Close
Faqja 13 prej 16 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 151
  1. #121
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Frrok Cupi zhgarravit shkrim "inkriminues" per te gjithe popullin Shqiptar, ore plak!

    Nuk te duket si nje deja vu e parrules bajate dhe diskredituese, "Te gjithe bashke-fajtore, te gjithe bashke-vuejtesa"?

    Mos iu ka ngelur ora nja dy dekada me pare, apo "forca o Prend, dy here n'nji vend"!

    Keni nje emer te perbashket: MASHTRIM.

  2. #122
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Shoshori – Njeriu qė akuzon Berishėn
    Lorenc Vangjeli


    Historia e pabesueshme e tiranasit qė ka shpėrndarė 41 mijė trakte kundėr regjimit komunist. I dėnuar fillimisht me vdekje e mė pas me 25 vjet burg, ekzistenca e tij vihet nė pikpyetje nga vetė njeriu qė ai e konsideron njė nga shkaktarėt e fatkeqėsisė sė tij, kryeministri Sali Berisha. “Ka ndikuar drejtpėrdrejtė nė dėnimin tim me vdekje”, thotė Shoshori. “Nuk e njoh, shikoni se mos nuk ėshtė dėnuar fare”, pėrgjigjet Berisha. MAPO ka siguruar dy vendimet e gjykatave komuniste qė ēuan tė gjallė nė ferr antikomunistin veteran

    Nga: Lorenc Vangjeli, MAPO

    Shoshori?!! Kush ėshtė ky? …pėr kėtė person qė thoni, shikoni njėherė se mos nuk ėshtė i dėnuar fare”. Njeriu qė flet ėshtė Sali Berisha, kryeministėr i Republikės sė Shqipėrisė. I sapo kthyer nga Forumi ekonomik botėror nė Davos, nė 2 shkurt, zoti Berisha dha njė pėrgjigje tė llojit tė vet pėr njė nga akuzat mė tė rėnda qė i janė bėrė gjatė karrierės sė tij politike: ka qenė dėshmitar nė njė gjyq politik qė dėnoi me vdekje Hysen Shoshorin, njė qytetar tiranas i akuzuar pėr terrorizėm, agjitacion e propagandė dhe pėrvetėsim tė pasurisė socialiste nė vitin 1975. Njė vendim qė u pezullua pastaj nga pleniumi i gjykatės sė lartė dhe u shndėrrua me 25 vjet burg. Vetė Shoshori, nė njė intervistė tė tij tė vitit 2002, pohon tė njėjtin fakt dhe shėnjon zotin Berisha si njė nga dėshmitarėt kundėr tij nė proces. Por dhe shumė vite mė parė, bazuar nė dėshmitė e bashkėvuajtėsve tė tij, qė nė dhjetorin e vitit 90“ kur Berisha nisi tė shfaqej publikisht e mė pas, Shoshori e konsideronte atė si pjesė e mekanizmit qė e fundosi nė fatkeqėsi.
    Revista MAPO ka mundur tė sigurojė disa materiale autentike tė kohės dhe fillimisht afron pėr publikun dy vendimet e gjykatave komuniste, atė tė gjykatės sė Tiranės dhe tė pleniumit tė gjykatės sė lartė. Dy dokumente tė cilat, duke ndjekur kėshillėn e kryeministrit pėr tė zbuluar nėse ėshtė apo jo i dėnuar nė kohėn e komunizmit Hysen Shoshori, i japin pėrgjigje asaj: Po! Shoshori ėshtė njė i dėnuar politik. Pjesa tjetėr, nėse Berisha ka qenė apo jo dėshmitar i akuzės komuniste kundėr tij, ėshtė ende pėr t“u verifikuar. Nga njėra anė ėshtė dėshmia e vetė viktimės dhe e bashkėvuajtėsve tė tij tė shumtė, por dhe dosja voluminoze e hetimit, e cila deri mė tani nuk ėshtė bėrė publike. Nga ana tjetėr, ėshtė mohimi i kryeministrit. Njė mohim, qė tė paktėn nė njė nga dy pikat e tij ėshtė i pasaktė: viktima Shoshori ekziston dhe ėshtė i burgosur politik. Madje, nė listat e ish-tė pėrndjekurvė qė janė publikuar rreth njė muaj mė parė, (janar 2009), emri i tij figuron me numėr rendor njė pėr tė marrė dėmshpėrblim pėr ditėt e burgut, nė masėn 8 milion lekė.

    Akuza ndaj akuzatorit tė zakontė?
    Nė fakt nuk mund tė vinte nė ditė mė tė keqe pėr zotin Berisha. Menjėherė mbas miratimit tė shumėdiskutuar tė ligjit pėr lustracionin dhe shuplakave periodike, me kah tė pėrcaktuar Uashington, Bruksel, Strazburg drejt Tiranės zyrtare, PS e akuzoi drejtpėrdrejt kryeministrin se ka qenė autor i njė denoncimi politik ndaj njė qytetari shqiptar qė u dėnua me vdekje nga regjimi i dikurshėm. Prova qė Erion Braēe demonstroi nė Kuvend ishte gazeta Plaga, numri i saj i dytė dhe edhe i fundit – botimi i saj u ndėrpre – organ i shoqatės sė tė ish-tė pėrndjekurve politikė. E botuar nė 22 maj tė vitit 2002, tirazhi modest i saj, nuk mundi as tė dalė nė qarkullim sepse u asgjesua nė rrethana tė dyshimta. Zėra tė pakonfirmuar pohojnė edhe se trajtimi i gazetės nė kėtė mėnyrė erdhi si rezultat i njė “aleance fluide” mes tė akuzuarit tė sotėm dhe njė pjese tė pushtetit tė djeshėm tė socialistėve. Vetė botuesi i saj, Skėnder Tufa, gjithashtu i burgosur i ndėrgjegjes, njė vit mė pas u arrestua dhe bėri burg mbas njė procesi dhe akuze tė dyshimtė pėr favorizmi prostitucioni.
    Hysen Shoshori atėherė pėrgjigjej: “Gjatė gjykimit pashė shumė dėshmitarė qė nuk i njihja, tė cilėt bėnin dėshminė tė frikėsuar dhe pa mė parė mua. Nė mendje mė mbeti vetėm njėri qė ishte i veēantė nga tė tjerėt. Trup i gjatė dhe energjik, me hap tė sigurtė u paraqit pėr tė dėshmuar. Ai u ndal para trupit gjykues dhe pas formaliteteve, me njė theks malėsori, me eufori, filloi tė flasė para trupit gjykues duke treguar sesi e kishte gjetur traktin qė kishte pėrmbajtje tė thkesuar armiqėsore, tė cilėn e tundte para trupit gjykues dhe sallės: “…ky njeri ėshtė armik i betuar i partisė prandaj duhet varur nė litar”!
    Sipas Shoshorit nė 2002 e sipas Braēes nė 2009, ky njeri ishte Sali Berisha. “Ky njeri i cili ėshtė njė komunist pasionant e fanatik i pandreqshėm, qė pėr tė arritur nė majat e hierarkisė sė pushtetit komunist ka pėrdorur dhe traktin tim duke ndikuar drejtpėrdrejtė nė dėnimin tim me vdekje, ishte Sali Berisha”, pohonte vetė Shoshori. Pikėrisht njeriu qė vetė Berisha i vė nė dyshim ekzistencėn.

    Kush ėshtė ish-i burgosuri i ndėrgjegjes,
    Eshtė ende njė nga misteret e mėdha tė sė shkuarės. Njė nga ato mistere qė nga larg i ngjajnė njė konspiracioni kundėr njė individi tė cilit i kanė shkatėrruar jetėn, e kanė mbyllur nė ferrin e burgjeve komuniste dhe tashmė, pothuaj 20 vjet mbas pėrmbysjes sė komunizmit, edhe e mohojnė. Pėr tiranasit e vjetėr, emri i tij ka qenė mjaft i njohur. Ai konsiderohej si njė nga mendjet mė tė “krisura” tė kohės, me njė guxim tė jashtėzakonshėm qė krejt i vetėm, kishte vendosur tė sfidonte diktaturėn komuniste.
    Edhe sipas aktakuzės, edhe sipas asaj qė ai vetė ka pranuar fillimisht nė proces e mė pas edhe publikisht me gojėn e tij, gjatė periudhės 1961 – 1974 ka shpėrndarė 41 100 trakte. Nga gjithė ky mal urrejtje, poshtėrimi publik pėr diktaturėn, organet e saj kanė mundur tė sigurojnė njė sasi prej 277 copėsh. Sipas Shoshorit njėrėn nga to e ka pasur kryeministri i sotėm, kurse sipas bashkėvuajtėsve tė tij, njė tjetėr trakt ishte dorėzuar nga njė tjetėr emėr publik nė Shqipėri, deri vonė diplomat. Eshtė kurioze tė theksohet se diplomati shqiptar, u penalizua fillimisht pėr njė gjė tė tillė nė 1996, duke ju hequr e drejta e konkurimit pėr deputet, por qė mė pas mundi tė rifitojė pastėrtinė e figurės sė tij. Nė gjyq, ndryshe nga sa pretendohet pėr zotin Berisha, ai thjesht ka shpjeguar rrethanat nė tė cilat ka gjetur traktin.
    Sipas vendimit tė gjykatės sė Tiranės, tė datės 10 shkurt 1975, vėrtetohet se Shoshori ka pranuar se ka vepruar me ndėrgjegje tė plotė: “…duke pasur pėr qėllim qė traktet t“i lexonin njerėzit qė populli tė bėhej sa mė i pakėnaqur nga Partia dhe tė ngrihej pėr tė shpėtuar nga kthetrat e diktatorėve…”, shkruhet nė kėtė vendim. Por Shoshori nuk ėshtė ndalur kėtu. Me njė guxim qė edhe sot ngjan i jashtėzakonshėm, ai arrinte deri aty sa tė shkruante: “…ai njeri qė ka njė armė dhe nuk shtie nė udhėheqėsat kryesorė dhe nė levat e tyre si tė kėshillave tė lagjeve… ėshtė i lig, ėshtė frikacak, ėshtė servil…” Ky trakt mban datėn 22 janar 1968.
    Mbas njė viti tė gjatė nė hetuesi, Shoshori fillimisht dėnohet me vdekje nga gjykata e Tiranės, por nė njė rikualifikim vėrtet tė habitshėm tė veprave penale me tė cilat e akuzonte drejtėsia komuniste, pleniumi i gjykatės sė lartė e dėnon atė me 25 vjet heqje lirie. Mė pas, pėr tė fillon kalvari i gjatė i burgjeve. Spaē, Burrel dhe sė fundi Sarandė, ku ishte nga tė fundit tė burgosur politikė tė liruar nga burgu. Mbas 16 vjetėsh nė qeli, pa u vizituar kurrė nga tė afėrmit e tij, nė 17 mars 1991, Shoshori do tė kthehej sėrish nė Tiranė.
    Edhe sot, mbas 18 vjetėsh nė liri, Shoshori provon nė njė mėnyrė tjetėr viktimizimin. Plot 75 vjeē ai mund tė bėjė njė bilanc tė trishtuar duke shtuar dhe njė detaj mė shumė nė jetėn e tij tė trazuar: arrijnė deri sa t“i mohojnė ekzistencėn.

    Tė jetosh me Shoshorin
    Bardhi Metaj ėshtė njė burrė jashtėzakonisht i veēantė. Njė shqiptar i rrallė, emrin e tė cilin fillimisht e pėrmendin bashkėvuajtėsit e Hysen Shoshorit. “I hapi derėn e shtėpisė dhe ndau kafshatėn e varfėr tė bukės me tė. Nuk e njihte mė parė, por bėri njė sevap tė paharrueshėm”, – tregojnė disa nga ta qė e njohin mirė historinė e Shoshorit dhe pretendimin e tij kundėr kryeministrit Sali Berisha. Vetė Metaj tregon rrethanat nė tė cilat ėshtė njohur me Shoshorin. “Ishte 17 marsi i 1991-shit, krejt rastėsisht, nė mbrėmje, hipa nė njė autobus qė sillte tė burgosurit e fundit nga Saranda nė Tiranė. Isha me gjithė bashkėshorten time, Fatmirėn, kur rastėsia na uli pranė Hysenit. Nuk e kisha njohur kurrė mė parė, por kisha dėgjuar diēka pėr tė”, – thotė Metaj, edhe vetė i rritur jetim, me njė baba tė pushkatuar nga komunistėt qėkur ai kishte qenė foshnje. “Insistoi ime shoqe. Ajo mė tha se Hyseni nuk kishte ku tė shkonte dhe ne e morėm nė shtėpi. Ai ngjante si Zhan Valzhani tek “Tė mjerėt”, luajtur nga Zhan Gabeni. Kishte njė personalitet tė fortė. Ėshtė hera e parė qė dikush mė pyet pėr tė. Vetėm nė vitin 1991, nė gazetėn “Republika”, Maks Velo e pėrmendte kėtė fakt dhe madje e krahasonte veprimin e bashkėshortes sime me atė tė Nėnė Terezės. Por nuk ishte tamam kėshtu. Them se ēdo shqiptar do ta bėnte njė gjė tė tillė”, -pohon Metaj, dy vajzat e rritura tė tė cilit ende e quajnė Hysenin “Gjysh”. Mė pas Shoshori largohet nga miqtė e tij tė rinj dhe vendoset pėr ca kohė te tė motrat. Dhe mė tej akoma, shkon tė banojė te njė tjetėr mik i tij. Ende nuk ka njė banesė tė vetėn. I sėmurė nga mosha, por ende i paepur nga shpirti i tij rebel, Shoshori, ky njeri me njė jetė tė pabesueshme, madje nuk ka asnjė fotografi tė vetėn. Miqtė e tij tė shumtė thonė se ai nuk e donte foton. “Ishte krejt i veēantė dhe koha e djeshme qė e vrau dhe e sotmja qė e ka lėnė nė harresė, i kanė kėtij burri njė borxh tė pafundmė”, – thonė miqtė e tij.

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    te siguroj une o rrapo..( ti ne fakt e di me mir se une ) se sheshorin e gjith sheshoret ki lorenco vangjeli i rucit me gjishin e baban e tije e me sojsorrrollopin e tij ne seli roze.. i ka zbuluar arrestuar e denuar e genociduar.. dhe pikerisht prandaj e urrejne berishen qe sheshoreve u dha mundesine qe nje dite te gezojn ca dit liri..

    rrapo..ketu fillon urrejtja juaj per berishen.. sepse ai u a hoqi juve rucve e kolekave te drejten e pakufizuar..te vrasin varin pushkatojne e gulagezojne shqiptaret e mire..

    nuku e urreni se u rrit cmimi i trangujve.. apo se i ka hedhur uje naftes apo se.. nuku hap kutite..

    e dim o rrapo e dime..

    nejse vazhdoni..



    .

  4. #124
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    nuk jam kundra per lorencin
    por ky eshte shkrim per te denoncuar nje 20 leksh tjeter
    sali 2 lekshin

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Prandaj i dhimbet kaq shume Saliu brarit.
    Brari eshte i thekeuri fare i dy lekshave.
    Ne nje poc menderosin keta ate te mbeturinave te sigurimit. Sic ka qene i zi sigurimi dhe keta more then black jane.
    Albania Uber Alles

  6. #126
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Flini rehat ju pertej oqeanit se, ne ne Tirone e kena da menjen kesaj rradhe, Edverin do ta cojme ke PS qe te karramohet me ato te kuqte e tij pas votes PLEBISHITARE te Lul Bashes, djalit fisnik te ketij qyteti!
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  7. #127
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar mė parė nga Mike Oldfield Lexo Postimin
    Flini rehat ju pertej oqeanit se, ne ne Tirone e kena da menjen kesaj rradhe, Edverin do ta cojme ke PS qe te karramohet me ato te kuqte e tij pas votes PLEBISHITARE te Lul Bashes, djalit fisnik te ketij qyteti!
    HAHAHAHAH ke ngaterru teme mer shok
    hahahaha po ju mendjen vetem te zgjedhjet e keni
    dhe mire beni se do ta hani aq keq kesaj rradhe sa pervec bashkive sala ka perr te humb dhe pushtetin

    hajt hajt

  8. #128
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Shoshori - Kur gjykatat e dėnonin me vdekje


    Ishte vetėm 41 vjeē dhe kishte mundur tė shpėrndante mbi 41 mijė trakte kundėr
    regjimit komunist. Saktėsisht, 41 100 tė tillė deri nė momentin qė u arrestua. Historia
    e pabesueshme e Hysen Shoshorit, antikomunistit tė vetmuar qė u dėnua me vdekje
    dhe mė pas iu fal jeta pėr ta shtyrė atė nė ferrin e burgjeve komuniste, vjen e ndėrtuar
    nga materialet autentike tė kohės.


    Dy vendime tė gjykatave komuniste, asaj tė rrethit tė Tiranės qė e dėnoi me vdekje dhe mė pas edhe tė Plenumit tė Gjykatės sė Lartė qė e dėnoi me 25 vjet burg, japin njė pamje tė zymtė tė asaj ēfarė ndodhi me njė njeri qė kundėrshtonte komunizmin dhe mbi tė gjitha, arrinte deri aty sa bėnte thirrje pėr eliminimin e drejtuesve mė tė lartė komunistė tė kohės, Enver Hoxha e Mehmet Shehu.


    Vite mė pas, vetė Shoshori ka akuzuar se njė nga dėshmitarėt e shumtė qė kanė hapur
    varrin e tij "legal" ka qenė dhe kryeministri i vendit Sali Berisha, atėherė gjithashtu
    anėtar i Partisė sė Punės. Vetė Berisha e ka mohuar njė gjė tė tillė, madje ai ka vėnė nė
    dyshim deri dhe ekzistencėn fizike tė akuzatorit tė tij tė sotėm. Revista "MAPO" afron detaje rrėqethėse nga dy proceset e shkurt-marsit tė vitit 1975, plot 34 vjet mė parė.


    Vendimi i gjykatės sė Tiranės,
    Ėshtė tetė faqe. I shkruar me makinė shkrimi dhe i firmosur nga kryetari i trupit gjykues
    dhe dy ndihmėsit e tij. I firmosur dhe nga prokurorja e ēėshtjes dhe sekretari i gjykatės.
    Tė pandehurit janė dy: Hysen Shoshori dhe Ramiz Vladi, i pari i datėlindjes 15 maj 1934,
    lindur nė Prezė e banues nė Tiranė, punėtor nė uzinėn e artilerisė, i martuar me dy fėmijė.


    I arrestuar mė 29 gusht 1974. Bashkėvuajtėsit e Shoshorit saktėsojnė se ai ėshtė arrestuar nė krah tė ambulancės sė madhe nė Tiranė, me nėntė trakte nė xhep, aty ku ka qenė dikur muzeu i luftės qė u prish pėr t“i lėnė vendin kullave nėntėkatėshe. Ėshtė arrestuar nė flagrancė duke ngjitur traktet e tij nė njė shtyllė. E survejonin prej ditėsh me radhė.


    Bashkė me tė nė proces, viktima tjetėr Vladi, bashkėmoshatar me tė, gjithashtu punėtor
    nė uzinėn e artilerisė, ėshtė arrestuar njė ditė mė pas. Shoshori akuzohej pėr vepra terroriste, agjitacion e propagandė kundėr pushtetit dhe pėr tė mos e mbyllur kėtu, i ishte veshur dhe akuza pėr vjedhje tė pasurisė socialiste. Vladi akuzohej pėr moskallėzim tė krimit. Prokurorja e ēėshtjes kėrkoi shpalljen fajtor tė Shoshorit pėr tė gjitha veprat penale, me tė cilat akuzohej dhe dėnimin e tij me vdekje, kurse pėr Vladin pesė vjet burg.


    Vėrejtjet e gjykatės
    "Gjatė gjykimit u provua se i pandehuri Shoshori ka kryer krimin e agjitacionit dhe
    propagandės... veprimtarinė e tij armiqėsore e ka filluar qė nga viti 1967 dhe e ka
    vazhduar deri mė 29 gusht 1974 kur u kap duke shpėrndarė fletushka me pėrmbajtje
    armiqėsore kundėr Partisė sė Punės, pushtetit popullor dhe udhėheqėsve tė shtetit", - shkruhet nė vendim.


    Sipas tij, u provua se Shoshori e ka ndarė mllefin e tij kundėr pushtetit dhe me Vladin, tė cilit i ka thėnė: "Populli po vuan, nuk ka liri, ka diktaturė. Ai i ka lavdėruar sistemin kapitalist dhe revizionist dhe i ka thėnė se sipas mendimit tė tij, duhej ndėrhyrja e sovjetikėve pėr ta shpėtuar popullin shqiptar".


    Vendimi saktėson se gjykata ka mundur tė mbledhė gjithsej 277 trakte tė cilat "kanė pėrmbajtje nga mė tė poshtrat dhe shpifje nga mė tė poshtrat. Kėrkohej hapja e kufirit e bėhej thirrje pėr t“u ngritur kundėr pushtetit."


    Vetė Shoshori e pranon njė gjė tė tillė. Sipas tij, ai donte qė "populli tė bėhej sa mė i pakėnaqur nga partia dhe tė ngrihej pėr tė shpėtuar nga kthetrat e diktatorėve".
    Nė tė njėjtin konkluzion kishte arritur dhe ekspertiza grafike e datės 15 nėntor 1974, qė u
    ishte bėrė trakteve; ato rezultonte se ishin shkruar me dorėn e Shoshorit. Por deri kėtu ishte "konsumuar" krimi i agjitacionit.


    Mė e keqja vinte se Shoshorit 41-vjeēar i ishte vėnė tyta e akuzės nė ballė: akuza pėr kryerjen e akteve terroriste.
    "Nė fletushkat e ndara mė 22 janar 1968 ka shtyrė persona tė tjerė pėr tė kryer vepra terroriste kundėr udhėheqėsve tė partisė dhe pushtetit duke u shprehur se..."Ai njeri qė ka njė armė dhe nuk shtie nė udhėheqėsit kryesorė dhe levave tė tyre tė kėshillave tė lagjeve, ėshtė i lig, ėshtė frikacak, ėshtė servil".


    Megjithatė, me njė argumentim krejt tė pamendueshėm pėr kohėn, gjykata interpreton ligjin nė njė mėnyrė qė edhe sot tingėllon mjaft e fortė.
    "Kjo akuzė (e prokurorit) nuk bazohet nė ligj", - vėren gjykata fillimisht. Sepse sipas saj: "Pėr tė pasur nxitje pėr tė gjitha krimet,... duhet qė nxitėsi ta drejtojė veprimtarinė e tij jo nė mėnyrė abstrakte kundrejt personave tė panjohur, por drejt njė subjekti konkret, me qėllim qė tė krijojė tek ky determinimin, vendosmėrinė e nevojshme pėr tė kryer njė krim tė caktuar. Duhet qė nxitėsi jo vetėm tė dėshirojė kryerjen e njė krimi, por ėshtė e nevojshme qė me veprimet e tij tė bėjė qė kjo dėshirė e tij tė pėrqafohet nga njė person konkret".


    Gjykata citon nenin 12 tė Kodit Penal, qė kėrkonte ekzistencėn e marrėveshjes mes bashkėpunėtorėve, kur gjithashtu ėshtė e nevojshme tė krijohet kontakt mes bashkėpunėtorit dhe nxitėsit nė krim.


    "I pandehuri Hysen Shoshori duke mos iu drejtuar personave konkretė nuk ka bėrė nxitje, por vetėm ka bėrė thirrje pėr kryerjen e veprave kundėr shtetit nga ana e personave tė panjohur... nė esencė kjo nuk ėshtė gjė tjetėr veēse shfaqje mendimi pėr kryerjen e krimeve tė tilla".


    Duket se tė paktėn ishte vendosur t“i kursehej jeta, por hetuesia kishte njė tjetėr "as" tė pistė nėn mėngė dhe kjo ishte vjedhja e supozuar. Pra, viktima nuk do tė dėnohej pėr terrorizėm, ēka do tė bėnte shumė bujė, por pėr vjedhje pėr tė demonizuar nė mėnyrė ordinere "armikun e betuar".


    Akuza mbi akuzė
    Ishte normale qė nė atė kohė, pėr "armiq" tė llojit tė Shoshorit, hetuesia ta shoqėronte
    akuzėn politike edhe me ato tė kryerjes sė krimeve ordinere. Ashtu siē ndodhte rėndom
    dhe e kundėrta; vjedhės pėrsėritės nė njė moment tė caktuar konsideroheshin dhe si
    kontingjent politik.


    Shoshori nuk i shpėtoi kėsaj "ligjėsie" dhe ai u akuzua pėr krimin e pėrvetėsimit tė pasurisė socialiste nė masėn e 7078.40 lekė. Hetuesit kishin llogaritur deri nė qindarka gjithēka dhe i atribuonin tė pandehurit deri dhe vjedhjen e 250 gramėve semenca apo 200 gramėve fletė bakri apo dhe 0.15 metra katror meshin.


    Katėr dėshmitarė, Shuaip V., Perlat K., Ismet D., dhe Isak Gj., deklaruan se vjedhjet ishin kryer. Pėr Vladin nuk kishte shumė histori; ai e dinte qė Shoshori ishte armik, por nuk e kishte denoncuar. E dėnojnė me dy vjet burg.


    Vetė i pandehuri kryesor ishte nė prag tė vdekjes: gjykata vėrente se "...me veprimtarinė
    e tij shumė tė theksuar kriminale prej njė armiku tė tėrbuar kundėr popullit shqiptar dhe
    socializmit e ka vėnė veten e tij jashtė shoqėrisė dhe ēmohet se njė dėnim i zakonshėm
    nuk mund tė ndikojė nė edukimin e tij".


    Ndaj, pėr kėto arsye, vendoset: "Ta deklarojė fajtor pėr krimin e agjitacionit dhe propagandės... dhe e dėnon me dhjetė vjet heqje lirie. Ta deklarojė fajtor pėr krimin e pėrvetėsimit tė pasurisė socialiste... dhe ta dėnojė me vdekje me pushkatim. Ta deklarojė tė pafajshėm pėr krimin e veprės terroriste".


    Kundėr kėtij vendimi kishte vetėm njė afat prej pesė ditėsh pėr tė bėrė ankimim. Nga ky
    Moment, Shoshori dėrgohet nė qelitė e burgut tė vjetėr, qė sot njihet me emrin burgu 313
    dhe pret marrjen parasysh apo jo tė kėrkesės sė tij pėr falje. Pesė ditė, nė tė cilat ai u mbajt i izoluar me kaskė nė kokė pėr tė shmangur vetėvrasjen: edhe vdekjen duhet ta jepte skuadra e pushkatimit.


    Plenumi i Gjykatės sė Lartė
    Shoshori ankohet dhe pothuaj njė muaj mė vonė, mė 13 mars 1975 nis procesi i dytė ndaj tij. Ishte ankuar dhe prokurori i ēėshtjes qė kėmbėngulte se Shoshori duhej tė dėnohej me vdekje pėr krimin e terrorizmit dhe jo tė akteve tė vjedhjes. Aranit Ēela, atėherė kryetar i gjykatės sė lartė nis procesin dhe nė fund tė ditės jepet dhe vendimi.

    Ribėhet rishtas njė rezyme e veprimtarisė sė tij, pranohet si i drejtė vendimi i gjykatės sė Tiranės pėr veprimtari terroriste tė Shoshorit - me njė interpretim rishtas tė pabesueshėm pėr kohėn tė ligjit - dhe shkohet madje edhe mė tej.


    Plenumi vėrente se "...krimi i pėrvetėsimit tė pasurisė socialiste ėshtė vepėr me rrezikshmėri tė theksuar shoqėrore, por pasojat e rrjedhura prej tij nuk janė tė asaj shkalle qė pėr tė pandehurin tė zbatohej dėnimi me vdekje".


    Dhe mė pas, me 19 firma, gjykatėsit vendosin lėnien nė fuqi tė vendimit tė gjykatės sė Tiranės, ndėrsa pėr "vjedhjen" Shoshori i shpėtonte plumbit dhe do tė dėnohej me 15 vjet burg. Gjithsej, ... "duke bėrė bashkimin e dėnimeve, i gjykuari Hysen Shoshori tė dėnohet me 25 vjet heqje tė lirisė", firmos Aranit Ēela.


    Kėtu mbaroi llogaria e Shoshorit me gjykatėsit dhe pėr tė nisi kalvari i vuajtjeve nė Spaē,
    Burrel e Sarandė, prej nga ishte nga tė fundit tė burgosur politikė tė liruar nė marsin
    e vitit 1991. Sipas njė njoftimi tė ministrisė sė Drejtėsisė, i takon tė marrė 8 milionė lekė dėmshpėrblim pėr vitet e burgut. Njė jetė e kėputur qė shtatė vjet mė pas, numėronte me gojėn e tij, si njė nga dėshmitarėt kundėr tij edhe vetė kryeministrin

  9. #129
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Dje nė Shekulli u botuan disa detaje nga dy vendime tė gjykatave komuniste, pėr Hysen Shoshorin, asaj tė rrethit tė Tiranės qė e dėnoi me vdekje dhe mė pas edhe tė Plenumit tė Gjykatės sė Lartė qė e dėnoi me 25 vjet burg.


    Sot kemi siguruar faksimilet e kėtyre dy vendimeve qė japin njė pamje tė zymtė tė asaj ēfarė ndodhi me njė njeri qė kundėrshtonte komunizmin dhe mbi tė gjitha, arrinte deri aty sa bėnte thirrje pėr eliminimin e drejtuesve mė tė lartė komunistė tė kohės, Enver Hoxha e Mehmet Shehu.


    Z.Shoshori ka akuzuar se njė nga dėshmitarėt e shumtė qė kanė hapur varrin e tij "legal" ka qenė dhe kryeministri i vendit Sali Berisha, atėherė gjithashtu anėtar i Partisė sė Punės. Vetė Berisha e ka mohuar njė gjė tė tillė, madje ai ka vėnė nė dyshim deri dhe dėnimin apo ekzistencėn fizike tė akuzatorit tė tij tė sotėm.


    Nė fotot shoqėruese janė faksimilet nga dy proceset e shkurt-marsit tė vitit 1975. Vendimi i gjykatės sė Tiranės ėshtė tetė faqe. I shkruar me makinė shkrimi dhe i firmosur nga kryetari i trupit gjykues dhe dy ndihmėsit e tij. I firmosur dhe nga prokurorja e ēėshtjes dhe sekretari i gjykatės.


    Tė pandehurit janė dy: Hysen Shoshori dhe Ramiz Vladi, i pari i datėlindjes 15 maj 1934, lindur nė Prezė e banues nė Tiranė, punėtor nė uzinėn e artilerisė, i martuar me dy fėmijė, i arrestuar mė 29 gusht 1974.


    Shoshori akuzohej pėr vepra terroriste, agjitacion e propagandė kundėr pushtetit dhe pėr tė mos e mbyllur kėtu, i ishte veshur dhe akuza pėr vjedhje tė pasurisė socialiste. Kurse bashkėvuajtėsi i tij Vladi akuzohej pėr moskallėzim tė krimit.


    Prokurorja e ēėshtjes Elisabeta Haxhinasto kėrkoi shpalljen fajtor tė Shoshorit pėr tė gjitha veprat penale, me tė cilat akuzohej dhe dėnimin e tij me vdekje, kurse pėr Vladin pesė vjet burg.


    "Gjatė gjykimit u provua se i pandehuri Shoshori ka kryer krimin e agjitacionit dhe propagandės... veprimtarinė e tij armiqėsore e ka filluar qė nga viti 1967 dhe e ka vazhduar deri mė 29 gusht 1974 kur u kap duke shpėrndarė fletushka me pėrmbajtje armiqėsore kundėr Partisė sė Punės, pushtetit popullor dhe udhėheqėsve tė shtetit", - shkruhet nė vendim.


    Sipas procesverbalit Shoshori i ka ndarė mendimet e tij kundėr pushtetit me Vladin, tė cilit i ka thėnė: "Populli po vuan, nuk ka liri, ka diktaturė. Ai i ka lavdėruar sistemin kapitalist dhe revizionist".


    Vendimi saktėson se gjykata ka mundur tė mbledhė gjithsej 277 trakte tė cilat "kanė pėrmbajtje nga mė tė poshtrat dhe shpifje nga mė tė poshtrat. Kėrkohej hapja e kufirit e bėhej thirrje pėr t“u ngritur kundėr pushtetit."


    "Nė fletushkat e ndara mė 22 janar 1968 ka shtyrė persona tė tjerė pėr tė kryer vepra terroriste kundėr udhėheqėsve tė partisė dhe pushtetit duke u shprehur se..."Ai njeri qė ka njė armė dhe nuk shtie nė udhėheqėsit kryesorė dhe levave tė tyre tė kėshillave tė lagjeve, ėshtė i lig, ėshtė frikacak, ėshtė servil".


    Sipas vendimit tė gjykatės sė Tiranės, tė datės 10 shkurt 1975, vėrtetohet se Shoshori ka pranuar se ka vepruar me ndėrgjegje tė plotė: "...duke pasur pėr qėllim qė traktet t“i lexonin njerėzit qė populli tė bėhej sa mė i pakėnaqur nga Partia dhe tė ngrihej pėr tė shpėtuar nga kthetrat e diktatorėve...", - shkruhet nė kėtė vendim.


    Me njė guxim qė edhe sot ngjan i jashtėzakonshėm, ai arrinte deri aty sa tė shkruante: "...ai njeri qė ka njė armė dhe nuk shtie nė udhėheqėsit kryesorė dhe nė levat e tyre si tė kėshillave tė lagjeve... ėshtė i lig, ėshtė frikacak, ėshtė servil..." Ky trakt mban datėn 22 janar 1968.


    Gjyqi e dėnoi Shoshorin me pushkatim.
    Gjykata vėrente se "...me veprimtarinė e tij shumė tė theksuar kriminale prej njė armiku tė tėrbuar kundėr popullit shqiptar dhe socializmit e ka vėnė veten e tij jashtė shoqėrisė dhe ēmohet se njė dėnim i zakonshėm nuk mund tė ndikojė nė edukimin e tij".


    Ndaj, pėr kėto arsye, vendoset: "Ta deklarojė fajtor pėr krimin e agjitacionit dhe propagandės... dhe e dėnon me dhjetė vjet heqje lirie. Ta deklarojė fajtor pėr krimin e pėrvetėsimit tė pasurisė socialiste... dhe ta dėnojė me vdekje me pushkatim. Ta deklarojė tė pafajshėm pėr krimin e veprės terroriste".


    Kundėr kėtij vendimi kishte vetėm njė afat prej pesė ditėsh pėr tė bėrė ankimim. Nga ky moment, Shoshori dėrgohet nė qelitė e burgut tė vjetėr, qė sot njihet me emrin burgu 313 nė pritje tė pushkatimit.


    Plenumi i Gjykatės sė Lartė
    Njė muaj mė vonė, mė 13 mars 1975 nis procesi i dytė ndaj tij. Ishte ankuar dhe prokurori i ēėshtjes qė kėmbėngulte se Shoshori duhej tė dėnohej me vdekje pėr krimin e terrorizmit dhe jo tė akteve tė vjedhjes. Aranit Ēela, atėherė kryetar i gjykatės sė lartė nis procesin dhe nė fund tė ditės jepet dhe vendimi.


    Plenumi vėrente se "...krimi i pėrvetėsimit tė pasurisė socialiste ėshtė vepėr me rrezikshmėri tė theksuar shoqėrore, por pasojat e rrjedhura prej tij nuk janė tė asaj shkalle qė pėr tė pandehurin tė zbatohej dėnimi me vdekje".


    Dhe mė pas, me 19 firma, gjykatėsit vendosin lėnien nė fuqi tė vendimit tė gjykatės sė Tiranės, ndėrsa pėr "vjedhjen" Shoshori i shpėtonte plumbit dhe do tė dėnohej me 15 vjet burg. Gjithsej, ... "duke bėrė bashkimin e dėnimeve, i gjykuari Hysen Shoshori tė dėnohet me 25 vjet heqje tė lirisė", firmos Aranit Ēela.


    Kėtu mbaroi llogaria e Shoshorit me gjykatėsit dhe pėr tė nisi kalvari i vuajtjeve nė Spaē, Burrel e Sarandė, prej nga ishte nga tė fundit tė burgosur politikė tė liruar nė marsin e vitit 1991.


    Pas 16 vjetėsh nė qeli, pa u vizituar kurrė nga tė afėrmit e tij, nė 17 mars 1991, Shoshori do tė kthehej sėrish nė Tiranė. Krejt i vetėm.


    Njė qytetar, Bardhi Metaj ka treguar vite mė pas se si e takoi Shoshorin nė njė autobus qė vinte nga |Saranda nė Tiranė.


    "Ishte 17 marsi i 1991-shit, krejt rastėsisht, nė mbrėmje, hipa nė njė autobus qė sillte tė burgosurit e fundit nga Saranda nė Tiranė. Isha me gjithė bashkėshorten time, Fatmirėn, kur rastėsia na uli pranė Hysenit. Nuk e kisha njohur kurrė mė parė, por kisha dėgjuar diēka pėr tė", - thotė Metaj, edhe vetė i rritur jetim, me njė baba tė pushkatuar nga komunistėt qė kur ai kishte qenė foshnje.


    "Insistoi ime shoqe. Ajo mė tha se Hyseni nuk kishte ku tė shkonte dhe ne e morėm nė shtėpi. Ai ngjante si Zhan Valzhani tek "Tė mjerėt", luajtur nga Zhan Gabeni. Mė pas, Shoshori largohet nga miqtė e tij tė rinj dhe vendoset pėr ca kohė te tė motrat. Dhe mė tej akoma, shkon tė banojė te njė tjetėr mik i tij. Ende nė 2009-ėn nuk kishte njė banesė tė vetėn.

    Gazeta shekulli

  10. #130
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    ki artani i njuz24-tres pra ki sjellesi i "deshmive tronditese" eshte antar me rendesi i bandes hakmarrja.
    jo vetem ai por gjith stafi i njuz24 dhe i gazetes shqiptare eshte pjese e bandes hakmarrja.
    artani ishte gjithashtu antar i shtabit pucist te 21 janarit.
    detyra e tij ishte vendosja e kamerave live te njuz 24 tres..pikerisht atje ku i duheshin shtabit pucist qe sipas nji plani te detajuar imtesisht do kryeheshin dhe ekzekutimet e zagareve te rekrutuar nga shtabi pucist ne basifondet e athines.
    .
    Haha
    Amon shifeni mendjen e kriminelit
    Ja plasi ne fytyre ky gazetari shefin Sali me Shshorin e mjere e llumhanja nxiton ta shpalle antare bande krimnale.
    Ja plasi dhe vrasesit e demostrates news24 po na del te hakmarrja.
    Dhe ka ik te fshihet ne Suedi brari kushedi ca ka per te lare ne Shqiperi.
    Se keshtu jane keta te pd bejne krime e i con Saliu jashte me pasaporta diplomatike.
    Dhe i ka kontigjent krimi jashte. Kujtoni qe keta tipa rrahen dikur ne Bruksel ministrin e jashtem Milo.
    Albania Uber Alles

Faqja 13 prej 16 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dom Zef Gila, meshtar, dėshmitar i fesė, nė pėrvjetorin e vdekjes
    Nga zef malsia nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2009, 18:47
  2. Ju rrėfej nga Kreta, gjyqin e njė linēimi racist
    Nga lone_star nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-03-2007, 20:37
  3. Bashkėshortja e Fatos Klosi, fiton gjyqin me Fatos Nanon
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-05-2006, 23:55
  4. Pejė, atentat dėshmitarit nė gjyqin ndaj UĒK-sė
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-10-2003, 03:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •