Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 47
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636

    Ceremonia e inagurimit: Obama hyn ne Shtepinė e Bardhe

    Si dikur Abraham Linkolni, presidenti i 44 i Amerikes merr rrugen drejte Vashingtonit, nje fitore triumfale, me se 2 milion adhurues presin sot Obamen te hyje ne shtepin e Bardh;
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    "bardh" eshte me "ė" ne fund.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  3. #3
    It's Good to Be Yourself Maska e new-man
    Anėtarėsuar
    16-10-2008
    Postime
    355

    Inaugurimi presidencial, njė ritual ceremonial historik

    Uashington, 20 Janar, 12:50, NOA - Presidenti nė ikje i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Xhorxh W. Bush, ka biseduar mbrėmė nė telefon me disa prej kryeministrave dhe presidentėve tė vendeve tė ndryshme.

    Ai i ka falėnderuar pėr bashkėpunimin dhe miqėsinė qė i ofruan gjatė 8 vjetėve tė presidencės sė tij.

    Gjatė ditės sė tij tė fundit, Bush foli me kryeministrin e Rusisė, Vladimir Putin dhe mė pas presidentin Dimitri Medvedev.

    Ai foli nė telefon dhe me presidentin e Francės, Nicolas Sarkozy dhe kancelaren e Gjermanisė, Angela Merkel, presidentin e Izraelit, Shimon Peres.

    Presidenti Bush foli edhe me udhėheqės tė tjerė tė vendeve evropiane, Azisė dhe Amerikės Latine.

    Presidenti Bush u ka shprehur udhėheqėsve botėrore kėnaqėsinė e tij pėr bashkėpunimin me ta dhe i falėnderoi pėr mikpritjen e tyre ndaj tij dhe tė shoqes, Laura.
    I don't like to fuss or fight, just tryin' to live life right ! Florim Qerimi

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e kleos
    Anėtarėsuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    426
    i'll miss him

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Do kalojne dekada perpara se te vije nje tjeter president po aq i denje sa dhe Bush.
    Ndersa sot bota gezonte per presidentin e ri te zi, une isha i trishtuar se nje president legjendar si bushi la presidencen.

  6. #6
    It's Good to Be Yourself Maska e new-man
    Anėtarėsuar
    16-10-2008
    Postime
    355

    Inaugurimi presidencial, njė ritual ceremonial historik

    Uashington, 20 Janar, 12:31, NOA - Kryeqyteti i Shteteve tė Bashkuara, Uashingtoni ėshtė mbushur me mijėra njerėz tė entuziazmuar, tė cilėt kanė ardhur nga i gjithė vendi, pėr tė marrė pjesė nė ceremoninė e inaugurimit tė Barak Obamės si presidenti i 44 i Shteteve tė Bashkuara.

    Ndėrtesa e Kongresit amerikan, ku Barak Obama do tė bėjė betimin pėr president, ėshtė zbukuruar me flamuj amerikanė dhe shitėsit ambulantė anembanė qytetit prej ditėsh po shesin suvenire me fotografi tė zotit Obama, si bluza, kapele dhe kopsa.

    Pritet qė tė paktėn 1 milionė njerėz tė marrin pjesė nė ceremoninw e inaugurimit, edhe pse temperaturat janė tipike tė njė dimri tė ftohtė. Ata kanė ardhur nė Uashington me dėshirėn pėr ta parė Obamwn, kur pas betimit ai do tė bėhet presidenti i parė afrikanė-amerikan nė Shtetet e Bashkuara.

    Obama do tė bėjė sot betimin nė shkallėt e ndėrtesės sė Kongresit Amerikan, qė gjendet pėrballė Parkut Kombėtar tė Uashingtonit. Kjo ėshtė hera e parė qė i gjithė parku, i cili shtrihet nga ndėrtesa e Kongresit, deri tek monumenti i Abraham Linkolnit, do tė jetė i hapur pėr pjesėmarrėsit, tė cilėt mund tė ndjekin ceremoninė e betimit pėrmes ekraneve gjigante tė vendosura aty.

    Masat e sigurisė pėr kėtė ngjarje historike do tė jenė tė mėdha. Shumė rrugė dhe ura tė kryqeyteti janė mbyllur. Po ashtu janė vendosur shumė pika kontrolli, dhe kėtu kanė ardhur pėr tė ndihmuar shumė trupa policore dhe pjesėtarė tė personelit pėr emergjencės nga qytetet e tjera tė vendit.

    Ushtria ka vėnė nė dispozicion mė shumė se 30 mijė trupa pėr tė ndihmuar nė vendosjen e sigurisė.
    I don't like to fuss or fight, just tryin' to live life right ! Florim Qerimi

  7. #7
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Bush will be forever in my heart...

  8. #8

    Inaugurimi presidencial, njė ritual ceremonial historik

    Barak Obama do tė bėjė inaugurimin si Presidenti i 44 i Shteteve tė Bashkuara tė martėn, mė 20 janar, duke vazhduar traditėn e transferimit paqėsor nga njė udhėheqės tek njė tjetėr, qė filloi me inaugurimin e parė tė Xhorxh Washingtonit, mė 1789. Por kėtė herė inaugurimi presidencial ka njė domethėnie tė veēantė. Kolegia jonė Laura Konda ka pėrgatitur njė kronikė, qė na njeh me disa prej inaugurimeve presidenciale, pėrse ato janė simbole tė rėndėsishme tė demokracisė amerikane dhe pėrse kėtė herė inaugurimi presidencial ka njė domethėnie tė veēantė.

    Inaugurimi Presidencial nė SHBA e ka zanafillėn nė vitin 1789, kur bėri betimin Presidenti i Parė amerikan, Xhorxh Uashington. Ky ėshtė njė ritual ceremonial me tre elemente, qė fillon me betimin e Presidentit, me dorėn mbi Bibėl, vazhdon me fjalimin qė pėrmban idetė baze, qė do ta udhėheqin administratėn e re dhe pėrfundon me ballon e inaugurimit. Kėtė herė inaugurimi presidencial ėshtė historik, sepse Barak Obama ėshtė i pari President afrikano-amerikan nė SHBA dhe ashtu sikurse Xhon Kenedi, ai pėrfaqėson njė gjeneratė tė re, njė fillim tė ri dhe njė ndryshim pėr Amerikėn.

    Inaugurimi Presidencial ėshtė njė moment historik pėr Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

    Sipas Amendamentit 20 tė Kushtetės, duke filluar qė nga viti 1930, nė mesditėn e 20 janarit fillon zyrtarisht nga puna siPresident, personi i cili zgjidhet mė 4 nėntor pėrmes zgjedhjeve tė lira e tė drejta, post ky mė i larti nė administratėn amerikane. Procesi i inagurimit shėnon transferimin paqėsor tė pushtetit nga njė administratė nė tjetrėn. Kėtė vit, ai sjell nė tė njėjtėn kohė, kalimin e pushtetit nga Partia Republikane nė atė Demokrate.

    Ish-punonjesi i Bibliotekės sė Kongresit, historiani Marvin Kranz, thotė se kalimi i pushtetit nė SHBA ėshtė zhvilluar kurdoherė pa probleme.

    “Asnjėherė nuk ėshtė bere ndonjė perpjekje uzurpimi nga ana e personit, apo partisė qė ka humbur zgjedhjet. Tė gjithė e pranojnė kundėrshtarin....Madje gjate ceremonisė qėndrojnė pranė tij mė podium", -thotė historiani.

    Betimi i Presidentit, prej 35 fjalesh, ėshtė i shkruar nė Kushtetutėn amerikane.

    Allen Lichtman, profesor i historisė nė Universitetin Amerikan tė Washingtonit, thotė se duke shėnuar fillimin e njė mandati presidencial, inaugurimi ėshtė njė mundėsi qė i jepet presidentit tė ri, pėr tė shpalosur idetė dhe politikat qė do tė udhėheqin presidencėn e tij.

    “Inaugurimet janė njė dite e shėnuar, sepse ato janė rituali mė i rėndėsishėm politik, pėr tė kuptuar mė mirė edhe pėrparėsitė qė do tė ketė Presidenti i ri i vendit,”-thotė profesori.

    Shumė nga fjalimet presidenciale kanė hyrė nė histori. Mbahet mend pėrshembull, Xhorxh Washingtoni, tė cilit mė 1789 i kishin pėrgatitur njė fjalim 70 faqesh, qė ai e hodhi poshtė, duke thėnė njė fjalim prej njė paragrafi; po ashtu kujtohet fjalimi i Presidentit Ulisses Grant, nė vitin 1865, pas pėrfundimit tė Luftes Civile, kur ai tha “Let us have peace, - Le tė bėjmė paqe”; Abraham Linkolni, fjalimet e tė cilit nė tė dy inaugurimet, njihen si kryevepra tė prozės sė gjuhės angleze. Kujtojmė kėtu thėnien e famshme tė Linkolnit "Me keqdashje ndaj askujt, me mirėsi ndaj te gjitheve”. Mbahet mend thėnia e Franklin Roosveltit nė fjalimin e tijnė kulmin e Depresionit tė Madh, nė vitet 1930, “E vetmja gjė nga e cila duhet tė frikėsohemi ėshtė vetė frika”.

    Njerėzit tė mbledhur rreth radios dėgjonin atė ditė fjalimin frymėzues tė presidentit Ruzvelt, duke shpresuar pėr rimėkėmbjen e shpejtė tė ekonomisė sė vendit.

    I paharruar mbetet fjalimi frymėzues i Xhon Kenedit:

    “...Pishtari po kalon tek njė gjeneratė e re amerikanėsh, tė lindur nė shekullin e 20-tė”.

    Ai bėri thirrje pėr pjesėmarrjen dhe sakrificat e popullit amerikan pėr tė mirėn e pėrbashkėt, duke ju drejtuar popullit amerikan me frazėn e famshme qė hyri nė mendjen dhe zemrat e njerėzve: “Mos pyesni se ēfarė mund tė bėjė vendi pėr ju, por ēfarė do tė bėni ju pėr vendin.”

    Po ashtu mbahet mend thenia e Ronald Reganit, se “qeveria nuk ėshtė zgjidhja, por problemi”. Nė fjalimin e tij me tone lirike, Bill Klintoni, pėrmes figurave tė fuqishme letrare theksoi rolin e demokracisė amerikane nė botė.

    Barak Obama do ta bėjė betimin duke vėnė dorėn mbi Biblėn e Abraham Linkolnit. Kjo zgjedhje e tij ėshtė simbolike. Ėshtė njė homazh qė ai i bėn Linkolnit si udhėheqės, por nė tė njėjtėn kohė tregon se Barak Obama e sheh Presidentin Linkoln si njė model, tė cilin ai dėshiron ta ndjekė.

    Historiani Marwin Kranz thotė se prania e Bibles gjatė betimit nuk ėshtė e domosdoshme, por njė traditė e trashėguar qė nga Xhorxh Washingtoni, tė cilėn e kanė ndjekur shumė presidentė.

    “Me marrjen e Biblės sė Linkolnit, mendoj se Obama po pėrpiqet tė ndjekė hapat e Linkolnit. Linkolni vinte nga shteti i Ilionoit, ashtu sikurse Obama, pra duket qartė se ai do tė thotė se do tė ndjekė shembullin e Linkolnit”, -thotė historiani.

    Megjithėse fjalimet e Presidentėve janė tė larmishme, sipas tematikės qė ata dėshirojnė tė zgjedhin, ato kanė edhe elemente tė pėrbashkėta.

    Ja si shprehet historiani Allen Lichtman:

    “Mesazhi i pėrbashkėt qė presidentėt i kanė dhėnė amerikanėve, ėshtė qė vendi ėshtė i fortė, dhe qė do tė jetė nė duar tė sigurta. Nė fjalimet e tyre presidentėt nuk japin hollėsi tė politikave tė tyre, por idetė bazė qė do tė udhėheqin administratėn e ardhshme”.

    Historianėt Kranz dhe Lichtman, janė tė njė mendimi, se ardhja e Barak Obamės nė Shtėpinė e Bardhė ka nje domethėnie tė rėndėsishme historike. Vete Shtepia e Bardhe ėshtė ndėrtuar nga skllevėrit. Raca ka qenė njė plagė e shoqėrisė amerikane. Vetėm nė vitet 1960 u miratuan ligje qė lejonin afrikano-amerikanėt tė merrnin pjesė plotėsisht nė jetėn politike tė vendit.

    Historiani Lichtman thotė se Barak Obama, si i pari afrikano-amerikan, erdhi nė Shtepine e Bardhė shumė mė shpejt nga sa mendohej.

    Barak Obama e zhvilloi fushatėn si President i tė gjithė amerikanėve dhe premtoi ndryshime kur vendi ėshtė nė krizė tė thellė ekonomike dhe kur 90 pėr qind e amerikanėve janė tė shqetėsuar pėr tė ardhmen e vendit.

    Amerikanet kerkojne ndryshim dhe besojne se atė do ta sjellė Barak Obama.
    Inter Campione d'Italia!!
    2006, 2007, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2013... 2500

  9. #9

    Zgjedhja e Barak Obamės entuziazmon imigrantėt nė SHBA

    Demografėt thonė se nga viti 2042 mė shumė se gjysma e amerikanėve do tė jenė me prejardhje me ngjyrė, kryesisht latino, aziatikė apo afrikanė. Inagurimi i Barak Obamės, djali i njė babai kenian dhe i njė nėne tė bardhė amerikane do tė jetė shenja mė dramatike pėr rritjen kulturore dhe diversitetin etnik tė vendit. Askund nuk ėshtė ky fakt mė i dukshėm sesa nė Nju Jork, njė qytet emigrantėsh. Ne do t’ju njohim tani me njė shkollė nė lagjen Kuins dhe me shpresat e reja qė zgjedhja e zotit Obama ka sjellė pėr nxėnėsit e saj.
    Klasa e Xhuli Men nė shkollėn e mesme Newcomers po luan skena nga autobiografia e njė djali, rritur nėn aparteidin e Afrikės sė Jugut. Kjo shkollė publike nė Kuins tė Nju Jorkut, ėshtė njėra nga 12 tė tilla tė ngritura pėr imigrantėt e rinj. Nxėnėsit kėtu janė nga Kina, Nepali, Bangladesh, Kolumbia, Jemeni, Egjipti, Haiti dhe vende tė tjera. Shumė prej tyre janė tė gėzuar pėr fitoren e zotit Obama si dhe pėr domethėnien e kėsaj ngjarjeje nė jetėn e tyre.

    “Nuk do tė thosha mė tė ēuditshmet, por ndėr zgjedhjet mė historike nė Amerikė,” thotė njė djalė me origjinė nga Bangladeshi.


    "Nėse njė afrikano-amerikan bėhet president, kjo ndryshon historinė," thotė njė djalė imigrant nga Kina.

    “Si njeri me ngjyrė mund tė kem mė shumė shanse pėr tė qėnė njė njeri i rėndėsishėm nė Shtetet e Bashkuara,” thotė ky djalė me origjinė nga Haiti.


    Pak ndėrtesa larg nga Kunsi, Norah Chaves me origjinė kolumbiane punon me organizatėn Make the Road, njė grup qė ndihmon imigrantėt latinoamerikanė.

    Ajo ka dy fėmijė dhe thotė se kjo ėshtė arsyeja qė zgjedhja e zotit Obama ishte kaq e rėndėsishme pėr tė.
    "Vendosa tė qėndroj nė Shtetet e Bashkuara pasi ai fitoi. Kisha rezerva pėr ēfarė mund tė ndodhte. Fėmijėt e mi kanė lindur kėtu, janė qytetarė amerikanė por janė edhe latino."

    Tani, thotė Chaves, ajo ndjehet shumė ndryshe.

    “Imigrantėt kanė njė shans pėr tė ndėrtuar vėrtet Amerikėn dhe pėr tė ndėrtuar njė jetė mė tė mirė nė kėtė vend.”

    “Me thėnė tė drejtėn ne jemi vend imigrantėsh. Pra nuk jemi indianė, kėshtu qė tė gjithė janė kėtu imigrantė”.

    Nė Bruklin, Mohammad Razvi drejton njė organizatė qė u shėrben imigrantėve nga Azia Jugore. Lindur nė Pakistan, ai po rrit fėmijėt e tij kėtu nė Shtetet e Bashkuara.

    “Kam pesė fėmijė dhe ua kam shpjeguar – shikoni ēfarė ndryshimi i madh. Tani Amerika ėshtė ajo qė duhet tė ishte. Ėshtė njė ndjenjė e shkėlqyer kur mendon se njė ditė edhe ata mund tė zgjidhen president.”

    Vetėm disa nga nxėnėsit nė shkollėn Newcomers nuk janė ende qytetarė por ata thonė se zgjedhja e Obamės ka tė njėjtin kuptim pėr ta.

    “Ai po i heq paratė nga lufta dhe po i vė nė arsim,” thotė njė vajzė me origjinė kineze.


    “Kėto zgjedhje ishin pėr tė gjithė, jo vetėm pėr tė bardhėt apo afrikano-amerikanėt por edhe pėr imigrantėt.”

    “Kur Obama thotė nuk jemi shtet i kuq apo blu, por jemi Shtetet e Bashkuara – mė bėn tė ndjehem shumė e inkurajuar. Dhe mendoj se ai ėshtė nė gjendje tė na bashkojė tė gjithėve”.

    Si president, Barak Obama do tė jetė i pari pėr shumė gjėra: i pari president dyracor, i pari nga njė prind i huaj jashtė ishujve britanikė apo Kanadaja dhe i pari me prejardhje afrikane dhe myslimane. Dhe pėr shumė imigrantė, ai do tė jetė gjithashtu i pari president amerikanė me njė histori ndryshe nga e tyrja.
    Inter Campione d'Italia!!
    2006, 2007, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2013... 2500

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636

    Obama: Inagurimi.. Indianet nuk egzistojne fare !

    As nje fjale per indianet, thuaje se afrikanet moren autoktonine e indianve, apaēve e komaēve te amerikes, ndjiehet nje ide e falcifikuar qe shtrebron teresishte historine e amerikes.
    Pytja do shtrohej;
    Pse athue europianet ua dorzojne ēelsat afrikanve ne dor e jo amerindianve, popullit autokton i cili me se shumti ka vuajtur, jane vrare si lepujt indianet dhe ne kete cereponi asnje fjale per INDIANET e amerikes ?
    Mos eshte bere bota spektakel ne ditetet e sotme ?
    Ku po shkone bota, drejte drejtesiise apo drejet humneres ?

    Si eshte e mujtur qe ne tere kete cereoni ku tere bota i ka syte drejte ketyre imazhev, si njerit si shkoj mendja te permendi INDIANET ?
    Une si kreksi ketu ne kete forum, me te vertete ndiehem i REVOLTUAR !
    TURP per Obamen, Turp per tere Ameriken !
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 12:57
  2. Tradita ilire tek shqiptarėt e Maqedonisė
    Nga alibaba nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  3. Izet Shehu
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 29-04-2008, 21:19
  4. Skandali i ambasadorit shqiptar nė SHBA, Fatos Tarifa
    Nga Pride nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 30-11-2007, 18:18
  5. Lasgushi , te Bijat dhe miqte.
    Nga Brari nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 23:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •