėshmia e Shoshorit, tronditėse. Ėshtė e pamoralshme qė tė votohet mė Sali Berisha
    Opozita e Bashkuar dhe Shoqata e tė Pėrndjekurve Politik dolėn me njė deklaratė pas publikimit tė dėshmisė sė Hysen Shoshorit se Sali Berisha kishte kėrkuar varjen e tij. Deklaratėn e lexoi kryetari i Shoqatės sė tė Pėrndjekurve Politikė, Kurt Kola. “Sot populli shqiptar u njoh me njė lajm shumė tronditės. Sot mėsoi se kryeministri qė qeverisė vendin ka qenė njė agjent i sigurimit tė shtetit dhe ka dalė dėshmitarė e ka kėrkuar dėnim me varje pėr njė tė burgosur politik, Hysen Shoshorin. Sot u pa qartė morali i atij qė udhėheq Shqipėrinė. Edhe nė kohėn e diktaturės, dėshmitarėt qė dilnin nė gjyqe politike populli i shihte me neveri. Sot nė pluralizėm, njė person i tillė qė ka dalė dėshmitarė i njė tė burgosuri politik dhe ka kėrkuar dėnimin me varje nė sheshin Skėnderbeu, e kemi kryeministrin tonė. Ėshtė e pamoralshme jo vetėm pėr tė dėnuarit politikė, por pėr ēdo shqiptar qė tė votojė sot Sali Berishėn pėr tė qenė nė drejtimin e kėtij vendi. Ai ėshtė e keqja jo e Hysen Shoshorit, jo e tė pėrndjekurve politikė, por ėshtė e keqja e shqiptarėve, e keqja e kombit shqiptar.

    Gazeta tema

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ha ha po ku skuqen e zverdhen salistet.
    A sishin dikur vegla qorre e Enver Hoxhes qe sakatuan popullin vet nga mund te dalin me te mire sot.
    Dhe sot po e sakatojne popullin e vet po ne menyre tjeter.
    Ca prisni prej tyre vec paburrerise, imoralitetit, hajnise, e pisllekut
    Albania Uber Alles

  10. #90
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    10 Mar 2009 |
    E. Sheshori: Babai nuk ka akuzuar kurrė Berishėn se ka dalė dėshmitar nė gjyq
    Nga Rexhep POLISI
    Marrė nga Rilindja Demokratike

    Edmond Sheshori, djali i ish-tė burgosurit politik, Hysen Sheshori dhe dhėndrri i tij, Belul Leka, kanė zbardhur dje tė plotė pėr gazetėn "RD" mashtrimin e servirur nga deputetėt dhe mediat e kontrolluara nga Rama, historinė e manipulimit pėr gjoja dėshmi tė Berishės nė gjyq ndaj Hysen Shoshorit. "Jam i indinjuar pėr njė shkrim tė botuar para disa ditėsh nė "Gazetėn Shqiptare" dhe kam ardhur pėr tė treguar se si qėndron e vėrteta pėr deklaratat qė janė bėrė nė atė gazetė nė emėr tė babait tim, Hysen Sheshori", u shpreh Edmond Sheshori, djali i ish-tė burgosurit politik, Hysen Shoshori. Ai tha mė tej, se nė atė shkrim gjithēka ėshtė e trilluar dhe manipuluar pėr qėllime tė kėqija. Aty pasqyrohet vetėm njė e vėrtetė, 17 vitet e burgut dhe torturat ēnjerėzore qė janė bėrė ndaj babait tim, Hysen Sheshori, gjatė kohės sė mbajtjes nė burg nga regjimi komunist, ndėrsa tė tjerat janė vetėm trillime. "Mund tė shtoj edhe njė fakt tjetėr, qė nė atė shkrim nuk ėshtė pėrmendur ndoshta qėllimisht; Pas arrestimit tė babait tim, nėnėn time dhe ne fėmijėve, mua qė isha 11-vjeē dhe motrėn time 5-vjeēe na internuan nė njė fshat tė thellė tė zonės sė Baldushkut. Hysen Sheshori, ishte i dėnuar me pushkatim, dhe nuk dinte asgjė pėr internimin tonė. Ne nuk kishim asnjė mundėsi tė shkonim dhe tė takonim babanė tonė nė burg, jo vetėm kaq, por nuk na linin qė tė shkonim tė takonim njė "armik", siē e quante regjimi i atėhershėm. Ne nuk na linte Sigurimi i Shtetit qė tė largoheshim nga fshati pa lejen e Sigurimit. Babai im doli nga burgu nė vitin 1991, vetėm pas ardhjes sė demokracisė. Pasi doli nga burgu, ai ishte i zemėruar me ne fėmijėt, sepse nuk i kishim shkuar ta takonim, por ai s'e dinte se ne ishim internuar dhe ruheshim nga Sigurimi i Shtetit. Veē kėtij fakti, njerėzit e sigurimit e keqinformonin atė nė burg pėr ne fėmijėt dhe nėnėn tonė, pėr tė shkatėrruar familjen", thotė Edmond Sheshori.

    Mė pas, ai nis tė flasė edhe pėr jetėn e babait tė tij, pas daljes nga burgu. "Pas daljes nga burgu njė pjesė e shoqėrisė sė tij e mbėshteti babin tim dhe i qėndroi afėr pėr ta integruar nė shoqėri, ndėrsa njė pjesė tjetėr ka punuar pėr ta shkatėrruar atė, dhe njėri nga kėta ėshtė edhe i vėllai i tij. Babai nuk pranoi tė jetonte me mua, sepse ishte zemėruar qė unė nuk i shkova nė burg pėr ta takuar. Nga viti 1991, kur doli nga burgu dhe deri nė vitin 2006, babai im ka jetuar tek shoku i tij tė burgut, Zeqir Kollobani, ndėrsa qė nga viti 2006, vazhdon tė jetojė me mua. Kur doli nga burgu, unė e takoja babain nė rrugė se nė shtėpi nuk vinte. Nė kėtė kohė, vėllai i tij dhe xhaxhai im, krijoi njė pėrēarje tė madhe mes ne fėmijėve dhe babait tonė. Ai vinte nė shtėpinė time dhe fliste kundėr babait tim, kurse kur shkonte tek babai i fliste fjalė shumė tė kėqia pėr ne", tregon Edmond Sheshori. "Njė gjė tė tillė, ai e bėnte pėr tė na larguar ne fėmijėve nga babai nė mėnyrė qė tė pėrfitonte nga ana ekonomike nė kurriz tė vuajtjeve tė babait tim. Nė vitin 1994, xhaxhai falsifikon njė ēertifikatė me emrin Hysen Sheshori, duke vendosur fotografinė e tij, sepse ngjan me babain tim dhe shkon nė ish-Bankėn e Kursimeve Tirana 3 nė atė kohė, dhe tėrheq 19 milion lekė letra me vlerė dhe dy milion lekė kesh nė emėr tė babait tim. Nė kėtė kohė, babait tim qeveria demokratike vendosi t'i jepte shtėpi banimi, por babai nuk donte ta merrte, sepse donte tė rrinte nė shtėpinė e tij private nė Rrugėn "Ali Visha" qė ishte pronė e tij, por regjimi komunist ia kishte dhėnė njė qytetari tjetėr. Vėllai i tij, e dinte qė qeveria do t'i jepte shtėpi babait tim dhe nė vitin 1997 paraqitet tek Komiteti i tė Pėrndjekurve dhe kėrkon shtėpi nė emėr tė Hysen Sheshorit me ēertifikatė tė falsifikuar. Kėshtu, nė kėtė vit ai pėrfiton shtėpinė nė emėr tė Hysen Sheshorit. Nė vitin 2002, xhaxhai e shet shtėpinė me dokumenta sikur e ka shitur Hysen Sheshori, pa dijeninė tonė", thotė ai.



    -Zoti Edmond, a mund tė na thoni si qėndron e vėrteta e njė shkrimi tė botuar para pak ditėsh nė njė gazetė pėr babain tuaj?



    Gjithēka qė ėshtė shkruajtur nė gazetėn shqiptare nuk ėshtė e vėrtetė. Babain nuk e ka takuar asnjė gazetar dhe ato qė janė shkruajtur janė sajuar dhe manipuluar. Unė e kam pyetur babanė qė kur ėshtė botuar njė shkrim para disa vitesh ku shkruhej se gjoja babai im ka thėnė se, "nė gjyqin e tij ka qenė dėshmitar Sali Berisha". Unė e pyeta babain tim dhe mė tha se, kjo ėshtė krejtėsisht e pavėrtetė. Ai mė pėrmendi disa emra dėshmitarėsh, por asnjė herė emrin e Sali Berishės.

    -Si mendoni ju, kush mund ta ketė pėrdorur emrin e babait tuaj nė kėto shkrime qė janė botuar?



    Pas kėtyre shkrimeve tė botuara sė fundi nė gazetėn shqiptare dhe para disa vitesh nė gazetėn "Plaga" ku ishte botuar njė shkrim pa emėr, unė mendoj se qėndrojnė njerėzit e Sigurimit tė Shtetit dhe ata njerėz qė punonin kundėr babait tim, qė hiqeshin sikur e donin, por nė fakt e pėrdorėn atė. Njėri nga kėta mendoj se, mund tė jetė edhe xhaxhai im, pra, vėllai i babait. Dyshoj, sepse nė kohėn qė babai im u fut nė burg, familjen e tij e internuan, ndėrsa vėllanė e tij, jo vetėm qė nuk e internuan, por e lanė nė punė tė mira.



    -A ka ardhur ndonjė gazetar pėr tė takuar babanė tuaj dhe pėr tė biseduar me tė?



    Kur u botua shkrimi nė "Gazetėn Shqiptare" para disa ditėsh, unė e pyeta babanė a erdhi ndonjė gazetar pėr tė biseduar, ai mė tha se nuk erdhi asnjė gazetar. Shkrimi ėshtė sajuar dhe manipuluar sipas shkrimit tė botuar para disa vitesh nė gazetėn "Plaga". Babai mė tha se nuk ka thėnė asnjė gjė pėr ato, qė janė shkruar nė atė gazetė.



    -Pse nuk ka reaguar babai juaj kur janė botuar shkrimet nė dy gazeta?



    Babai im nuk ka reagur, sepse nė radhė tė parė ai nuk sheh pėr tė lexuar, e dyta, ai ėshtė i dėrrmuar nga burgu dhe ka kujtesė tė dobėt. Kur janė botuar dy shkrimet qė pėrmenda mė lart, unė i kam treguar babait se ēfarė ėshtė shkruajtur edhe ai mė ka thėnė nė mėnyrė tė prerė se ato qė shkruhen pėr Sali Berishėn nuk janė tė vėrteta. Tani babai jeton me mua, por ėshtė nė njė gjendje jo tė mirė mendore dhe fizike. Nuk ecėn me kėmbėt e tij, por e nxjerr unė ndonjėherė jashtė shtėpisė.



    Kush ėshtė Hysen Sheshori



    Hysen Sheshori ka lindur mė 15 maj 1934 nė Prezė tė Tiranės. U arrestua mė 29 gusht 1974, me akuzėn agjitacion dhe propagandė. Pasi bėri njė vit hetuesi, nė vitin 1975 iu bė gjyqi. E dėnuan me pushkatim, pastaj Gjykata e Lartė vendosi 25 vjet burg. Pjesėn mė tė madhe tė dėnimit e ka bėrė nė burgun e Spaēit, ndėrsa vitin e fundit e ka bėrė nė burgun Shėn Vasil nė Sarandė.

    Hysen Sheshori u akuzua se shpėrndante trakte kundėr regjimit tė Enver Hoxhės. Kėtė veprimtari ai e ka kryer pėr 14 vjet rresht qė nga viti 1961 e deri nė vitin 1974 kur u arrestua. Sigurimi i Shtetit e ndiqte, por arrit ta zbulojė vetėm pas 14 vjetėsh me trakt nė dorė. Pėr gjithė kohėn e diktaturės, ai ka shpėrndarė 41.100 trakte nė njė periudhė 14-vjeēare, nga viti 1961-1974. Nė momentin qė ėshtė arrestuar ėshtė mbajtur i lidhur kėmbė e duar pėr 24 orė. Pastaj ndaj tij kanė nisur torturat mė ēnjerėzore.

    Pas burgosjes sė Hysen Sheshorit, familja e tij u internua nė fshatin e thellė, Mustafa Koēaj, tė zonės sė Baldushkut. Dy fėmijėt e vegjėl dhe nėna e tyre jetonin nė njė kasolle nė kushte tepėr ēnjerėzore dhe survejoheshin nga Sigurimi famėkeq i Shtetit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mike Oldfield : 05-04-2011 mė 15:16
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

Faqja 9 prej 16 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dom Zef Gila, meshtar, dėshmitar i fesė, nė pėrvjetorin e vdekjes
    Nga zef malsia nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2009, 18:47
  2. Ju rrėfej nga Kreta, gjyqin e njė linēimi racist
    Nga lone_star nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-03-2007, 20:37
  3. Bashkėshortja e Fatos Klosi, fiton gjyqin me Fatos Nanon
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-05-2006, 23:55
  4. Pejė, atentat dėshmitarit nė gjyqin ndaj UĒK-sė
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-10-2003, 03:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •